Basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, është nisur për në Korenë e Veriut për një vizitë pesëditore, ku do të stërvitë ekipin kombëtar të basketbollit.
Më herët, Rodman pati deklaruar se vizitat e tij janë një diplomaci e basketbollit, ndërkohë që e ka quajtur liderin Kim Jong- un, “mik për jetë”.
Sipas BBC, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se Rodman nuk përfaqëson qeverinë amerikane në këtë udhëtim.
Vizita e tij vjen pasi diktatori i ri ka ekzekutuar burrin e hallës.
Analistët thonë se vrasja e Chang Song- thaek është tronditja më e madhe në skenën politike të këtij vendi që kur Kim mori pushtetin dy vjet më parë.
Por duke folur për gazetarët në Pekin, përpara se të nisej për në Korenë e Veriut, Rodman tha se nuk ka lidhje me politikën.
“Dua të them se çfarëdo gjëje që ka bërë burri i hallës së tij, unë nuk kam kontroll mbi të. Këto janë gjëra që ndodhin prej vitesh aty,” tha ai.
“Thjesht po shkoj për të luajtur basketboll dhe për t’ia kaluar mirë,” shtoi ai.
Organizatorët thonë se Rodman do të mundësojë një miqësore mes Koresë së Veriut dhe një grupi ish- lojtarësh të NBA më 8 janar, për të kremtuar ditëlindjen e Kim./ep
Rastesisht, qysh kur Kimi lidhi miqesi me Rodmanin filluan vrasjet ne Korene e Veriut si dikur ne Shqiperine e Enverit.
edhe Majk Tajsoni nuk do jete keq te sterviti Kimin,se nuk i dihet.Lufta e Katert boterore do behet me grushta.
Cun kadosh ky Kim Kar/dashiani i njef njerzit i kap gjonat ne ajer,sa filloj duke lexu veprat e Enver Llapes e qeroi burrin e halles.
Neshti e ka rrallen burri i dajes!!! Do shkoi ene ai i ri!!
Me duket se kesaj rradhe ka shkuar per ti bere reklam coca coles shih foton
po Kim koreani vaj kikiriku po pi.se ashtu duket na ngjyra.