Jahjaga: Kosova nuk do të bëhet strehë e ekstremizmit

12 Dhjetor 2013, 11:55Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga iu drejtua Kuvendit të këtij vendi me një fjalim për sfidat dhe sukseset.

Fillimisht ajo foli për zgjedhjet, duke theksuar se vendi tregoi se është i përgjegjshëm, duke i hapur vetes rrugën evropiane.

Jahjaga foli edhe për ekstremizmin në Kosovë si dhe fenomeni e të rinjve që po shkojnë në luftën e Sirisë.

“Nuk kërkojmë që askush të ndryshojë bindjen e vet fetare. Kosova kurrë s’ka qenë vend i krizave fetare. Jemi shtet edhe i myslimanëve, edhe i katolikëve, edhe i ortodoksëve, edhe i jobesimtarëve”.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në luftëra jashtë vendit, qoftë për para apo për çfarëdo tjetër. Të rinjtë tanë nuk duhen përfshirë në vendet që luftojnë kundër diktaturave. Ne po synojmë të vendosim paqe”.

“Kosova nuk do të bëhet strehë e ekstremizmit,” shtoi ajo./ep

5 komente në “Jahjaga: Kosova nuk do të bëhet strehë e ekstremizmit”

  1. Prishtina 68 says:

    Te lumte zonja e pare kosovare-dardane.Asnjehere dhe per asnje cmim nuk do lejojme vehabizmin primitiv ne trojet tona.Jemi krenar qe te kemi zonja Presidente.

  2. z says:

    i lutem zotit qi sot e kuptova ,ne shqipetaret nuk kemi patur ndasi fetare,deri sot me ka munguar ne trurin tim te trashe kjo e vertet.

  3. e ka Zoti i Gjalli dhe i Perjetshmi nje pergjigje per ty znj. Presidente e perkohshme,ne Kuranin Fisnik ne suren e 2- te ajeti 11-13. ku thote:

    11. E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!”
    12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
    13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.

    1. edi*son says:

      bah sa e bukur kjo shurja. argumente bindese me te vertete. ne bejme shkaterrimin po ata jane shkaterrimtaret – vec se kete e dime vetem ne :p

  4. petrit says:

    Mir konfliktet qe kemi pasur,nder shekuj me serbin dhe grekun,por sot
    problemet jane dhe me te mprehta-A nuk eshte per te ardhur keq per popujt e shqiptarizmit,qe te ballafaqohemi dhe me ekstremizmin islamik???
    Ne nje kohe,qe popujt e shqipnis,dhe te kosoves,jane totalisht te
    angazhuar per tu integruar ne Bashkimin Evropian,per te merituar dhe ne
    shqiptaret vendin qe na takon ne sofren e madhe te evropes se civilizuar.
    Por me ekstremizmin fetar,shqiptarizmi nuk mundet te avancoi perpara,por
    mund te rikthehet nje qind vjet mbrapa…Poujt e shqiptarizmit ne pergjithesi,nuk do te lejojn as dhe nje lloj feje,qe te na pengoi rrugen
    e progresit universal,qe aq te domosdoshem e kane popujt e shqiptarizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje