Maxhoranca miratoi dje me votat e saj dy ndër ligjet më të rëndësishme të paketës fiskale, ndryshimet në taksimin vendor dhe atë kombëtar.
Opozita e kundërshtoi draftin e ardhur nga qeveria, pasi sipas saj, me ndryshimet e taksave vendore cenohet autonomia e pushtetit vendor, ndërsa me sistemin e taksave kombëtare rritet kostoja e përditshme e qytetarëve.
Megjithatë, e vetmja pikë ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkoheshin, ishte shqetësimi për dyfishimin e taksës së shtëpive të dyta.
Deputetët e PS-së, Pandeli Majko dhe Vasilika Hysi, si dhe Petrit Vasili i LSI-së, e kundërshtuan rritjen e taksës për metër katror për shtëpitë e dyta.
Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se sipas ligjit për taksën e banesave, shtëpia e dytë në qytet do të paguhet me dyfishin e vlerës së asaj që paguhet sot, ndërsa jashtë vijës së verdhë paguhet gjysma e vlerës.
“Brenda kësaj vije paguhet dyfish, jashtë vijës së verdhë paguhet gjysmë. Nëse ecim me logjikën e vilave, vilat do paguajnë gjysmën e këtyre që jetojnë në shtëpinë e nënës dhe babait. Unë e kuptoj se po pate më shumë se një shtëpi, me logjikën kush është pak më i pasur… dakord, edhe në Amerikë kështu bëhet. Shtëpia është tregues i pasurisë. Do më falni, por në Shqipëri shtëpia nuk është tregues i pasurisë”, u shpreh Majko.
Ndërsa deputetja Vasilika Hysi i pyeti përfaqësuesit e qeverisë se përse ata që kanë shtëpinë e dytë në Kodrën e Diellit apo Kodrën e Priftit duhet të paguajnë gjysmën e vlerës si taksë banese, ndërsa banorët e shtëpive në Tiranë paguajnë dyfishin e vlerës?
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Petrit Vasili, i cili deklaroi: “Ne kemi rritur nga 10-15% tatimin mbi fitimin, kurse këtu shkojmë me 200%. Ky është një qëllim penalizues që nuk i stimulon shqiptarët për asnjë arsye të blejnë një banesë të dytë. Ku e ndihmon kjo shoqërinë, çfarë plusi sjell kjo nga pikëpamja sociale? Si ta kuptojmë se ne kemi vështirësi të gjithë ta kuptojmë këtë rritje dyfish? Hajde ta dallojmë, e trajtoni si biznes apo si pasuri…”.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qeverisë deklaruan se numri i shtëpive është tregues i mirëqenies së qytetarëve dhe si të tilla duhen paguar më shumë.
Po ore te paguhet taksa pa diskutim dhe tre fish biles brenda vijes se verdhe
Po kush han me shume paguan me shume?
Ore deputet morra.
Te kesh shtepi te dyte eshte shenje pasurie ne Shqiperi,prandaj miratojeni taksen dhe pa llafe fare
Nuk bahet taksa me nr shtepishe,por me m2 banim dhe mbi bazen e kesaj duhet te bahet taksimi.Nji person mund te kete tre apartamente me nji dhome e guzhine gjithsej 150 m2(3×50 m2) DHE TE PAGUAJ PER TRI SHTEPI 300 % ,mdersa personi tjeter nji shtepi vile me 500 m2 a te paguaj nji takse ?
Taksa duhet te jete vetem per siperfaqe banimi plus dhe taksen per sip e tokes (truallit te shtepise)Nuk ka randesi nr i shtepive,por sip e ndertimit,baneses qi ai disponon.
eshte per m2 taksa o gjin!
Shtepia e pare nuk duhet te taksohet as nje çentez. Shtepia e dyte duhet te taksohet se eshte mirqenje. Mbi dy shtepi duhet te taksohen si bisnes.
Per shtepine e dyte igjithe populli eshte dakort qe te taksohet, vetem politikanet nuk jane dakort se i cenohet portofoli. Nje pjese e madhe e popullit nuk kane dhe nje shtepi ku te jetojne dhe politikanet nuk duan te taksohet shtepia e dyte. Taksat qe do merren nga taksimi i shtepive te perdoret per te bere shtepi per ate shtrese qe s’arrijne ta bejne vete, kundrejt nje pagese modeste.
Qe shtepia e dytë duhet taksë me e madhe kjo nuk ka dyshim.Italia pershembull duke u perplasur me qytetaret e papune hoqi IMU, taksen e shtepisë…Dhe serish Italia zjen per IMU..
Por,nga ana tjeter, taksa e shtepise se dyte duhet te jete “stimuluse” ne kuptimin qe shqiptaret ta kenë prioritet,pasi do te quhet neser edhe “ndermarrje” e vogel prodhuese per turizëm,kur te vijne gjermanet a nordiket me pushime…por dhe per dhenien me qera…
Është dhe prodhim shtëpia e dytë; qe do stimulim nga shteti bile me takse te ulet e dyta,ndryshe ckupim ka “kapitalizmi” real? Naco ka te drejte por nuk ka shpjeguar detajshëm epersite! Mundesisht zero taksa ketu,kurse pas shtepisë se trete taksa rritet proporcionisht me të ardhurat! Shtepi e dyte eshtë epersi kapitalizmi tek qytetaret dhe duhet stimuluar te gjithe te kene…Mos te ndertojme buze detit te Vlores, por gjithe kodrat gjer ne Kanine leje ndertimi,por bashkia te ndertoje projektet e shtepive, rruget, sheshet dhe VIA…shtepise se dyte! Edhe Durresi, kodrat via!… Projektet fituese te afishohen prej bashkive dhe te shiten ligjerisht! Vetem keshtu ecet! Jo si e ka prure qeveria! Vrisni mendhen qypa deputete se gjithshka behet bukur dhe pa taksim të lartë!…
une jam kunder taksimit per shtepine e dyte….por jam pro taksimit per shtepite qe jepen me qera..
hahahahah si eksitohen pabuksat e kafeneve nga ky lajm. jan te deshtuar per vete, shtepi me qera, makinat i keni te punes dhe shfryni inatin me ata qe kane nga 2-3 makina dhe shtepi. po sido qe te taksohen prap te deshtuar do jeni o parazite kafeneshe. superiori superior do jete ne cdo sistem.
Taksa per shtepine e dyte eshte standart Evropjan.Shqiperia ka shume persona qe kane nga 2 apo 3 shtepi.Nje fukara mund te kete ate te Dulles te tjeret me djersen e ballit por ka dhe nga ata qe u ka djersitur karrikja . Eshte shpejte apo vone per keto standarte ate e vendos termometri i xhepit.
Pandeliu kundershton se ka edhe vete 2 e me shume Shtepi,mos u cudisni ,ato i ka ne durres ka qene vete,prane viles se tij ngjitur ka djali tezes Gruas(thone Dashnori Gruas)por vetem thone une sdi gje.keto i ka ngritur kur ishte Minister Mbrojtje,Gruaja vet vinte me nje makine me Targen U- dhe “cunin e Tezes”natyrisht. te kontrollohen dhe te trefishohen Taksat e tyre
Ti vere emrin “Na-mut” e jo Naim… Majkos nuk i bie fjale ne toke. Vilat e te pasurve jane te gjitha jashte vijes se verdhe dhe do te taksohen me pak…
O Edmondd
Superiori por jo hajduti.
Dhe kjo fjala pabuks eshte si pa kuptim, sepse sot te gjithe te pasurit nuk hane buke qe te dobesohen.
Kurse bukesat jane ata qe i mbijetojne vetem duke ngrene buke se skane per te ngrene gje tjeter.
Ne kete kuptim une shpresoj te hyj tek pabuksat por te pabuksat e pasur.
Hajt te pershendes Edmondd.
Une nuk jam ma pd-ne dhe skam asnje urrejtje per asnje parti .dua drejtesi.
Majko, Hysi dhe Vasili, njelloj si A.Zheji dhe Arjan Cani,keta te fundit kane merak per 20.000 profesionistet e shquar qe do tatohen me shume, kane konflikt te paster interesi….Me e bukura eshte se ata duhet te votojne kunder vetes, thene ndryshe ne favor te te varferve… Cudia me e madhe eshte ky Majko qe thote se shtepia e dyte nuk eshte shenje pasurimi…Edhe makina ndoshta nuk eshte shenje pasurimi…varet si e shikon …Por nder ata qe votuan per socialistet( 1 milion ) te pakten 200 mije nuk kane makine , prandaj eshte politike e drejte edhe ngritja e cmimit te karburantit …une e perdor me kursim, do ta perdor akoma me me kursim…Majko, Hysi, Vasili , Zheji e Cani & Co nuk e kane problem , te konsumojne sa te duan …Eshte teme e gjate por thjeshte – keta apo ata a jane per ngushtimin e hendekut social ? Si mund qe keta apo ata te mbrojne veten kunder mbipageseses per shtepine e dyte nderkohe qe shume e shume te tjere nuk mbushin barkun me buke ? Jane te pazote do thote A.Zheji dhe A.Cani dhe bota keshtu eshte krijuar … por politikanet qe mision kryesor te tyre duhet te kene nje bote me te mire per te gjithe… si mund te aresyetojne ne kete menyre…E fundit , pikerisht prandaj E. Rama i la jashte qeverisjes nje grup te tille politikanesh, te stazhionuar ne ndenjeset e parlamentit… duke thirrur te rinj si Erjon Veliaj etj. qe spikat me shpirtin dhe perkushtimin human ….!
He mer se na fiksuat. Seriozisht e ke ti qe kane konflikt interesi se do i merret 100 m8j leke te vjetra me shume ne muaj??
Po degjoj Lulin qw ka mbeldhur amasadoret dhe bisenesin e huaj dhe po ben propagaNDE KUNDER sHQIPERISE , pRA PO JU MB USH MENDJEN QW TI KUNDERVIHEN QEVERISE
po sikur shtepine e dyte apo te trete ,ta kaloje ne emer te femijve ose te vjeres opo ndonje tjetri cfare ndoth pastaj.
Shtepia e dyte jo vetem ne shqiperi por edhe jashte eshte tregues pasurie duke ditur se sa jane te pastrehet.Taksimi duhet te behet i detyrueshem per shtepine e dyte e siper sipas ligjit.Po keshtu duhet te taksohen edhe makinat e luksit dhe ato me cilindrate te larte sic i ka edhe bota.Shteti mbahet me taksa dhe ata qe fitojne me shume dhe konsumojne me shume duhet te paguajne me shume.
Per shtepine e pare,nuk duhet te paguhet fare.Per shtepite e dyta apo me tej duhet te paguhen patjeter,e kjo qe eshte propozuar eshte qesharake.
Kryesisht kush ka patur mundesi financiare shtepite e dyta apo me tej i kane bere ne vende turistike,duke frenuar ndjeshem ndertimin e hoteleve etj,pra duke frenuar zhvillimin e industrise turistike.Nqs keto sdo te kishin shtepira do te flenin dhe ushqeheshin ne hotele te cilat jane subjekta te tatueshme.Nga nje hesap qe une bej,me del qe per shtepite e dyta apo me tej,duhet te tatohen minimalisht me nga nje Euro ne dite.
Natyrisht qe vendosja e taksave do te nxise informalitetin,por shteti pripret nga ana per tu paguar kjo takse,ka edhe mundesine per te pyetur te afermit e pasanikeve,si i kane fituar parate per te ndetrtuar shtepite ne vendet turistike.Kjo natyrisht qe do te frenoje ndertimin e shtepive,por do te nxise ndertimin e hoteleve te cilat gjenerojne edhe vende pune.
Shtepite qe ndodhen brenda vijes se verdhe jane shtepi qe ne shumicen e rasteve jepen me qera. Tani, cila pjese e popullsise i merr me shume me qera keto shtepi? Besoj se eshte ajo pjese e popullsise qe nuk blen dot nje shtepi. Cilet jane ato qe nuk blejne dot nje shtepi? Jane ato qe jane te varfer apo jo?! Keshtu qe me rritjen e ketyre taksave, normalisht do rriten edhe qerate e ketyre shtepive. Keshtu qe kush e ha sa krahu ne kete mes? Populli e varfer! Mire t’ju rrije e mire ta mbani Ramen or trima!
Shtepia e dyte do taksen dyfish,vila ne periferi e bregdetet do taksen dyfish ,ndersa shtepia e trete e me tej duhen taksuar si biznes.
Une ketu per shtepine e dyte ketu ne amerike paguaj dyfishin e takses se baneses dhe 10 perqind te qirase qe marr.
Nuk ankohem se nuk jam deputet si Majko por puntor krahu.
@Kris; punetor krahu ti dhe me shtepi te dyte?? Sa punon, 23 ore ne dite?!
Nqs ti paguan dyfish taksa tek shtepia qe ke dhene me qera, kjo eshte ngaqe ajo ndodhet ne nje zone tjeter ku taksat jane dyfishi i zones ku jeton ti. 10% te qerase e paguan ngaqe quhen te ardhura, por ama ke te drejte te bejsh edhe deduktime — shpenzime mirembajtjeje qe ke kryer gjate vitit. Pra nuk paguan 10% por dicka me pak. I njeh ligjet dhe procedurat e taksimit apo ia fut me vesh si punetor krahu qe je dhe llogaritari i taksave tall menderen me ty?!
kam bindjen se ai trashaluqi ne krah te majkos do t’i zgjidhe te gjitha hallet e ketij populli.pika qe nuk na bie te gjitheve,popull hajvan
C’ne te rritet taksa e nje shtepie ne te njejten zone te qytetit ne krahasim me shtepite e tjera vetem pse kjo na u konsideroka shtepi e dyte?! Kjo gje vertete qe eshte penalizim. Ne Kanada, p.sh., takse paguhet mbi cdo prone (te paluajtshme) qe ke, e pare, e dyte a e trete s’ka aspak rendesi. Taksa i paguhet municipalitetit ku ndodhet shtepia dhe eshte e njejte per m2 me cdo prone tjeter ne ate municipalitet. I vetmi ndryshim qendron aty qe ti nuk paguan takse ne rritje te vleres se shtepise ku banon (nqs ke banuar aty cdo vit qe kur e ke pasur ne pronesi) mbasi e shet ate. Tek shtepia e dyte taksohesh ne shtesen e kapitalit mbas shitjes minus shumen qe perjashtohet si banese kryesore (nqs ke jetuar disa muaj te vitit aty); por kjo vetem nqs shtepia e dyte konsiderohet si perdorim vetjak. Perndryshe, taksohesh ne menyre te plote nese e ke dhene me qera shtepine e dyte dhe e shet. Normalisht qe taksohesh edhe ne te ardhurat nga qeraja minus deduktimet e lejueshme. Kaq eshte e gjitha, nuk ka arsye per takse dopjo per nje prone ne te njejten zone me prona te tjera. Po keshtu eshte me qeveri diletantesh; nuk eshte budallalleku i pare qe degjojme.