Taksa më të ulëta për 95% të punonjësve/ Rama: Hiqet taksa dhe ulet tatim fitimi për biznesin e vogël (VIDEO)

10 Dhjetor 2013, 21:28Politika TEMA

Kryeministri premton se do të shlyhen të gjitha borxhet ndaj biznesit të madh. Sipas Ramës, do të mbarojnë të gjitha projektet e mbetuar të papërfunduara

 

Kryeministri Edi Rama, në një takim me Këshillin Ekonomik Kombëtar, ku të pranishëm ishin edhe dy përfaqësues të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, foli edhe për paketën fiskale që do propozohet së shpejti.

Fillimisht Rama tha se qeveria e re u gjend në telashe për shkak të papërgjegjshmërisë së paraardhësve.

Por Rama tha se ata nuk do i lënë të papërfunduara projektet e trashëguara.

“Sigurisht, ne nuk jemi këtu, për t’i lënë pas, të papërfunduara projektet që kemi trashëguar në një gjendje të mjerueshme, as për ti hedhur në kosh të gjitha mundimet dhe të gjitha paratë, që janë shpenzuar për ti nisur ato projekte. Ne, do ti mbarojmë projektet që kemi trashëguar dhe sigurisht do të jemi të gatshëm, që të vazhdojmë me financimin e projekteve të reja, që do të bëjnë të mundur mishërimin e aspiratave, të njerëzve, për një Shqipëri me edukim më të mirë, me shërbime më cilësore jetike, energji, ujë, ilaçe, me turizëm, me ekonomi prodhuese dhe sigurisht mbi të gjitha me punësim. Por sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm, se për ti bërë të gjitha këto, duhet në radhë të parë të pastrojmë llogaritë dhe të vendosim rregull në librin e llogarive të qeverisë,” tha Rama.

Kryeministri premtoi ulje taksash për 95 përqind të shqiptarëve.

“Pa dashur të hyjë në detaje, që do të jenë pjesë e këtij diskutimi, dua vetëm të nënvizoj se, qysh në krye të herës, ne kemi qenë shumë të qartë me partnerët tanë, se do ti qëndrojmë deri në fund parimit tonë themelor, kush fiton më pak do të paguajë më pak, kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe për 95% të njerëzve do të ketë ulje taksash,” tha Rama.

Edhe njëherë Rama tha se do aplikohet një taksë progresive, pasi problemi nuk është tek taksa e ulët, por tek mjedisi që mbron biznesin.

Rama dhe se qeveria e re do shlyejë të gjitha borxhet ndaj biznesit të madh.

“Dua të theksoj se, për ne, pagesa e këtyre borxheve për kontratat e nënshkruara nga qeveria, edhe pse nuk janë nënshkruar prej nesh, apo për vlerën e parimbursuar ende të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, përbën jo vetëm një detyrim ndaj kompanive, por përbën dhe një instrument për të nxitur ekonominë dhe për t’ju dhënë krijuesve kryesorë të vendeve të punës mundësinë që, jo vetëm të marrin frymë, por të rivihen në lëvizje për të çuar përpara projektet e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune,” tha Rama.

Rema deklaroi se do hiqet taksa për biznesin e vogël dhe do të ulet tatimi për fitimin për këtë biznes.

“Për të mos lënë asnjë keqkuptim, dua të them në fund se, ne do t’i qëndrojmë edhe një zotimi tjetër shumë të rëndësishëm, për të hequr ankthin e mbijetesës së përmuajshme të të gjithë atyre që në Shqipëri jetojnë me një biznes të vogël, biznes i thënçin se janë familje të vetëpunësuara. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe sigurisht, nga njëra anë, do të rrisim në mënyrë të arsyeshme tatim – fitimin mbi kompanitë dhe, nga ana tjetër, do të ulim në mënyrë të ndjeshme edhe  tatimin e fitimit për biznesin e vogël, sepse duam që të stimulojmë sa më shumë vetëpunësimin dhe duam që ta forcojmë sa më shumë këtë pjesë të jetës ekonomike të Shqipërisë që, praktikisht, garanton të jetuarin me punë të ndershme të dhjetëra – mijëra familjeve shqiptare,” tha Rama.

Kryeministri u angazhua sërish për heqjen e TVSH-së për ilaçet dhe për shërbimin shëndetësor dhe rimbursimin e TVSH-së për të gjitha inputet bujqësore, një premtim i fushatës elektorale./ep

18 komente në “Taksa më të ulëta për 95% të punonjësve/ Rama: Hiqet taksa dhe ulet tatim fitimi për biznesin e vogël (VIDEO)”

  1. turi says:

    MENDONI PER POPULLIN. BURG PER IMAMIN! KONFISKOJANI PASURITE!

  2. emigranti says:

    Ju lumtë Z. Rama, e keni mbajtur fjalen qe keni dhene gjate fushates.

    Krenar qe erdhem dhe ju votuam me 23 qershor

  3. Boll me Genjeshtra says:

    1. GENJESHTRA E EDI RAMES si ajo e SALIUT:

    Edi rama flet tani per ulje taksash per 95% te PUNONJESVE, kurse premtimi i thene me pare prej tij ka qene per ulje taksash per 95% te SHQIPTAREVE (http://www.top-channel.tv/video.php?id=23954)

    Pra mbi 1 milion e gjysem shqiptare jane duke u genjyer hapur nga Edi Rama per uljen e taksave, perfshire ketu pensionistet dhe te papunet.
    (Numri i sakte i shqiptareve te genjyer nga Edi Rama eshte: 95%x2,800,000 – 95%x1.112.832 = 1.547.168 Shqiptare)

    2. BIZNESI I VOGEL dhe TATIMET E EDI RAMES

    Edi Rama ka deklaruar hapur se Bizneset e Medha nuk do te kontrollohen nga Tatimet, edhe pse tek kjo kategori bejne pjese edhe Bizneset e Medha qe pastrojne parate e vjedhura shqiptareve ne Bashki dhe Qeveri prej 23 vitesh. Ku e gjen kete te drejte Edi Rama te mos i kontrolloje Bizneset e Medha, e midis tyre parate e Krimit te Organizuar?!

    Kjo do te thote se Tatimet do te vershojne me gjithe vrulline tyre per te kontrolluar dhe per te vene GJOBA VETEM per Bizneset e Vogla, pra do i vihen gjoba popullit qe ka hapur nje biznes te vogel i thencin, e qe nuk bejne dot perpara nga mungesa e punes dhe konkurrenca e Monopoleve te Bizneseve te Medha.

    Ne te gjitha vendet e botes se zhvilluar, Tatimet e kane per detyre te kontrollojne 12 muaj te vitit ne menyre strikte Bizneset e Medha dhe te tolerojne ne mase Bizneset e Vogla, aq sa eshte e njohur skema e mos-rregjistrimit dhe e mos-pagimit te taksave prej Bizneseve te Vogla ne keto vende. Politika te tilla jane ne dobi te zhvillimit te vendit, por Edi Rama ne Shqiperi dhe me shqiptaret ben komplet te kunderten!

    Kush ia jep te drejten Edi Rames te mos kontrolloje Bizneset e Medha, e midis tyre parate e Krimit te Organizuar qe jane parate e vjedhura te shqiptareve ne Bashki e Qeveri gjate 23 viteve?!

    Bizneset e Medha duhen kontrolluar ne menyre te rrepte dhe urgjente, sepse atje jane parate e vjedhura te shqiptareve ne Bashki dhe Qeveri gjate 23 viteve. Keto pasuri te Krimit te Organizuar duhet te konfiskohen dhe t’iu kthehen shqiptareve dhe atehere rriten ne menyre te konsiderueshme pagat dhe pensionet, fillon punesimi ne mase dhe rritet ekonomia.

    Boll me Genjeshtra.

    1. henri says:

      Boll me Genjeshtra,
      Mor djale, i ke vene titullin shkrimit “boll me genjeshtraa”, dhe sic duket i referohesh vehtes tende, dhe konkretisht :

      – Kam mendimin, se ti nuk e ke lexuar fare shkrimin siper.

      – Ne shkrim siper thuhet shprehimisht : ” Kryeministri premtoi ulje taksash per 95% TE SHQIPTAREVE dhe jo te PUNONJESVE, qe thua zotrote.
      Kij me respekt per vehten tende per genjeshtrat, qe shkruan.

      – Per bisnesin e madh me siper Rama thote : ” Ne do te heqim taksen e bisnesit te vogel dhe sigurisht do te RRISIM NE MENYRE TE ARESYESHME TATIM-FITIMIN MBI KOMPANITE…….”
      Ndersa ti me paturpesi pretendon, se Rama ka thene, se bisneset e medhe nuk do te kontrollohen nga tatimet. Pra, ti zoteri genjeshtar me brire, genjen vete ne te dy rastet. Kij me respekt me vet vehten more shqiptar i mire.

      1. @ henri says:

        henri,

        Nuk ka genjshtra ne ato qe jane shkruar. Ja dhe shpjegimi me poshte:

        1. Se pari lexoje titullin e ketij artikulli te Temes “Taksa me te ulta per 95% te PUNONJESVE” dhe lexo tek url e top channel “http://www.top-channel.tv/video.php?id=23954” se si Edi Rama ka premtuar me pare per 95% te shqiptareve. Ne qofte se shkrimi brenda artikullit thote per 95% te shqiptareve, atehere do shihet rezultati me pas, koha eshte perpara.

        2. Se dyti, ate thenien se “Tatimet nuk do i kontrollojne Bizneset e Medha, por ato do te vetekontrollohen” Edi Rama e ka thene ne nje konference te Bankes se Shqiperise, qe ndoshta e ka pasur titullin “Stregthening linkeages in South East Europe” rreth dates 19 Shtator 2013. Aty, Edi Rama ka folur hapur per mos inspektimin e Bizneseve te Medha.

  4. pepe says:

    ky eshte akoma ne fushate elektorale ke fituar zgjedhjet ore.nga puna kur do filloj di gje ndonjeri ketu .se femijet e muratoreve po rrine pa buke .apo le te rrine jetojne vetem me llafet e edit .mjer ne te shkretet cna gjeti.per vrasjen ne kufi cna thua o edi .apo ne te ….es te vene gjith shqiptaret

  5. Pëllumb zaimi says:

    Nuk jam ekonomis por nje pyetje me shqeteson. Thuhet nga shtetaret se “edhe jemi ne buze te greminës ,edhe do ulim taksat ,inputet etj”! A nuk janë në kontradikte keto qendrime?

    1. henri says:

      Pellumb zaimi,
      Une kisha keto gjera :

      – Edhe une vete nuk jam ekonomist por lexoj me endje literature ekonomike.

      – Te gjithe politikanet ne bote thone, se jemi ne buze te gremines. Shqiperia nuk eshte ne buze te gremines. Borxhi publik i Shqiperise eshte vetem 63% te PBB ( prodhimit bruto te shtetit ), boxhi publik i Italise eshte 120 % te PBB, borxhi publik i Greqise eshte 160% i PBB e keshtu me radhe per Portugaline, Spanjen, Francen etj.
      Aktualisht Italia, Spanja, Portugalia dhe sidomos Greqia jane ne RECESJON, ndersa Shqiperia, per fat, nuk ka qene ndonje here ne recesjon.

      – Ke te drejte per faktin, se ne se ne ulim taksat kjo ka efekte negative ne Bilanz dhe sidomos ne borxhin publik. Duhet patur parasysh, se tani qeveria, me te drejte, do te vendosi taksen progresive sic e kane edhe te gjitha vendet perendimore dhe Amerika.

      Taksa progresive bazohet ne faktin, qe ata qe fitojne shume leke te paguajne me shume taksa se ata qe fitojne pake leke. Ky parim quhet SOCLIDARITETI SOCJAL dhe eshte baza e ekonomise socjale te tregut qe kane aktualisht te gjitha vendet e zhvilluara Europjane. Sa per dijeni ne France ai qe fiton ne vit me shume se nje miljon Euro taksohet me 75 % te te ardhurave, ne Gjermani taksimi aktual eshte :

      “Gjysma e reth 47miljon e familjeve nuk paguan taksa mbi te ardhurat. Kjo per faktin se ka shume pensjoniste dhe njerez qe fitojne pak.
      10% e njerezve paguajne 53% te taksave te te ardhurave.
      Nje cift pa femije paguan taksa mbi te ardhurat duke filluar nga te ardhura vjetore prej 20.210 Euro. Ne se kane dy femije, taksimi behet kur te ardhurat jane mbi 42.500Euro.
      50% e pjeses se poshteme te taksapaguesve paguajne vetem 8 % te shumes se taksave.
      Taksa per njerezit qe kane nje rroge vjetore mbi 52 mije euro eshte 42%.”

      Pra, taksat do te ulen vetem per te varferit dhe do te rriten per te pasurit ne Shqiperi dhe kjo eshte nje gje shume e mire dhe eshte arritur nga popujit e Europes me demostrata, plagosje, burgime dhe bile edhe vrasje.

      Pershendetje

  6. Boku says:

    Ky eshte turpi me i madh. Te godasesh te vetmen shtrese e cila ka gjithcka te deklaruar kjo vetem ne Shqiperi mund te ndodhe. Ne asnje raport te BE apo DASH nuk flitet per kete problem por flitet per informalitetin, korrupsionin ne sistemin e drejtesise, per trafiqe etj por ne asnje vend per kete maskarallek qe ky po ben. Kjo eshte nje vjedhje haptazi. Ata qe kane rrogen e larte nuk ja ke caktu ti, por tregu i punes duke i dhene vleresimin ne baze te merites. Cili je ti, qe merr kete guxim dhe nderhyn ne kete marrdhenie?! Boll me propagande. Godit korrupsionin. Mjaft genjeve njerezit duke i thene qe ata qe paguajne marrin me shume te paguajne me shume. Me shume paguajne. Te njejte kane vetem perqindjen. Te te vije turp. Me ke zhgenjyer.

    1. henri says:

      Boku,
      Eshte e vertete, se rrogen tende e vendos tregu por nga ana tjeter ti duhet te jesh solidar per te permisresuar nivelin e spitaleve, shkollave, sherbimit publik, rrugeve etj. Shteti nuk pjell leke, leket shteti i merr kryesisht nepermjet taksave, doganave dhe tatimeve. Pastaj, sipas llogjikes tende, te gjitha vendet e Europes perendimore dhe Amerikes jane budallenj, qe kane vene me sukses taksen progresive ?!! Cdo qytetar ka te drejta por ka edhe detyrime kundrejt shteti dhe shoqerise.

      1. Boku says:

        Ik ore askarid. Po pse ti do e mbrosh Ed Ramen?! Nuk e sheh qe vetem ti vertitesh ne komente si qenie vanitoze duke na mbush mendjen se e paskemi gabim e duke na bere avokatine e takse se te paafteve. Po te pakten vete a perfitove?! Me siguri do te jesh nga perfituesit me te medhenj. Kush je ti mor surrat palar qe i kujton njerezve detyrimet qe kane?! Une paguaja me shume takse me taksen e sheshte, te njete kisha vetem perqindje edhe pse nuk kini kuraje ta pranoni, ashtu sikunder nuk perfitoj asgje nga sherbimet qe ti si shtet me ofron. Pse duhet te paguaj me shume qe te paguaj vemje si ty qe paguhen per te ndenjur kot

        1. henri says:

          Boku,
          Une kisha keto gjera :
          – Faleminderit per ofendimet ne adresen time. Edi Rama ka thene se shume vete kur nuk kane argumenta mundohen ta shesin ofendimin si argumet.
          – Me vjen keq por ti qenke nje kalvinist i mjere.
          Sipas Kalvinismit, njeriu eshte lindur si mekatar. Por zoti shperblen te aftet dhe ndeshkon dembelet, pra dembelet e kane krijuar vete varferine e tyre dhe se ne bote ka “Makers” dhe “Takers”
          – Une nuk kam se cfare te peritoj, une jam pensionist ne Zvicer dhe nuk jetoj keq.
          – Ti more “kalvinist i mjere” ke detyrime ndaj shtetit dhe do pagush taksat si Ceço, do apo nuk do.

          Pershendetje

          1. Boku says:

            E shikon qe je nje parazit, nje vemje, nje shushunje ashtu sic e kisha parashikuar dhe keto jo se je pensionist por se te pelqen qe sumen tende “ta mbushe” shteti me para. Me vjen keq per nje gje, qe si ka mundesi qe jeton ne Zvicer e na shkruan gjera te tilla?! Pse te njejta i perfitoj une sherbimet nga shteti?! Po nejse nuk eshte qellimi im te bej debat me ty po sic mund ta shohesh edhe ne nje faqe web ku jane 99% pro Rames vetem ti dhe Sorra jeni pro kesaj pune. Ti nuk e voton se je ne Zvicer mbetet Sorra qe te shikon si perendi gati sa nuk u prish me argumentimet tuaja. Te fala

            1. henri says:

              Boku,
              Me vjen keq, por ti me dhimsesh. Erdhe ne kete jete dhe nuk ke kuiptuar se si funksjonon kjo bote. Lumt ti qe je.

  7. Pëllumb zaimi says:

    Z. “Henri”? Faleminderit për mundimin e madh qe ke marë. E çmoj gatishmerine tuaj për të me sqaruar per pyetjen e bërë. Nderime qytetar!

  8. Pëllumb zaimi says:

    Nderim për një përshëndetje njerëzore! Z. “Henri”? Faleminderit për mundimin e madh qe ke marë. E çmoj gatishmerine tuaj për të me sqaruar per pyetjen e bërë. Nderime qytetar!

  9. nasrudin says:

    Ne nje vend qe nuk prodhon pothuaj ASGJE me vlere kombetare, loja me sistemet fiskale eshte njesoj sikur:

    TE NXJERRESH DHJAME NGA PLESHTI.

    Prandaj nuk ka vend per llafollogji akademike dhe fillozofi boshe. Edi Rama ka filluar te beje mjaft gjera te mira sidomos atje ku ja kap truni i vet prej artisti, por po gabon rende me taksen e tij famoze PROGRESIVE qe e shpalli ne programin e tij paraelektoral si ILACI cudiberes qe do te shpetoje ekonomine dhe qe ngjan mjaft me programin shpetimtar te propozuar ne fillim nga Trocki dhe implementuar me pas nga Lenini me programin NEP – Novaya Ekonomicheskaya Politika shpalosur ne Kongresin e 10-te te Partise Bolshevike ne vitet 1921 kur Lenini hodhi parrullen e tij me ngjyra djathtiste:

    TE BEJME DY HAPA PARA DHE NJE HAP PRAPA, SEPSE NUK JEMI PJEKUR AKOMA
    PER SOCIALIZMIN E VERTETE!

    duke liberalizuar tregetine ne industri dhe kryesisht ne bujqesi dhe duke futur sistemin e taksimit PROGRESIV ne te gjitha fushat e jetes ekonomike. Buharini ishte nje nga perkrahesit e “kapitalizmit” bolshevik, por me kalimin e kohes u pa qe:

    RUSIA PO BENTE NE VEND NUMERO.

    sepse drejtimi komunist i shtetit nuk mund te realizohet me metoda kapitaliste dhe Stalini pas vdekjes se Leninit riktheu sistemin total komunist te planifikuar 5 vjecar qe trashegoi edhe vendi yne per fatin e keq te shqyptareve. Gje qe po e vuajme akoma deri me sot. Sepse:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje