Tatimet zbulojnë supermashtrimin me 26 milionë dollarë nga kompanitë fantazmë. Ja të arrestuarit!

18 Dhjetor 2013, 17:09Politika TEMA

Pas arrestimit të 5 punonjësve të tatim- taksave të Tiranës që kishin mashtruar me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit 5 milion euro dëm, një tjetër super-skandal ka dalë në dritë, por shifrat e abuzimit janë shumë herë më të mëdha.

26 milion dollarë mendohet që është shuma që disa kompani të njohura në Tiranë dhe rrethe i kanë shkaktuar shtetit, të cilat kanë përfituar si pasojë e rimbursimit të TVSH-së.

“Nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses një operacion në fushën e mashtrimit me tatimet, duke miratuar vendimet e arrestit me burg në gjykatë për disa shtetas, administratorë të disa subjekteve, të cilët kanë arritur të përfitojnë një vlerë prej 26 milionë dollarësh në dëm të shtetit.

Nga hetimet ka rezultuar se këto subjekte tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyrë fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar me qëllim tërheqjen e blloqeve me faturat e TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH në vlerën e sipërpërmendur.

Në këtë skemë mashtrimi me TVSH janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.

Ky hetim është filluar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet procedurale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie që shtrihet në qarqet Tiranë, Elbasan, Lezhë, etj,” thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të arrestuarit

•Kadri Ibrahim  Rama, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për të cilin gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2 të Kodit Penal.

•Ilir Maksim Allmeta, 30 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Ramiz Veizaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Avni Beqir Hoxha, 53 vjeç, banues në Tiranë,për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave,i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Robert Beqir Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Gjergji Gëzim Lami, 32 vjeç, banues në Mazrek, Kashar  Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Josif Gurgas Kadriaj, 47 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të falsifikimit, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Jurgjin Përparim Zeqaj, 21 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

•Përparim Cizo Zeqaj, 50 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 190/2 dhe 143/2-25 të Kodit Penal.

41 komente në “Tatimet zbulojnë supermashtrimin me 26 milionë dollarë nga kompanitë fantazmë. Ja të arrestuarit!”

  1. fieraku4u says:

    30-40 VJET BURG PER SECILIN DO ISHTE IDEALE, EDHE KONFISKIMI I PRONAVE EDHE LLOGARI BANKARE TE KETYREVE PALACOVE.

    1. Bekimi says:

      …dhe tëlirohen pabokësat me të cilët janë mbushur burgjet e Shqipërisë.

      1. fl says:

        Krijimi i ketyre skemave eshte nje nga sukseset e lirise ekonomike one-stop-shop te Qeverise Berisha

  2. TATIMORI says:

    Keto jane therrimet.
    Thelat fillojne kur u shton edhe nga nje zero MBRAPA ketyre shifrave te publikuara.
    http://goo.gl/NYFwF8

    1. PASTRUESI says:

      eshte krijimi I QKL-se se SALES,, qe sgeli njeri pa u rregjistruar,,, me 5 klase shkolle,, vetem bisnese….
      Ej o njerez,, jashte cdo gje eshte online,, dhe smund te besh bisnes..pa nje license..perkatese.. siaps profesionit …hajde shtet hajde,, Sala shkaterroi gjithcka,, shtrese e mesme…..

  3. KADAFF says:

    KJO LËVIZJE E FUNDIT MË DUKET SE MBAN ERA PROÇEDURË SHTET DHE DREJTËSI, BRAVO PROKURORIA DHE SA MË SHPEJT KOKËS GJITHË HAJDUTËVE.
    HERA E PARË QË AKSIONI NUK “U PROFETIZUA” NË OBORRIN E KRYEMINISTRISË APO NË FCBOOK-un e LIZA SPIRAPJERDHJES APO BRIM-SILDËS.
    BRAVO PROKURORIA.

    1. andrea says:

      O kadaff, leri budallalliqet por imagjino me ligjin e ri per drejtesine sikur keto vepra penale te procedohen me gjykaten e krimeve te renda dhe tu konfiskohen pasurite!

    2. Samiu says:

      O Kadaff, Pse e paragjykon Spiropalin? apo pse e shte femer ….pse nuk e ka bere deri me sot kjo PROKURORIA? cfare ka ndryshuar tek ajo? kryeprokurori apo personeli i tij? Po drejtoria e hetimit te tatimeve nga varet? E pra, do apo s’do ti , te pelqen apo s’te pelqen ty , ben mire qe te vertetet ta pranos dhe ta thuash ashtu sic eshte , madje duhet ta pergezojme per keto. kur te mos punoje mire, edhe une me ty do ta kritikojme dhe kerkojme te gjithe te iki….

  4. Horri i i Bulevardit says:

    Bravo qeveria Rama, keshtu vazhdoni dhe shume shpejt , do te dali peshqit e medhenj.
    Asnje meshire, mos harroni sekuestrimin.

  5. labi italy says:

    ore po u bene milionat e dollareve sikur jane 100lekshe po cfare eshte bere aty ne shqiperi o njerez, po cfare del dhe birbilos ai -bode-po hidhjani ate -birbil -atje ku e ka vendin ketij qelbesire qe sle ekran pa na shitur mbrockulla ………..

    1. specialisti says:

      Eh mor Labi i Itlise ketu 1 milion dollar jane bere si pare xhepi per shume te korruptuar.
      Edhe populli kur degjon ndonje lajm qe filani po hetohet per 100.000 euro nuk i ben pershtypje fare,ndryshe ne Itali qe akuzohen politikane te larte edhe per 40.000 euro

  6. DHT ne DPT says:

    Eshte nje pune e shkelqyer disamujore gjate vitit 2012 e Drejtorise se Hetimit Tatimor prane DPT -se

  7. Symiza says:

    Bravo, por vonë! Ka krime të tjera ekonomike, ku me i tmerrshmi është ai ku në banken Kombetare jane terhequr miliarda lekë( dhe ne valute) me emer e mbiemer, por që keto para i kthyen ne valute dhe i derguan jashtë vendit autoret qe kane terhequr në vite!…
    Tani keta emra me gjithe para (miliarda) ndodhen jashte vendit dhe me skandalozja,kane ndryshuar emer dhe mbiemer dhe nuk dihet ku ndodhen tani, pasi kane tjeter emer nê pasaportë…Megjithate,emrat terheqes parash nga bankat, dihen ku kanë gjendjet civile dhe aty kane edhe ndryshimet perkatese qe shteti duhet ti kontrolloje e njoftoje interpolin…Banka kombetare duhet te hetohet për kete problem të jashtzakonshëm!Rilindja do eci mire nese kontrollon spekullimet ne banka dhe sidomos ate kombetare!…

  8. Lali says:

    450 miljard dollare shperdorime hajdutet e saliut…..tani keta para ti kthehen shtetit dhe filloni konfiskimet e pasurive.

  9. Veli mullaraj says:

    O Kadaf e lexo shifren.. ? Jane paret tona mor djale , e beri prokurorija apo qeveria s ka rendesi per ne si popull , t’i jepet fund vjedhjes jo t’i marim ne mbrojtje se kudo abuzohet Zana Mullaraj

  10. vexhgusi says:

    Kadaf:
    Nga sa shkruan duket se ti ke nje mllef me ate gocen qe eshte drejtore e tatimeve,ne themi mos u ngut se nuk eshte njerzore te ofendoshe nje femer aq me keq kur ajo po kryen nje detyre dhe jo keq por shume mire.
    Ndersa per prekurorine jam i nje mendimi me ty.
    Gjej nje zgjidhje me te kendeshme.

  11. LORA says:

    Ka dy muaj qe i ka dale era e kermes ,kesaj skeme te kuserimit te parave publike.Si shume gjate paska zgjatur hetimi.
    Per mua lajm do te jete kur t’u kerrehen kusarve te 26 milion dollaret e me pas te plasen burgjeve ,per jo me pak se dhjete vjet.

  12. AKREPI says:

    PD PO ANKOHET SE PO HEQIN NGA PUNA ADMINISTRATEN E VJETER QE TE MOS ZBULOHEN KETO VJEDHJE MASIVE …DUKE ZGJATUR ATE LIGJIN MBI NENPUNESIN SHTETEROR QE MBAN ERE KERME …DUHET TE HAPEN DOSJET SA ME PARE QE TE DALIN SHESHIT EDHE KRIMINELATE KETIJ POPULLI…

  13. Best says:

    O KADAFF pordha
    Denoncimin e ka bere ajo Brim-Silda qe thuaj ti zotrote
    po duket se ty te mban koka era mut prej saliu dhe prej Lul holandezi
    A e di si i thone ne holandisht k…it????
    Lul i thone o mavri me boje
    futu ne google translate dhe provoje po sbesove
    shkruaj Lul Basha dhe shife si do te ta perktheje
    hahahahahahahahahahaha
    o te pjerdhurit e saliut
    mbani sal kadafiin se me duket i ka mbushur breket plot me mut nga frika
    po i shtrengohet laku keq se e shiti dhe Merkeli me duket
    ngaqe ishte ekonomia e dyte pas saj
    hahahah
    tani ta shofi sala se cdo te thote te tallesh me miellin e gjermanit

    1. Pilo Lala says:

      Merkeli e beri kastile te na ulte ekonomine me te mire ne Evrope.
      Sali Vicidoli mundi ta conte ngritjen ekonomike sa i deshte qejfi, se Zyren e statistikave e kishte kaluar ne paradhomen e Kryeministrit.
      Me urdherin e Saliut, edhe gomari behet Pedagog, dhe nxenesit dalin te diplomuar nga Universiteti Kristal, quhen Gomar me shkolle.

  14. Kozmo says:

    Nuk duhet te lini pas dore korrupsionin e madh qe behet
    neper pika doganore ,ku nafta kalon per kerazine .
    Oficeret e doganave jane miliardera ,por si duket e kane
    lene te merren pas statusit . Shqiperia eshte e qelbur nga
    korrupsioni ,ndersa keta pretendojne per status .Pervishuni
    punes per te pastruar vendin nga keta skorrje.

  15. lufter says:

    Ne keto arrestime permendet emri Kadri Rama.Kush eshte ky mos eshte gjeologu Kadri Rama apo koincidence,lutemi na sqaroni.

  16. marie says:

    avni hoxha eshte xhaxhai i Artan hoxhes,spiunit te deges qe e propozoj berisha per president te vendit!Keshtu i pafsha !Bravo prokuroria!

    1. kot fare says:

      artan hoxha ka qen gjimnaazist ne 90, pra i bie qe do jete rreth 40 vjec

      sikur ky avniu te ishte i jati, i bie qe ta ket bere 15 vjec

  17. ILIRET says:

    Heu! Qenka bo nami bre burra! Po e paska pas mire Edi Rama kur tha, dale, dale, nuk keni pare gje akoma… He Sale he. Ha Sale pi Sale…

  18. kurvat e qeverise says:

    ky eshte shteti shqiptar – bythqiret e rinj te Qeverise as nuk guxojne te permendin emrat e pronareve te kompanive hajdute – pa punu dhe te marresh te ardhura – njelloj si me kompanite e karburanteve

    Ed Rama poplli kerkon TRANSPARENCE mos u fshi mbas disa firmetarve te punesuar – fajtor dhe kriminele jane ata qe kane marre parate me thase dhe ja ata qe kane marre rrogen!!!

  19. Nikolini says:

    Dhe si per ironi Presidenca njofton per takimin qe ka bere Jari me Ambasadorin e Anglise

    “Në vijim, presidenti shprehu bindjen e tij të palëkundur, si pjesë e përgjegjshmërisë dhe detyrave të tij kushtetuese, që do të vijojë të mbetet garant dhe mbështetës i fuqishëm i pavarësisë në funksionimin e institucioneve të pavarura dhe sistemit gjyqësor në tërësi. Nga ana e tij, Ambasadori Nicholas Cannon Obe vlerësoi zhvillimet pozitive që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave dhe demokratizimit të institucioneve dhe shprehu besimin se institucionet dhe shoqëria shqiptare do të vazhdojnë në këtë rrugë të duhur, duke shtuar përpjekjet edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

    Vaj medet ne doren e kujt ka rene Drejtesia Shqiptare, Koorporata e Krimit dhe me e keqja se ky Jari eshte i vendosur ta shkatrroje cdo perpjekje qe behet qe ky popull te shohe me ne fund nje rreze shprese.

  20. nardi says:

    ja nje burim per te rimbushur buxhetin e shtetit, ata vodhen 26 shteti tu marri 260!

  21. jan says:

    vetem burgu dhe sekuestrimi i sjell ne brazde………….

  22. Mal Mirdita says:

    Mos u lodhni me burg more zoterinj prokuror e gjyqtar, pooooor KONFISKONI PASURITE E TYRE.

  23. Malok Hollande says:

    Keta akuzohen se paskan fallcifikuar ca vula dhe formulare. Maksimumi 2 vjet burg (ne baze te ligjit). Nuk na sqaruat kush ka urdherusr rimbursimin e TVSH kur dihet se ka qindra firma qe pressin dhe tani te rimbursohen dhe u thuhet se nuk ka leke?. Na thoni ju lutem mund te behej kjo pune pa urdherin e Pashajit te Rakickes?. Ngushellime cironkave por i siguroj se nuk do ti gjeje gje po qe per keto akuza

  24. burgu rrogozhines says:

    ha nje luge corbe te prishur ,,dhe vjen ora qe ta vjellesh ,,,,,

  25. Dumrea says:

    Jo Marie!Dy mbiemrat “Hoxha” jane vllezer,te comunitetit(rraces)came,lindur dhe rritur ne qytetin e Cerrikut. Pra skan lidhje me kandidat krricin per “President” berishjan.Po ashtu edhe Dy mbiemrat “Zeqaj” At e Bir,lindur dhe rritur po ne Cerrik,dhe me origjine te hershme prej Mallakastre.Te tjeret nuk i njoh! Me duket se po fillon te ndizet,shpesa e venitur,e vrare.E ndjeva per detyre te beja kete sqarim.

  26. ardi says:

    Prsh.o zonja marie me vrap e paske nxjerre helmin nga goja per avni dhe tan hoxhen.numero deri ne 3 pastaj nxirre.si avniu edhe tan hoxha kane lindur dhe rritur ne durres.helm i gjalle qenke

  27. ardi says:

    Sa Botë e poshtër, mua më hapen shpatullat për 1600 euro me kamion rrugëve të Europës,kurse këta bohen milioner duke nejt klubeve.

  28. opinionisti says:

    strumullari i te gjitha abuzimeve dhe te gjitha krimeve po fshehet pas gishtit .Do ti vi vdekja para se te meret ne pyetje.

  29. cadra-Pistolet says:

    Ky eshte llumi ku e zhyti vendin Sali Ram Berisha!

  30. Ermal says:

    QE TANI KANE FILLU KORUPSIONIN SOCIALISTET NE DOGANAVE TATIME KANE ARDHE ME LOPATA DHE DO IA SHOFIM HAJRIN.

  31. Liridon says:

    Qe ne veren e vitit 2012 kane filluar hetimet per kete ceshtje.Duhet hetuar perse Prokuroria nuk ka nxjere urdher arrestet per personat pergjegjes ?Mos valle ne ate kohe kane pire kafene e rradhes ?Mos valle personat pergjegjes kane financuar ndonje parti apo levizje ne zgjedhjet e fundit ?

  32. permbaruesi says:

    mblidhni parate e vjedhura e mbushni arken e shtetit menjehere, ky eshte mesazhi i popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje