Ndërsa mbeten vetëm 6 ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë, tre ministra të kabinetit “Rama” ndodhen në Hollandë për një vizitë të rëndësishme zyrtare, raporton Ora News.
Në Hollandë, i cili konsiderohet si një ndër shtetet më skeptikë në qëndrimin e tij në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti.
Së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dëshmohet për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave, që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë vizitës në Hollandë, ministrat do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështje të Bashkimit Europian, ku do të tregojnë konkretisht punën e qeverisë, si dhe vullnetin e vizionin e saj, ku procesi integrimit mbetet një nga prioritetet më madhore.
Qëllimi i kësaj vizite, veç dëshmisë reale për progresin që ka bërë vendi, është edhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë, mjaft i rëndësishëm në një kohë kur vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi për statusin.
Gjatë turit të takimeve të zhvilluara në Francë, Bruksel, Suedi dhe shtete të tjera, delegacioni shqiptar i ministrave ka marrë vlerësime pozitive, çka shpresohet të ndodhë edhe në këtë vizitë.
Marrja e statusit per Kandidat ne BE, eshte nje gje e mire, por ama te mos mendojme, se pasketaj do te fillojme te hame me luge floriri.BE ka problemet e veta, sepse jane perfshire ne krizen me te madhe ekonomike qe pas luftes se dyte boterore.
Per te marre statusin qe duhet t e ishte marre me koh po cfare te besh Kur ke njerz qe jan te korruptum me mace e mi
per te marr statusin dhe per Luftuar kunder Krorrupsjonit dhe per Nje shqiperi Ne rrugen e drejt
Nuk duhet te jemi skeptike, sepse qeveria e re duket te jete teresisht e angazhuar per te luftuar krimin dhe korrupsionin dhe e interesuar per marredhenie te mira me vendet e rajonit dhe Europes.
Po normale qe do te shkojne per te kerkuar bashkepunim dhe per te raportuar per reformat, nuk merret statusi me rryshfete e me transferta bankare sic ka ndodhur deri me sot.
Puna e qeverise sic i thone nje fjale, s’do kallauz. Cdo gje do shkoje me se miri, reformat kane qene radikale dhe ministrat po tregojne vendosmeri per te plotesuar kushtet e vena nga BE.
ore ne jemi te vdekur pa BE po tani qe do behemi pjese e BE ne do vdesim fare.
HENRI, I VDEKURI, NUK KA FRIKË NGA VDEKJA!PRA SIDO QË TË JETË, MË MIRË DO TË BËHET.
ti henri je si hoxha e fshatit
jahooo,
Faleminderit per komplimentin.
O henri, po sa shume i vjeter qe je ne menyren e arsyetimit dhe ne fjalor o henri…shume bukur te eshte pergjigjur njeri ..je bo si “hoxha i fshatit.”
E dashura e Lulkes do ti takoje?
Edhe ne u marrte statusi,kesaj qeverie nuk i takon asnje merite,gjithcka qe eshte bere eshte bere nga qeveria e kaluar;rrezik keta ministra mos e sabotojne kete pune me qellim qe statusi te miret vitin tjeter e te mburren se keta i plotsuan reformat;a nuk e kuptoni se gjithcka luhet per interesa partiake e personale?Nga ana tjeter mund te mendojsh qe edhe procedimi penal ndaj ish ministrit Imami,s’eshte gje tjeter vecse nje farse se gjoja po miren masa te forta ndaj korrupsionit;nje loje qe do ta shihni kur te perfundoi ne bllof…
Po e dha Klajda … e marrim ne
Ha..ha..ha
Njeri me te paafte se kjo Klajda num kam pare. Vetem qe jemi ne nje mment te rendesishem kam degjuar te thote e kaq. Kjo eshte puna qe nga shitese te dyqani mamit behet ministre!