INTERVISTA/ Mesila Doda shigjeton Bashën: PD dështon sa herë bën llogari meskine

10 Dhjetor 2013, 15:09Politika TEMA
INTERVISTA/ Mesila Doda shigjeton Bashën: PD dështon sa herë

Deputetja flet për lëvizjet në Partinë Demokratike. Çfarë duhet të ndryshojë në këtë forcë politike dhe përpjekjet që duhen bërë për ringritjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Nga Rozeta Rapushi*

 

Mëngjesi e gjen shumë të zënë. Ka një axhendë të ngjeshur takimesh, mbledhje komisionesh. Një fjalim për të përgatitur, një aleancë të grave deputete për të drejtuar. Dhe lista do të vijonte kështu, nëse deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, nuk do të ndalonte pak të bënte një panoramë të aktualitetit në një intervistë për Revistën Klan. Për studenten e dhjetorit 90, në këto ditë festash, si “Dita e Rinisë” apo ditëlindja e Partisë Demokratike, kjo forcë politike duhet të japë shembullin e një opozite që punon për vendin dhe që nuk bllokon. Që ka kualitete shumë herë më të mira se mazhoranca dhe që di të mbrojë kauza të drejta politike. Por mbi të gjitha, duhet të refuzojë klientelizmin dhe të përqendrohet tek shtresat e saj tradicionalisht përkrahëse. E cilësuar jo pak herë edhe si “zëri kritik” brenda partisë, Doda nuk harron të theksojë se selia blu, sot në opozitë, duhet të qëndrojë larg eksperimenteve me nëpunësit që i varin edhe ofiqe partiake, larg praktikave që ja lënë partinë në dorë njerëzve që i lidh me PD vetëm interesi ekonomik. Kjo pasi PD është parti e njerëzve të lirë dhe dështon sa herë bën llogari meskine e rrudhet kur tenton ta kthejë filozofinë në matematikë. E pyetur për ristrukturimin brenda partisë, zgjedhjen e zyrtarëve të rëndësishëm si nënkryetarë, sekretarë, kryesia, etj, apo akoma më tej për zhvillimin e një analize humbjeje të zgjedhjeve të 23 qershorit, demokratja drejton gishtin nga kryetari i partisë, Lulzim Basha, të cilit sipas saj duhet t’i merret një përgjigje e hollësishme për këto çështje. Ndonëse tre muaj në detyrë, Doda nuk mund të lerë pa një vlerësim edhe punën e mazhorancës tek e cila për të ka nisur të ndihet zhgënjimi për koalicionin e bërë. Epitete si “demagog që thotë pak por flet shumë” dhe që nuk e di se ç’do të bëjë me pushtetin, për të i përshtaten tërësisht Edi Ramës.

-Zonja Doda, këto ditë janë ditë festash për demokratët, është 8 Dhjetori “Dita e Rinisë” dhe më pas 12 Dhjetori, ditëlindja e Partisë Demokratike. Si e gjejnë PD-në këto përvjetore të rëndësishme?

Së pari do duhet të analizojmë se si e gjen vendin ky përvjetor, pasi krijimi i Partisë Demokratike është një momentum që ka jo thjesht vlerë partiake, por hyn në fondin e trashëgimisë kombëtare. Është një demokraci e cila ka ecur përpara me gjithë defektet e veta, jemi anëtarë të NATO-s, kemi realizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në hapësirën Schengen. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka rekomanduar për herë të dytë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë mbështetëse dhe duket se jemi një hap larg marrjes së statusit. Pra një bilanc i mirë për Shqipërinë dhe kjo si rezultat i një pune të madhe të bërë nga Partia Demokratike në tërë këto vite. Ndërsa ne sot jemi në opozitë, por besoj se edhe kjo është pjesë e rregullave të lojës politike në demokraci. Partia Demokratike u krijua që në këtë vend të funksiononte demokracia dhe që ky vend të ishte pjesë e Evropës. Nuk mund të jetë reale mbajtja e përhershme në pushtet në një sistem demokratik, ka gjithmonë rotacion.

-Zgjedhjet parlamentare u humbën në 23 Qershor të këtij viti, por pavarësisht se kanë kaluar më shumë se pesë muaj, ende nuk po shohim një analizë në selinë blu. Kur do të bëhet analiza e humbjes?

Ky është një vendim që merret nga kryetari i Partisë ndaj do duhet t’i kërkoni atij një përgjigje më të hollësishme për këtë çështje. Sipas asaj që u tha në procesin zgjedhor për kryetarin, do duhej të kish filluar qysh gjatë muajve të verës.

-U përfol gjatë se dhjetori do të jetë muaji i ristrukturimit në strukturat e PD-së, nga zgjedhja e kryetarit të grupit parlamentar, nënkryetarëve, sekretarëve e me radhë. Kur do të nisin këto procese?

Këtë informacion e kam parë vetëm në media ndaj dyshoj fort në vërtetësinë e tij. Në optikën time duhet të jetë një proces që nis nga poshtë, pra me rinovimin e strukturave të partisë, të degëve dhe më pas në Këshillin Kombëtar, Kryesinë e sekretariatet. Thënë më qartë, nuk fillohet nga pozicionet e larta për të cilat folëm por nga militanti më i thjeshtë i Partisë Demokratike, i cili duhet të ndjehet i vlerësuar dhe i dëgjuar në PD.

-Ju personalisht do të kandidoni për ndonjë post?

Unë do të kandidoja për çdo post që demokratët do të më besonin, për çdo pozicion që ajo masë e jashtëzakonshme njerëzish do besonin se unë duhej ta mbaja dhe ta çoja më tej, por kjo nuk mund të jetë një tekë momenti personal, por rrjedhojë logjike e një karriere të konsoliduar dhe kërkesë e atyre që më besojnë votën.

-Si e shihni drejtimin e partisë më të madhe në opozitë nga kryetari i ri Lulzim Basha i zgjedhur pas dorëheqjes së ish liderit Sali Berisha? Dhe si mund të ringrihet kjo forcë politike në të ardhmen?

Partia Demokratike është forca që ndryshoi vendin dhe që ngriti struktura të menjëhershme qysh në vitin e parë të ekzistencës së saj. Kjo e bën këtë forcë politike, një parti që ka në bazën e saj ideale dhe antikonformizëm. Pa u dhënë njerëzve arsyen e afrimit të tyre në Partinë Demokratike, dhe kjo arsye duhet të jetë larg interesave të momentit dhe qartësisht qasje idealiste politike, nuk do mundemi ta bëjmë PD një forcë fituese. Do të duhet të japim shembullin e një opozite që punon për vendin, që nuk bllokon, që ka kualitete shumë herë më të mira se maxhoranca dhe që di të mbrojë kauza të drejta politike pa u trembur dhe që di t’i fitojë ato, duhet të tregojmë veçanërisht që refuzojmë klientelizmin. Shtresat tona tradicionale përkrahëse, të persekutuarit, ish-pronarët, të rinjtë dhe të rejat, brezi i ish-studentëve të dhjetorit, do duhet të jenë pjesë e rëndësishme e strukturës që duhet të ringremë. Larg eksperimentet me nëpunësit që i varim edhe ofiqe partiake, larg praktikat që ja lënë partinë në dorë njerëzve që i lidh me PD vetëm interesi ekonomik. PD është parti e njerëzve të lirë dhe dështon sa herë bën llogari meskine e rrudhet kur tenton ta kthejë filozofinë në matematikë.

-Cilësoheni si një zë i fuqishëm brenda Partisë Demokratike. A mos po krijohen fraksione brenda kësaj force politike me largimin e Berishës nga drejtimi, apo bëhet fjalë për kritika të shëndetshme brenda saj?

Partia Demokratike do ketë gjithmonë zëra ndryshe! Do të duhet, është e shëndetshme të ketë njerëz që e mendojnë ndryshe, por fraksionimi do e dobësonte ndaj nuk besoj se kjo do të ishte e shëndetshme për konceptin e strukturës së saj. Përsa më përket mua, mos dyshoni! Do të vazhdoj të kem mendimin tim, dhe do vazhdoj ta them atë me zë të lartë! …Demokratët i vlerësojnë njerëzit e vërtetë.

-Si i vlerësoni tre muajt e parë të qeverisjes së majtë? Për mendimin tuaj, a do të funksionojë koalicioni PS-LSI? Një parti që në fakt pak kohë më parë deri në fillim të këtij viti ishte me PD-në në pushtet.

Më krijohet përshtypja që ka një zhgënjim edhe tek ata vetë, edhe tek vetë maxhoranca. Tashmë kryeministri ka filluar të flasë si një demagog i vërtetë. Flet gjatë, thotë pak, flet çdo ditë në media, të gjitha shenja jo të mira për një personazh që tenton të japë një figurë kryeministrore moderne. Edi Ramës duket sikur i ka ngelur në dorë një gur i çmuar me të cilin nuk di as vetë se ç’do ta bëjë. Pasi kënaqi ambicien e vet për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë se “kish frikë nga vdekja”, tani nuk di çfarë të bëjë më me jetën…krijon hendeqe financiare…çfarë të them, ato janë gremina financiare pa kuptim, bën emërime me oborrin e miqësive personale dhe lë pas dere socialistët. Po ashtu futet në afera të pakuptimta ekonomike, diplomatike, ngatërron fqinjët, ngatërron rajonin, krijon keqkuptime superfuqish dhe siç thotë i madhi Dritëro: Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur, ….. një vend e çmend! Ky është rasti që sëkëlldis edhe më gjerë.

-Prej pak kohësh jeni kryetare e Aleancës së grave deputete. Cilat janë synimet e kësaj aleance të re?

Zonjat e Parlamentit, kanë vendosur t’i thonë “JO” hegjemonisë së burrave në Parlament. Kush beson se politika do vazhdojë të mbetet domen i burrave e ka gabim, kush mendon që kjo është botë e burrave dhe gratë mund të fyhen, dhunohen, dënohen dhe burrat janë edhe padronët përkatës, do duhet të ndryshojë mendje. Tre janë fokuset kryesore të punës së kësaj Aleance: Rritja e numrave të grave në politikë dhe vendimmarrje, do duhet të jenë 30% si shifër reale deri në legjislaturën e ardhshme. Po kështu, është fuqizimi ekonomik i gruas duke krijuar kushtet për uljen e pabarazisë në pagesa dhe dhënien e kredive të buta dhe granteve për gratë në zonat rurale, veçanërisht për gratë në nevojë dhe kryefamiljare dhe ngritja e një sistemi institucional në përballjen e fenomenit të dhunës në familje. Është një sistem që duhet të nis qysh me detyrimin ligjor për të sinjalizuar nga mjeku apo arsimtari, deri në monitorimin e vendimeve gjyqësore të cilat shpesh paraqiten me dy standarde, të rrepta për gratë dhe tolerante deri në absurd për burrat që i marrin jetën grave apo vajzave të tyre. Në këtë vend ende gruaja e ka të nevojshme të jetë pronësi e dikujt; të kalojë nga qenia vajzë e babait, në grua e burrit apo nënë e djalit….kusht i domosdoshëm i këtij primitivizmi është të ketë një padron! Ky është realitet që duhet të ndryshojë! Gruaja është qenie e barabartë në dinjitet me burrin sepse Zoti e krijoi si të tillë. Ne duhet të krijojmë kushtet për një përballje institucionale, ligjore e kulturore të fenomenit.

-Pak ditë më parë, në 29 nëntor në homazhet e kryera në varrezat e dëshmorëve binte në sy një foto e diktatorit Enver Hoxha pas krahëve të kryeministrit Edi Rama. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Fenomeni është tejet i rëndë dhe ajo që e bën akoma më të shëmtuar është fakti që deri më tani nuk kemi asnjë denoncim zyrtar nga kryeministri i vendit. Do ju them një fakt pak të njohur për publikun. Të pasnesërmen e ditës që kisha mbushur 20 vjeç ,unë hyra në një grevë urie për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës, sot në prag të 20-ave të tim biri dhe me këtë dua të them të krijimit të një brezi krejt tjetër që nuk ka jetuar asnjë ditë në diktaturë, fantazma e diktatorit shfaqet frikshëm në ceremoninë zyrtare të festimit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë. Do duhet t’i mësojmë këtij brezi plagët e të kaluarës, t’i mësojmë që fakti se jemi akoma prapa shteteve të tjera në Evropë është falë këtij monstre njerëzore Enver Hoxhës, do duhet t’i mësojmë që antikomunizmi nuk është kulturë urrejtjeje por kusht “sine qua non”, për të ecur në rrugën e zhvillimit, për ta dashur këtë vend të zhvilluar, larg gjuhës së dhunës dhe drejt një progresi ekonomik e përmirësimi shpirtëror e emocional. Pikërisht për këtë duhet ta dënojmë së bashku të djathtë e të majtë të kaluarën diktatoriale komuniste, do duhet t’u mësojmë të rinjve se historia ishte e egër, e pamëshirshme, e ligë, por mbi të do mund të çelim një kapitull të ri, një stinë vlerash bashkëjetese, paqe e dashurie. Kjo bëhet vetëm duke i thënë të vërtetat e mëdha, dhe duke i pranuar krimet e të kaluarës e gjithë klasa politike e bashkuar. Duhet bërë në emër të së ardhmes.

*Revista Klan

38 komente në “INTERVISTA/ Mesila Doda shigjeton Bashën: PD dështon sa herë bën llogari meskine”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooo Çimi jam…Me(n)sila
    Nuk e di pse nuk me ben asnje lloj pershtypje cdo lajm nga ty, edhe pse paske ca opinione ndryshe keto kohe.
    Do doja edhe nje opinion nga Keli…
    Nejse te presim e te shohim, se thone qe dardha e ka bishtin mbrapa….
    Alooo Çimi isha…Me(n)sila

    1. Gim Qordja says:

      Ouuuuu,
      e paska kthy pplaken ene Klani Yuej???????
      http://goo.gl/3ZRw9S

      1. blero says:

        Deputete te pafytyra si Mesila e si te tjerat jane ato qe nuk kane ideale po qe shkojn vetem pas karriges e kto levizjet kshu tregojn se po behet gati mesila te gjej ndonje vend ktej nga qeveria po ste do kush ty moj jo

        1. Bero says:

          Nje none Mirditore ka veshur fustan te kuq MINIFUND qe ta nderseje Vinin ne piken e tij te dobet e qe ky pastaj t’i jape ndonje Karrige :).

      2. Gopisti i NSHRAK-ut says:

        O Gim,
        Per ate pune eshte Gopi;
        Te thyeje … pa dallim feje, krahine, ngjyre, ideje ?

      3. fl says:

        Shif mer sa seksi Mesila tek kjo foto. Sa i shkoka e kuqja…

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

          @fl
          E KUQJA DO FITOJE ?

        2. Fatmir says:

          uuuaaaaaa moj sila sa bukur je veshur,je kombinu me kolltuqet…nashti llagapin do ta veme “sila kolltuku”!!!!!!!!!!

    2. Skypion says:

      Thuhet per politikane te se djathtes,qe ishin dhe jane shume aktive ne debate,se jane “skiftere” betejash politike televizive – ne analogji me kete,kjo zonja,Mesila Doda,i bie te jete nje lloj sorre apo laraske debatesh televizive.
      Une per vete kete mendim kam patur,dhe kam per kete femer fjalamane qe i llap gjuha para mendimit.
      Kjo zonja,apo sic e quante Mero dhe komentuesit e tij,”Mesila e palmes”,ka qene ,deri ne 23 qershor,nje nga femrat me aktive ne mbrotje te politikave te PD-se; sidoqe te ishin ato, te drejta apo te gabuara, kjo llapaqene do t’u bente avokatine(e leshit).
      Shkurt,kjo ishte misherimi i politikanes femer te berishizmit,ashtu sic ishte i ndjeri Olldashi(edhe ky deri me 23 qershor) mbartesi kryesor i berishizmit,ne te gjitha kuptimet qe i japin ketij termi berishofaget.
      Mirepo,me 23 qershor humbi PD;dhe sorra e dikurshme berishiste,papritmas po kerkon te shfaqet si nje dallendyshe e nje “pranvere” ne PD! Njeriu i shkret rri e shikon i cmeritur kete transformim spektakolar te Mesiles se Palmes!
      Transformime te tilla ne te berit politike deshmojne sesa te neveritshem/e jane shume nga politikanet tane,qe e ndrrojne pllaken sipas llogarive e interesave personale.Berishistja llapaqene e dikurshme,sot na shtiret si demokratja e panjolle!
      (Sa per statistike,ata qe bejne te tilla kapercime,jane nder me te zellshmit ne te sherbyerit e padronit te cilin e tradhetojne,kur nuk i vete puna mbroth.)

      1. -homeri- says:

        —edhe MERO ne gazeten e tij , po na cfaqet nje tjeter me kete MESILEN –para 23 qershorit vendoste nje fotografi te saj me nje xhubot si fshatare , e tani na i nxjerr me minifund te kuq–na ndodh e njejta gje qe ndodhi para 4 vjetesh me KACIN –mundoheni kote qe ne komentuesit te ndryshojme opinion , ai qe eshte i pa moralshem nuk behet kurre me moral—ajo , MESILA sipas MEROS mund te jete e afet edhe per km. , po un nuk do ta harroj kuuuurr, shprehjen e saj per 21 janarin—ne se do protestoni do ju varim te palma , e pra kjo eshte MESILA e vertete , kjo e sotmja eshte finte Mesila

    3. tropojani says:

      cfare shtepie……. !!!! Parate e pukjaneve besoj jane investuar dhe ketu. kam 15 vjet ne emigracion, kam dhe pune te mire dhe nuk kam nje shtepi si kjo.

      a duhet te them – bravo o qofte kesaje torovoleje apo jazek…..??

      nje gje vetem O EDI RAMA – ME BAJ TE NDJEHEM KRENAR PER SHTETIN SHQIPTAR , eshte boll

    4. Populli says:

      Po vilen tek kodra e diellit qe kushton 300 mije euro, me cfare e bleu kjo???!!! Sikur te mbledhi paret qe nga “levizja e dhjetorit” qe tani po ngjason me “tetorin e kuq” bashke me paret qe merr borxh dhe nuk i kthen ai capaculi, burri me letra, a behen dot nje shpi ke pazari i ri dhe nje shpi ke kodra e diellit????!!!!
      Jam e sigurt ke per t’i bere paret ilace o zogu demagog, “qe vec goja te punon” ne te gjitha kuptimet. Ti do te shash Berishen tani, por sigurisht pasi hengre dhe u trashe, si lart edhe poshte gjate ketyre 8 viteve dhe kuptohet edhe 4 vite me Ilon (deri sa te kapi Mona).

      p.s
      s’i ke lene gje mamit…………

  2. Katili w says:

    Shif se cfar shtpish kan politikanet shqiptar tash!
    E car lesh diktatori i shte enver hoxha,kur shtpija e tij dukej si kasolle me tulla,ne krahasim me vilat e politikanve te dotem “antidiktatorjal”
    Ku i gjeten paret kta?
    Me rtogat e punes !!?
    Jo
    Me krim.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Kjo zonja ka nje palme perpara kryeministrise qe e perdor per te bere para.

  3. skelari. says:

    mobilim me pa shije zor se gjene. ku vete leku thuaj

  4. Englishman says:

    Pu pu pu cfare kitschi gjithcka, po zaten katundareve u duhen shekuj te behen qytetare.

  5. Tirona says:

    “Dreqja”, nuk e dija qe qenka kaq e bukur, e paskom shajt kot, apo kjo bukuri po i vjen pak nga pak ngaqe ka fillu me qene nje opozite e vogel brenda PD. Mesila, qe te bohesh me e bukur shkeputu nga ajo Parti dhe afrohu te e Djathta e vertete …..

  6. O “KATILI W” KE MEN APO FLET ME BYTHE,KUR SHQIPETARET GATUANIN NE HALE ME FURNELE VAJGURI,ENVER SUMA KISHTE VILE ME 20 DHOMA SI AJO E DINASTISE KISHTE BLLOK(JO AI I LIKE KRRABES)KU EDHE ZOGJTE NUK CICERONIN.TI ME DUKET SE RRIKE AKOMA NE PARAFRABRIKAT NE LAPRAKE OSE KEDALE TASHTI NGA BURGU.SKA NJEL KATUNAR PA BO VILE 2 -3 KATSHE.

  7. rilindje ! says:

    Katili w,
    kur diktatori,sipas teje,se paska pas gje shtepine,merre me mend si i ka pas poppulli.Krahaso pallatet e vilat e sotme ne cdo ane te vendit,me kotecet e kohes se Enverit tend,pa permendur se nje pjese e familjeve jetonin dy tre kurora ne nje hyrje nje dhome e nje guzhine,le pastaj paisjet shtepijake si ishin e si jane.Kjo eshte demokracija,o katil,te mbetet e vetem te hapesh syte mire dhe te bejsh krahasime te drejta.

  8. z. doda, dukesh se je bije e berishes, e keshtu I bije te jeshe stermese e enverit, spse berisha eshte bir I enverit. sipas jush historia e shqiperise fillon ne diten qe hyri mesial ne greve urie me argiten dhe djali yt qe paska linde ne at fillim te 90-es duhet mesoje vetem historine qe kane krijuar berisha e mesial. deshe e s’deshe ti, saliu e argita ne shqiperi eshte bere nje lufte nac-clirimtare dhe eshte fituar nga populli shqipetar dhe bijte e tije me te mire e trima kane shkruar emrin me gjakun e tyre ne faqet e ndritura te lavdise shqipetare. bile pas lufte jane hape rruge, shkolla, universite jane ndertuar edhe disa hidrocentrale e shume gjera te tjera, duhet te pyesesh prinderit per kete. gjate kesaj kohe te pas luftes jane bere edhe gabime e faje te renda per te cilat eshte fole e do flitet. enverit I del emri ne kete lufte e paslufte. biles partine e enverit e keni pase aleate per te zgjedhe lulin e berishes kryetar bashkie. desha te pyes dicka, c’bere per masakren e tivarit ke qene e ngarkuar nga I madhi berisha, apo nuk ke bere gje se nuk di asgje nga historia para 90-s.. skenderbeu, zogu e mesial jane dretuesit e kombit. I pari mbahet mend per mire e nuk harrohet, I dyti mbahet mend per keq e nuk harrohet. te na rruash mesila per te miren e pd-se e saliut.

  9. Ben Chicago says:

    mesila te var te palma prandaj kujdes

  10. Aleksander says:

    Esht e kot t besh koment. Men sila t var te palmat

  11. Fillove te kakarisish Mesila,ta bene rryp sup ata te demokratikes prandaj po shan Edi Ramen.Asgja nuk fiton me keto sharje.Edi Rama ashte i vetmi qe mund ta nxjerre vendin nga bataku ku ju e futet per 8 vjet.Ndoshta ti nuk do t’i provosh ftoftesine e hekura ne biruca por shoket tuaj ministra e drejtor do t’i provojnense boll kane vjedhur e abuzuar me leket e popullit te varfer.Ju te PD asgja nuk ju pelqen tek Edi Rama,kete e din edhe ai prandaj ju tha ne Parlament se “ju ne opozite keni te drejten e fjales e na ate te pune “.Vazhdoni te kakarisni,per ate pune paguheni.

  12. Vera says:

    Po, Katil, dhe janë aq të paturpshëm sa na e demonstrojnë hapur e gjithë arrogancë lluksin që kanë vënë me paratë tona – me pasuritë e zhvatura të këtij vendi.

  13. Lushe says:

    Perpara EDI RAMES ,ne intelekt oratori apo veprime ti je nje cimke qe pickon.Prandaj relaxohu ne ate dhome qe se kishte as” Sianuku” se po te qe per ty dhe bashkeudhetaret e tu Tirana edhe sot e kesaj dite do ishte “KANDAHAR”

  14. mira10 says:

    Mesila e ndërron partinë sa herë ndërrohen pushtetet.Së bashku me Kelin kanë vendosur të mos rrijnë në opozitë, por t’i afrohen mazhorancës së sotme për të ruajtur fitimet e bëra si edhe për të gllabëruar ndonjë llokmë tjeter. Ta shihni kur të vejë tek Iliri. Politikanë të neveritshëm!

  15. shtetari says:

    Silla della Palma ku e ke litarin per Ministrin Tahiri apo e mban per ndonje nga te perbrendshmit tani – mire e ke te duhet ndofta edhe per “demin” tend…

  16. dap says:

    Eshte e vertete qe sot ka shume vila,por ne shumicen e e cative te tyre,kendon qyqja.Vilat e sotme jane investim droge e prostitucioni!Vilat nuk behen me pune te ndershme.

  17. baci says:

    Po plako ,nuk mbahet dot gjithe ai loks po nuk e perdore me efikasitet gjyshin (placken) dhe andej nga vjen kjo zonja ,e perdorin prej kohesh

  18. albani says:

    Mesila i nderron partite sa here qe Saliu nderron breket. Kur Saliu vesh breke te kuqe, kjo behet socialiste, kur Saliu vesh breke blu, behet palmiste, blu, berishiane si vete Berisha. Ajo qe une di me siguri eshte Saliu i ka bere aq te pasur keta derra, sa tani nuk kane nevoje as<per Saliundhe asper sandrin, se e kane nuatur se Saliut mund t'i ndodhe ndonje "gjeme" (qofte larg), qe te kaloje ca kohe ne qelite e ftohta te ndertara ne kohen kur ky ka qene sekretar partije i PPSH, dhe kur i merrte ere mutit dhe shurres se EnverHoxhes. Prandaj, mos u gezoni me kot, se as Mesila dhe as Olldashi nuk mund te perballen me Sali Zeher Berishen, perbindeshin e Vicidolit!

  19. polisi. says:

    a mesila sa evarfer qe qanke….

  20. teodori says:

    Sikur ka hequr dore nga varjet dhe zullumet e tjera tek palmat e Kryeministrise,duket si me e zbutur ne fjalor.Ma merr mendja po pregatitet te zevendesoje Olldashin .

  21. opinionisti says:

    melisa edhe ti nuk i ke duart e pastra,prandaj do presesh edhe pak kohe . Do ta shikosh qe ste kan lene ne hares. o doda, pozo edhe ne profil, tani per tani.

  22. shqiponja says:

    Moj Mesila nje pyetje kam per ju. Ku i ke gjetur parate per llojin e viles qe ke???!!!!Ne i dime sa te fuqishme dhe cmund te bleje rroga e nje politikani shqipetardhe nje punetori. A nuk ju shqeteson ju kjo? Kur popullin e keni lene aq te varfer ju krekoseni me arritjet personale ne kurriz te ketij populli qe ju dha besimin.Une e kuptoj qe pozicioni qe ke te ben te kesh nje nivel me te mire se punetori i zakonshmem ,por do te thosha ka nje disnivel te thelle midis cfare keni krijuar per veten tuaj jupolitikanet tane dhe populli i varfer qe nuk mbyll dot muajin.Kjo eshte shqetesuese.Ku eshte burimi financiar i ketyre pasurive qe zoteroni?????Po ju a leme kete ne ndergjegjen tuaj nese keni nje.Edin mos e shaj se te pakten ai po punon per popullin e tij.Ai qe punon dhe gabon,por jo si 23 vjet nen sundimin tuaj qe vetem shkaterruat vrate ,persekutuat kush dilte kundra jush,varferuat ne kokcke popullin. Do benit mire ti benit nje analize gjithe punes tuaj qe te kuptoni ku jeni.Mjaft me ju e deshem demokracine po jo versionin tuaj te shemtuar qe ky vend se ka pare ne gjithe historine e tij.punoni te gjithe bashke per te miren e vendit moj Mesila mjaft me ndarje dhe ndasi qe ne kohen e Enverit e deri tani. E shikoni si e keni ndare vendin me politiken e shemtuar nuk them vetem per partine ku ju aderoni. Te gjithe te majte e te djathte. Kujt i sherben kjo???Une jam me i miri dhe ti je armiku jo moj jo ndalni kete revansh me i miri do jete ai qe i sherben, kujdest dhe con popullin e vendin perpara. Eshte e pafalshme dhe toleruese ku eshte katandisur shqiperia vend i mrekululushem gjeografikisht me njerez jo te afte politikisht per ta udhehequr. Lereni qeverine te punoje . Behuni tolerante dhe ne rast se ata nuk i pergjigjen detyrave per te cilat u zgjodhen te lene vendin pse jo. Por deri atehere le tu japim nje shans.Le ti leme te punojne. Koha do te flase me mire se une e ju.

  23. kapteri says:

    Pa u heq saliu dhe lul basha PD s’do marre kurre pushtetin, duhet nje largim i gjithe atyre qe rrine sot ne pd dhe te hyjne te rinj te paperlyer me pare me Korrupsionin e PD, vetem keshtu mund te merret pushteti nga PD.

  24. njoni says:

    hajde shpi hajde. o me gojore o me vjedhje se me pune shteti nuk ble dot as breke…..

  25. Ana says:

    Mesila nga surati dhe e folura me ngjet me nje sekretare partie qe kishim ne pune dhe me prish humoron sa hère qe e shoh, megjithate te them moj Mesila bej kujdes se sala te vret dhe i ben zarar familles se per ne nje PLERE me pak ne politike.dhe mos kalo nga palma….SALA TE VRET!!!!

  26. Sala says:

    Mos i beso fjaleve,por po ma bere borxh e hengre dhe ti,Lulin mos ma trazo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje