KONKLUZIONET/ Drejtësia na e hoqi statusin prej duarsh, asnjë fjalë për ‘nëpunësin civil’

18 Dhjetor 2013, 09:42Politika TEMA

Nëse sheh konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, e kupton se drejtësia e kalbur në Shqipëri na e hoqi statusin nga duart.

Në dokumentin përfundimtar, vlerësohet angazhimi i qeverisë së re, por kërkohen rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformë në gjyqësor.

Në dokument nuk thuhet asnjë fjalë për ligjin e nëpunësit civil, edhe pse opozita thotë se ishte një nga arsyet e refuzimit të statusit.

“Këshilli mirëpret veprimet e mëtejshme të ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkushtimin e qeverisë së re dhe lavdëron përpjekjet e saj të intensifikuara në këto fusha dhe inkurajon autoritetet që të ruajnë këtë vrull,” thuhet në konkluzione.

“Këshilli do të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, zbatimin e vazhdueshëm të strategjive kundër korrupsionit dhe strategjitë e reformës në gjyqësor si dhe një trend të vazhdueshëm të hetimeve dhe ndjekjeve penale pro- aktive, përfshi fushën e krimit të organizuar. Në dritën e këtij raporti, dhe me kusht që Shqipëria të vazhdojë progresin inkurajues të bërë deri më tani, Këshilli pret që të marrë një vendim për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë në qershor të vitit 2014, me mbështetjen e Këshillit Europian”.

Po ashtu, Këshilli thekson se Shqipëria duhet të plotësojë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Këshilli nënvizon në veçanti nevojën për të intensifikimin e përpjekjeve në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht reformën në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti- diskriminim, përfshi politikat në fushën e minoriteteve dhe trajtimin e tyre të barabartë, si dhe zbatimin e të drejtave të pronës.

I nevojshëm do jetë zbatimi i qëndrueshëm i reformave. Këshilli mirëpret nisjen e një dialogu të nivelit të lartë për reformat kyçe”.
“Këshilli nënvizon se dialogu konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës sa u përket reformave që lidhen me BE-në, është vital për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”.
/ep

10 komente në “KONKLUZIONET/ Drejtësia na e hoqi statusin prej duarsh, asnjë fjalë për ‘nëpunësin civil’”

  1. coku says:

    poshkriheni drejtesine. edhe neve nuk na duhet kjo palo drejtesi te filloje gjithcka nga e para. le ta bejme drejtesine si e do populli jo si e do politika.

  2. Po sluftohet korrupsioni me Llallen dhe ate mjeshtrin e fiksit duhet te qerohen nga themelt se ay eshte krimi me i madhe ne Shqiperi se po na cudit dhe sistemi qe zgjodhem qe thote ti vodhe dje po ste kapa dote dhe te kaluan afate po ku ka afate per krimin dhe pataj thone pse njerzit jane nostalgjik per te kaluaren po normale se par 2100 te vjetra te rraste brenda dhe e dije vte pasojat po dhe keshtu te vjedhe nje mish me dy sy si Imami dhe te ben teori the thote politike po per cilen politik per ate te tankeve apo per kete qe e beri miljoner dhe del flete pa pik turpi.Apo do behet drejtesi me Tak Ngjelen nje i rrohitur.Duhet me doemos te veprojme menjeher se ndryshe ne kete ven ska per te pasur kurre drejtesi po nuk u denuan ata qe kane vjedhur dhe qe bertasin kapni hajdutin kur kap hajdutin thone politike prandaj duhet te mbyllt nje here e mire kjo lloje loje se per kete eshte votuar Rama qe ka marre ne sistem propocional kaqe shume se po te qe sistemi mazhoritar Sala vetem vete do kishte deputet prandaje Z.Rama duhet te luftoni me me force qe te shpetoje ky vend qe ka 101 vjete qe spo ben dote shtet.

  3. sali qeni says:

    o EDI RAMA,ben referendum per ndrim kushtetute,te zgjidhet presidenti direkt nga populli dhe jo nga pazaret e deputeteve mes tyre.hiqe kapter Jarin se nuk perfaqeson popullin po familjen se u zgjodh me mashtrime dhe pagime deputetesh.hiqe LLallen se nuk eshte i paster dhe vendos nje kryprokuror qe jeton jashte shqiperise por te jet shqiptar.vendos president nga te ndjekurit politike dhe u zgjidh puna.deri athere ne evrope nuk hyjme se ata qe vodhen ,shiten dhe vrane qytetaret shqiptare jane ne partine serbe PD.serbet dorezuan milloshevicin me hekura ne hage ne nuk i hedhim dot hekurat sali serbit dhe lulu kelyshit a ka me turp.

  4. LORA says:

    Duket qarte se Keshilli i Ministrave te BE e paska kuptuar shkelqyeshem vullnetin dhe nevojen imediate te shqiptareve,qe kelthasin ,ne te gjitha forumet ,per drejtesi.
    FALEMINDERIT ketij organizmi qe u be interpreti me i mire dhe mbrojtesi adekuat i vullnetit SOVRAN te shqiptareve,edhe pse nuk paguhet me parate e tyre.TUNG.

  5. Aurenc says:

    Le të bëhen reforma ne sistemin gjyqësor për të mirën e shqipëtarëve…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  6. Kol Idromeno says:

    Deri në Qershor, Sala me shokë, diçka do “mendojnë”, që ne përsëri të mos e marrim statusin…

  7. Fation says:

    Asnje nga keto pioka as sot por as mot Shqiperia nuk do ti zbatoje.

  8. TASO says:

    E po te jete budalla EDI mire do ja beje shpellari me klanin e tije te zi,me ate drejtesi qe ka gjetur EDI e ka te veshtire ,duhet te punoje me format serboshpellare te organeve paralele per te ncjere jashte loje drejtesine e dhier te pregatitur nga klani shpellare osa ne te kunder ti fuse ne burge se kjo fare e keqe nuk i duhet SHQIPERISE.

  9. agroni says:

    Zgjidhja e veteme eshte shkrirja e gjithe trupes gjyqesore dhe angazhimi i te gjithe magjistrateve te rinje.

  10. ILIRET says:

    E po mire le te arrestohet Berisha. Bile po te isha une si Berisha, shkoja vet ne burg, vetem e vetem qe Shqiperia te merte statusin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje