Përkthyesi në ceremoninë e Mandelës: Pata një krizë nervore

12 Dhjetor 2013, 10:42Lifestyle TEMA

Përkthyesi i gjuhës së shenjave në ceremoninë e homazheve për Nelson Mandelën, ishte një mashtrues.

Ky lajm ka përfshirë mediat si një stuhi.

Ai lëvizte duart pa kuptim dhe personat e shurdhër janë habitur.

Por BBC raporton se përkthyesi Thamsanqa Jantjie, 34 vjeç, ka vuajtur një moment skizofrenie.

Vetë ai i tha medias se nisi të dëgjonte zëra dhe të kishte halucinacione.

“Nuk dija çfarë të bëja. Isha i vetëm në një situatë të rrezikshme,” tha ai.

Jantjie do përkthente fjalimin e Obamës me gjuhën e shenjave.

Por për çudi, në një intervistë radiofonike, ai tha se ishte i lumtur me performancën.

Ai madje tha se është një kampion në gjuhën e shenjave dhe se ka performuar në shume aktivitete të mëdha./ep

1 komente në “Përkthyesi në ceremoninë e Mandelës: Pata një krizë nervore”

  1. beso says:

    he se po i ben Oba shenjat me dore ne vendin e perkthyesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje