Vendimet e gjykatës rreth rastit Lushtaku kanë bërë që zgjedhjet e parakohshme në Skenderaj të jenë më afër.
Nënkryetari i Skenderajt dhe sekretari i degës së PDK-së në këtë komunë, Fadil Nura, thotë se do t’i shikojnë të gjitha alternativat, mirëpo, sipas tij, ajo më e mundshmja do të jetë rikandidimi i sërishëm i Sami Lushtakut për kryetar komune. Pavarësisht situatës dhe mundësisë që edhe në rast të rikandidimit të ndodhë e njëjta gjë, Nura thotë se të gjitha veprimet do t’i bëjnë në përputhje me ligjin.
Ai thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë janë problemi më i vogël për ta, pasi thotë se e di prirjen e qytetarëve.
Ndërkohë, sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, i ka thënë KTV-së se ende në parti nuk e kanë diskutuar rastin Lushtaku.
Qytetarët e Skenderajt thonë se nuk hezitojnë që sërish të dalin në zgjedhje, mirëpo, sipas tyre, e rëndësishme është funksionimi i komunës.
Sami Lushtaku dhe disa bashkëluftëtarë të tij po mbahen në paraburgim nga EULEX-i si të dyshuar për krime lufte./KD