INTERVISTA/ Kodheli: Abuzimet e Imamit, të shumta dhe të provuara. Korrupsioni në MM shqetësoi edhe NATO-n

10 Dhjetor 2013, 15:42Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shprehet se të gjitha akuzat ndaj paraardhësit të saj, Arben Imami, janë të provuara. Duke folur në një intervistë për Deutsche Welle, Kodheli thotë se ndaj Imamit janë vërtetuar pothuajse të gjitha akuzat që i janë bërë kur PS ishte në opozitë. Ajo thotë se korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes kishte krijuar shqetësime edhe tek NATO.

 

Zonja Kodheli, bisedën e nisim me ngjarjen më të fundit në Tiranë, me padinë ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes. Sipas deklaratës suaj, akuzat mbështeten në fakte të pamohueshme dhe të mirëargumentuara. A do të thotë kjo që keni në dorë vërtet fakte konkrete që flasin bindshëm për abuzime të detyrës së ish- ministrit Imami?

Së pari më lejoni të them që unë në pozicionin tim si ministre e Mbrojtjes dhe pjesë e qeverisë Rama kam ardhur në pushtet me votat e 1 milion shqiptarëve për ta drejtuar këtë vend dhe jo për t’u marrë me gjueti shtrigash. Por pa dyshim që një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare është dhe do të mbetet korrupsioni, i evidentuar ky fenomen jo vetëm ne çdo qelizë, por i ngritur madje në çdo institucion brenda shoqërisë shqiptare dhe po ashtu i evidentuar kjo nga të gjitha dokumentet që të gjithë vëzhguesit e BE kanë konstatuar apo edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare që kanë verifikuar për gjatë tetë viteve të fundit të qeverisjes Berisha. Me ardhjen time në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga detyrimet e mija ligjore përtej drejtimit, menaxhimit të ministrisë dhe çuarjes përpara të gjithë punëve të kësaj ministrie dhe qeverisë, ka qenë edhe evidentimi i rasteve të abuzimit me pushtetin dhe të abuzimit me paratë e taksapaguesve shqiptarë, siç duhet të jetë në nderin dhe detyrimin e çdo qeverie, e çdo pushtetari madje dhe e çdo qytetari të thjeshtë. Mendoj se pas këtij togfjalëshi (mirëargumentuar) ka një punë të madhe të administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, të inspektorëve dhe të audituesve të brendshëm për të evidentuar këto raste abuzimi, të cilat ju sigurojë që në dijeninë time janë të shumta. Kanë qenë në dijeninë time të shumta rastet, edhe kur unë kam qenë në opozitë dhe ju siguroj që sot që jam duke drejtuar këtë institucion mund të them se opozita e mëparshme nuk ka gabuar në pretendimet që ka ngritur ndaj kësaj ministrie.

Janë të mirëargumentuara, sepse flasim për njerëz profesionistë, flasim për njerëz seriozë, pjesë të stafit të ministrisë, të cilët kanë bërë thjesht dhe vetëm detyrën për të investiguar mbi ato fakte ose mbi ato të dhëna që kanë rezultuar abuzive. Nuk ka pasur asnjë tendencë për të kapur atë që nuk ekzistonte apo për të krijuar një tymnajë në një kohë që auditimi dhe inspektimi kanë bërë vetëm detyrën e tyre. Ju siguroj që ka disa institucione apo agjenci apo ndërmarrje brenda dhe në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat nuk janë audituar prej vitesh. Agjenci që nuk janë audituar prej 5 vitesh, kur bazuar në ligjet e shtetit shqiptar, duhet të auditohen çdo vit. Kjo ka shtuar zullumin e keqmenaxhimit të këtyre institucioneve brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe padyshim me abuzimin me parat e taksapaguesve.

Zonja Kodheli, deri në ç’masë janë bërë keqpërdorime në këtë dikaster? Duke pasur parasysh se ka edhe persona të tjerë të paditur, sa ka qenë në dijeni personalisht zoti Imami? Po në dikastere të tjera mund të ketë të tilla abuzime, të cilat mund ti keni konstatuar edhe më parë kur ishit në opozitë?

Unë nuk flas për dikasteret e tjera, sepse në këtë moment nuk mund të flas apriori. Sigurisht gjatë periudhës që unë kam qenë në opozitë dhe kam qenë nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në parlamentin shqiptar, kam pasur disa mundësi për të hulumtuar mbi abuzimet që janë bërë me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes Berisha, por nuk është në detyrimin tim ligjor për të bërë krahasime dhe vlerësime të tilla nëse ky institucion është më i korruptuar se sa një tjetër. Padyshim që unë kam të gjitha mjetet që më jep ligji për të hulumtuar mbi keqpërdorimin që është bërë në këtë dikaster, por nuk di t’ju them nëse zoti Imami ka qenë në dijeni të të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve që janë bërë këtu, sepse unë bëj ministren e Mbrojtjes nuk bëj as prokurorin as gjykatësin. Gjëja që unë mund të ndaj me ju është që kjo ministri është përgjegjëse përpara ligjit dhe padyshim që përgjegjës moral për çdo gjë që ndodh në dikasteri është ai që e drejton, kështu që ministrin kjo e involvon në mos në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë të tërthortë në çdo kohë.

Vetë Imami e quajti hakmarrje politike padinë e ngritur nga ju?

Ajo që unë kam thënë dje kam parë që është komentuar në rrjetet publike si një gjest dobësie. Unë e thashë që nuk jam aspak në një pozicion komod që unë të dorëzoj një akuzë, një kallëzim penal për ish- ministrin Imami. Unë ju siguroj që votat e qytetarëve shqiptarë, unë dhe kolegët e mi, dhe padyshim kryeministri Rama dhe forca politike që unë përfaqësoj, i kemi marrë për ta qeverisur dhe për ta çuar përpara këtë vend, por korrupsioni është një gangrenë dhe një sëmundje që ka shtrirë tentakulat, kthetrat në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare dhe duhet të vinte një ditë që këtij korrupsioni t’i thuhej stop. Unë ju siguroj që korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura kishte mbërritur në nivele kaq shqetësuese, sa kjo ishte bërë një shqetësim i madh edhe për Shqipërinë si vend i NATO-s. Pra, ne disa qarqe ishte diskutuar që Shqipëria anëtare e NATO-s ka filluar të ketë shumë problem me këtë institucion dhe kjo është një gjë që duhet parë. Madje mund t’ju siguroj për diçka, lufta kundër korrupsionit nuk filloi me kallëzimin penal që unë kam bërë dje, por ka filluar që me ndryshimin e kreut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili është zëvendësuar një muaj më parë. Gjeneral Bazo, shefi i ri i shtabit të Forcave të Armatosura, është padyshim një nga njerëzit dhe ushtarakët më me integritet në Republikën e Shqipërisë dhe ishte shenja e parë e lëvizjeve drejt një lufte frontale ndaj kësaj klime dhe këtij realiteti që për fat të keq perceptojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë me të drejtë për politika dhe mua padyshim që sot jam duke drejtuar ministrin.

Nisur nga deklarata e fundit e kryeministrit Rama, i cili e ka cilësuar vendimin për t’i thënë “Jo” armëve kimike, një vendim të vështirë, a ka qenë edhe për ju si ministre e Mbrojtjes, vërtet një vendim i vështirë? A kishim të bënim në këtë vërtet me një detyrim si vend anëtar i NATO-s apo thjesht një kërkesë nga ana e SHBA-së. Ndërkohë ka pasur vlerësime të ndryshme, por nëse flasim sot, ju çfarë do të bënit ndryshe nga ajo që ndodhi?

Më lejoni t’ju them se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i madh dhe strategjik i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe jo vetëm kaq. Detyrimi ka qenë në detyrimin, mendoj unë të çdo vendi anëtar të NATO-s, të çdo vendi në të cilin lulëzon demokracia, pra besoj të paktën që çdo vendi europian të merrej dhe përballej me këtë proces siç ishte procesi i largimit të elementëve kimik dhe armëve kimike nga një vend me një rrisk të lartë dhe një kaos total siç është Siria. Mendoj që si Shqipëria, dhe çdo vend tjetër anëtar ose jo i NATO-s, duhej t’i përgjigjej pozitivisht këtij procesi për aq kohë sa ky proces nesër, të qënit të armëve kimike në duar qoftë të regjimit apo qoftë të rebelëve, mund të sillte pasoja akoma më katastrofike sesa ato të cilat ne kemi parë. Kështu që ka qenë në nderin tonë të kërkoheshim nga partnerët tanë strategjik, përfaqësuesit më të lartë të SHBA-së, për të qenë pjesë e këtij procesi. Shqipëria nuk ishte i vetmi vend, por sigurisht që Shqipërisë ju kërkua një gjë e veçantë partikolare. Ne mendojmë që u prononcuam duke qenë të vetëdijshëm që përgjegjësia e një vendi të vogël si Shqipëria, është aq sa Shqipërisë mund t’i mbajnë këllqet, mund t’i mbajë kurrizi, por ndërkohë nuk harrojmë asnjëherë që Shqipëria është një vend anëtarë i NATO-s, që Shqipëria ka një pozicion të caktuar gjeografik që mund të ndihmonte, mund të fasilitonte procesin e largimit të armëve kimike nga Siria.

A bëmë ne gjithçka, apo ne duhet realisht të kishim bërë diçka ndryshe. Unë besoj që ne duhet të kishim bërë diçka ndryshe. Duhet të kishim sqaruar opinionin publik për riskun, apo lidhur me mundësitë që Shqipëria kishte për të qenë pjesë e këtij procesi. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për ta bërë këtë gjë, por në fakt nuk diskutohet kapaciteti i Shqipërisë, sepse të gjithë procesin, tjetërsimin e lëndëve kimike do ta bënin ekspertë që vinin nga vende të tjera shumë të zhvilluara. Shqipëria do të ofronte vetëm vendin ku ky proces do të bëhej. Mendoj se njerëzit duhej patjetër të ishin sqaruar kohë më parë dhe më shumë. Por, ne morëm një mësim të madh. Kuptuam se sa e emancipuar është shoqëria shqiptare dhe padyshim, le të themi një epokë e re, një erë e re fryu mes qeverisë së re dhe opinionit të shoqërisë shqiptare dhe të shoqërisë civile, që është era e besimit reciprok dhe e respektimit të opinionit publik, të cilin ne nuk e kemi parë në qeveritë e mëparshme. Kështu që e gjitha kjo ishte një vendim i vështirë për qeverinë shqiptare, padyshim ishte dhe një aksion i mirë që ne mësuam, që ne dhamë tek shoqëria shqiptare, që ne jemi atje, të hapur për t’iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë shqiptare në maksimumin e disponilitetit tonë si qeveri.

Zonja Kodheli, edhe shoqëria është vetëdijësuar për ambientin që e rrethon. Fakti që ende ka armë kimike në Shqipëri dhe rrezikohet mjedisi, apo trauma e Gërdecit që është ende e pashëruar në memorien e shqiptarëve. Tashmë ju me dikasterin që drejtoni, mendoni se ka ardhur koha që ky mjedis të pastrohet një herë e mirë?

Më lejoni t’ju korrigjoj. Në Shqipëri nuk ka më armë kimike. Në Shqipëri ka mbetje të lëndëve të rrezikshme kimike, të cilat janë rreth 13 hotspote, tashmë të lokalizuara. Më duhet t’ju them që unë tashme kam finalizuar një proces të nisur nga paraardhësi im, lidhur me një ripaketim të një pjese të këtyre mbetjeve kimike, një projekt i mbështetur në dhurimit të OSBE-së dhe të disa donatorëve të tjerë, të shumë vendeve aleate, të cilët kanë mundësuar ripaketimin e disa lëndëve të rrezikshme. Shumë shpejt do të organizojmë një tryezë për një find raising, lidhur me gjetjen e një fondi që do të mundësonte largimin e këtyre mbetjeve tashmë të ripaketuara dhe jashtë rrezikut dhe absolutisht të sigurta, jo në rrezik për jetën e njerëzve për t’i nxjerrë këto kontejnerë jashtë vendit. Ndërkohë kemi përfituar nga SHBA një fond prej 1.4 mln USD, i cili do të mundësojë pastrimin e disa prej hotspoteve. Në total, në vlerësimin tonë, kemi nevojë për rreth 3 mln USD për të pastruar të gjitha hotspotet me mbeturina të rrezikshme që janë përdorur për armë, por jo vetëm këto, por edhe të një natyre tjetër, gjithsesi të rrezikshme për jetën e njerëzve. Besoj se me donacione apo duke financuar edhe vetë Ministria e Mbrojtjes me fondet e saj dhe me ekspertët e saj, do të mundësojmë një pastrim të territorit tonë, të paktën nga këto lëndë të rrezikshme. Besoj dhe shpresoj shumë se deri në fund të vitit që vjen ne ta quajmë Shqipërinë një vend free.

24 komente në “INTERVISTA/ Kodheli: Abuzimet e Imamit, të shumta dhe të provuara. Korrupsioni në MM shqetësoi edhe NATO-n”

  1. lani says:

    Ja ta nxjerrin kto gjykatat e korruptuara te saliut te pafajshem po te duan.

    1. xha braho says:

      Ore po duhen vepra se fjalet i merr era…

      1. Lali says:

        Xha Braho vendosi zyzet gjate leximit se te ndihmojne te shikosh shkeljet…..apo i done ti sjellin ty me shkrim!!!!!

        1. turi says:

          po aman mo aman po nuk u cuam ne si popull kunder gjykatave berishes e berishianve sdo u hyje gjemb ne kemb!

  2. Envina says:

    Kishe bere mire mos flisje e te lije prokurorine. Po dole ne konference per shtyp e trembur e coroditur sikur te kishin vene me zorr dhe Kryeminstri kish dhene mandaten!

    1. fl says:

      Po na bete dhe Imamin te pafajshem atehere kot thuhet qe ne Shqiperi ka korrupsion – duhet te jemi ne renditje me vendet Skandinave pastaj.

      Thojeni hapur qe BE, USA, dhe 80% e shqiptave ja fusin kot – dhe vetem Patia e “famshme” PD ka te drjete ketu ?

      Ju vazhdoni ti mbroni te mbyturit, por ne rast se RAMA-META jane vertete bashke, kesaj radhe nuk ka shpetim!

  3. halldupi says:

    Një ministre me integritet dhe dinjitoze.Bravo zj.Kodheli. Ti shkojmë gjërave deri në fund.

  4. mucoja says:

    po me Tit kasapin sekserin e ben imamit cdo behej ky eshte krye hajduti i ministrise nga ky njeri te filloje hetimi ne duan te bejn drejtesi

  5. kapterri says:

    po ky titi e vodhi dhe plackiti ministrine ky njeri emeronte gjeneralet mori te gjithe tenderat ,pronat , skrapin,ky ishte ministri i mbrojtjes jo ben aktori

  6. GJUNCI XHEMAL says:

    PO ESHTE E VERTET O NJEREZ TIT KASAPI ESHTE NJERIU QE PERFITOJ CDO GJE NE MIN E MBROITJES DHE UNE NUK MUNDA TA NDALOJ DOT KETE NJERI

  7. E verteta says:

    Pas ketij e kane radhen 2B. E thene e bere. Nuk na duhet me te kemi rritje ekonomike , e mjaftushme niveli me Gjermanine, por duam te eleminohet ose te kufizohet ne minimum korropsioni. Mos u terhiqni nga presionet e Ipadit te Berishes. Ti gjitha jane filma.

  8. Qitesi says:

    Nje Koment Profesional per nje spot publicitar me dt 21-Maj 2013 nga Ministria e Mbrojtjes udhehequr nga Imami publikuar gati ne cdo 1-ore nga gjithe medjat televizive ne vend me objekt ” Mbrekulline shqiptare te demontimit te Arm-Municionit nga Ushtria Shqiptare si i pari ne gjithe vendet e lindjes”.Besoj se te gjithe kemi ne memorjen kolektive ate spot ku me abuzivitet inextrem reklamohej se kemi perfunduar kete lloje procedure.dhe sote jemi nder vendet e para qe kemi larguar rezikun eminent qe ato mbartnin ne popullat edhe sote.Nje mashtrim dhe demagogji e paster elektorale me kosto 700.000 Euro.Per dijeni edhe sote nuk ka nje informacion per kete procedure sepse ajo realisht nuk ka perfunduar edhe sote qe flasim.Kujtojme se ate e ka perfunduar e para Gjermania ,kur u bashkua me ish Gjermanin Lindore mbas renies se murit te Berlinit..me nje arsenal Arm- Municioni gati te njejte ne shifra me ate te Ushtrise sone,per kureshtje te miqve te mi ne shoqerine e FB..Gjermania e realizoj ate ne nje periudh kohore prej 4-vitesh dhe me nje kosto 5 ML $. Ne e perfunduam ate me nje spot qesharak dhe ne tallje te plote me publikun Shqiptare…???-Turp qe per Imamet dhe sojin e vte nuk kane te mbaruar

  9. turi says:

    Prokurori ke rastin te lash mekatet qe ke bere gjithe keto vite. Te pakten nje here tregohu qe je prokurori per te mbrojtur pupullin dhe jo politikanet.

  10. Nje qytetar i vemendshem says:

    Zonja Kodheli! qe nuk e keni problem te fusni NATOn sa here tju doje bytha per prockat e Rames kjo gje eshte vertetuar me Armet Kimike qe pa pike turpi na argumentonit e qe skishte lidhje fare me NATOn. Pa na thuaj njehere se per cfare konkretisht eshte bere debat ne NATO ish-ministri Imami? Na thuaj te pakten nje teme te vetme dhe se ne cilin nivel ka pasur diskutime? Mos na permend kafeterine E! Apo futja kot per popullin e rangut me trushpelare qe jane mbledhur te gateta Tema? Je minister, behu serioze dhe sqaro popullin me deshmi konkrete! na shpjego edhe abuzimet qe bete ne Bashkine e Tiranes qe cdo reklame ja kalonit Top Chanelit zonje!!!

  11. ali says:

    Ti , ”qytetar i vemendeshem,, qe per mendimin tim je aq i pa vemendeshem sa qe e gjithe bota thote se
    ne Shqiperi korrupsioni eshte ulur kembekryq dhe zotrote na thua te kunderten ! Ti duhet te jeshe nje nga
    te korruptuari qe ke vjedhur me lopate ose je nje fanatik nazist i bandes se PD ,me kapobanden e Vicidolit !

  12. ali says:

    Hiqeni kete prokuror ”Dhallen,, se eshte pjese e korrupsionit te bandes berishiane ! Drejt e ka thene
    Ambasadori Arvizu se 85 perqind e organeve te drejtesise jane te korruptuar !

    1. Albnr1 says:

      Sigurisht qe duhet larguar, dhe me kete rast Kryeministri me nje gur vret dy zogj. Provon edhe sa solide eshte shumica. Keshtu ecet ‘beso e kontrollo’!

  13. rita says:

    po pse merreni me emra qe nuk kane lidhje me MM ceshte ky Titi as ka pas firme e as ka pas vule .Tani jani gati te permendi edhe te vdekurit.

  14. Mucoja says:

    Une Mucoja jam nje nga ata gjeneralet qe mbasi me hoqen hapa gojen sa isha ne karrike beja qefin tim ,beja ca me deshte qefi .

  15. agimi says:

    redaksise cfare fjale jane kto shqip turqhisht ,huluumutuar. e shkrojtu pak me lart ne artikull.

  16. labi says:

    shume gam gam gam ja beni ju te ps ,po qe se ka prova pse se fusni brenda ,apo duhet nje cik zhurm nja 2-3 muaj dhe pastaj te shikojm dhe 5-6 muaj prokuria …

  17. Leandro says:

    Nje stuhi e papare, sidomos ne blogjet online, lidhur me procedurat per ndjekje penale te ish Ministrit te Mbrojtjes, padi e bere nga Ministri aktual. Para se gjithash dua te jap perkrahjen maksimale per znj. Kodheli, per kurajon qytetare dhe pergjegjshmerine para asaj pjese te popullsise qe kerkon ndryshimin dhe qe shpreson se dikur keqberesit do te pergjigjen per bemat e tyre. Gjithe kjo zhurme behet per dy aresye me nje objektiv te vetem. Zhurma behet nga te zhyturit ne batak, qe jane tmerruar se ndonje dite do te japin llogari. Gjithe kjo zhurme behet dhe nga ato qarqe kriminale qe nuk mund te jetojne ne kushtet e nje shteti ligjor, por duan vetem hapesira per te vazhduar te pijne gjakun tone. Objektivi dihet, te prodhojne zhurme, te krijojne imazhin se asgje nuk ka ndodhur, çdo akuze qe ngrihet behet per sulme politike, te ushtrohet presion ndaj qeveritareve ne te gjitha nivelet per t’i dekurajuar te vijojne luften kunder korrupsionit, si dhe te tulatin me tej organet e tulatura te drejtesise. Ne perfundim ruhet “status quo”, vendi te vazhdoje tatepjeten dhe banditet te mbetur pa pushtet te ruajne çifliqet e tyre.

  18. gladiatori says:

    Bravo Mimi. Je cupe kurajoze.Por te keshilloj te filloc edhe nga shtabi .psh shiko emerimet e fundit e jane bere, pas 23 qershorit.Gjunkshi beri namin duke dhene grada e emeruar komandante batalonesh sekseret e tij qe i ka patur per te mbledhur leket nga misionet paqeruajtese e nga rekrutimet. Kujdes se ndonjeri edhe po penetron dhe kerkon te haje ne te dy krahet. ka ca qe ja kane behur me emrimet e reja e jane bere drejtore qe deri dje benin be per koken e imamit e berishea. Kujdes se klani i gjunkshit eshte ende ne kembe, i ketij ciklopi te korrupsionit ne ushtri.Shiqo e vendos njerez me merita, njerez perendimor e me vizion. He me te lumte, me ne fund e gjete edhe hijenen e vjeter Shyti ne MM qe ishte shpallur monument kulture. He te me rroc.

  19. nardi says:

    …e vecante partikolare…

    gjuha jone sa e mire
    sa e embel sa e dlire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje