Vdes në qeli Mile Çami, i dënuar për vrasjen e nënës së Lul Cakës

10 Dhjetor 2013, 12:09Politika TEMA

Fatmir Emini, i njohur ndryshe me emrin Mile Çami, ka ndërruar jetë në qelinë e tij në burgun e Peqinit.

Mile Çami ishte një emër i njohur në botën e krimit.

Në prill të këtij viti ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nënës së Lul Cakës, një tjetër emër i njohur në botën e krimit.

Prokuroria do deklaronte: “Në vitin 1999, i dënuari Lulzim Caka është arrestuar dhe qëndronte në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Fier. Më 1 korrik të këtij viti, ka ardhur në Fier nëna e Lulzim Cakës, Xhevrije Caka, për të takuar të birin, bashkë me dhëndrin e saj. Paraditen e kësaj date, pranë Komisariatit të Policisë Fier po lëviznin me një autoveturë tip ‘Benz’ të pandehurit Artan Yzeiri dhe Bledar Yzeiri e disa persona të tjerë të dyshuar. Në momentin që e ndjera Xhevrije Caka është afruar pranë Komisariatit, për të takuar djalin e saj, është afruar aty dhe automjeti i të pandehurve. Më pas, Artan e Bledar Yzeiri, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë rrëmbyer të ndjerën Xhevrije Caka dhe e kanë futur me forcë në automjetin e tyre”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

56-vjeçarja u gjet e masakruar në Seman. Për këtë ngjarje, policia në atë kohë arrestoi Fatmir Eminin (Milja), i cili më pas u lirua për mungesë provash.

Policia dyshoi për Milen, sepse Lul Caka në qershor të vitit 1998 i kishte vrarë atij vëllain, Lulzim Eminin dhe mësohej se këtë e ka bërë për hakmarrje.

Por vrasjen e së ëmës, Luli do ta paguante me gjakun e dy prej atentatorëve të saj.

I tërbuar nga masakra ndaj të ëmës, Lul Caka arrin të arratiset nga paraburgimi në Komisariatin e Lushnjës, ku ishte transferuar.

Të dielën e 17 qershorit, rreth orës 18:00, ai së bashku me dy persona të tjerë vret në vendin e quajtur ‘Ura e Hoxharës’ pranë bregdetit, në derdhjen e lumit Seman, Alket Hamitin 26 vjeç, nga fshati Fermë-Çlirim dhe Dashamir Jahon, 28 vjeç, nga fshati Savër me banim në Tiranë, teksa këta dy të fundit ishin duke shkuar me skaf në Itali.

Para kësaj vrasjeje, ai kreu dhe një tjetër krim në Fier, duke u hakmarrë mbi tre viktimat e fundit për vrasjen barbare të së ëmës.

17 komente në “Vdes në qeli Mile Çami, i dënuar për vrasjen e nënës së Lul Cakës”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooo Çimi jam…
    Paska vertet zot!
    Alooo Çimi isha…

    1. Ben Chicago says:

      po per sali qenin?

  2. Oliveri says:

    Një kriminel më pak.

  3. Adriatik says:

    Ky cami dhe ata camt a tjere qe terrorizojne fieri jane agjente te janullatosit dhe grekeve.

    Se cant nuk njihen si te pabese dhe si kontighent krimi.

    1. bishtqeni says:

      o adriatiku, po ku i njeh camet ti mor dell. po te ishin te mire i mbante vete greku. ata qe ishin te mire ngelen andej. vetem plehrat flaken jashte.

      chrome youtube downloader there

    2. fieraku cam says:

      Ca di ti mor injorant studjoje historin pastaj jep nje opinion.Greket na kane vrar e prer ne si qenkemi grek ne.

  4. Shqiptar says:

    Iku dhe Mile trimi, Mile tmerri……tani e kane radhen ata te Patosit, besoj e dini per ke e kam fjalen!

  5. fieraku4u says:

    SI FIERAK QE JAM…KY ESHTE NJE LAJM I MIRE PER QYTETIN E FIERIT.

    IKU EDHE NJE PLEHR E PA RECIKLUSHME. VDIQ SI LEGEN, BRENDA NE BURG VDIQ SI QEN RRUGE. NUK KA GJE ME TE BUKUR SE KJO.

    SUKSESE DHE VETEM SUKSESE TE TILL DUAM TE DEGJOJM…

    1. Shqiptar says:

      Ate them edhe une, edhe pse jam Patosarak, Milja edhe calonte, po ishte i hidhur shume. Fieri dhe Patosi u kthye ne cerdhe per kriminela ne 97, ishte keq fare atehere

      1. fieraku4u says:

        @SHQIPTAR

        NJEREZ SI MILE CAMI E SHUME TE TJER, E KTHYEN QYTETIN E BUKUR DHE SHUME TE KULTURUAR TE FIERIT NE NJE QYTET TE KRIMIT, DROGES EDHE DHUNES.

        NE FILLIM TE VITEVE 90, NE FIER MUND TE DILJE JASHT DERI NE OREN 2 TE MENGJESIT EDHE ASNJERI NUK FLISTE NJE FJALE TE KEQE ME GOJE, KURSE NJEREZ SI PUNE KETIJ PLEHRES E SHPYRFYTYRUAN QYTETIN TONE.

        MUND TE THEM SE 100% E FIERAKVE JAN TE KENAQUR ME KETE LAJM…

  6. Drini says:

    Nje hale me pak!!!

  7. shoku i shokut te miles says:

    Po Milja qe mire me shendet çe gjeti?

  8. DONATI says:

    Ne te semes ky rrugaçi dhe ato qe e pollen me gjithe rrangun e tij gjithfaresh , pyll pa derra nuk ka thote populli , dhe ju qelbesira qe shani te gjithe popullsine çame me pa te drejte nje mut si ai jeni , te gjithe hajdutet , kriminelet , imoralet ja caktojne vete fundin fatit te tyre , zoti marrte hak per te ndershmit e te varferit qe perbejne shumicen e shoqerise .

  9. tumi says:

    NQS. JENI GAZETAR E SHKRUANI HISTORIN KOMPLET SE JANE MBI DHJETE VRASJE HORROR DHE JO KESHTU QYSH E THONI JU PSEUDO. GAZETAR

  10. Lali says:

    Si Mile Cami te pakten 1 milion sillen verdall,jetojne me vrasje,vjedhje,kurvellik,droge, ja pra keta tipa qe mendojne te behem milioner brenda nates……dhe ne pamundesi te amnistis qe prisnin nga krimineli me damke Sali Berisha…..tani nje nga nje po i japin fund jetes duke pare se semafori per ta eshte i mbyllur.

  11. franko says:

    ketij vllain ja vran cunin tentuan tia vrisnin nrm lul caken se ka zen gjumi pa e vrar kete ky shkoi e vrau nenen e lul cakes dhe kujtoi se do shpetonte edhe pse ishte ne burg tani e ka radhen cuni vet me vjen keq edhe per gruan se ska kush tia rrespektoje tani ne krevat do ja rrespektojne te tjeret

  12. Ilir says:

    Shiko Milja vertet ishte cam dhe me te vellezerit ka ber shum te keqija po mos harroni ju qe jetoni ne zonen fier patos shum monstra te tjer skan qen cam, ne patos njeher ska pas ndonje cam te ket ber vrasje, jan puntor dhe biznesmen po jo vrases, Lul Caka nuk ishte Cam dhe ka ber vrasje qe ne 95 ka vrar nje hallexhi bashk me kushurirn e tij i ka hyr ne shpi. Edhe keta qe i vran vellan Miles sjan dhe aq burra shum krime kan ber ne hallexhinj dhe me Milen dhe vellezerit e kishin kruar vet te paret se ishin fis i madh. Un jam cam dhe e konsideroj veten njeri te mir se jam tip i urt po me besoni kur ta ben dikush keq sdo tja dish me dhe behesh perbindesh. Lalucet ngelen duke na shar dhe perojuar gjat gjith komunizmit mua me rrinte me dacka komshija me bertiste cami mutit un isha vetem 6 vjec. Ca prisni ju te ndodhi kur rritesh kshu dhe pastaj ke lirin tju qish ropt ketyre, ja u qi dhe sbehesh pishman fare, ka qen nje sistem i poshter dhe pik njerezit e shtypur u ngriten dhe sulmuan shtypesit tani po del brezi i ri. Ti lem keto gjera se ndryshe smbaron kurr. Mos shani me Camet se ska burra me te zot ju kemi par ju te tjereve ca keni ber, boll lehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. B
    Beni

    Brezi yne e mban mend mire qe Mile Cami me vellezerit ne kohen e Enverit vetem jane rrahur keq ne Fier! Kur filloi demokracia dolen armet dhe aty u bene kriminela te keqinj deriisa sa vajten ku jane nga hasmerite e shumta qe krijuan

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje