Kryeministri Edi Rama vizitoi disa biznese të vogla në zonën e Don Boskos në Tiranë, për t’i njohur dhe shpjeguar efektet e ndryshimeve të reja fiskale për këtë biznes.
Në bashkëbisedim me ta, kryeministri sqaroi në shifra konkrete përfitimet nga heqja e taksës dhe ulja e tatim- fitimit për biznesin e vogël, çka do t’i lehtësonte njëherësh edhe nga barra burokratike.
“I gjithë sistemi do ndryshojë. Kështu që, ju nuk do të keni dy palë tatime, dy palë grupe, dy palë letra, dy palë halle. Ju keni vetëm një tatim fitimi që nga 10% bëhet 7.5%”.
Teksa u ndal në një biznes me një xhiro vjetore prej 1 milion e 458 mijë lekësh, pas një përllogaritjeje të atypëratyshme që kryeministri bëri me drejtuesen, e vetëpunësuar në këtë aktivitet, sipas ndryshimeve në paketën fiskale 2014, rezultoi se në fund të vitit, ajo do të kursente rreth 350 mijë lekë. Kryeministri Rama garantoi se përfitimi nga ulja e barrës fiskale do të jetë e ndjeshëm për të gjithë biznesin e vogël në mbarë vendin.
“Taksën e biznesit të vogël ju e paguanit 595 mijë lekë. E gjitha aforfe të pushteti vendor. Përveç pushtetit vendor që ua merrte aforfe, arbitrare komplet ju paguanit edhe tatim fitimin 10%. Tani, taksa e biznesit të vogël nga 595 mijë lekë bëhet zero. Ju do paguani vetëm një herë dhe do paguani tatim fitimin jo 10%, sa ç’ishte, por 7.5%. Dhe praktikisht, në fund fare ju kurseni 345 mijë lekë,” theksoi Rama.
Ndërsa në një tjetër biznes, kryeministri bëri një vlerësim të efektit të përgjithshëm që këto masa të reja fiskale do të kenë mbi buxhetin e tij.
“Xhiron e deklaruar ju e keni 1 milion e 320 mijë. Taksa e biznesit të vogël që ju e paguanit aforfe, nga 450 mijë lekë bëhet zero. Nuk keni më taksë të biznesit të vogël. Nuk ka më aforfera në kurrizin tuaj. Tatim fitimi që ju rezultonte në fund, nga gjithë kjo llogari, në 275 mijë lekë bëhet 250 mijë dhe në finale, që nga viti i ardhshëm nuk do paguani gjithë këto, por do të paguani vetëm 250 mijë lekë. E, në fund, vetëm nga ulja e përgjithshme, ju do fitoni 200 mijë lekë”.
Madje kryeministri duke theksuar se kështu vihet në vend një padrejtësi, duke përsëritur parimin se kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguajë më pak, iu la në duar biznesmenëve të vegjël edhe përllogaritjet e taksimit.
“Mbajeni këtu me shkrimin tim dhe nesër, në qoftë se nuk ndodh kështu, thoni që nuk na ndodhi kështu. Ja ku e keni me shkrimin tim!” garantoi kryeministri.
Sipas Kryeministrit!shpjegimi ishte ky”taksa e biznesit te vogel,do jet pak e madhe”:)))
Edi Rama je nje King!!!! Je shume fantastik!!!
Bravo Ky doli me komunist se Berisha .Vetem nga rritja e naftes do te kete rritje te te gjitha cmimeve sepse nafta eshte baza .Biznesi i vogel po mashtrohet nga ky piktori.Vendosja e takses progresive qe ata qe kane me shume te paguajne per te tjeret eshte komuniste .Ne kapitalizem sejcili punon per vehte dhe per familjen e tij dhe me punen e tij krijon te ardhura materiale per vehte dhe jo per te mbajtur te tjeret.Keta peshkaqene me direktivat dhe ligjet e tyre ne emer te mireqenies te popullit dhe normave te solidaritetit qe propogandojne duan po godasin pjesen me te afte dhe me intelektuale te ketij vendi.Puno ti dhe te haje tjetri , te barazohet niveli i jeteses duke ju mbajtur me shume atyre qe punojne me shume .Turp te kete. Shanim Berishen , po me Ramen u ngjall Enveri
Taksa progresive eshte ne te gjithe Europen perendimore, do te thote qe jane te gjitha shtete komuniste?
po europa ka dhe ligje te ashpra per dembelet!
Nje vend demokratik me parametra normale nuk e ben as policia e as taksat por gjykatat!
Ti si mbrojtes i denje i takses progresive kam pershtypjen se do jetoje me qef ne paskuqan meqe taksat jane me te ulta! Kjo nuk do te ndodhe e per pasoje edhe une qe fitoj mire per zanatin qe kam do ti pergjigjem dembelizmit tend me mospagim taksash…
Cfare arritem???
A dalim prape te zbatueshmeria ligjit???
Po qe te dalim te kjo duhet te gjykojme shkakun e 21 Janarit, Ilir Meten! E bejme dot? JO…..
Keshtu qe lere Europen se nuk ja ke haberin as ti as une…
O popull. E dini ju si behet rakia mo? Hidhi dy gjethe rrushi se e merr ngjyren vete.
Lerini keto show naivesh dhe fokusohuni te problemet me te medha qe ka shoqeria shqipetare:
Korrupsioni, papunesia,varferia dhe edukimi i gjenerates se re.
Ky po me duket Lenka Cuko nje kohe…
Bravo Ky doli me komunist se Berisha .Vetem nga rritja e naftes do te kete rritje te te gjitha cmimeve sepse nafta eshte baza .Biznesi i vogel po mashtrohet nga ky piktori.Vendosja e takses progresive qe ata qe kane me shume te paguajne per te tjeret eshte komuniste .Ne kapitalizem sejcili punon per vehte dhe per familjen e tij dhe me punen e tij krijon te ardhura materiale per vehte dhe jo per te mbajtur te tjeret.Keta peshkaqene me direktivat dhe ligjet e tyre ne emer te mireqenies te popullit dhe normave te solidaritetit qe propogandojne duan po godasin pjesen me te afte dhe me intelektuale te ketij vendi.Puno ti dhe te haje tjetri , te barazohet niveli i jeteses duke ju mbajtur me shume atyre qe punojne me shume .Turp te kete. Shanim Berishen , po me Ramen u ngjall Enveri
nga e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere.
Edi eshte i madh por , nuk eshte vetem ……..te gjithe ministrat po punojne …per hajer….
Sipas sistemit te ri te taksave te Rames, nese dikush merr nje rroge mujore 300,000 Leke duhet te paguaje 23% takse mbi per cdo lek mbi 130,000. Nese fiton 300,000 Leke ne kazino paguan vetem 10%. Nese shet nje vile dhe fiton 20,000,000 prap paguan vetem 10%. Po i njejti person nese rregjistrohet si biznes i vogel dhe leshon nje fature per punen qe ben dhe nuk paguhet si rrogtar atehere po me te njejtat te ardhura do tatohet 7.5%. Sistem primitiv, i paharmonizuar, i padrejte, populist.
Shpresoja se do vinte nje sistem progresiv europian per tatimin mbi te ardhurat, po bene nje pacavure. Ndoshta e korrigjojne vitin tjeter po kete vit demin e bene
Adi ke shume te drejte, kjo eshte takse progresive me sistem alla shqiptar, keshtu i thjeshtezojme ne shqiptaret gjerat dhe ato nuk ecin pastaj, dhe me vone do themi qe e ka fajin taksa pogresive hahahah.
ec plako………vendos gjenat ne vend!
Super buxhet z. Rama.
Vec mbaj premtimin te mos kete me leke nen dore.
Klm
Korrerkt mor mik, por kujt ja thua.
Jo shumica pro shume shqiptare jane mesuar te mos paguajn ose te vjedhin taksa edhe s’u shkon per shtat rregulli dhe pastaj ngaterrojne kekun me byrekun. Taksen e vleres se shtuar ose xhiros me taksen vjetore mbi fitimin
Shume praktik dhe bindes. Njerezit jane mesuar qe Saliu punont enga Zyra e Keshillit te ministrave me kamerat aty dhe bent anga nje shaka me Majlinden e hidht endonje remuz. Keshtu ngrifte militantete nders reston e popullsise e mbyste ne depresion. Ky eshte styl i Ri derejtimi qe me pelqen shume. Pra te qeverisesh me popullin bashke. That’s right
“Kryeministri Edi Rama ka dalë edhe vetë për të sqaruar qytetarët lidhur me taksën për biznesin e vogël,”
dhe ky filloi të bëhet për humor!ska faj festimi i vitit të ri është përpara!humori është i pa ndashëm!!
ka dalë në rrugë të shpjegojë/sqarojë taksën ndaj biznesit të vogël!!dhe kush kryeministri vetë??!!një diçka fenomenale asnjë nga kryeministrat në botë nuk e ka bërë një gjë të tillë,janë aq të trashë sa nuk dinë ta shpjegojnë!gjeniu ynë ulet “gju më gju” me tregëtarin e vogël!ndryshe nga të tjerët që ja delegojnë ekonomistëve profesionistë!!
rrofsh o prijësi i rradhës që po na gjëndesh në krahë!
ps:kjo o është propagandë e trashë gazetareske e ndonjë militanti idiot,o është një kundërrreklamë e hollë kundër ramës,ose i njohur më shumë me nofkën “çuni i tironës”!
Hapni paak kembet… se nuk do tju vras fare. Ky deklaron se e ka me te vogel se Saliu… vetem 7.5 %.
Po c’kane keta bisnesmenet e vegjel qe duket sikur nuk jane shume te bindur ?
U rrit cmimin e naftes, u rrit cmimin per metra2 dhe i genjen sepse ata nuk kane paguar dy pale taksa por te dyja bashke nuk mund te ishin me shume se 10%.
Shum mire z ktyeminister se po plas larg qof ti Bashke me kliken e tij sju vjen turp vazhdo mos I mere me ta ashtu dil vet e sqaro I njerzit e thjesht se ai eshte nashgfhes Bashke Ne ate Biden e rulrat ok well done bej shtet kjo eshte e rendesishme suksese
po kur nuk te shuan nje mort moj ti qe e more vesh Kryeministrin
Po ne 4 rrjeshta e nuk di te shkruash ….
Pse nuk i shpjegon qytetareve rritjen e naftes Z.Rama dhe rritjen e urbanit.
O Arta. Mos e shif rritjen e naftes si kaq gje negative. Me ben pershtypje ne shqiperi levizet me makine dhe kur distanca mund te pershkohet per 5 minuta ne kembe. Shife se nje mundesi qe te sensibilizohesh dhe mos ta perdoresh makinen dhe per te shkuar ne banjo. Besoj se jemi populli i vetem qe kemi me shume makina se banore. Shqiptaret blejne makinen para se te blejne shtepi. Mundohuni me dal ne kembe ndonjehere se nuk eshte turp. Nuk e ve re nivelin e zhurmes dhe ndotjes ne Tirane qe eshte e shkaktuar nga makinat.
Kush t’i ka dhene shifrat e genjeshterta se ka me shume makina se banore ty “ichigo”?
Kjo qe thua eshte nje GENJESHTER ME BISHT.
Pra, Edi Rama ta rrise cmimin e naftes edhe pse ne bote cmimi eshte i ulet, sepse eshte mire qe populli te varferohet cdo dite dhe eshte me mire edhe furnizmin e biznesit te vogel ta bejne duke u ngarkuar si HAMEJ.
Do u japesh mend ti se cfare duhet te bejne njerezit qe te shkojne te jetojne ne varferi ekstreme.
Te te vije Turp qe flet dengla te tilla per te varferuar njerezit cdo dite e me shume.
Sa bukur shpjegon ti ichigo. E inkurajon zonjen Arta mos ta marri shume me frike punen e ngritjes se çmimit te naftes. Eshte per te qeshur dhe per te qare kur lexoj qe thua: “Mos e shih ngritjen e çmimit te naftes si kaq gje negative”. Po si ta shohi mor zotni si gje pozitive? E vertete eshte ajo qe thua se duhet te dalim nganjehere edhe ne kembe, por te pyes;-Po biznesi i vogel ose te vetepunesuarit qe mbajne shtepine me nje dyqan te vogel, me çfare ta bejne furnizimin e dyqanit, apo me gomar. Sa per dijeni te kjo kategori rendon me shume ngritja e çmimit te naftes.
Edvin Kimiku ne rolin e ekonomistit!!!
Saliu kishte menyre tjeter per tu takuar me qytetaret,p.sh. shkonte ne ceremoni mortore edhe u thoshte te prekurve nga menxyra JAM SHUME I GZU QE MARR PJESE NE HIDHERIMIN TUJ.SUPERLATIV POLITIKAN!Tani del edhe thote se ai e promovonte biznesin!250 milione dollare ishte borxhi i promovimit dhe mospagimit te biznesit.Faturen e idiotizmit dhe te sharlatanizmit te Baces ftohemi ta paguajme ne tani me taksa direkte dhe te terthorta.Pa llogaritur koston sociale te ketyre 23 viteve te shkaterrimit te gjithaanshem.Oligorine e ketij IDIOTI POLITIK do ta paguajme per shume dekada.
Z RAMA PERSHENDETJE KETO TAKSAT DO ISHIN TE MIRA PO TE MOS QE NGRITUR KARBURANTI DHE TAKSA E METRIT KATROR PER BIZNESIN
POR DUHET LUFTUAR ME FORCE KORUPSIONI SE ATY I KENI LEKET
Te lumte Edi Rama shqiptaret me sadopak kulture dhe edukate ekonomike dhe te ndershem qe besojne tek shteti korekt ju kuptojne dhe pranojne edhe sikur ju ti taksoni edhe me shume por vetem me kushtin qe ato duhet ta shohin qarte qe paraja e tyre nga taksa shkon veten ne favor te shtetit.Per kete duhet ndertimi sa me shpejte i sistemit ose rjetit eliktronik dhe duhet qe edhe bankat tiu pergjigjen sa me korekt dhe shpejte qytetareve se shpesh per te derdhur keto detyrime krijohen edhe radhe te gjata.Radha e gjate iu jep shanse seksereve keshtu qytetari do te detyrohet te paguaje vec takses edhe perqindjen tek sekseri,Kjo i cedukon njerezit.Ndertimi i sistemi dhe eficenca e bankave ndikojne edhe ne rritjen e punesimit dhe ne edukimin e qytetareve.
Frojdi i Dhermiut se edhe edi rama katnar Dhermiu eshte.
Po te ishte “e mire” taksa progresive nuk do te kishe nevoje ta shpjegoje. Me kujton PPSH qe u shpjegonte fshatareve qe KOLEKTIVIZIMI do ti sillte begatine.
kaqol
Keto bizneset e quajtura te vogla ne Shqiperi, cfare nenkuptojne, nje biznes i regjistruar si korporate apo si pronesi vetiake? Po qe per korporatat, te vogla a te medha, pak rendesi ka, ato kane tjeter strukture me nje ose me shume aksionere dhe qe jane te taksueshme ne sy te ligjit. Ne nje biznes te vogel (pronesi e nje personi apo e disa partnereve) fitimet ndahen ndermjet pronareve (ne rastin e partneritetit) ose thjeshte i ka i vetmi pronar qe eshte ne pronesi te biznesit. Keto te ardhura nuk konsiderohen te taksueshme ndaj biznesit por taksohen si te ardhura personale te pronarit ose te pronareve. Detyrimisht, ato taksohen ne baze te sistemit te taksave progresive qe implementoi qeveria e re — sa me shume te ardhura aq me shume takse.
Korporatat, ne anen tjeter, jane entitete te taksueshme ne sy te ligjit. Taksohet korporata mbi te ardhurat e taksueshme por aksioneret, te cilet paguhen me dividende nga korporata, taksohen me pak se ne rastin kur ata mund t’i paguanin rroge vehtes (ne varesi shumes se dividendeve te pagueshem). Nqs taksa per nje biznes te regjistruar si korporate eshte 7.5% atehere kjo eshte mjaft e leverdisshme per keto biznese. Ne Kanada kjo takse eshte dicka tek 11%.
Bravo. Ma shpjegove se isha i paqarte. te faleminderit
Mos u merzitni nuk do tju dhembi sa te futet koka pastaj rreshqet se nuk ka shpatulla po patet dhimje lubrifikohuni me NAFTE 50 lek me shtrenjte.
fjalet i merr era. cdo gje behet e qarte kur e zeza eshte mbi te bardhe pra kur te marrim vendimin e zbardhur rreth sistemit te taksave si ato nacionale ashtu edhe vendore,se nuk eshte aq e thjeshte sic tregohet me fjale.
Lih Sali lih. Vish anti plumb. Do dilje ti zorraxhi ne popull. Ti vajte tek “Fikf Fare” u fute ne mes e u the: “Ju jeni avuketet e vertete”. Me pas i shpalle armiq Sajmirin, Gentin dhe sidomos Çakulin e quajte ÇAKALL. Ja ky soj njeriu je ti.
hajde kryeminister spiegim taksash pona jep pone nuk ekemi buxhetin e qeveris temarrim saher te dom si puna e jote e ministrave tu o tunxh bir
Edi rrumpalla sot i tha troc biznesit ;
Do ua heqim taksen ,pooor do ju leme paaak me barre . 7.5%
Doli sot e shkoj tek Nafia e u thoshte : dini ta rrihni dybekun ju ?? U mesoj un , dybekun e gjeni ju un do tu jap tundesin ( frricin ) po ju cpua dybeku mbajeni tundesin deri sa te vij une vitin tjeter .
ky ose ban ved ose eshte i cmendur fare
ajo shitsja i ka thane se ben 1 .3 miljon xhiro ne vit
ne fakt vetem uje qe shet ajo ban 5 miljon xhiro ne vit d mth e shef vet ajo kur te japi kasen cdo shitje se sa xhiro ben
d m th sikur 20000 leke ne dite dh exhiro qe ka fshehur ne vit eshte afro 5 miljon te reja
prandaj do ta kujtoj salen ajo dhe mijra te tjere
me xhiron 1.3 miljon edhe qoska ben me shume
edhe ato qe shesin paketa rruges do bejn 20 miljon ne vit qe nuk paguajn hic sot
edhe katunari qe shet 10 litra qumesht ne dit i ben 1.3 miljon
ne vit
ok keto llogari do i bej shume shpejt ajo tregetarja vetem pyete si e shet sot me kas kosin dhe buken dhe e kupton ti
por nejse erdhi dhe janari dhe fillojne lulet te celin
sepse kenga thot lulet e majit i cel ne janar
Nuk ka shume vend per koment ky veprim i k/ministrit. Kur arrin k/ministri de shkoje dyqan me dyqan per tju mbushur mendjen tregetareve te vegjel, se kjo pakete fiskale qe ju ofron Ai eshte per te miren e tyre, tregon se ne kete mes diçka nuk shkon. Ishim mesuar ta shihnim ne fushate qe shkonte dyqan me dyqan dhe rrugice me rrugice, por tani qe eshte k/minister dhe ka nje tufe me ekonomista rreth tij, ç’fare e detyron ta beje vete kete pune?
Zot. Rama për hirë të respektit ju lutem që njëherë e përgjithëmon ta jetësoni qështjen e llogarisë me Lek. Si është e mundur që edhe pas 60 viteve nuk jeni në gjendje të llogaritni dhe përdorni termin Lek e jo Lek të reja ose Lek të vjetra. Mjaft më, vetëdijesohuni. Nuk hyret në Evropë me këtë mentalitet.
Po ia ben edhe Edi si Berlusconi qe firmosi kontraten me italianet por nuk mbajti asnje premtimet e nenshkruara.
ore shalgjat psikopat ….dil e flit edhe per rritjen e cmimit te naftes …. karburanti qe ve ne levizje gjithe ekonomine e botes …po u rrit cmimi i saj automatikisht rriten dhe gjerat e tjera . Drogaxhi muti … ska 3 muaj dhe po i ngjan sa me shume paraardhesit tend .
Keto jane nje thes me traplliqe. Ne asnje vend te botes nuk ka nje numer kaq te madh bisnesesh te vogla qe shkaktojne vetem konfuzion dhe fuqi puntore qe iken dem duke bere nje pune te paorganizuar qe faktikisht mund te behet vetem me 10 % te ketij kapaciteti qe eshte i angazhuar per momentin. Shkurt dhe sakte nuk eshte nevoja qe poshte cdo pallati te kemi nga tre ushqimore 5 dyqane rrobash dhe 3 kafene qe kane kushtuar nga nje milion dollare. Akoma do vazhdojme ti shesim e ti blejme njeri tjetrit pa prodhuar asgje vete. Akoma nuk po e vret njeri mendjen per te krijuar nje model ekonomik por thjesht vazhdojme te flasim ne emer te popullit. Bisnesit te vogel duhet ti ritet taksa ne menyre qe vetem nje pjese serioze e tij te mbijetoje dhe pjesa tjeter e fuqise punetore e angazhuar me kete pune duhet te orientohet drejt prodhimit.
Edi ka zbrit ne fushe te betejes. Ai po u shpegon tregetareve lakun qe po u ve ne fyte, ky lak ta merr shpirtin ngadale pa dhimbje.