PE miraton rezolutën/ I rekomandohet Këshillit të Ministrave të BE dhënia e statusit

12 Dhjetor 2013, 15:37Politika TEMA

Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se “Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë”.

“Po dërgojmë një mesazh unanim ndaj Këshillit: Shqipëria meriton t’i jepet statusi kandidat. Avancoi axhendën e reformave dhe ka arritur një nivel të ri të pjekurisë politike përmes kalimit të duhur të pushtetit në paqe pas zgjedhjeve të qershorit”, shprehet menjëherë pas votimit në një njoftim për shtyp raportuesi Nikola Vuljaniç.

Rezoluta e Parlamentit Europian vlerëson se partitë politike dhe shoqëria shqiptare duhet të përmirësojnë frymën e dialogut dhe kompromisit.

Në të vërehet se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria janë mbizotëruese dhe nënvizohet nevoja për reformat e sundimit të ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit të të gjitha niveleve, trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore.

“Një sistem drejtësie plotësisht i pavarur, efiçent, i drejtë dhe më shumë i parashikueshëm do të mund të kthente besimin e qytetarëve dhe biznesit ndaj gjyqësorit”, sipas eurodeputetëve. Në rezolutë kërkohet ndaj autoriteteve shqiptare që të merren me zbatimin e varfër të ligjit dhe ekonominë e gjerë informale, me politikat sociale dhe punësimin dhe të krijojnë një administratë të fortë publike./TCH

20 komente në “PE miraton rezolutën/ I rekomandohet Këshillit të Ministrave të BE dhënia e statusit”

  1. burimi says:

    pse spo kallzoni drejt qe holanda osht kunder qe me mar shqipria stausin tash po po thot ne qershor tregoni drejt lajemt

    1. ypxhixhi says:

      O burim infeksioni, dy lajme me poshte e ke ate qe po pretendon qe nuk po thuhet.

      1. dorjeta says:

        Shqiperia meriton statusin e vendit kandidat pasi po behen reforma, dhe marrja e statusit do te ishte nje motiv me shume per te vijuar me luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
        Qeveria e re po ben me te miren, fillimi ka qene i shkelqyer, nuk behen te gjitha njeheresh.

        1. salah says:

          Çfarë reformat? Kjo është bërë vetëm teatër 20 vjet. Nuk ka drejtësi, dhe në 2 vjet ju mund të diskutojnë.

        2. Samiu says:

          Shume mire, me ne fund mund te quhemi edhe ne Europiane ?

      2. myslymi says:

        Ka nje ndryshim si nata me diten te kesaj qeverie me paraardhesen dhe puna e saj meriton te vleresohet duke marre statusin e vendit kandidat. Ka ende shume per te bere, ky eshte vetem fillimi, dhe marrja e statusit do te ishte nje stimul i jashtezakonshem.

    2. -homeri- says:

      —shqiperia nuk e meriton statusin e vendit kandidat , ajo pervec ca zgjedhjeve te pa kontenstuara , por jo plotesisht te pa manipuluara , nuk ka asnje permiresim tjeter- pandashkushmeria, ligji i barabarte per te gjithe , politkat sociale , administrata profesionale , jane te gjitha ne nivelet e nje shteti te korruptuar deri ne rrenje —keshtu qe hollanda ka plotesisht te drejt , duhen kohe per reforma konkrete

  2. fieraku4u says:

    NJE BRAVO TE MADHE…VENDE TE MEDHA SI GJERMANIA, FRANCA EDHE ITALIA DUHET TI MBYLLIN GOJEN HOLLANDES, DHE TE VOTOJ PRO SHQIPERISE.

  3. Socialist says:

    Kush i merr meritat? PD qe ishte ne pushtet per 8 vite apo PS per 2 muaj?
    Te behemi te sinqerte…
    Jam i bindur qe Edi Rama nuk eshte aq shume i kenaqur.

    1. arsen says:

      Bravo! Shqipetar si ty na duhen!

  4. bledi says:

    ore rrini se jena mire pa statusin

  5. Genci says:

    Bravo presidente kur mos beni Dardanine antike Kosovokistan.

  6. ypxhixhi says:

    O burim infeksioni, dy lajme me poshte e ke ate qe po pretendon qe nuk po thuhet.

  7. Kruja says:

    Nuk e kuptoj qendrimin e Hollandes! Ketu nuk behet fjale per dhenien e statusie te anetarit por per kandidat. Si kandidat ka nje periudhe qe deshmon zbatimin e kushteve dhe kritereve te plota.

    Perse Hollanda kerkon ti shohe keto kushte te realizuara perpara kandidimit te Shqiperise?! Nuk e kuptoj vertet. Sipas kesaj llogjike Serbia nuk duhej as te diskutohej per kandidim pasi ka problem te forta me Kosoven, Bosnjen, Malin e Zi. Dhe megjithate Hollanda e shikon te ‘aresyeshme’ pranimin e Serbise si kandidat.

    Ka nje konflikt shume te forte logjik ne qendrimin holandez. Kandidatit I vihen kushte perpara se te anetaresohet, pra I lihet edhe koha e domosdoshme. Shqiperia, Serbia, Maqedonia etj duhet te pranohen si candidate sipas nje kuti te perbashket vleresimi. Nuk mund te kete kut vleresues te ndryshem per Shqiperine dhe per SErbine fjala vjen. Si candidate ato duhet te pranohen te dyja bashke me problemet qe kane aktualisht dhe ti zgjidhin ato ne kohen e percaktuar deri ne anetaresim te plote.

    Qendrimin I Hollandes eshte I padrejte dhe subjektiv.

  8. labi italy says:

    po mire a keni dy pare mend ne koke qe flisni si analfabet ,po kujt u prishet puna nga ketyre politikaneve .ata per veten e tyre e kan te pjekur ne jemi te djegur ne qofte se nuk marim statusin .ne nje liberalizim vize tre mujore muarem dhe shikoni si po levizim neper europ ,se vetem ai ministri i jashtem hollandez na doli me i ndershem se keta te tjeret ne i kemi koruptuar ….a pika qe si bie qe ndalon ennderen e nje populli qe tre cerekun e ka ne emigracion .ai h…le e them me gjithe shpirt ta japi per ne dhe jo per ata qe e kane europen si shtepin e tyre……

  9. Arben says:

    Nuk merret statusi qe kur shqipria i tha Jo SHBA=ve per armet kimike. Nuk kontribuam per paqen, sepse shqiptaret duan vetem te marrin dhe asnjeher te japin. Hani m….tani.

    1. cuclupi says:

      ?????????????????

      Shipria nuk behet kosh plerash per mbetje kimike qe te “kontriboj” per te ashtuquajture paqe boteroe.

      Mqse Hollanda ka kaq reputacion vendimarres le ti marre armet ne Roterdam.

  10. ra ta si says:

    hollandezet jane te merzitur per konkurrencen qe po u ben hashashi shqiptar,prandaj jane dhe kunder nesh.Dhe me kryesorja ,hollandezet duan edhe ndonje kolpo nga prapa qe te marrin xhiro.

  11. ajaxs says:

    Holandezet i kerkojne SHqiperise te dali nga Konferenca Islamike.

  12. ali says:

    Dakort me Arbeinin ,por pa fjalorin vulgar te tjen !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje