I dënuar me 5 vjet burg për “Gërdecin”, Luan Hoxha përfiton azil politik në SHBA

18 Dhjetor 2013, 15:48Politika TEMA
I dënuar me 5 vjet burg për “Gërdecin”, Luan Hoxha

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, duket se ka përfituar azil politik në SHBA. Lajmi bëhet me dije nga avokati i tij, Ibrahim Lahi.

“Interpoli mund ta ketë në kërkim, por klienti im, Luan Hoxha e ka marrë statusin e azilantit politik në SHBA, çka do të thotë që edhe ata kur i kanë dhënë këtë status, kanë gjykuar për mënyrën e procedimit dhe dënimit të tij”, tha Lahi.

Luan Hoxha është dënuar me 5 vjet burg nga gjykata për shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Por, Hoxha u largua bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara më 1 janar 2012, para se gjykata të jepte vendimin.

Dhe, pavarësisht se është shpallur fajtor, duke se SHBA i ka dhënë atij azil politik.

Luan Hoxha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë për akuzat ndaj tij.

Deri në momentin që po gjykohej, prokuroria apo gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit ndaj largimi u krye së bashku me familjen.

Hoxha madje paraqiti me anë të avokatit të tij, në gjykatë argumentet e tij mbrojtëse mbi akuzat e ngritura ndaj tij për shpërthimin e Gërdecit.

Nëpërmjet avokatit të tij, i pandehuri Hoxha i kërkoi gjykatës deklarimin e tij të pafajshëm. Para gjykatës, avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte kryer asnjë veprim që vinte në kundërshtim me përmbushjen e detyrës së tij të përcaktuar në ligj.

Hoxha akuzohej si një nga përgjegjësit që me veprimet dhe mosveprimet lejoi ndërtimin e fabrikës në një zonë të banuar.

Pesë vjet më parë në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec më 15 mars 2008 ndodhi një shpërthim i fuqishëm ku si pasoje humbën jetën të paktën 26 persona.

Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta.

47 komente në “I dënuar me 5 vjet burg për “Gërdecin”, Luan Hoxha përfiton azil politik në SHBA”

  1. vlonjati says:

    shume mire, kjo do te thote se SHBA ka amnistuar “gerdecin”.

    1. Samiu says:

      Po ta merr mendja, kur nuk denohen ideatoret e vertete, autoret e vertete, dhe perfituesit e vertete te krijimit te fabrikes fushore vrasese te grave dhe femijeve, por ia hedhin tere fajin Shefit te shtabit??!!. Po mos hidhte ai firme do e shkarkonin dhe do emeronin nje tjeter…. fabrika ishte komlet jashte juridiksionit te Forcave te Armatosura, sepse kete donin ata qe ta shfrytezonin maksimalisht….prandaj nuk i shkaterruan predhat ne uzinat ushtarake ku ishin edhe mjetet edhe profesionistet….

    2. Endon Krasta says:

      Meqe ra fjala per Gerdecin;
      Ndo nje te re nga REAL AUTORET?
      http://goo.gl/cDyGNg

    3. Fatmir says:

      hej,vlonjati,kjo do te thote se amerika tani di shume per gerdecin,prandaj cuni i sheqeres te bej valixhen gati se po e pret zani caushi ke veni ! ! ! ! ! ! !

    4. Vapa says:

      Vlonjat! Mos e nxirr ne shesh budallallekun! Ne, ne anet tona, e kemi per turp te ekspozojme gomarllekun tone ne mexhilis. Mendohuni mire kur te ekspozoni ndonje mendim.

    5. Mata says:

      Ky eshte luani-qaramani qe shkonte te qahej tek ambasadori amerikan, ik ore lecke njeriu, s’je as burre tamam

  2. Euro Maloku says:

    ATJE TE VUAJ QENI PER BUKEN E GOJES….!!!

  3. Edi says:

    E po i takon. Amerikanet e dine kush e beri GERDECIN!!!

    1. Shqiptar says:

      Amerikanet e bene.

  4. popolo di Bathorja says:

    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!

  5. anselm says:

    Eh, si u katandis Shqipëria me këta palo gjeneralë…

    1. Samiu says:

      anselm, nuk u katandis per shkak te palo gjeneraleve por te palo politikaneve… se gerdeci nuk ishte veper e gjeneraleve por e politikaneve qe u treguan te pangopur ne fit6ime , prandaj e ngriten fabriken fushore me gra e femije dhe nuk i shkateruan predhat ne uzinat ushtarake ku ishin edhe mjetet edhe profesionistet…

      1. LORA says:

        Meqe ishte “veper e politikaneve” pse pranoi te bente rolin e mushkes,ne Gerdec,ajo ushtria e luan hoxhes??????
        Nje ushtri qe nuk ruan dot erzin e saj dhe te uniformes,nuk ka te ngjare te ruaje popullin.Ruajtjen e popullit e ka detyre kushtetuese,se me te e merr rrogen dhe gradat.Me se shumti kerkon azil,per te ruajtur sumen e vet.
        Nuk e di nese ka mbetur ndopak gje per te respektuar ushtrine e jar-sakatit,bame topit,,,apo ketij azilantit fytyr-tromaksur.

        1. bato says:

          E nderuar Lora! Mos harro se ne krye te ushtrise, te gjykateve, te prokurorise, te parlamentit, te presidences, te MPB ishte vetem nje njeri me emrin Sali Ram Berisha i cili ne 1997 dergoi ushtrine kunder popullit, vodhi rrugen e kombit, shiti detin, lejoi dhe udhezoi permes Zenit me cante te zeze, te ngrihej Gerdeci ku brigadjer ishte burri i tezes se Zenit, por qe ky i pafytyre me emrin Sali e kish baxhanak dhe nuk e kish njohur kurre!!! Ky urdheroi vrasjet dhe plagosjet me 21 janar, ky shpiku stilolapsat pistolete( legjenda ciliminjsh dhe justifikme batakcinjsh)… Ne se je nje nga ato qe ke ngrene ne sahanin e tij, ne se je e indoktrinuar nga miopizmi yt intelektual, ne se je me aftesi te kufizuara, nuk te ve faj. Qeni atje ku ha do leje. Ama ne se ke sadopak karekter dhe logjike normale, analizoi keto bema katastrofike dhe mijra te tjera qe duhet t’i dish me mire se une, atehere mos mbro Salen, por kete gjeneral( mbase edhe jo me merita), por qe koken e tij e hidhnin ne ere si koken e Sokol Olldashit, qe nuk i bene as autopsine per te zhdukur cdo gjurme krimi.

          1. LORA says:

            Ti qenke me i tromaksur se mender-gjenerali yt,qe na e paske marre nen mbrojtje.Nje gjeneral prej verteti(luan hoxhes ja vuri dr.dhjeramani spaletat e gjeneralit dhe kete ben mire te mos e harrosh ti “bato”)nuk e le veten ta mbrojne te tjeret dhe nuk kercet e iken si nje azilant i tromaksur.Ky eshte akti i nje burracaku te neveritshem,jo i nje gjenerali pe verteti.
            Ato brockullat,me siper, qe m’i rradhit per kujtese mbeten sot e gjithe diten i vetmi argument i dhjeramaneve,qe pa-aftesine e tyre per tu perballur vetem me ligjin ne kryerjen e detyres,e justifikojne me tiranine e dr.dhjeamanit.Tiranet formohen si te tille vetem nga dhjeramanet qe i rrethojne
            Sa per mua,ne detyren time nuk guxon bir kurve te fuse hundet e jo te shkele ligjin.TUNG.

            1. loni says:

              oj lora vaj halli te kishte filluar ndonje lufte cfare do bente ky gjenerali legen i jone,,kur ne kohe paqe ja mbathi,,imagjinoje ne kohe lufte se cfare ben ky gjeneral kukell,,prandaj tallin rrocket e k..i fqinjet tane,,ky ishte nje tradhetar dhe pik,,nuk doli kurre si burrat dhe te thoshte te verteten mbi tragjetine,,ky i vrau njerezit se ne detyren e ketij maskarai vepruan te tjeret,,dhe amerika si gjithmon,,killerit me pushtet i mbron..

      2. Zef Maloku says:

        Ne çeshtjen e Gerdecit ky gjenerali ka qene bishti i kavallit, ate as e pyeten se vendimet i merrte “kupola e mafies” ne pushtet. Mire beri qe iku, se me ate palo sherbim juridik qe ka Shqiperia (i thone drejtesi), ky do shkonte per dhjame qeni, se Sala nje koke turku duhej ta jepte. Nuk dha ministrin (F. Mediu), e kaloi topin ne fushen tjeter.

  6. SHOKU CIMIT says:

    Po si thua ti Mero? me duket se ketu ka tradheti burra…

  7. Bamke Qyllollari says:

    Do fitoje te njejtin status edhe Fatmir Mediu.
    Po per kete mire bene se ketu mund te perfundonte si Kosta i shkrete.

    Ca do thote ai gjyshi i bastardeve nga Suedia, kaloresi nga Vicidoli?

  8. Treviso says:

    Ai munde te jete i pafajshem por rrolin e deshmitarit munde ta bente me mire se kushdo tjeter, per te vertetuar banden shteterore qe masakroi nje fshat te tere. Ai nese e ka marre azilin, e ka marre duke e ndimuar banda shteterore shqiptare se po te kembngulte interpoli per ta risjelle ne vend, ai nuk e merrte azilin.

  9. halldupi says:

    Në një vështrim të parë ky lajm na trishton së tepërmi.Na kujton se të parët që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri duket se janë vetë amerikanët,pikërisht ato që mbajnë flamurin e demokracisë në botë.Unë s’arrij ta kuptoj një qëndrim të tillë të qeverisë amerikane por më bën me dyshue fort se ajo shkon ndesh me reformat që kërkon të ndërmarrë qeveria socialiste.Andaj e shikojmë Saliun të hargaliset si pa të keq sa andej këndej edhe pse mbi te dhe qeverisjen e tij rëndojnë shumë gjynahe,edhe pse populli e ndëshkoi keqqeverisjen e tij dhe abuzimet e pafund me pushtetin me votën plebishitare.Sepse ka mbështetjen e SHBA.Dhe ky qëndrim na deziluzionon së tepërmi dhe na bën mosbesues ndaj ‘aleatit’ që kërkon ta ketë Shqipërinë thjesht një “PLACE D’ARME” dhe një laborator me kavje eksperimentale.

    1. Samiu says:

      ti nuk arrin te kuptosh se ketu nuk eshte shteti i se drejtes por shteti i padrejtesise , fabrika e Gerdecit nuk eshte veper e Forcave te amatosura por e qeverise dhe politikaneve. Forcat e armatosura i kishin uzinat dhe personelin profesionist por Ish Kyeministri dhe ish ministri donin te perfitonin sa me shume me fabriken fushore me gra e femije

  10. Po ku me plerat si amerikanet ,,,dhe kurv si evropa,,,vete e bene gerdecin ,,vete po i fshehin gjeneralet qe vrane dhe krye pleren Sb e bene burre shteti ku vrau protestus te 21 janarit y Lulushin yll ne ngjitje,,kjo eshte amerika bastarde qe vetem per perfitime prej nesh,,,se aty ku ka varferi gjithmone ka korrupsion.,,,edhe ne hakem i dhame kur protestuam dhe nuk pranuam plerat kimike,,,mire beme,,bravo popullit shqiptar dhe bravo kryeministrit shqiptar Edi Rama qe degjoi zerin e popullit fukara,,,flm tema jeni super

  11. favelas bidonvil says:

    po vjen koha qe te kerkoni prape enver hoxhen,se vetem ai nuk ju tradhtonte .Keto bushtrat e 23 viteve kane menduar vetem per anusin e vet te shqyer.

  12. KADAFF says:

    JU LUTEM SHUMË, PËR ÇDO PAQARTËSI PYESNI NJË ZOTNI TE AMBASADA E SHBA QUHET Mr.ARVIZU, KUSH NUK E KA NJOHUR MË PARË MOS TMERROHET NGA PAMJA PREJ MONSTRE SI BIÇIM MAJMUNI,JU SIGUROJ QË ËSHTË ZYRTAR I AMBASADËS.
    PRA ME PAK LLAFE AI ËSHTË KOMPETENTI SEPSE AI NA KA DHËNË MEND DERI TANI PËR GJITHSHKA EDHE PËR SHPLARJEN ME UJË TË WC AI NA E KA DHËNË NJË RECETË TË GATSHME.
    PËRPARA ED TOKSIKU&ARVIZU KOMIKU.

  13. Sava Nushaj says:

    Luan Hoxha eshte djale I mire per dhender …por eshte ” idiot ” te jeni te sigurte , qe bisha qe ka qene me pare Kryeminister , as e ka pas ndonjehere ne llogari kete gjeneral prej letre …. eshte I pafajshem…

  14. en says:

    Turp i madh!
    Do te isha kurioz per kerkesen e te denuarit nga gjyjkatat shqiptare per Autoritetin e Azildhenies USA, dhe po aq me kurioz te pergjigjes te aprovimit.
    Gazeta, po qete te zote na tregoni per to se duam ti diskretitojme Gjykatat tona qe duan ta diskriminojne ish shefin e shtabit te Ushtrise se Shqiperise, me te ndergjegjshmin e trnsferimit te predhave.

  15. anonim says:

    Me duket se eshte rasti me i mire qe Z,ARVIZU te shpjegohet per miqesine 100 vjecare USA-ALBANISTAN,edhe pse dihet qe LUAN HOXHA para se te ikte pati takim sekret me ARVIZUN.NJe gje eshte e sigurt qe themeluesi i gerdecit nuk eshte ai por SALIU.Kjo eshte edhe aresyeja e azilit ne USA e zotit L,HOXHA,ndryshe do perfundonte si i ndjeri K,TREBICKA.VIKTIMA FUNDIT…….S,OLLDASHI.

  16. toni says:

    E viva ameriqia mo .
    Tani saliu e mediu etj te grupit qe i sherbyen amerikanit ,
    e kan te sigurt se cdo rrezikim ne shqiperi sdo ja vlente me ,
    valixhet gati me dollaret e shqiperise dhe hop ,ke gopi demokratise botes.
    Kot i themi popolli mik amerikan ne `?

  17. Ciloka says:

    Zotërinj të nderuar,që komentoni me kaq zell,duhet të kuptoni përse e dha tani statusin politik.Kjo tregon që Amerika priti se mos qeveria Rama do të ndërmerte reforma të menjëherëshme për të bërë drejtësi.Por të dashur bashkqytetarë Amerika e ka kuptuar,gjithashtu edhe Europa,Rama dhe Berisha kanë bërë pakt për të mos vepruar në arrestimin e tij dhe sa e sa abuzuesve të tjerë.Kjo tregon mosbesimin e Amerikës për te dhënë drejtësi dhe luftuar korupsionin,prandaj dha menjëherë statusin e azilantit politik për shefin e shtabit të ushtërisë Shqipëtare.Dhe kjo menjëherë pas refuzimit të statusit nga K.E.Për reforma nuk ecet me ritmin e breshkës por me shpejtësinë e dritës pasi për këtë shpejtësi ka nevojë urgjente Shqipëria e jonë.

    1. KADAFF says:

      THEM SE CILOKA JU AFRUA SHUMË TË VËRTETËS.MË VJEN MIRË QË KOMENTUESIT PO NDËRGJEGJËSOHEN SE ÇFARË PLEHRASH NA DREJTOJNË.
      BRAVO!

  18. prometeo says:

    Ne shkembim, Shqiperia ti ofroje strehim politik Snowden-it, keshtu dalim ne barazim 1-1.

  19. burgu rrogozhines says:

    po mire kjo qeveria jone vetem me ne te burgosurit ,qe po na mbajne brenda pa faj do ta krijoj shtetin ??? po doni shtet ju zoterinj ,na lironi dhe ne se nuk jemi kaq te rrezikshem sa ata qe i dergoni vete rrugev ete botes dhe marin azil …po interpoli per ne fukarenjte egziston ?? hajde shtet hajde ,,,per te pasur zili ….dhe doni te veni ne europe …po ne do ta ifektojme europen ….

  20. Kris says:

    ky eshte vendim I nje gjykate.Shqiperia ska kerkuar ekstradimin e tij.Ambasadoret amerikan jane te paditur per Gerdecin se po ta dinin do te qanin.po keshtu nuk e din in si ishte bere lulzim Basha qytetar amerikan?
    Tani pritet ti jepet status i azilantit Mehdiut dhe Saliut,megjithese ku I dihet duhet te jene bere qytetare amerikane me kohe.

  21. Mira says:

    Amerikanet e dijne cfare bejne….nuk ka ngelur ke ne ti mesojme,perkundrazi i lumte….bravo Amerikes……

  22. lavirja e bulevardit says:

    E beri qe e beri Amerika, ti japi edhe Mediut bashke me Zenin azil.

  23. arjan-20-nentor 2013 says:

    e them pa frikeqe shqiperia arriti deri ketu sepse fajtori kryesore eshte vetem amerika

    1. LORA says:

      Me duket se fajtori me i madh jemi ne,shqiptaret, qe kemi 23 vjet qe pranojme te na perdhose mender-klasa politike,si popullin me proamerikan ne bote.Sa here ma ze veshi kete cilesim turperues sa me ska,aq here vunerabel me duket fati i shqiptareve dhe Shqiperise.
      Politika 23 vjecare e dr.dhjeramanit dhe e nano-kurvave qe e deleguan cdo gje qe ka te beje me shenjterine e shtetit te shqiptareve,ne xhepin e lloj-lloj gangstereve te pertej Atlantikut,,,,, e mori goditjen e pare te shqiptareve me 23 qershor.
      E kemi ne shqiptaret ne dore fatin tone te ardhme,nese vigjelojme cdo dite dhe mbajme fort nen monitorim qeverisjen,,,,,per te mos lejuar me kurre degdisjen e sovranitetit te shqiptareve ,si ne 23 vjetet e leqendisjes turperues,qe kaluam.TUNG.

  24. Fillim says:

    Fillimi.

    Amerikanet e dine mire se kush eshte fajtori. Nuk ishte Ushtria fajtore per Gerdecin, por saliu me familje dhe kryehajdutet e Shqiperise dhe ushtrise, Fatmir Mediu dhe zagari i tyre Ylli Pinari bashke me grekun Delijorgji. Shperthimi i Gerdecit nuk erdhei nga “KARROCA”, por nga nje dore qe nuk donte qe Shqiperia te hynte ne NATO dhe kjo kuptohet se kush nuk e donte?????????. Shqiperia u paranua ne NATO pasi amerikanet e zbuluan se kush e shkaktoi Gerdecin. Luan Hoxha mori azil politik nga SHBA dhe me kete i thane drejtesise tone qe nuk eshte gje tjeter vetem nje zbatuese e urdherave te Saliut. Si ka mundesi qe kete proces u caktua gjykatese Fatmira Hajdari, e cila njihet si “nje kundershtare e betuar e Saliut”, gjykatsja tjeter Shefkije Demiraj nga tropoja nje militante e Saliut nje injorante e cila familjarisht punonte ne administraten e larte te Saliut, dhe kryegjykatesi Ridvan Hado familjarisht me poste te larta ne administraten e Saliut, megjithese duhet te themi se ai deshi disesi te jepte drejtesi por keto dy palacot nuk pranuan dhe miratuan denimet qe erdhen nga Halimi i saliut. Luan Hoxha mund te kishte pergjegjesi per mosveprim, por ai rrinte kot ne Ushtri pasi mediu nuk e pyeste per asnje veprim.
    Te denuarite Gerdecit jane viktima te pafajshme, pervec 4 vetave.

  25. skenderi says:

    e thoni qe amerikani nuk perzihet fare ne llumin tone 23 vjecar

  26. dritani says:

    Strehim politik?!
    CIlat jane pikepamjet politke per te cilat perndiqet dhe nga kush perndiqet?!

  27. "BALASHI" says:

    Luan Hoxha nuk ka asnje faj. As nuk e qasnin ne dyert e te ashtuquajtur fabrike demontimi. Ate e dinte Mediu dhe Saliu. Ata akoma nuk kane ikur.

  28. england says:

    Nese drejtesia do funksiononte,ndaj nje te denuari duhet ti kerkohej shteteve te bashkuara ekstradimi i ketij zoterise te kryej denimin per vepren penale,ky do ishte dhe standarti qe ben te mundur funksionimin e shtetit ligjor,perndryshe kemi te bejme me dy standarte,per nje person qe ka vrare njerez me dashje,apo jo,eshte njesoj sikur me dike qe ka vrare njerez drejt per drejt me arme,e pse u dashka qe disa ti ekstradojme nga vendet neper bote,dhe disa te tjere ti tolerojme.

  29. opinionisti says:

    O luan ti do kthehesh vet ne shqiperi .

  30. Kol Idromeno says:

    Ky azil politik i Hoxhës nga SHBA, ndërkohë që është dënuar nga një gjykatë shqiptare, mban erë…dhe jo vetëm erë, por erë të qelbur fare…

  31. GERDECI says:

    Ne qofte eshte e vertete ky lajm te protestojme si popull TE VIHET NE DIHENI PRESIDENTI I SHBA

  32. sopiqoti says:

    NE RAST SE Amerika NUK SJELL NE SHQIPERI Luan Hoxhen PER TA VENDOSUR PRAPA HEKURAVE TE BURGUT,ATEHERE AJO LE TE MBAJE “A U T O R E S I N E ” E KRIMIT NE GERDEC.Do te ishte mire qe zoti ambasador te na dilte ne nje konference shtypi per te na dhene ndonje informacion se nuk eshte nje ceshtje do si do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje