Të enjten votohet rezoluta/ Eurodeputetja, e “çliruar” që Berisha la pushtetin pa dhunë

11 Dhjetor 2013, 17:12Politika TEMA

Nga Arta Tozaj, TCH

 

Në seancë plenare të Strasburgut, debati për Shqipërinë nuk arriti të bindë përfaqësuesin lituanez të Këshillit të BE-së, megjithëse dhënia e statusit kandidat u mbështet nga Komisioneri për Zgjerim, raportuesi, grupet kryesore politike dhe kreu i delegacionit për Ballkanin.

“Nuk dua të paragjykoj vendimin e ministrave të 17 dhjetorit. Qeveria shqiptare në fillesat e saj duket e vendosur për të përparuar në fusha kyçe. Në të njëjtën kohë, konsideratë e rëndësishme për vendet anëtare mbetet nevoja për qëndrueshmëri e besueshmëri me krijimin e gjurmëve të provave”, tha Vytautas Leskevicius, përfaqësues i presidencës lituaneze të Këshillit të BE-së.

“Zgjerimi është i besueshëm vetëm atëherë, kur secila palë u përmbahet detyrimeve të veta. Shqipëria ka dorëzuar, e kështu duhet të bëjmë dhe ne”, theksoi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.

“Rezoluta parashikohej për në janar. Unë këmbëngula që të sillej më herët. Këmbëngula për dy arsye: njëra për të ndihmuar vendin e tjetra për të ndihmuar Parlamentin. Mendoj se Parlamenti duhet të ketë një qëndrim të fortë për çështje të tilla të rëndësishme, siç është zgjerimi, e më pas i takon Këshillit të vendosë”, tha Nikola Vuljanic, raportues për Shqipërinë në PE.

“Ne jemi pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. E meriton këtë, e kjo s’do të thotë se meriton të jetë një vend anëtar. Ende jo. Por, do të donim që të nisnin edhe negociatat”, tha eurodeputetja Doris Pack.

“Dhënia e statusit kandidat është hapi i duhur përpara. Por, ne do donim të inkurajonim të gjitha forcat politike dhe autoritetet shqiptare që t’i konsolidojnë arritjet dhe të shtojnë përpjekjet për të patur një vendim pozitiv për hapjen e negociatave”, tha Libor Roucek, nga grupi S&D në Parlamentin Europian.

“Urime zotit Berisha, i cili la krahun pas zgjedhjeve pa sulme. Mendoj, pa një sulm në historinë demokratike shqiptare. Urime zotit Rama, i cili ia doli të bëjë detyrat e shtëpisë europiane për Shqipërinë. Le të shpresojmë se ministrat do t’i japin një mundësi  Shqipërisë për të ecur para me procesin e reformave të saj dhe të shpresojmë se forcat politike në vend do e mbajnë këtë mundësi me të dyja duart”, u shpreh Marie Cornelissen, nga grupi i të gjelbërve në PE.

“Ky nuk është çmim për një qeveri, apo tjetrën. Është më shumë një sinjal ndaj gjithë shqiptarëve, për t’i inkurajuar ata që të vijojnë me reformat e shumta që kanë mbetur për të arritur kritereve të Kopenhagenit. Mirëqenien e njerëzve duhet të kemi parasysh dhe janë ata që duhet të përfitojnë nga ecja përpara në rrugën e BE-së”, u shpreh Marietje Schaake, nga grupi liberal në PE.

“Kjo është koha kur duhet intensifikuar miratimi i reformave të mbetura. Sërish jap mbështetjen time ndaj rezolutës, e përgëzoj raportuesin dhe shpresoj se mesazhi kryesor do të ndahet edhe nga Këshilli më vonë gjatë këtij muaji”, theksoi Eduart Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin në PE.

“Arsyeja pse apelova ndaj vendeve anëtare për të marrë parasysh, përpara diskutimit për të dhënë statusin kandidat në Këshill, përpjekjet e Shqipërisë dhe rezultatet, ishte pikërisht se i çmova ato. Duhet të nënvizoj se Shqipëria përballet ende me shumë sfida dhe se ne nuk po rekomandojmë hapjen e negociatave. Besoj fort se dhënia e statusit kandidat do të çojë një mesazh inkurajues ndaj gjithë qytetarëve të saj se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë. Do të konsolidojë më tej angazhimet e vendit për integrimin europian, si stimulues për të vijuar reformat e nevojshme dhe të përballojë më mirë sfida të tilla si situata aktuale ekonomike. Unë besoj fort se kjo do të ketë, pa asnjë dyshim, ndikim pozitiv në rajon”, tha ndër të tjera Fyle.

“Integrimi europian kërkon përpjekje serioze në nivel europian e duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Angazhimi i vazhduar dhe dialogu i qëndrueshëm e konstruktiv politik është me rëndësi për suksesin e Shqipërisë. Muaji në vijim do të jetë kyç për Qeverinë që të dëshmojë vendosmërinë dhe të përjetësojë premtimet e saj. Sigurisht, është më e shëndetshme për një Qeveri që të ketë mbështetjen në nivel të lartë të qytetarëve të saj për reformat e integrimit europian. E ky është themeli domethënës mbi të cilin liderët politikë mund të punojnë një platformë të përbashkët në interes të vendit të tyre. Më lejoni në mbyllje të nënvizoj progresin e arritur nga Shqipëria vitin e kaluar, veçanërisht në këto muajt e fundit. Tregoi vullnet politik dhe rezultate konkrete për të çuar përpara reformat e shumëkërkuara. Jam i bindur se përpjekjet e mëtejshme do vijojnë gjatë 2014”, u shpreh Leskevicius.

Me këtë gjuhë, Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet, dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit.

22 komente në “Të enjten votohet rezoluta/ Eurodeputetja, e “çliruar” që Berisha la pushtetin pa dhunë”

  1. Albnr1 says:

    Urime zoti Arvizu qe i menaxhove shkelqyeshem zgjedhjet ne Shqiperi dhe Saliun e bere zab.

    Sa per Ramen ai ka gjithe jete vetem duke bere detyra se kete pune e ka ne gjak. Ai do beje vetem detyra dhe shqiptaret do ta kuptojne se kane zgjedhur njeriun e duhur–

    1. Arben D. says:

      Po shpërdorim detyre a ka ky Berisha?!

      Po na flet ezber,
      “nipi i Skëndërbeut”,
      për një tip skenari,
      si i Papandreut?!

      Është ky i lojtur,
      që na ka gremisur,
      dhe vazhdon të flasi,
      kaq i kapardisur!

      Po na lajmëron,
      neve ky i marrë,
      se këtu po shkruhet,
      tani një skenar.

      Mbylle një herë gojën,
      të paktën tani,
      ti që këtu shkrove,
      vetëm tragjedi!

      S’ka nevojë të vëmë,
      as syze optike,
      për të parë gjëndjen,
      kaq katastrofike.

      Ti je kryekorbi,
      që tani po flet,
      korbat që bën’ gjëmën
      dhe përmbi buxhet

      Injoranca jote,
      s’mund të ket’ një qasje,
      se Rama po shkruan,
      skenar për vetvrasje?!

      Për fatin e deles,
      po vajton kasapi,
      ndaj të gjith’ po thonë:
      Ç’ka po thotë ky trapi?!

      Këtij i është shpuar,
      tej për tej çoparka,
      se s’la për të pasmit,
      as njëzet’ qindarka.

      Për këta që tretën,
      një Atdhe të tërë,
      një tip “NURENBERGU”,
      këtu duhet bërë!

      I gjith’ kabineti,
      të jetë i pandehur,
      po flas seriozisht,
      dhe s’jam as i dehur.

      Për ta as mendohet,
      kurr’ moderacioni,
      krimet që kanë bërë,
      çdo dit’ë i shikoni!

      Këtë dit’ të zezë,
      e parashikuam,
      po ësht’ shumë më keq,
      nga sa e menduam.

      Që të iki skuqja,
      e asaj fytyre,
      më e pakta ka,
      shpërdorim detyre!

      Po ky po na bën,
      trimin me dyfek,
      dhe pse ka grabitur,
      miliarda lekë!

      Ky që ka drejtuar,
      çetën më barbare,
      ka guxim e flet,
      tani për skenare?!

      Ky një kokërr fiku,
      nuk la tek kanistra,
      tani na tregon,
      si lidhet kapistra!

      Shpërdorim detyre,
      e them si për mik,
      po ky duhet shpallur,
      një armik publik!

      Se asnjë armik,
      s’mund të bëj’ më shumë,
      njëmilionë njerëz,
      kot në rresht s’u vumë.

      U vumë se donim,
      tjetër Shqipëri,
      dhe kjo farë e keqe,të jap’ llogari!

      Shumic’ e shumicës,
      pret atë sahat,
      askush për t’i falur,
      sot nuk ka mandat!

      Nëse një nga një,
      do shkojnë tek vrima,
      s’besoj se do hiqen,
      si tani, kaq trima.

      VIJON TE LINKU:

      http://goo.gl/Msdxjv

  2. halldupi says:

    S’ja hapi rrugën Berisha moj zonje.Ky përbindësh nuk kishte nga t’ja mbante para një milion votave kundër.Tre muajt e ndërrimit të pushtetit ishin të begata për Sali efendinë se gjatë kësaj periudhe ai përvetësoi pronat publike, me siguri do ketë transferuar paratë jashtë Shqipnie dhe në fund ujdisi për hesapet e tij me drejtësinë shqiptare e cila komandohet totalisht nga ai përmes presidentit kukull që i shërben verbërisht atij.Veprime më djallëzore nuk besoj se gjen mbi glob.Dhe ju i krihni bishtin këtij zuzari që burgun pak e ka.

  3. Sami says:

    e mire qenka kjo per partizane…

    1. Gerricesi says:

      Po do thote dhe kjo dicka dhe gjeti cfare te thote me qe nuk e degjon njeri. Kjo e kesaj eshte sikur t’i thote sale serbit, Faleminderit o kriminel qe me ne fund e permbajte veten e nuk u solle si kriminel te vrisje njerez. Dhe kjo na qenka nje merite sipas kesaj.Po i dhate fjalen se nuk do ndiqej penalisht moj zonje prandaj nuk u hodh perpjete pas 23 qershorit, por me sa duket po i harron premtimet dhe perseri po tenton te shkaktoje trazira.

  4. VLTR says:

    Berisha eshte si ne ata filmat e Hollivudit, ku personazhi negativ dhe pse i kane hapur barkun e care kafken medysh, ose eshte djegur ne furre te nxehte, do ta beje dhe nje perpjekje te fundit, do te ngrihet si fantazme me shpirtin e se keqes brenda per shkaterruar personazhin pozitiv, dhe vetem nje goditje e fundit do ta beje te heshte pergjithmone. Me nje fjale, Berisha do ta fundose Lule bedelin dhe do ngrihet nga hiri i tij, por ky do te jete dhe fundi i tij tragjik.

  5. Hysni Dajaku says:

    Ashtu eshte moj shoqe”e la pa dhune ,mbasi e perdhunoi per 8 vite””
    koqe jeni edhe ju europarlamentaret!!

  6. elinor says:

    Yeah, whatever!

  7. Fanolist says:

    Cuditet Maria se iu hoq nga syt legeni i europes……

  8. No Partiak - No Party. says:

    Ku i boni Rama detyrat e shtepise kaq shpejte ? Sa ka fillu me zhgarravinat e para. Ne basketboll mund ti shenoni edhe ndonje 5, por ne ekonomi ( ne mesimin e takses progresive ) eshte akoma dobet.

  9. rilindje ? says:

    I beri detyrat e tij Rama?c’beri,ate qe e pengoi per dy vite rrjesht duke mos pranuar te votonte tre ligjet e fundit qe kerkoheshin?Dhe i votoi vetem atehere kur u bashkua me Meten,per shkak te te cilit nderseu 21 janarit?ah sa te qarta jane keto pune qe vetem qorrat nuk duan ti kuptojne,le me kjo zonja atje ne mes te Europes qe as e ka haberin se cbehet ketu ne Shqiperi e c’specialista jane keto ish komunistat…

  10. Vlora says:

    Po nuk e linte pa dhune ai jo, por u dhie ne breke nga 3000 trupat speciale Angleze te Natos, te cilet ishin ne stervitje ne Vlore,. Ata po e vezhgonin dhe ishin gati te nderhynin ne momentin e dorezimit te qeverise, po ti merrte koka ere.

    Ata e njohin shume mire se kush eshte ai.

  11. fre says:

    o rilindje ,, po ish komunist eshte sala jo edi ,, apo ske sy ne ballle te shikosh foto … kush eshte ish komunist ,te gjithe ministrat jane te rinj o plehre qe sje tjeter ,,

  12. rilindje ? says:

    fre,
    Ruci,Pellumbi,Dokle…bijte e nipat te antareve te buros e te komitetit qendrore,si dhe aleatet Gjinushi,Milo,partite e punes e komuniste, e tj.,Silli neper mend antaret e kryesise se PS-s e te shohesh se te gjithe jane me origjine nga familjet e njohura komuniste e te sigurimit.Dhe kryesorja,eshte nje parti qe asnje here nuk u distancua nga e kaluara;perkundrazi,pala tjeter eshte dincancuar hapur jo nje here po disa here dhe jo vetem me goje por dhe me shtyp;kjo eshte diferenca.Do me zoterote?Megjithate nuk po te shaje me ate fjale qe ju e keni ne maj te gojes,ne perputhje me edukaten qe keni.

    1. pepe says:

      keta i kane mprehur mire dhembet se ne vend te bukes edi po u jep shum llafollogji .prandaj socialistet nuk duan buke duan vetem llafet e edit edhe pse flet pa llogjike vetem se eshte i majte . thuaju o rilindje ate liken ku kishit edmond haxhinaston,vasilin,nasip naco.po ai qe nxori meten ne video ku eshte tani? e koke palare kujt i tha .apo tani socialistet kane lare koken tani dhe meta u bashkua me ta . rama e ka mbajtur 3 vjet peng integrimin vetem e vetem per tu bere kryeminister dhe njeri me karagjos se edi nuk gjen ne asnje parti .ky zoteria ,doni apo nuk doni ju ,ka perfituar nga nano qe e beri kryetar bashkie .per nje leje ndertimi zoteria ka marre miliona leke .dhe tani hajduti thote kapeni hajdutin

      1. Vlora says:

        Ti dukesh qe te ka ushqyer mire Sala. Buken e zhduku qeverisja 8-vjecare e shokut Sali, duke ndertuar ekonomine me fuqishme ne Europe ketu ne Shqiperi, me buxhetin e Bodes. Une nje ankese kam vetem per qeverine e re. I beni te gjitha financat publike deri ne lekun e fundit, qe njerezit ta kuptojne gropen ku i ka futur qeveria me rritjen me te madhe ne bote. Pastaj hapni ato letrat, ashtu si po beni, dhe tregojuni Shqiptareve se sa kane vjedhe dhe kush ka vjedh dhe si kane vjedh. Eshte e kollajshme te besh moral, por eshte e veshtire qe te tregosh kembet dhe pislleqet, sidomos kur je pjese e kastes se hajduteve dhe mashtrueseve te cilet e katandisen kete vend ne pike te hallit, dhe tani i kerkojne llogari qeverise se re, per mekatet dhe pislleqet qe i lane mullar para 3-Muajsh.

        1. pepe says:

          jo me ka frymezuar a qe tha koke palare

  13. pjeter mustakuqi says:

    kujdes me perkthimet.ne paragrafin e trete Fyle thote sipas perkthyesit:shqiperia ka dorezuar (has delivered).perkthyesi duhet te hape fjalorin dhe te mos perktheje kuturu.has delivered, perkthehet, i ka mbajtur premtimet.dakort?

  14. ali says:

    Jam dakort plotesisht me zoti ”halldup,, thote te verteten , zonja Doris Pack ,Saliu nukne linte kurre
    pushtetin bajraktar e diktatorial por pati nga t’ja mbante me nje milion shkelma bytheve qe i dhane
    shqiptaret me voten e 23 qershorit duke fituar 84 deputetenga140 . Ne se do te fitonte PS-LSI-ja
    rreth 72-74 depute do ta shihje se cdo te benten Berisha me banden e tij te metingasheve ,do benin
    namin ne buleardin e Tiranes . Ai ndenji disa dite duke mos pranuar ne heshtje verdiktin e shqiptareve,
    pastaj doli me ”teorine,, e vjedhjes se votave nga socialistet ,cfare nuk shpiku kjo mendje e semure para-
    nojake per humbjen katastrofike qe pesoi . Nje fitore me 84deputete e beri ate qe ne fund pas shume
    perpelitjesh krimineli i Vicidolit u gjunjezua jo me ndergjegje por nga frika sepse e kuptoi se nuk do te
    kishte me nje ”shans te dyte ,, apo te ”trete ,, !

  15. ali says:

    Shenim: kontributi per shembjen e diktaturesh berishiane ne nje mase vendimtare i takon zoti ARVIZU,
    Ambasadorit te SHBA MIKUT TE MADH TE POPULLIT SHQIPTAR !!!

  16. ali says:

    Ik more ”fre,, se qenke profan ne politike ! Qenke fanatik nazizkin !

  17. zyberi says:

    e verteta eshte se palacua gjithmone i ka vjedhur zgjedhjet,asnjehere ska fituar,dhe ben gam gam qe te terheqe vemendjen dhe te mos ndeshkohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje