Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, flet për emisionin “Studio e Hapur”
Bisedoi: Eni Vasili
Zoti Agolli, mirëmbrëma dhe faleminderit që na pritet në shtëpinë tuaj.
Faleminderit ju që erdhët.
“Studio e Hapur” publikoi një javë më parë një letër të disa figurave të njohura ku bënit pjesë edhe ju,përmes së cilës bëhej thirrje publike për faljen e Nazime Vishës. Çfarë ju shtyu të ndërmerrnit një nismë të tillë?
Kjo nismë erdhi nga Ismail Kadareja dhe u firmos nga disa njerëz të kulturës dhe të artit. Unë mendoj që njerëzit e kësaj kategorie, por edhe të tjerët, do ta kishin menduar këtë, por kanë hezituar për ta shprehur ose përpunuar si një deklaratë për këtë ngjarje tronditëse që ndodhi me Nazime Vishën, por që ka ndodhur edhe me të tjera, por kjo ishte me tronditëse. Ai nuk i vodhi një pasuri, para, por i vodhi gjënë më të çmuar dhe ia mori nëpërkëmbë këtë gjë, fëmininë. E di ç’do të thotë të vrasësh fëmininë dhe jo vetëm kaq, por edhe të tjerët institucione të drejtësisë dhe të tjera shkuan shkallë– shkallë ia prishën rininë, ia burgosën. Unë mendoj që institucionet tona të drejtësisë duhet të mendohen mirë. Nuk e kam këtë vetëm nga ana ime. Këtu në shtëpinë time vijnë shumë njerëz dhe rastësisht kur jepnit juve emisionin, ishin tre- katër miqtë e mi dhe dëgjuan, dhe nuk flisnin fare, megjithëse e dinin historinë e saj dhe të gjithë menduam për rininë e saj, dhe po kështu menduam pse të mos falet nga drejtësia pa ndërhyrë në kompetencat dhe punën e saj. Megjithatë edhe pa ndërhyrë nuk është gjë e drejtë, sepse shoqëria është më e madhe se sa pesë- gjashtë nëpunës, kjo shoqëri ka krijuar këtë institucion dhe ka të drejtë të kërkojë moralisht apo jo.
Ka pasur disa polemika edhe në shtypin e përditshëm, por edhe në rrjetet sociale, dhe në përgjithësi opinionet janë të ndara, ka që mbështesin 100% këtë nismë, por ka të tjerë, të cilët thonë megjithatë qoftë edhe një jetë e dhunuar, a mund të përligjet vrasja, a mund të falet një vrasje, cili është mesazhi që japim, duhet të falim të gjithë ata që vrasin?
Ky është një mendim që ka ndokush, por rastet nuk janë të njëllojta dhe nuk mund t’i barazosh, si do ishte kjo vrasje njëlloj si një vrasje tjetër për një marrje haku apo për një vjedhje dhe për një gjë. Nuk janë njëlloj vrasjet, prandaj ato duhen seleksionuar të gjesh të vërtetën e plotë të këtij veprimi.
Të gjithë atyre që e kanë parë me skepticizëm letrën tuaj, që bën apel për drejtësi për Nazime Vishën, çfarë do t’u thoshit?
Unë do të thosha një shprehje të ungjillit që njihet që është “faljua o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë”. Vetëm kaq.
A mendoni se në shoqërinë tonë ka ardhur koha që institucioni i faljes apo edhe humanizmi të ndjehet pak më shumë? A jemi ne pak si shumë agresivë me njëri-tjetrin dhe sidomos me femrën në këto kohë, pse po ndodh kjo?
Po ndodh për disa arsye, njëra për shkak të varfërisë së madhe të popullit të thjeshtë, që përbëjnë pjesën më të madhe të shoqërisë, nga vetë institucionet shtetërore, që nuk veprojnë, që korruptohen, që nuk marrin vendime të drejta dhe prandaj bëhen këto. Por ka edhe një arsye tjetër, që njerëzit janë larguar nga libri, nga kultura, nuk lexojnë, nuk hapin librat, por vetëm shohin dhe dëgjojnë, është një kulturë që nuk merret nga faqet e librit. Fatkeqësisht kjo sjell edhe tragjedi, është një gjë nxitëse për këtë gjë.
Ky lloj agresiviteti ndaj femrës shqiptarë zoti Agolli është diçka që ke ekzistuar dhe ne nuk e dinim apo është një fenomen i ditëve moderne?
Nuk ka qenë kështu, nuk i ka vajtur kujt në mendje mbase atëherë ka qenë edhe frika, ndoshta dëshirë kishin, por kishin frikë se kishte ligje të tjera.
Edhe krimi në familjet shqiptare është bërë shumë shqetësues zoti Agolli?
Po, por ato kanë një karakter më shumë ekonomik, sepse nuk gjejnë rrugëdalje.
Zoti Agolli, a duhet sidoqoftë shoqëria shqiptare të emancipojë vetveten duke folur dhe duke pranuar të flasë për tema të tilla të mëdha, qoftë për dhunën brenda familjes, përdhunimin e të miturve, por edhe për fenomene sociale që ndodhin përditë, të mos ketë frikë, turp të flasë, dhe sidomos modele të tilla sjelljeje siç ishte letra, të përqafohen edhe nga persona të tjerë, që kanë zë për të ndryshuar fate të trishta si ky i Nazimes?
Duhet më shumë njerëz të flasin për këtë gjë dhe të zgjerojnë mendimin edhe për të tjera gjëra sociale. Kjo temë që po flasim ne ka mundësi për t’u zgjeruar brenda saj, është njëlloj si një pellg me ujë, ku hedh një gurë dhe hapet vala e parë, pastaj rrathë –rrathë dhe bëhet.
Qeveria e Edi Ramës ka përfshirë në kabinetin qeveritar, dhe jo vetëm aty, por edhe në institucione të tjera, shumë emra femërorë. Mendoni ju se kjo mjafton për të zgjidhur dhe për të sensibilizuar për problemin e gruas në Shqipëri?
Kjo është shumë pozitive sepse respektohet gruaja dhe arrijmë tek ajo që të ketë një barazi, në mos barazi, një shumicë grash që te drejtojnë institucione, ministri, që të jene kryeministre, presidente siç ka në disa vende, por dhe në vende të tjera janë të rralla. Është pozitive, duhet të ketë më shumë gra në funksione të rëndësishme. Megjithatë kjo duhet provuar si do të dalë. Por unë mendoj që disa janë mjaft të përgatitura dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm.
Cila është e keqja më e madhe që ka shoqëria shqiptare sot?
Nuk ka vetëm një të keqe, por ka shumë. E keqja më e madhe që mendoj unë është ndërrimi i administratës sa vjen një qeveri, heqja e të gjithëve që nga roja, shoferi. Unë u plaka, jam 82 vjeç dhe gjithmonë ka ndodhur kjo, herë e plotë, herë e pjesshme. Kjo është e keqja më e madhe sepse nuk i lë të formohen njerëzit, të mësohen me drejtimin e një gjëje, prandaj nuk formohet një administratë e kulturuar dhe profesionale me militantë, dhe kjo krijon dhe korrupsionin, sepse ai nuk vjen nga qielli. Kur them administratë, kam parasysh edhe drejtësinë, dhe pse quhet e pavarur, dhe gjithë hallkat e tjera. Kjo është ajo plaga më e madhe e shoqërisë sonë.
Tani, pas rreth nje cerek shekulli, u kjthellua per problemin me te madh te shoqerise nje nder figurat ‘e ndritura’ shqiptare – tarallaku me i zgjuar nder tarallaket e tjere!? ha…..ha
problem me I madh I shoqerise shqiptare eshte “kur ja fusin pordhes me top patriarket si puna jote”
ore dritero agolli,kot nuk thojne se kur plakesh pjerth nga mend,,sa per administraten fatos nano te vetmin gabim qe beri ( per mendimin tim )kur fitoj votat 1997 nuk beri ndonje pastrim administrate dhe ai gabim e largoje nga politika njehere e pergjithmone pianecin nano,,dhe ajo asministrate qe ai toleroi se ishin te gjithe militantet e sales e hodhen edhe nga pushtetit duke ja kaluar sali berishes per te dyten here mbas 1997 qe te realizonte planin serb,,shkaterrimin total te atdheut tone,,nanoja ne ate kohe sa po mori pushtetin tha,,un nuk merrem me hakmarrje,,keshtu qe administrata e atehershme nuk pati ndonje levizje te theksuat,,pervec disa te paafte fare qe ishin nul,,pastrimin mor njeri jasht tokesor ne administrate e filloje dhe e perhapi saliu qe nga viti 1992 kur ishte president dhe deri para tre muajsh kur humbi qeverine,,asnjehere nuk fole per qeverine bastarde te demokrateve qe gjithmone e kane mendjen sesi te rrezojne qeverine qe eshte ne pushtet,,keshtu mbylle ate goje te qelbet dhe rri ne pleqni me ate pensjon te qelbet qe te dha demokracia dhe mos u shkallo aq shume se po te heqin vizen si plak i rrjedhur,,nqs do te kisha LIVE ne ndonje emision TV,,do te beja vetem nje pyetje,,si ka mundesi qe te gjithe shkrimtaret ane mban botes jane te pasur ne financa dhe ne moral,,kurse ti ke ngelur si alabak rrugve,,kjo do te thote se ti nuk je i afte per asgje dhe jo me te na besh derr der kohet e fundit neper TV..
Loni ty të paska mjegulluar Truri sigurisht çdo fillim ka edhe mbarim ashtu edhe Qeverit me votë të lirë ndrrohen por Administrata nuk ndrrohet ne shtetet Perendimore tash Fitoj Edi radhen që vjen Populli e vlerson ndoshta Fiton Basha Administrata jet ajop që ësht.
Agolli,me sa duket nuk e paska problemin tek punesimi i te afermeve,por tek ruajtja e vendit te punes se tyre.
Ka patur “difekt” ne audio,prandaj s’ja kemi degjuar zerin per keto probleme.
Pse se ke hapur gojen dhe me pare, kur pushteti I meparshem ndryshoi dhe pastruset e rojet e objektit dhe vazhdoi me spastrimet ne administrate deri ne fund te qeverisjes se tyre.
Strukturat nuk nderrohen nje here ne kater vjet por vit per vit. Problemi eshte kur struktura ndertohet e qellimshme per te larguar njerez te padeshirueshem. Eshte bere e tille 23 vjet rresht sepse nuk ka pasur fare programe dhe mbushej administrata si me pula fushe…
Foli dhe shoku Zylo.
E dha nje mendim si Mitro Karapitaqi.
Kur flet dhe surrati jot per problemet e shoqerise ne kte vend ,
mos duroft me salia .
Ne do kishte nji problem ne kte shoqerine shqiptare ,eshte ai sepse ky popull kjo shoqeri ska nji Idhull ,qe do te thote per njeriun e drejt ,te shquar ,me karakter ,inteligjent dhe i preokupuar ne problemet serioze te vendit jo per kohe fushate , (para se te vdes te thot dy fjal ne interes te ktij populli ) pththththththththth .Ky popull ka patur e ka nevoj per njerez te vertete e surrat sumash si ty.
Ky popull e shoqeri ka nevoj per ata artiste apo njerez te shquar te ktij vendi ,te cilet i sherbejn me ndershmeri interesave te ktij vendi dhe popullit te tij .Ti e shoket e tu i keni sherbyer vetem interesit tuaj dhe ju jeni nji nder shembujt me te keq per cdo te ri ne ate shoqeri . Mbylle ate hale e mos e hap me o qelbs i keq ,bashke me ate gjysllyqen tjeter se mender nji mut jeni qe te dy. Ju skeni asnji vlere njerezore asnji ,jeni personaletitet me pa karakter qe ka ajo bote me shumicen si ju servile ,shanlepires ,katundar ,etj etj C’te thuash ty more plakush ,ti konkuron per nga karakteri vetem me sali berishen .
E mo Dritero e pe qe kali kishte ngordhur me vakt se tine ne stalle jetonje dhe ti bere Tellalin me ze te larte ne Kongresin e zise : Kaaaaaaali ka ngordhur bre , akoma do ta qajme ? ai po mban ere e do groposur , si ate mot edhe sot jy po nje avaz , e ke ndrequr gjinen tende , pse llafos si kodra pas bregut ? ben mire ti shijosh ate pak kohe .
PROBLEMI ME I MADH I SHOQERISE SONE ESHTE SE BOTA NA KONSIDERON AKOMA SI NJE FIS AFRIKE BYTHAJSHTE ZULU.
Kete gje duhet ta kuptoje me ne fund edhe Kryetari i Lidhjes se shkrimtareve te Kohes se Qepes dhe te marre persiper mekatet e tij si komunist i bindur i Enver Hoxhes dhe te binde Edi Ramen qe t’u kerkoje falje publike shqyptareve per krimet makaber te Partise se Punes si Partia Meme e Partise Socialiste si nje shenje morali e RILINDJES se shpallur prej tij. Pasi te kete bindur Edi Ramen per kete falje publike Dritero Shkrimtari i realizmit socialist do te bente mire qe ta vazhdonte kauzen e demokratizimit te Partise socialiste dhe te bindte Edi Ramen qe te nderronte edhe emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit” sepse u kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes dhe te jete nismetari i fshirjes se PIRAMIDES se turpit dhe REZILIT ne mes te tiranes qe edi Artisti kerkon ta rehabilitoje me LEKAT e mjeraneve qe e zgjodhen per tjeter gje.
Prandaj ne kete sens nastradini don te fuse nje shkrim te tij qe ka te beje me nje ngjarje tjeter dhe me nje vend tjeter, por mjaft te ngjashme me vendin tone dhe fjala eshte per Kroacine Mike qe amerikonet po i ferkojne koken me lutje te shumta me politkese dhe debulese te jashtezakonshme per tí dhene leje qe te asgjesojne LHL-te e Asadit ne ujrat e saj territoriale dhe kryeministri kroat ne dallim nga Edi Yne Gjatoshi i ka thene qe do te pyese popullin fillimisht.
SHQYPNIA DUHET TE MESOJE SHUME NGA KROACIA.
Nje shkrim nga nastradini per ata qe mendojne me koken e tyre.
Pse SHBA-s dhe Sekretari i shtetit John Kerry nuk guxojne tí propozojne Kroacise disllokimin dhe asgjesimin e LHL-ve te asadit ne territorin e tyre, por kane lene te hapur vetem variantin per asgjesimin e tyre ne det te hapur ne luftanije amerikane? Bile edhe per kete veprim kryeministri kroat Zoran Milanovic kerkon mendimin e sovranit ne vendin e tij ne dallim nga kryeministri yne Edi Rama qe i kishte “qepur”gjerat ne terrin e nates me Avrizune per te bere servilin e John Kerry-it ne ambicien e tij per cmimin NOBEL per paqe. Ha pra pse nuk guxojne amerikanet tí propozojne Kroacise variantin shqyptar te LHL-ve si “karamele” bamiresie prej Aleati Strategjik me “higjenizime” mbarekombetare? Ha pra pse?
Eshte shume e thjeshte dhe j’u a spjegon nastradini o milet i paditur:
Sepse dallimi eshte mjaft thelbesor:
Kroacia e kerkoi dhe e zbuloi ne brimen e miut ish kryeministrin e saj kusar Sanader dhe e denoi fet e fet dhe per kete akt te larte qytetarie te Ndeshkimit si pjese e pandare e Drejtesise, Bota dhe BE-ja e vleresuan Kroacine dhe e pranuan ne gjirin e vendeve te qyteteruara.
Ne Shqypni ish kryeministri yne Sali Berisha qendron akoma si gjeli maje plehut ne PD dhe komandon ne hije opoziten megjithe vjedhjet makaber te fondeve publike dhe grabitjes se pasurive private, megjithe vrasjet e njerezve te pafajshem si ne asnje vend ish komunist te rajonit.
Ne Shqypni Antikrishti gjakatar dhe sadist Enver Hoxha akoma mbahet me vendim te Kuvendit Popullor si HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste dhe Edi Rama bile kerkon te rehabilitoje Piramiden Famekeqe te Kolanecit ne qender te Tiranes si nje ogur i keq per integrimin e vendit tone ne BE.
Prandaj edhe amerikanet nuk na quajne si njerez me kulture qe duhen pyetur perpara se te sjellin Helmet e llahtarshme te Asadit ne Shqypni. Sic bejne me Kroacine pershembell. As nuk jane kujtuar per mundesite e shfrytezimit te hapesires detare te Shqypnise per qellimet e ketij asgjesimi, sic po bejne me Kroacine. Amerikanet thjesht e urdheruan BOSIN e shqyptareve Edi Rama sikur te ishte nje BOS i nje fisi prej Afrike ZULU.
Foli dhe Driteroi na mallengjeu. Ik ore i pjerdhur gjithnje lapangjos ke qene ,ti do te pish une ne shume cezma por Mos mungo se te besojme te pâme si u miqesove me salen ik Mos n’a prish gojen tani te njojtem je lapangjos
Më me respekt për dritëroin te dashur komentues. Driteroi i ka dhëne aq shume kultures sone kombetare sa nuk eshte e hijshme dhe as njerezore te kapemi pas qimeve qe mund t’i kenë rënë mbi xhaketë. Edhe dielli ka njolla por ështe diell ama! Disa komentues,duket e lexohet qarte qe e urrejnë driteroin. Punë e tyre,sadoqe nuk eshte veshtire te kuptosh se urrejtja ka shkak pikerisht bazen klasore apo shoqerore nga vjen kjo shtrese. Vijne nga “antipopulli” dhe ky poet i popullit ju vret syte!? Nderime dritero dhe paç jetén e gjatë ! Ti dritero kendo kengen tende dhe sorrat kengën e tyre,kjo është zgjidhja! S’ka tjetër. Por,unë ama pas teje do të vij. Me shumicën! Ajo eshte me ty!
O Dritero a e ke ate torben me balte nga devolli apo te ka humbur hahaha.Per Nazimen vetem se paske firmos mo se nuk e ke pas iniciativen tende.
Nuk jam ne ghendje te kuptoj , kete nisme nga e ketyre mendje ndriturve si
Kadare , Agolli dhe Mula , per faljen e nje vajze te re , e cila nga cdo rrethane
detyruese , eshte e pafaleshme .Vrau nje njeri i cili ishte babai i 4 femijve , ishte
njekohesisht i dashuri i saj , per vite me radhe ,dhe nuk eshte aspak e vertete qe
ajo ishte skllavja e tij , por ajo shkonte me te si nje grua e dyte , si nje e dashur e cila
Joshej nga parate qe ai i jepte asaj , per te blere veshembathje . Krimi i bere nga ajo
eshte per motive teper te dobeta , ajo panvarsisht moshes se re , ajo eshte kriminele
Persa i perket thenies se ungjillit : O ZOT FALI NJERZIT ,kjo ka kuptimin ne boten tjeter
qe ZOTI mos ti dergoje njerzit qe bejne vepra te keqia ne FERR .
Ndersa per ndrrimin e administrates , dua te permend qe ishte qeveria e Berishes ajo qe
Hoqi ato me grada dhe i zevendesoj me injorant . Ndersa qellimi i kesaj qeverie eshte ,
Zevendesimi i tyre me kuader te larte , me qellim qe Shqiperia te lartesohet ne shkalle
Europiane.
Problemi yne me i madh ne keto 23 vite ishte qe viheshin njerez te paafte dhe me deftesa dhe diplloma fallco, qe i sherbenin partise ne administrate dhe jo njerez te afte , per te bere detyren e sherbimin ndaj populli!
-Nje bisede pa rendesi..,mendime kot pa analize.
Eh mor Kaproll ishe mesuar me xhaxhin te qendroje kryetar tere jeten, por vjen nje kohe kure prostati bene punen e vet dhe te gjithe kane nevoj te bejne cicin,pradaj thuaj berberit ti lirojne thinjat nje cike se me ka dal si dashe,dhe keta lloje specjesh i kerkon berisha per kurban.
Po Sami, e the shume bukur, foli shoku Zylo.
Ore Loni, po çfare ben ore Loni?? I le maloket dhe fillove me Driteroin?
E bere cope te shkretin.
Driteroi e kap nga pasoja e jo nga shkaku.Shkaku eshte se ne shqiperi administrata e pergjithesisht cdo institucion shikohen si vende pune pra jo punes ti gjejne njerez por njerzve tu gjindet pune.Kjo sjell ne paso jen : Rotacioni i pushteteve ka argument nepunesit e paafte apo te investuar politikisht e me keto argumente i heq ata e ve te vetet, naty risht edhe keta ne me te shumetet te paafte e pergjithsisht te inves tuar politikisht. Eshte kjo semundja e fatkeqesia qe i duhet gjetur ilaci or Dritero Viktor HOti
NDRRIMI i ADMINISTRATES pas gjdo PARTIJE qe FITON eshte nje SISTEM i KORES se VERIUT,KINES,KUBES,RUSIS se STALINIT,LIBIS se GADAFIT dhe ishe presidentit TINIZIAN BEN ALI qe aqe shume kishte VJEDHUR PARA saqe disa MILIARDA i kishte MBESHEFUR ne MURET e VILLES-SHTEPIS PRIVATE te TIJE.
-por edhe nje president me GOJE te QEPUR qe ska drejte FJALE e VENDIMI jane vetem 2 shtete SHQIPERIA e KOSOVA.
-por edhe nje KRYEPARLAMENTAR qe i FUTE HUNDET GJITHKUND dhe kryen ROLIN e DETYREN e PRESINDENTIT ka vetem ne 2 shtete SHQIPERI e KOSOVE.
-ju vetem shiqoni LAJMET qka mund te shiqohen DIREKT edhe ne INTERNET dhe shifni se ne SHTETET e PERNDIMIT kurr kush nuk FLET per nje kryetar PARLAMENTI dhe i NDALOHET LIMITO-KUFIZOHET marrja me POLITIK prononcime,a ILIRE META viziton GJERMANIN ne vende te PRESIDENTIT dhe MINISTRIT te DIPLOMACIS se JASHTME.
-kjo eshte MADE IN MENTALITET OTOMAN.