Fyle: Jam i impresionuar nga puna e qeverisë në këto muaj

11 Dhjetor 2013, 10:09Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, vazhdon të lobojë fort që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Në një fjalim të mbajtur përpara Parlamentit Europian, Fyle vlerësoi sidomos punën e qeverisë së re.

Ai tha se viti 2013 ka qenë një vit i mirë për integrimin evropian të Shqipërisë.

Fyle theksoi fillimisht miratimin e tre ligjeve dhe më pas zgjedhjet e rregullta dhe kalimin paqësor të pushtetit.

Por Fyle tha se është i impresionuar nga puna e qeverisë së re.

“Jam i impresionuar nga mënyra se si qeveria e re po i përqendron përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jam po kaq i impresionuar nga rezultatet e arritura në muajt që kur ka marrë detyrën, që konfirmojnë prirjen pozitive të krijuar më parë,” thotë Fyle.

Ai u tha eurodeputetëve se dhënia e statusit do të ishte një sinjal inkurajues për të gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se vendi ka shumë punë për të bërë.

“Do të doja të theksoja se Shqipëria përballet sërish me shumë sfida dhe ne nuk jemi duke rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim. Raporti ynë e bën të qartë se ka një numër rekomandimesh që duhen përmbushur përpara se të ndërmerret një hap i tillë”./ep

12 komente në “Fyle: Jam i impresionuar nga puna e qeverisë në këto muaj”

  1. Fyli says:

    E o fyl ie, e kuptojm ca impresionimi fort te vjen permrena, e ke ene nji peshqesh t’funit, mos ca kry…
    Eh un i mjeri!

    1. Nini says:

      Cilat jane keto arritje impresionuese a mundet te na i thuash edhe ne qe jetojme ketu dhe nuk i shohim ????

  2. Fyli says:

    E o fyl ie, e kuptojm ca impresionim i fort te vjen permrena,
    e ke o fyl ene nji peshqesh t’funit, mo ça kok’ 0 fyyl i rradhes!
    Eh un i mjeri!

  3. Liridon says:

    Fyla lavderon punen e qeverise nga qe po perqendron forcat ne luften kundra korrupsionit.Pra ai le te kuptohet se ligjet qe propozoi ministria e dreltesise per centralizim e zyrtarve qe do te merren me luften ndaj korrupsionin etj,jane ne rregull,ne nje kohe qe institucione te tjera nderkombetare,thojne qe sjane ne rregull.Filloi pingpongu brenda BE.
    Per Ne qe jetojme ketu nga qeveria deri tani po degjojme fjalime qe fillojne me fjalet :
    – ..jemi shume keq…
    – …morem perseri borxhe…
    – …nuk do te kete indeksim pensionesh dhe pagash….
    -….nuk do te kete investime publike….
    -….nuk do te kete sherblime per fund vitin…
    -….eshte faji i sistemit dhe jo i njerzve qe korruptohen….
    -….eshte faji i sistemit qe njerzit vrasin cdo dite….
    -….eshte faji i sistemit qe kemi aksidente te renda cdo dite…
    -….do te punesojme 300 000 njerez por ne fund te mandatit 4 vjecar…
    -….do te bejme mjekesine falas por ne fund te mandati 4 vjecar…..
    -….do te bejme legalizimin falas per ato qe kane paguar njehere….
    -….do te….
    -….do t…..
    -….do….
    -….d…..
    -….erdhi fundi i mandatit dhe nuk aritem te bejme gje,pervec rikonstruktionit te kryeministrise,spostimet e disa dikastereve,
    rikonstruksionin e piramides,kapjen e “hajdutit”te ikonave,vendosjen e fotos te I.Qemalit ne disa zyra te shtetit,takime festive me artiste qe punojne jashte vendit,kontrata me zyra te huaja per te bere punet tona,konsolidim te lidhjeve me organizata e Sorosit,marrje pjese ne qokat boterore,pra shkurt vetem gjeste dhe mqs tashme i kemi kryer keto gjera ne mandatin e dyte do te…,do te…..,do te…..,do te…,

    1. KATOVICA says:

      Eh mo LIRIDON vere mbiemrin se na hapet barkun ju firmetaret e KATOVICES kjo nuk ishte KATOVICE kjo ishte HAJDUTER ME BEXGA. Tung

    2. Dushka says:

      Ik or Liridon andej nga bjeshket ku e ke vendin se po na can si shume k****. Po me dukesh si SB.

  4. Kurbetliu says:

    “Me nigjo mue, ja ku ta them une ty, Fylen ka pague Edvin Kristaq Rama me paret e korrupsionit e te krimit , te mafias , te Koços, te Tahirit, te Fidelit etj. etj.”
    Citim pao pjese nga komenti qe El Commandante Berisha do te beje se shpejti ne “facebook” apo ne nje konference shtypi me Erlen, per kete lajm “ogurzi” per te ardhmen e Shqiperise (sipas tij)

  5. PINI UTHULL says:

    TE GJITHE ATA DHE ATO QE SE SI JU VJEN KUR DEGJOJNE KETE MESAZH JANE TE LUTUR PER TE RUAJTUR SHENDETIN E KALBUR PERBRENDA TA DIZINFEKTOJNE ME UTHULL ,PRA PINI SA ME SHUME UTHULL .KESHILLOHET E PRODHUAR NGA VRESHTAT QE SUBVECIONOI QEVERIA BERISHA.

  6. denis says:

    ky fyle qenka tamam fyll fyle po cfare e ka impresionuar kte kaq shume nuk e kuptoj apo ligji i antikorrupsionit qe amerika dhe osb jane shprehur kunder jane shprehur kunder edhe kld edhe prokurori i pergjithshem nga cfare na u impresionua ky trapi fyle nuk e kuptoj qeveria deri tash ka bere 0000000000000 pra asgje per shqiperin dhe shqiptaret normal qe eshte shpejt ama qe te impresionohet ky trapi fyle per 3 muaj qeverisje eshte per te ardhur keq per fylen e shume fyle te tjere

  7. Lenci says:

    O LLAFAZANE E SPIUNA po te na japin statusin plus eshte ja gjetet dhe Fules pse po flet mire-Po ca kerkoni ju qe te thote Fyle se meritoni po atere ca do thoni qe eshte Grek ose Serb-((Balo te kengert tenja veshto se e ke te ligen brenda shprehje e krahines se Dukatit))-Edhe ju dhi e zgjebosur edhe vetem llafe e morra po rrini ore urte te na japin statusin e ndoshta ne nje te ardhme bota na shikon me shikim pozitiv se jemi bere gazepi i vetes dhe gazi i botes.

  8. KADAFF says:

    PO CUNIN E FYLE FYELLIT E KA PUNESUAR ED TOKSIKU CIANURI KOMIKU SI KONSULET TE NEGOCIMIT TE KONFLIKTIT ME CEKET E CEZ DHE NGA KJO CEZ DO MARRE NJA 200 MILIONE EURO DEMSHPERBLIM “PER PUNEN E PERKRYER” QE BERI DUKE E LENE SHQIPERINE PA DRITA DHE DUKE MBIFATURUAR,NATYRISHT DHE DJALI I FYLES KA NJE RROGE DISA MIJERA EURO NE MUAJ PLUS BONUSE!
    PERPARA RIPJERDHJE!

  9. TEDI says:

    SHQIPTAREVE NUK I MBETET GJE TJETER TA SHOHIN SHQIPERINE ME SYTE E FYLES
    NGA BRUKSELI DHE JO NGA TIRANA.SHQIPTARET QE E SHOHIN REALITETIN NDRYSHE
    NUK MBETET GJE TJETER VETEM TE LAVDEROJNE FYLEN PER MASHTRIMET DHE TE PYESIN.
    PERSE KY NJERI MASHTRON PER POPULLIN SHQIPTAR APO PER INTERESAT E VETA.
    BESOJ SE ESHTE E DYTA DHE KUNDER INTRESIT TE POPULLIT DUKE STIMULUAR
    ANTILIGJIN,TERRORIZMINJ SHTETEROR DHE DESTABILIZIMIN E VENDIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje