INTERVISTA/ Arben Imami: Gjithë akuzat janë politike, por ka edhe një element personal

10 Dhjetor 2013, 18:22Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes mbetet një nga institucionet më të mira të vendit. Jam i bindur se nuk janë bërë shkelje dhe abuzime, thotë për DW, ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

 

Zoti Imami, e quajtët hakmarrje politike gjithë padinë që paraqiti publikisht ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli? Jeni i sigurt se nuk ka pasur shkelje gjatë kohës që ju drejtuat këtë dikaster? Kodheli e arsyetoi padinë me fakte të mirëargumentuara, ju vetë keni fakte të tjera?

Prej dy vjetësh ndaj ministrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur një sulm të vazhdueshëm nga Partia Socialiste lidhur me menaxhimin e kësaj ministrie. Në vijimësi kam sqaruar opinionin publik dhe kam hedhur poshtë çdo akuzë, me shifra dhe me fakte, pra me gjithçka që është me vlerë për opinionin publik. Natyrisht që këta akuzatorë të djeshëm dhe të sotëm do të duhej që të vërtetonin ato teza themelore lidhur me trafiqe armësh, lidhur me keqpërdorimin e pronave, lidhur me shkarkimet e paligjshme të gjeneralëve deri edhe në përdorimin e karburanteve për fushatën e Partisë Demokratike, të cilat u provuan që janë krejtësisht, krejtësisht akuza false. Atëherë u ndërtua një akuzë për një prokurim lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes. Nga pikëpamja procedurale nuk pati gjë. Por kjo vijimësi sulmesh, e cila u mbyll me një dështim, më çon tek mendimi që është një hakmarrje politike e lidhur me pozicionet politike të 2011-ës dhe me sa duket Partia Socialiste dhe zoti Rama nuk ka pasur rrugë tjetër, por të hartojë qoftë edhe dosido një akuzë ordinere.

Pra, ju mendoni se të gjitha akuzat janë shpifje, ndërkohë që ministrja Kodheli për DW deklaroi se janë fakte të pamohueshme të gjitha paditë duke besuar grupin me ekspertë që kanë punuar për të zbardhur me detaje të gjitha shkeljet apo abuzimet.

Edhe unë si Arben Imami po flas me ju vetë, pra vetë me Deutsche Welle-n. Edhe ne vetë me ekspertë kemi punuar, nuk kemi punuar me njerëz nga rruga. Kjo është një çështje, që të gjitha faktet konkrete do të shqyrtohen dhe sigurisht që kjo do të bëhet nga organet kompetente. Por ajo që tërheq vëmendjen unë është fakti që kjo çështje nuk ka lidhje me menaxhimin e ushtrisë dhe me sulmet e vijueshme për dy vjet rresht.

Zoti Imami, thuhet se ushtria në kohën tuaj është kthyer në bazë logjistike të Partisë Demokratike?

Kjo është krejtësisht e pavërtetë, kjo akuzë sigurisht që do të bjerë ashtu sikurse kanë rënë edhe të tjerat. Kjo është e tëra politikë. Absolutisht të gjitha akuzat janë sulm politik, ka edhe një element personal, por është i parëndësishëm. Unë e kam deklaruar edhe këtë. Pra është një sulm për të denigruar personalitetin e një drejtuesi të Partisë Demokratike.

Zoti Imami, dikasteri juaj sikurse e përmendët vetë ka qenë në fokus të akuzave edhe më herët nga Partia Socialiste. Pyetja është se ju a e keni pasur nën kontroll këtë dikaster dhe a jeni në dijeni për shkeljet apo abuzimet që janë bërë në këtë dikaster kur iu ishit në krye të ministrisë?

Ato akuza për të cilat janë bërë kanë qenë akuza të mëdha dhe të rëndësishme dhe që lidhen me thelbin e Ministrisë së Mbrojtjes. Të gjitha ato akuza kanë rënë, një. Së dyti, Ministria e Mbrojtjes ka qenë dhe besoj do të mbetet një nga institucionet më të mira të këtij vendi dhe unë jam i bindur që nuk ka shkelje dhe nuk ka abuzime.

Nuk ka shkelje edhe me shpenzimet e bëra në favor të PD, duke shpërdoruar fondet publike për fushatë, zoti Imami?

Shpenzimet për reklamat nuk janë bërë gjatë kohës së fushatës. Shpenzime janë bërë vetëm për një ushtri të NATO-s, për mobilizimin, për ndihmën që ka dhënë ushtria në emergjenca. Kjo e tëra është e parashikuar në buxhetin e shtetit me ligj dhe sigurisht që është shpërdoruar mbi bazën e ligjit.

Tashmë pas padisë, çfarë rruge do të ndiqni zoti Imami?

Rruga ime, sepse unë vetëm një rrugë kam, është rruga që kam pasur gjithë jetën time, rruga ime nuk ndryshon. Sigurisht që respekti për ligjin është mbi gjithçka.

27 komente në “INTERVISTA/ Arben Imami: Gjithë akuzat janë politike, por ka edhe një element personal”

  1. shkodrani(austri) says:

    o SA MIRE DO ME VINTE PER TY o AKTOR QE QE NE RINI KE QENE SHKERTHATE DHE I KAPUR PER FYTI; PO KAM FRIGE SE SDO TE DENOJN SE KESHTU ESHTE LOJA JUAJ.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    A mos eshte edhe kjo imunitet mbrojtes akuza politike? Nuk eshte demokratike te vjedhesh dhe pastaj te mbrohesh me sloganin akuze politike.

  3. halldupi says:

    Ky të kënaq kur thotë se dikasteri i tij “ka qenë një nga institucionet më të mira të vendit”,kur e dimë se ushtria, u degradue në një formacion qesharak që të vinte keq kur e shikoje në paradën e 100 vjetorit të pavarësisë.Dhe kjo asht ‘meritë’ e 8 vjet qeverisje të Sali dallkaukut me sejmenin e tij aktorin e dështuar A. Imami. Burgu asht pak për to.

    1. marjeta says:

      me i shkaterruari i shkaterruar m qellim. Sapo u bashkuan ne koalicion me Ilir Meten ushtrise i doli themeli. Nuk mund ta di pse, por ne ate kohe qarkullonin fjale se koklopa do behej Minister Mbrojtje..Dhe nderkohe MInistria e mbrojtjes isht embushur kapice me dibrane..

      Shkaterrim qe kam pare me syte e mi sikur po binte murtaja. Arben Imami esht epergjegjes direkt. Kur nuk e ben dot mos rri aty te te terheqin zvarre e pastaj na del edhe si trim pro vrasjesjeve me 21 Janar

  4. tarasi says:

    Cili i akuzuar pranoi shkeljet qe ti pranosh dhe ti…..me e ndershme eshte te flasesh pas vendimit te gjyqit….duro.

  5. siringa says:

    jam nje nga ata te padukshmit e 1990-s……….te gjitha do ti durojaaaaaaaaaa…………..por Arben Imami vegel e pushtetit? te te vije turp…….

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Domethene sipas teje, shpenzimet jane bere per ndihmen qe ka dhene ushtria ne emergjenca..

    Verefikoni pak ate date qe qenka bere kjo depozite parash dhe c’fare emergjence paska ndodhur ate muaj ne Republiken e Shqiperise ku ushtria paska dale ne ndihme emergjence per popullin…

  7. england says:

    Ketij i ka shkelur kemba male,kodra dete dhe oqeane,ka luajtur filma me role te ndryshem!Dhe mesa duket i ka ardhur dita te provoje te luaje nje rol pas hekurave.

  8. rilindja says:

    Rrugen drejt burgut z. Imami. Te jesh I sigurt per kete.

  9. Arli says:

    Per politikanet shqiptare, vecanerisht keta te PD, perdorin mburojen politike. Kjo mburoje u jep siguri per te abuzuar me ligjin dhe per ti shpetuar ligjit. Pikerisht ketu duhet goditur qe te luftohet korrupsioni qe eshte bere kulture normale ne Shqiperi. Politikanet e korruptuar shqiptare duhet te denohen dyfish, e para se kane shkelur ligjin dhe e dyta se kane abuzuar me postin shteteror qe mbahet me taksat e shqiptareve.

  10. selmani says:

    U plake e su poqe e koke l.qe!

  11. arjan says:

    ushtar stuga sa her prgjigjesh me brenda te futet ushtar stuga @@@@

  12. lavirja e bulevardit says:

    po Sal maloku u tregu i zgjut, vuni nje koqe kanari si puna jote te Mbrojtja dhe te perdori, se me firmen tate kan perfitu te gjithe, po per te henger do e hash ti.

    troc muhabeti je nje koqe kanari….., dukesh qe ne aparence.

  13. halldupi says:

    Futja Salës se ai të ka shit o derëzi.Ke shkue bedel për të gjithë kolegët e tu.

  14. Tom says:

    Shpenzimet per te promovuar punen e bere nga MM per emergjencat ( spotet TV ), po ti llogarisesh jane me te medha se fondet qe u dhane per te kaluar emergjencat vete. Si ka mundesi qe fondet per emergjencat jane me te vogla se fondet per reklamat?????? Kete vetem ky Imam perversi dhe shpura e Sali viçidolit, e di. Por nuk eshte vetem ky. Jane disa ministri qe merrnin parate e popullit dhe hapur ia kalonin Sander Plehre Frangajt. Vjedhje e hapur dhe ne drite te diellit.
    Keta nuk eshte se nuk e dinin qe keto ishin vjedhje. Por nuk e kishin menduar kurre se nje dite do te linin pushtetin.
    Sa te jete Sali bolleku, jemi mire edhe ne.-thoshin.
    Ka vetem nje vend per keta: 3 1 3

  15. Ballshi says:

    Keto 22 vjet i ka luajtur tere rolet. Ai eshte artist me profesion. Me 1997 kishte dale partizan me pushke ne krah kunder kryeministrit te vet te ardhshem, gospodin Sali Berishoviç. Tani do luaje rolin e nje te burgosuri.

  16. DRENICA E KUQE says:

    Edhe hajnite i keni bere ne baze te pozites politike qe keni pasur dhe mbi ate baze politike e shkaterruat edhe Shqiperine, ushtrine e saj dhe popullin shqiptar… Dhe natyrisht qe politika shqiptare do t’i çoje ne çuske! Hopa!… Vjedh n’paç hesape vjedhe!… E, n’fund bjen n’biruce!…

    DRENICA E KUQE

  17. Leandro says:

    Nje stuhi e papare, sidomos ne blogjet online, lidhur me procedurat per ndjekje penale te ish Ministrit te Mbrojtjes, padi e bere nga Ministri aktual. Para se gjithash dua te jap perkrahjen maksimale per znj. Kodheli, per kurajon qytetare dhe pergjegjshmerine para asaj pjese te popullsise qe kerkon ndryshimin dhe qe shpreson se dikur keqberesit do te pergjigjen per bemat e tyre. Gjithe kjo zhurme behet per dy aresye me nje objektiv te vetem. Zhurma behet nga te zhyturit ne batak, qe jane tmerruar se ndonje dite do te japin llogari. Gjithe kjo zhurme behet dhe nga ato qarqe kriminale qe nuk mund te jetojne ne kushtet e nje shteti ligjor, por duan vetem hapesira per te vazhduar te pijne gjakun tone. Objektivi dihet, te prodhojne zhurme, te krijojne imazhin se asgje nuk ka ndodhur, çdo akuze qe ngrihet behet per sulme politike, te ushtrohet presion ndaj qeveritareve ne te gjitha nivelet per t’i dekurajuar te vijojne luften kunder korrupsionit, si dhe te tulatin me tej organet e tulatura te drejtesise. Ne perfundim ruhet “status quo”, vendi te vazhdoje tatepjeten dhe banditet te mbetur pa pushtet te ruajne çifliqet e tyre.

  18. DONATI says:

    Beni po sekretet e bashkeshortes nuk nxirren ne mejdan se do ta vene me domate mileti , turp or kafshe qe fshihesh tek breket e gruas ,por nuk ke faj ti por ajo qe nuk te sikterris me gjithe ato pasurite e tua te qelbura e te gjeje nje mashkull te vertete se ti nuk je fundi i botes , zysha e marksizmit te Institutit se ka per gje te te listoje dhe ty si piktorin !!!

  19. tomorri says:

    O Bene me thene te drejten burgu eshte shume ,shume pak qe edhe ti e ke shume te qarte,por ti po sillesh keshtu se nuk ke nje gje tjeter te qarte:
    Ty te ha meraku se kur sundonte Saliu çdo gje ishte me te vertete sipas ligjit,kur ne te verteet ka qene e kunderta dhe juve, dhe shume te tjere tani, po e vertetoni kete te kunderet.
    Beni tani ju po e kuptoni kush eshte e verteta por nuk vlen me,me shpejte duhet ti zgjonit qelizat e trurit qe kremineli ja u vuri kastile ne gjume per tu çuare ketu ku do vini me kembet tuaja.
    Hade me kembe te mbare populli do vetem drejtesi dhe jo pallavra o Beni aktori i bythes.

  20. xeni says:

    u kalbsh ishalla ne burg ..te zesh mendt per her tjeter ki kujdes me parate e fondet qe ke shperdoruar per interesat e tua , turp te kesh se flasin dhe faktet prandaj duhesh futur ne burg se sben dhe ate po presim qe te behet

  21. shtetari says:

    o cuni i shpifur i beses,

    lexo akuzun o kokqyp dhe leri akuzat ndaj KM Rama – a ke shkelur ndonje ligj – se per te shkelur ligjin ne kohen qe deshe me u be gjeneral SUMA 1997 e dine te gjithe ne Sarande e Gjirokaster – sa ligje ke shkelur dhe

    Znj Kodheli ne fund te fundit po mbron PARATE PUBLIKE o te qifte udhet Kina dhe India e Paksitani se bashku!!!

  22. rati says:

    Benua nuk ca byth nga BURGU. Asht trim me flete. Bravo beno merr dhe Xhemen ne burg per shoqni

  23. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Nuk munem më…më vjen për të vjellë, sa herë që shoh dhe dëgjoj këta mafiozë-dështakë, që flasin akoma me ngrefosje, si gjeli majë plehut…

  24. luli says:

    Mundohu ti japesh pergjigje kesaj pyetje…Si ka mundesi qe NUK E BETE SHQIPERINE PER 23 VJETE ??????????? KU JU PREMTUAT ME KEQ SE ENVER HOXHA SE DO HANIM ME LUGE FLORIRI ?. NE BURG MOR QEN BIR QENI O TE PA FYTYRE O NDYRESIRA, LE ATE GOXHA PROFESION PER TU BERE HAJDUT,TURP TE KESH………JAM NJE KOLEGU YT QE JETOJE ME VESHTIRESI PER TE RRITUR FEMIJET E PER TI USHQYER NDERSHMERINE….CI USHQEN TI FEMIJEVE TE TU ? CDO THONE FEMIJET E TU NESER QE BABAI TYRE ISHTE NJE HAJDUT E SERVIL ????????

  25. mali says:

    jo ore ti nuk ke fut fare lek ne xhep? Me ato makina qe ecni ju e ne ato shtepi ku rrini me çar i blet?? Na qenke i pafajshem ti?? Te gjithe hajduta jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje