VIDEO LAJM/ Si t’ia mbushësh mendjen atij që të lërë pijen

10 Dhjetor 2013, 10:04Lifestyle TEMA

Shokët e një amerikani, që ishte arrestuar pesë herë pasi i jepte makinës në gjendje të dehur, kanë vendosur t’i punojnë një rreng në mënyrë që ta parandalojnë që të bëjë të njëjtën gjë.

Ata përdorën një zyrë të kthyer në një dhomë spitali dhe disa aktorë që silleshin si staf mjekësor, për të bindur mikun e tyre se kishte qenë në koma për 10 vjet.

Gjithçka u bë kur atij i ra të fikët nga të pirët.

Pasi filmuan këtë video, ata e postuan online në përpjekje për të parandaluar të tjerët që të ngasin makinën në gjendje të dehur, sidomos në këtë sezon festiv.

Miqtë i thonë atij se është viti 2023, madje në televizor shfaqen lajme që supozohet se janë të asaj periudhe.

Në fund, ai e kupton se janë miqtë e tij, kurse këta të fundit shpresojnë që ta kenë bindur atë të mos konsumojë alkool para se të hipë në makinë./ep

3 komente në “VIDEO LAJM/ Si t’ia mbushësh mendjen atij që të lërë pijen”

  1. info1 says:

    jo me kot ne bibel dhe ne kuran alkoli eshte i ndaluar, dhe mjafton sikur njerzit te degjojne fjalen e zotit dhe cdo gje nehet normale.

  2. arjan says:

    info 1. Ne bibel nuk ndalohet alkooli por dehja. miqesisht Arjani1

  3. Albo4eva says:

    Ne Bibel e Kuran ndalohen shume gjera po 99% e tyre nuk respektohen me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje