Buxheti i vitit 2014/ Cani: Do shlyejmë 350 milionë USD borxh biznesit

16 Dhjetor 2013, 11:39Politika TEMA
Buxheti i vitit 2014/ Cani: Do shlyejmë 350 milionë USD borxh biznesit

Ka nisur në Konferencën e Kryetarëve diskutimi për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Që në fillim, mbledhja nisi me debate, për shkak se demokratët thanë se qeveria është e vonuar.

Kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, theksoi se projektbuxheti vjen në shkelje totale të ligjit.

“Sipas nenit 79, për të përcaktuar kalendarin për projektbuxhetin duhet që kryetari i Komisionit për Ekonominë, së bashku me relatorin, t’i paraqesin kryetarit të Kuvendit projekt kalendarin”, tha Paloka.

Ndërsa deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, akuzoi qeverinë se nuk po tregohet transparente sa i përket projektbuxhetit.

“Ne nuk dimë çfarë do ndodhë me këtë buxhet. Ka mungesë transparence. Prej 15 vitesh ky proces ka qenë i tëri transparent duke i dhënë hapësirë dhe grupeve të interesit. Shqetësimi ynë, është mungesa e transparencës dhe shkelja e ligjit”, tha ajo.

Por kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, argumentoi se shkak për vonesën janë bërë negociatat që qeveria ka pasur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Është e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktuara, por qeveria ka qenë në negociata me FMN-në dhe institucione të tjera ndërkombëtare, pasi ka qenë e domosdoshme që të binim dakord për disa politika fiskale. Kjo ka qenë arsyeja, që sipas mendimit tim ka qenë objektive”, tha Meta.

“Ju nuk keni vullnet, po flisni për afate kalendarike që nuk janë më kryesoret dhe nuk po lini ministrin të flasë. Doni ta ktheni Konferencën e Kryetarëve në seancë plenare”, theksoi ai.

Më pas foli Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Sipas Canit, niveli i investimeve publike është më i lartë se në vitin 2012.

Sipas tij, rritja ekonomike për vitin 2014 parashikohet të jetë 2.1% ndërkohë që pas 2015 do të nisë ulja e borxhit publik. Ministri i Financave foli dhe për rritje të pensioneve në 2014, por pa dhënë një shifër.

“Çfarë e karakterizon buxhetin 2014?

1. Rivendosja e stabilitetit makroekonomik. Edhe pse borxhi publik parashikohet në 74.8% të PBB-së, ky do të jetë kufiri i stabilizimit, nga ku do të fillojë ulja e borxhit në të gjitha vitet në vijim.

2. Është buxheti më i madh dhe historik për vendosjen e disiplinës në financat publike. Është buxhet i mbështetur nga një paketë fiskale tërësore, ku për herë të parë nuk mbart interesa klienteliste, por harmonizon qeverinë– individin– biznesin.

3. Parashikimet janë bazuar në tregues makroekonomikë të konsultuar dhe të mbështetur nga FMN dhe BB. Është hequr dorë nga parashikimet jorealiste dhe nga euforia e tepruar e shifrave të paverifikuara. Ky buxhet është fryt i një pune tre mujore me ekspertët e FMN-së dhe BB-së dhe gjithë aktorët e tjerë institucionalë të qeverisë.

4. Shlyerja graduale e stokut të detyrimeve të krijuara. Borxhi i fshehur që vetëm qeveria ka ndaj biznesit deri tani arrin në rreth 5% të PBB-së. Fillon ripagimi i tij me synim shlyerjen deri 350 milionë USD të këtij borxhi për punë e shërbime publike të kryera nga biznesi për qeverinë qendrore si dhe për shlyerje të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit për TVSH apo fitim të parapaguar, por të pashlyer në vitet e shkuara.

5. Vendosja e një sistemi të shëndetshëm të menaxhimit financiar që nuk do të lejojë krijimin dhe mbartjen e detyrimeve të reja financiare (të papaguara), kryesisht ndaj biznesit. Financat publike do të ndeshen me një sërë masash të reja shtrënguese dhe monitoruese për të mos lejuar përsëritjen e fenomenit të krijimit të detyrimeve të reja të papaguara në kohë. Paketa e masave parandaluese të moskrijimit të detyrimeve të reja të papaguara për vitin 2014 është prioritet për garantimin e rivendosjes së stabilitetit makroekonomik. Këto masa, të shoqëruara me masat dhe procedurën për ripagimin e borxhit të fshehur, janë veçori për buxhetin e vitit 2014,” tha Cani./ep

16 komente në “Buxheti i vitit 2014/ Cani: Do shlyejmë 350 milionë USD borxh biznesit”

  1. teuta says:

    Znj Bregu cfare kuptoni me transparence, vjedhjet qe jane bere ne drite te diellit nga ish qeveria?

    1. greiss says:

      vetem deputetet e PD, ish ministrat nuk kane goje te flasin per transparence e per vonesa, sepse e kemi pare shume mire c’kane bere ne 8 vite, edhe nese projekt buxheti ka shkuar ne kohe, ka qene i pamenduar fare dhe prandaj jane bere investime kuturu pa pare se ku kane qene realisht te nevojshme, mjafton qe te kishte investime ku keta te vinin dore e te vidhnin.

    2. fjorinda says:

      Qeveria e re nuk mund ta hartonte buxhetin ne me pak se 2 muaj sic pretendojne keta te PD, pasi projekt buxheti duhej menduar, duhej diskutuar me eksperte te FMN qe viti qe vjen te kete rritje ekonomike dhe te investohet aty ku ka prioritet, jo hajde te hedhim leke, te ndertojme ca rruge e te vjedhim ca leke.

    3. qytetari says:

      Bejini publike kushtet e FMN

      Te martin vesh cilat Jane masat shtrenguese te FMN

  2. laert says:

    po, transparence nuk ka, populli akoma nuk di sa eshte vjedhur dhe sa dem eshte bere, Cani dhe ministrata e tjere te bejn transparencen e vjedhjeve

    1. Dielli says:

      Pa trasparence ndaj grabitjeve qe ka bere ne vite qeveria Berisha,nuk mund te kete ndershmeri,aq me teper per borxhin public qe po trumpetohet dhe harxhohet aq shume ne dem te taksapaguesve,pra popullit.
      C’do shmangje nga verteta per financat,as me pak dhe as me shume,por nje piramide tjeter me bekimin Cani-Rama-Meta dhe Berisha me shoke ne hije.
      Borxhi ndaj biznesit i trumpetuar me kaq zjarr sot,nje grabitje e rradhes nga politika me fuqin e pushteteve.

  3. ODINI says:

    Nuk ben hajer Shqiperia me ministra te Ramiz Alise si ky Cani.Ka qene minister ne 1991, e ka lene koha prapa. PS ti marre ministrat e saj nga bota akademike e jo nga qymezi i Nexhmije Hoxhes.

    1. Bio says:

      si ai te ishin te gjithe ministrat ODINI. del nje njeri si puna jote dhe hedh nje fjale per nje njeri te respektuar.

  4. tik says:

    Të ishte në shkelje të ligjit do të ishte skandal, por kur e thotë Paloqka nuk ka kuptim.

  5. skenda says:

    Borxhet ndaj biznesit po shlyhen me kredi dhe ketu nuk ka ndonje zgjuaresi ekonomike.Investime kapitale nuk do te kete gjate vitit 2014.Pra rrjedhimisht nuk do te kete as rritje ekonomike.Qeveria beson se me kete shlyerje te detyrimeve ndaj biznesit do nxis ekonomin qe eshte nje lajthitje e madhe ngase keto biznese kane qene te fushes se nderimit dhe infrastruktures dhe pasi shteti nuk porosit pune te reja nuk do kete as rritje te ketyre bizneseve.E vetmja zgjidhje qe keto biznese te ken pune eshte perdorimi i tritolit gjate tere vijes bregdetare me qka do hapej perspektive per keto biznese.

  6. jezerca says:

    ore po ky borgji i qeverise BERISHA eshte 240 milion apo 350 milion.ndanje mendjen se para dy javesh kompania qe paguat e nxori 240 milion.

  7. e verteta says:

    jozefine,
    po qe per te genjyer ketyre social-specialistat si pengon asgje;fondi monetare e nxori plot 240 miljon,e ky gjoja minister i “rilindjes”se ka per gje fare ta shtoi jo pak por 110 miljon;ky eshte ay qe tha kur u vodh floriri ne krrabe,ne kohen kur qeverisre ps-ja,se Shqiperia nuk ka pasur flori ne rrezerve.

  8. e verteta says:

    Sipas buxhetit qe po miratojne do te marrin qindra miljone dollare,qe nuk do te jete ne gjendje ti shlyej,as brezi yne as dhe femijte qe akoma nuk kan lindur.E gjitha kjo behet qe kryeministri te realizoi ca nga premtimet pompoze qe beri gjate fushates me te cilat fitoi zgjedhjet dhe realizoi enderren e tij ambizioze te behet kryeminister…

  9. avi says:

    A mundet te na spjegoj dot njeri nga ju politikant e karit ,
    se cfaj ka ky popull te vuaj per borxhet qe ju artificialisht i krijoni ktij shteti .
    “Borxhet” tuaja jane nji alibi e vjedhjeve masive ,
    nji tjeter surrat Piramidal qe ju maskarenj na i shisni ktij populli !
    Perse nuk denohet ai kryeminister e ata ministra te cilet e kan prur kte vend ne kte “Borxh” ?
    Perse nuk nxirrni pergjegjesite kush e ka ?
    Perse duhet qe ky popull te paguaj ato qe ju politikan depozitoni neper bankat e botes apo ndertoni ne intereset tuaja familjare ?
    Vallai aty duhet me ju q! robt zjarri do ven nga fa,ilja e kryeshkerdhates berisha e deri ke me i fundit ktij canit te cetajve hajdute

  10. DETI says:

    TEORIA E CANI E STABILITETIT TE TREGUESVE MAKROEKONOMIK QENDRON.UNE BESOJ SE
    KY ESHTE OBLIGIM I POLITIKAVE TE FMN.POR ZOTI CANI DUHET TE KETE TE QARTE QE NE PERIUDHE KRIZASH ESHTE E DOMOSDOSHME QE SHTETI TE NDERHYJ NE EKONOMI ME ANE TE INVESTIMEVE PER TE RRITUR KONSUMIN.NE QOFTESE AI NUK E BEN KETE DO JETE SHUM E VESHTIRE QE AI TE ARRIJ JO VETEM TREGUESIT MAKROEKONO0MIK POR E PRET RECESIONI
    EKONOMIK.
    DHE SHKELJA E AFATEVE LIGJORE ME SHUME VJEN NGA PAQARTESIA E KESAJ QEVERIE
    PER PROGRAMIN E SAJ EKONOMIK.

  11. Vizionari says:

    Me taksen progresive , do na marre lumi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje