Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se fajin për statusin nuk e ka Europa, por Shqipëria.
“Jo, jo, fajin e ka gjendja jonë. Kur populli është i varfër, kur hakmarrje ka, që tregon se jemi në Mesjetë, kur zënkat vazhdojnë mes dy forcave politike dhe nuk sillen si europianë, atëherë nuk kanë asnjë faj europianët. Pastaj ata e shohin veten se janë në krizë dhe me sa duket nuk kanë qejf t’u shtohet kriza që kanë, bile janë penduar që kanë marrë në BE Rumaninë dhe Bullgarinë, pra nuk duan telashe dhe vende problematike në gjirin e tyre. Varfëria e madhe dhe papunësia e madhe i tremb ata se mos vendi mund të degradojë dhe në trazira sociale. Ende nuk jemi stabilizuar si shtet dhe pjekur si politikë, forcat politike e shohin njëri-tjetrin si armiq dhe jo si bashkudhëtarë në polemikë. Kjo i bën disa vende europiane që të mendojnë se shqiptarët janë tepër të egër me njëri-tjetrin. Mbase edhe ata janë të ashpër mes tyre, por ka një mirësjellje dhe një etikë ndryshe mes tyre. Për shembull, 10 gramë hekur vrasin më shumë se 20 kilogramë pambuk. Edhe ata i “gjuajnë” njëri-tjetrit, por me “pambuk” dhe jo me “hekur”. Ne jemi të natyrshëm dhe i themi gjërat siç i mendojmë. Ne jemi akoma në një fazë që ndiejmë më shumë. Për shembull, po ta shposh me një gjilpërë luanin, ai ulërin. Po ta shposh njeriun me një gjilpërë, ai e mban veten, nuk ulërin si luani, megjithëse i dhemb ndoshta më shumë. Ne shqiptarët e fshehim ca dhimbjen e gjilpërës, por prapë bërtasim, e bëjmë zhurmën. Jemi afër luanit…!” tha Agolli.
Shkrimtari komentoi edhe taksat e reja të qeverisë, duke thënë se ato do varfërojnë qytetarët.
“Unë mendoj se taksat që i merren popullit, në mënyrë të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, janë shtuar. Qytetarët do të paguajnë më shumë dhe do të varfërohen, p.sh benzina dhe nafta do të rriten, cigarja, pijet…
Nuk lihet cigarja nga çmimi, ai që e pi, do varfërohet. Ajo që kuptohet me taksat e reja është fakti se qeveria ua rrit taksat pronarëve, por ata do t’ua kalojnë barrën konsumatorëve përmes çmimit më të rritur të mallit që prodhojnë dhe shesin”.
“Taksat duhet të kenë edhe seleksionim, sepse shohim se pagat mbi 1 milion e 300 mijë lekë do të tatohen me 23 përqind, dhe këtu nuk tatohen vetëm ata që janë drejtues, por edhe shkencëtarët, profesorët. Në këtë mënyrë po tatohet dija dhe truri”./ep
Ky i fut hundet kudo , po rri ore zoteri shif shendetin.
Driteroi kerkon Europen dhe ne te njejten kohe kritikon qeverine per vendosjen e taksave.I kendoi nje jete te tere komunizmit primitiv dhe tani po na tregon se si duhet te hyjme ne rrugen e kapitalizmit.
I nderuar Dritero,nje pjese te fajit per mbetjen ne klase te Shqiperise e keni edhe ju “intelektualet” qe flisni kur duhet te heshtni dhe mbani gojen mbyllur kur duhet te ulerini.
O Dritero me vjen keq po ti je “vorfnue: n’hatlla t’truve te kaptina”
Dritero me kete mendje qe ke tani, do rrosh edhe 100 vjet te tjera.
Hajde Gezuar Te pime
SA KEQ!EDHE DRITËROI ME NJË KËMBË NË VARR SHEH MË QARTË SE GJITHË MAVITË E MAVRITË QË DUARTROKASIN PËR RRITJEN E TAKSAVE!
PËRPARA RIPJERDHJE!
NUK RRI PALLAFOSUR KY DJALI TONE.NE KETU NE FSHATE NGELEM SIC ISHIM NDESRA TI KE PERFITUAR EDHE PADREJTESISHT
Zoti Agolli, Nuk jam dakort me mendimin tuaj per mos tatimin e pages 1.3milion lekeve. Duhet te tatohet edhe politikani edhe shkenctari qe te mos rendoje taksa vetem tek puntoret e thjeshte.
Ky e ka mëndjen te pijet dhe cigaret…
Hik more servil dhe galloshe e vjeter.
Pagesa e taksave zoteri eshte njelloj me restektimin e ligjit ,pa ligj nuk ka shtet ,pa taksa nuk ka shtet!Ne se taksat paguhen ne menyre progresive ,kush ka me shume pra paguan me shume ,atehere as Agolli e as nje njeri me te ardhura te mesme nuk ka pse shqetesohen ,ata qe jane pasuruar me babezi ata duhet te shqetesohen!
E çfar na ka bërë “dija,truri,shkenctaret” shqiptare deri me tash qe nuk ishin te tatuar?!
Nji brim ne uj!
Nderkaq,edhe ky shkrimtar,ashtu si kolegu i tij Kadare ,i vene shqiptarit festen qe meriton.Kapistren e kafshes.
Pra shqiptart sipas shkrimtarve truri i kombit jane majmune(jo luane) qe grinden per mustaqet e celos.
Po m pelqe ky dritroi se tash ne pleqni po nxjerr xhevaire pa dogan nga goja..
Ha haa
Shqiptart. Majmuna….aaaa a a ahh ahæ eeee hhhhhhh uff ooo obbbooobooooooo bu bu buuuuu…!!
Saliu perpara dhe ” patriarku i PS, ikona e PS………”me revan, pas tij!! Me zell ne rritje!
Ah more Dritero, more Dritero, si je katandisur, more i perkedheluri i te gjithe rregjimeve?!
Vetem brockulla leshon, njeren pas tjetres!
Z. Agolli eshte vjehrri i tregtarit te armeve Luan Muahmeti, i lidhur me Imamin dhe Berishen.
Si mbajti një fjalim të gjatë e të lodhshëm nga ato që mbaheshin dikur, i thotë Dritëroi oratorit A.UÇi -Mjaft na fole, o Alfred, ne devollijtë jemi ca të trashë dhe drutë i presim po aq trashë.Bjeri shkurt a derëzi se na i shtove thinjat.
Tani i themi ne Dritëroit -Po mjaft a derëzi, ç’të duhet që merresh me politikë. Ju devollijtë s’ia thoni për politikë, por për raki.
Kameleoni e zgjati edhe kte her llapen e tij ne ajer .
“Rritja e taksave do te varferoje me shume qytetaret?”…
Por kete e ka thene me perpara Nard Ndoka ?
Ore po ky Driteroi, nga mendja eshte tamam !
Vec me nje dallim, qe deri ne vitet ’90, timoni i rrihte majtas.
Kur u dobesua sistemi dhe po i binin patkonjte shtetit te ENVERIT, timoni filloi t’i rrahe djathtas.
Vecanerisht ne 2005, kur erdhi perseri SALIU ne pushtet. Duhej mbajtur ekskluziviteti i panairit te Klik-Expo-Klik.
Femija te ha koken, thoshte nje jevge ne lagjen tone.
ka folur mire.Ato shembujt i ka pikante dhe shume te goditur.Gezuar Dritero,je akoma me mendjen top.
ik mor plak matuf….. se ti ke pjerdh, e ke ik per lesh…..
Dritero si shkrimtar mbetesh i respektuar. Ne kete moshe nuk mund te behesh ekonomist. Kur keta gazetaret te pyesin jashte fushes tende tregoju i zgjuar ndero temen por edhe Sadija jote duhet te te ndihmoje se keshtu sic ke filluar dukesh si i rrjedhur. Me vjen keq qe detyron te tjeret te reagojne dhe te mbetet hateri nga Erjon Brace deputeti me i paster dhe aktiv.
Ne amerik eshte nje shprehje. Dy gjera jane te sigurta ne jete: 1- vdekja 2- pagimi i taksave.Ketu ngrihen te ter ne kembe dhe bertasin te mos ngihrihen taksa e ndertesav,te mos ngrihen taksat e pijeve etj,perveç opzites qe ben politik,keshtu flasin dhe shume intelektual dhe njerez e mediave.jo ky vende nuk behet pa taksa,dhe per kete duhet te binden te gjithe njeher dhe pergjithemon.
Ne se kur lexoj keto rreshta gjej plotesisht veten time, kjo pa dyshim nuk me ben nje njeri te madh, por jam i lumtur qe gjej veten time ne mendimet e nje njeriu te madh. Njerezit e medhenj jane te tille, sepse ata nuk flasin vetem per veten, por flasin per njerezit dhe me zerin e tyre, pavaresisht se kush mund ti degjoje dhe ti kuptoje. Ne se gjej zerin tim te brendshem te marre jete ne keto rreshta, kjo gje nuk me ben me shume socialist apo afer nje force politike. Por keto reshta te te madhit Dritero me bejne te ndjehem njeri dhe per me teper te rigjej apo rifitoj shpresen qe aq shume me eshte larguar, apo merguar ashtu si shume miq apo njerez te afert te zemres sime te drobitur ne kete realitet pa jetesim ne Shqiperine time te dashur. Ah sikur te kishte pak shprese me teper ne kete vendin tone do te ishte dhurata me e mire per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nderime dhe mirenjohje te madhit Dritero.