INTERVISTA/ Eduard Kukan: Integrimi i Shqipërisë në BE, pas 8- 10 vitesh

18 Dhjetor 2013, 17:48Politika TEMA

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, shprehet për DW se Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pas 8-10 vitesh.

 

Z. Kukan, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, që përbëjnë Këshillin Europian, arritën dje një kompromis mes pesë vendeve anëtare të fuqishme të BE-së, që nuk dhanë votën pro dhënies për Shqipërinë të statusit të vendit kandidat për anëtarësim, dhe shumicës tjetër prej 22 vendesh që ishin pro: ata vendosën shtyrjen e vendimit për Shqipërinë deri në qershor 2014. Ndërkohë edhe Parlamenti Europian pati dhënë ditë më parë votën e tij pro. A ishte e papritur kjo shtyrje për ju si europarlamentar dhe kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Juglindore?

Nuk ishte krejt e papritur për mua. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej, do të ishte pozitiv. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit.

Në fund të fundit a e gjeni realist skepticizmin e pesë vendeve të rëndësishme të BE-së: Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Hollandës dhe Danimarkës, skepticizëm që u bë shkak që Shqipëria edhe këtë herë të mos e marrë statusin e vendit kandidat, për të cilin ka aplikuar që në vitin 2009?

Me aq sa di, këto pesë vende dëshirojnë prova më të rëndësishme se sa atmosfera e re në vend, është pozitive politika e qëndrueshme dhe sidomos lufta kundër korrupsionit do të jetë efektive me rezultate konkrete. Këto vende dëshirojnë një lloj historiku dokumentimi që do të vërtetojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.

A mendoni se në skepticizmin e këtyre pesë vendeve ndaj Shqipërisë, mund të ketë ndikuar edhe përvoja jopozitive nga vala e fundit e zgjerimit të BE-së, kam këtu parasysh anëtarësimin e vendeve të tilla si Rumania apo Bullgaria, që u provuan të jenë të parakohshme për nga arritja e standardeve që duhet te ketë një vend që anëtarësohet?

Mësimet e nxjerra nga anëtarësimi në BE i Rumanisë dhe Bullgarisë luajnë rolin e tyre në përqasjen e vendeve anëtare të BE-së lidhur me anëtarësimin e gjithë shteteve të reja, që janë në procesin e hyrjes në BE. Kjo do të thotë që kriteret që duhen plotësuar plotësisht duhet të ndiqen deri në një periudhë të caktuar, gjatë së cilës duhet të realizohen reformat.

Cilat mendoni se janë pritshmëritë konkrete të pesë vendeve, të cilat Shqipëria duhet t’i realizojë brenda gjashtë muajve, deri në qershor 2014? A mund të konsiderohen arritjet në këtë hark kohor të qëndrueshme?

Ashtu si e theksova, tanimë pritshmëritë janë që Shqipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re politike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme dhe do të sjellë rezultate në përparimin e axhendës europiane. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8- 10 vjet të tjera. Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërrojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ata duhet të jenë më objektivë dhe realistë.

Çfarë do t’i këshillonit apo sugjeronit Shqipërisë, të dy palëve, maxhorancës qeverisëse dhe opozitës, që në qershor 2014 të mos ketë një shtyrje tjetër? A ka diçka që do t’i jepnit rëndësi të posaçme për t’u arritur në këtë kuadër që ju përshkruat?

Mund të përsëris vetëm atë që e theksova gjatë diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit Europian dhe në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë: që të dyja palët, qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë në trendin pozitiv, që filloi në vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shqipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndësishme të provojnë që këtë e pranojnë të dyja palët para gjithkujt. Të dyja palët duhet të kenë vazhdimisht në mendjen e tyre, se integrimin po e bëjnë për shqiptarët.

32 komente në “INTERVISTA/ Eduard Kukan: Integrimi i Shqipërisë në BE, pas 8- 10 vitesh”

  1. elinor says:

    Eshte nje x aty ne mes, jo vize. Mbas 80 vitesh (8×10)!

    1. MRIZI I ZANAVE says:

      QY DO TE THOT TROQ
      KUR TE VIJN sALI BERISHA NE PUSHTET!

      http://goo.gl/iIBReg

      1. raimondi Vlonjati says:

        Ore po pse beheni fare –Ky , Fule dhe githe keta te tjeret nuk kane azgje ne dore,dhe flasin kot te justifikojne rogat e tyre ,por per keto gjera nuk ua var njeri ketyre

        Cdo gje per futjen ne EU e ka ne dore Anglia , Gjermania dhe Franca

        Ata nuk na lejojne ne te futemi–Anglia dhe Franca absolutisht nuk duan,
        ndersa Gjermania eshte nje shtet qe vepron sipas udhezimeve te Rusise dhe nuk do prishet me Rusine per ne

        Ndaj ne nuk kemi per tu futur kurre ne EU , Te gjitha ato qe thone keta ,per lufte korupsioni e te tjera , jane hipokrzi te keryte
        por per ne
        mire eshte, te mos ua varim fare ketyre predikimeve te tyre
        por
        te merremi me hapjen e vendeve te punes dhe me paqesimin e politkes …

        Nuk ka lidhje fare me asnje qeveri mos-futja jone ne EU, por ka lidhje me faktin se ne ekzistojme

        ATa do na fusnin ne EU nqs ne nuk do ekzistonim.., per fatkeq te tyre ne ekzisotjme ,
        keshtu qe nuk do futemi ne EU

        1. Ilir Hoti says:

          Jo aq negativ,,megjithse e kuptoj nervozizmin …Ne duhet te ndertojme shtein ligjor per vehte pastaj pa tjeter jemi pjese e EUROPES.

        2. loni says:

          ti patjeter duhet te jeshe ndonje agjend i CIA ose i KGB,,qe di gjithe keto gjera,,bravo keshtu duhesh te jesh gjithmone vigjilent mos ta hash sapunin per djathe por tia tregosh popullit te verteten ashtu sic eshte pa dorashka,,po mos na i trego te gjitha mbaj edhe ca secrate se keshtu quhesh SPIUN haaaa

    2. Wendy-B says:

      hahahahahaha Ke harru me pa dhe nje 0 mbas 8-es( 80×10)

    3. albanezi2013 says:

      Kjo eshte pergjigja per qeverine evgjite qe hodhi poshte paketen e SH.B.A. per armet kimike.

      1. ARUSHA says:

        anxhela merkel e ka thene para 7 vitesh qe shqiperia do futet ne vitin 2020 dhe kjo thuhet nga kukani !!!!!!!!!!!!!!
        HISTORIKISHT ESHTE LUAJTUR ME SHQIPERINE DHE KEMI QENE TE TRADHETUAR NGA EUROPA PLAKE DHE PA KARAKTER

  2. SHQIPTAR, EUROPE says:

    I shkreti populli im shqiptar rendi 45 vjet pas endrres se bukur por te pamundur komuniste.
    I shkreti populli im shqiptar po rend 23 vjet pas endrres se bukur por mashtruese europianiste.
    Bashkimi Europian ne kuptimin relativ ne bote ka perfaqesuar dhe perfaqeson vlerat me pozitive sociale ekonomike politike, por ne kuptimin e vertete dhe praktik nuk perfaqeson vlerat ideale te lirise dhe demokracise se popujve dhe kombeve perberes.
    Bashkimi Europian perpara se gjithash nuk eshte nje bashkim vlerash sociale kulturore ekonomike politike etnike fetare etj, por eshte nje Bashkim Gjeostrategjik per ruajtjen dhe forcimin e statukuose hierarkike te shteteve dominuese europiane.
    Greqia nuk eshte absolutisht vend qe njeh apo respekton te drejtat e minoriteteve etnike me mire se Shqiperia, por eshte vend tek i cili shtete te veçanta te BE kane pasur dhe kane interes konkret.
    Serbia nuk eshte absolutisht vend qe zhvillon luften kunder terrorizmit dhe kriminalitetit me mire se Shqiperia, por eshte vend tek i cili BE ka interes aktual ta afroj, qe mos ta lere nen ombrellen e Rusise.
    Ukraina nuk eshte absolutisht vend me progres demokratik me te mire se Shqiperia, por eshte vend i madh tek i cili BE ka interes gjeostrategjik ta afroj, qe mos ta lere nen ombrellen e Rusise.
    Rumania ose Bullgaria megjithe ndihmen e madhe shumevjeçare ekonomike europiane, nuk jane absolutisht vende me progres ekonomiko social me te madh se Shqiperia, por jane vende relativisht me te medha tek te cilat BE ka interes ti afroj, qe ti largoj nga influenca e Rusise.
    Greqise i lejohet nga BE qe çeshtjen e madhe historike te shqiptareve arberor ortodoks ta bej formalisht si pardje ne nje fshat periferik te Athines me kumtesa qe ne epiqender te tyre kane vetem vallet arvanitika.
    Greqise i lejohet nga BE qe çeshtjen e madhe historike te shqiptareve çam myslyman ta anashkaloje, dhe nuk i kerkohet asnje llogari as per gjenocidin etnik dhe as per rikthimin e trojeve dhe pasurive te tyre te patundshme.
    Shqiperise shprehimisht i kerkohet nga BE ne deklaraten e djeshme qe te njohe dhe te realizoje te drejta edhe me te thella, edhe me te plota per minoritetet etnike, pra nje qendrim, pra nje kerkese asimetrike e formuluar nga vete Bashkimi Europian.
    Politikanet shqiptar ne Qeveri dhe Opozite, te majte dhe te djathte duhet te negociojne me logjik, me argument, me vendosmeri e ballehapur me partneret europian ne Bruksel dhe ne çdo kryeqytet europian ku te kerkojne zbatimin e drejte, te njejte, simetrik te vlerave teorike europiane per te gjitha shtetet e kontinentit europian.
    Ne Shqiperi nuk eshte bere absolutisht lufte kunder korrupsionit megjithe fjalimet e Berishes ose Metes, sepse ata jane direkt shkaktar te medhenj te korrupsionit. Ne Shqiperi nuk behet lufte e vertete kunder korrupsionit sic ben Edi Rama duke mbajtur fjalime per korrupsionin endemik dhe duke akuzuar peshq te vegjel, sepse ne Shqiperi ne radhe te pare korrupsioni eshte elitar politik dhe madje pikerisht ky eshte edhe shkaktar per korrupsionin masiv endemik.
    Ne Shqiperi, lufta kunder korrupsionit politik dhe social, lufta kunder krimit te organizuar dhe pa organizuar, zhvillimi ekonomik i gjithanshem jane probleme qe nuk duhet te zgjidhen per hir te kushteve qe na vendos BE, por sepse zgjidhja e tyre ne radhe te pare u intereson vete qytetareve shqiptar dhe progresit te demokracise shqiptare.
    Si objektiv strategjik shqiptaret duhet te kene natyrshem integrimin ne Europe, por ky objektiv eshte praktikisht afatgjate me interval kohor me shume se 10 vjeçar per shume shkaqe te brendshme dhe te jashtme, te cilat varen dhe s´varen nga shqiptaret dhe ku duan apo nuk duan shqiptaret me sigurine me te madhe do te integrohen te fundit.
    Si objektiv te aferm praktik shqiptaret duhet te kene zgjidhjen perfundimtare te problemeve te pronesise, duhet te kene zhvillimin ekonomik te gjithanshem, punesimin njerezor sa me te madh, marredheniet pozitive, thithjen e investimeve nga çdo vend mik, nga çdo vend partner, nga çdo vend rajonal, nga çdo vend i botes anetar ose jo ne BE, por qe kane potenciale te tilla te medha aktualisht.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      RESPEKT per komentin Tuaj.
      Nje analize dinjitoze per Europen,KURVEN- Plake

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Europa Lindore eshte pare nga perendimi si nje peligrinazh turistik,nga ku mund te nxirren fitime,per te dale nga kriza !
    Koha e pranimit,flet me se miri per kete projekt.

  4. N Shabani says:

    Ikni ore qerohuni se nuk e duam fare ate Europen tuaj na cate…….. keni kaq vite, kepusni qafen rraciste te ndyre nuk na fusni ne BE se jemi vend mysliman ashtu sic po ja beni Turqise, me vjen neveri kur e degjoj emrin Europe.

    1. Wendy-B says:

      O Shabe kush te tha qe jena vend myslyman ???? Nga e nxore kete teori ??

      1. BALLKAN says:

        Nuk thua ti, por thote propaganda greke.
        Nuk thua ti, por thote propaganda serbe.
        Nuk thua ti, por thone “europianet”.

  5. SOS, SOS, SOS ............................................................................................... says:

    ————————————————————————-

    Shume e vertete ….

    -Shqiperia sot – totalisht e boshatisur, e c’kulturuar, pa intelektuale te mirefillte, lengon nga injoranca provinciale rurale.
    -Shqiperia sot – nje kulture “fallco” Imituse e nje shoqerie provinciale rurale qe zbriten pa kontroll duke shkaterruar qytete dhe Tiranen …. me veriore te prapambetur ne mendim dhe zhvillim si shpellari Sali Berisha, dhunuan dhe shkaterruan Demokracine …..
    -Asnje vend ne bote nuk eshte zhvilluar apo ka ecur perpare pa intelektualet e mirefillte te vendit, qe Sali Bisha i perzuri me dhune.
    -Tani le te vuajme duke pritur edhe 20 vjet te tjera ….

    ————————————————————————-

  6. Lali says:

    O Kukan po cilat jane ata shtete te tjera qe synojne B.E apo kosova e bosnja….hik ere tutkun se ju doni ukrainen qe u ktheu brrylat dhe vajti me rusin…..Edi Rama te hap vende pune, te penalizoj gjithe kasen berishjane( ketu perfshij dhe ndonje nga P.S) dhe kure ta kerkoj ajo europ bitch te shkoj ball lart, jo si Berisha me prapanic.

  7. Aurenc Bebja says:

    Eshte per te te ardhur keq se si na trajton BE-ja…Eshte per te te ardhur keq se si politika shqiptare (pozite – opozite) luan me popullin shqipetar duke i prishur imazhin e tij ne Europe.

    Politikane te korruptuar, politikane te pa edukuar, politikane mendjemedhenj, politikane te pakualifikuar…Deri sa keto lloj prototipash te ekzistojne, BE-ja nuk ta hap deren edhe per shume vite te tjera…Dhe pastaj do kemi te drejten e intervistave eskluzive si ajo e zotit Kukan per te na dhene leksione se si mund te futemi ne BE…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  8. robert says:

    eshte me te vertete keq te jesh shqipetar, me mir jevg rumanie se shqiptar

  9. Fuck off evropa,,,fuck off burokratet e ndyre te evropes,,,evropa kurve ka qene deri dje dhe super kurve sot

  10. Për të mos mbetur të fundit says:

    Integrimi i shpejte i Shqiperise ne BE sipas miqve 8-10 vjet.
    Integrimi i zakonshem i Shqiperise ne BE sipas Merkel me shume se 10 vjet.

    E Sigurte eshte qe shqiperia dhe shqiptaret do te integrohen ne BE te fundit fare nder vendet e fundit.

    Shqiperia dhe Shqiptaret gjate ketij 10 vjeçari nuk duhet te qendrojne ne vend por duhet te afrohen me vendet mike USA, ITALI, TURQI, gjithashtu edhe KINA si potenca e dyte me e madhe ekonomike boterore.

  11. Diplomati says:

    ANGLIA, GJERMANIA DHE FRANCA(kurvat e vjetra) , po i dhurojne Greqise , si ne 1913, detin Shqiptar , dhe
    Autonomine Himares deri qeshor 2014 qe Greqia ka presidencen e bashkimit Europian.

    1. IK says:

      Po ja dhuruan ai i grushti i njerezve atje lart se sa per shqiptaret as qe te shkoje neper mend.

  12. al says:

    Qe Europa nuk na ka qejf kjo nuk eshte e veshtire te kuptohet.
    Por nuk ka mundesi qe ne te jemi gati. Na pelqen apo jo ne jemi akoma shume mbrapa. Kemi elemente te kapitalizmit ekonomik te perziera me elemente te rendit primitiv dhe politikisht nje sistem hibrid midis demokracise, despotizmit apo regjimit totalitar komunist me luften e klasave akoma neper kembe.
    Me lejoni t’ju them vetem disa pika:
    1) Me thoni ndonje vend te evropes ku toka punohet me kafshe. Parmenda si element eshte primitiv. Jam i sigurte qe parmenden nuk e gjen as ne republikat ish sovjetike. Tek ne punohet toka me gomar dhe kale ose gomar dhe dem ne nje parmende. Bujqesia me pak fjale eshte primitive (Nafta qe prodhohet ne vend me kosto pothuaj zero eksportohet dhe importohet sikur vjen nga hena, se dhe USA qe e merr nga arabia saudite e ka ku e ku me lire se ne. Si mund te punohet toka me naften 2000 leke/liter). A tregon kjo se jemi gati?

    2) Klasa politike e korruptuar ne shkallen me te larte, sistemi gjyqesor i degjeneruar ne palce, sistemi shendetesor katraure, siguria e jetes eshte ne nivel zero, lufta e klasave e trasheguar vazhdon me ritme normale si gjithmone (sa here qe nderrohen partite luftohen kundershtaret).
    3) Telekomunikacioni eshte cope-cope. Jane hedhur miliarda per rruge dhe nuk kemi rruge. Komunikimet elektronike kane cmime me te lartat ne europe edhe pse rrogat jane me te uleta ne europe.
    Me pak fjale qe te gjesh dicka pozitive qe mund te konsiderohet nje element integrues eshte aq e veshtire sa mund te konsiderohet mision i pamundur.
    Deshira e te gjitheve eshte te integrohet vendi, por duket qe ne kete vend, te marre si individe, te gjithe jetojne dhe veprojne per te kunderten.
    Me keqardhje te madhe kjo eshte e vertete.
    Nese do te duan te na japin doren ndonjehere eshte thjesht meshire. Nuk mund ta kerkojme kete gje me koken lart. Ne jemi si ai nxenesi i keq qe meson sa per te kaluar klasen. Ne nuk duhet te lypim integrim, ne duhet te integrohemi ne mentalitet dhe ne menyren e te funksionuarit si shoqeri dhe si shtet para se te tjeret te na shohin si partnere dhe te na ulin ne tryezat e tyre te rrumbullakta.

    1. duket qe je nje derro fshatari e nuk ke dal kure nga halja jote ,ne europe ka shume me keq se shqiperia.. povero asino..

      1. IK says:

        Po ti o i mjere pse ofendon. Zoteria nuk ka ofenduar njeri, thjesht ka shprehur mendimin e tij. Demokracia kete nenkupton shprehjen e mendimit te lire pa cenuar dhe ofenduar askend. Me duket se fjalet qe ke thene jane te vlefshme per ty.

  13. ibarhim says:

    Kukan po thote Se pa i lare kokat kokepalaret-dhe burgosjen e hajnave me ze dhe figure;rama.meta,doshi,koqo,abazi,tahiri etj koqe do merrni.

  14. Iliria says:

    Po pse merzitemi e shajme ne qe nuk na do europa???!!! Perse te na doje per cfare gje te mire jemi te dalluar??? Ne te gjitha fushat e jetes jemi mbrapa. Kush presim te na e ndertoje vendin ,a nuk e keni kuptuar o njerez qe vec ne mund ta bejme kete. E gjithe Shqiperia duhet te marre shembull nga krahina e korces. Keta njerez jane punetore te paster te moralshem ,paguajne taksa kane mendje te hapur.Jo me kot Z. Rama vendosi si zevendesin e tij Z. Peleshi. Puna e korcareve flet vete si kane transformuar ate vend. Ju lumte dhe faleminderit. Sigurisht ka akoma per te bere ,por ata perpiqen nuk rrine kafeneve si ne rrethe te tjera te vendit.Kush prisni tua punoje tokat tu ndertoje fabrikat rruget urat ,shkollat spitalet pervec se vet duke perveshur lleret .Shkoni ne Korce apo Pogradec dhe shikojini me syte tuaj. JANE POPULL PUNETOR. Pastaj pse te na doje europa me skandale politike me qeverira te korruptuara qe nuk e cajne koken per popullin por luftojne kush te krijoje kapitale me te medha me pushtetin qe e shperdorojne. Perse te na duan ne me muslimane anembane qe jane dembela. Ne kemi qene nje vend i krishtere por Turqia e qelbur na e forcoi ate fe.Ajo fe duhet te crrenojset nga ne sa me shpejt e jo te vazhdojme te ndertojme xhamira ne mes te kryeqytetit. Nese do te beni kete as mos tu veje mendja qe do futemi ne europe. Harrojeni europen. Kane shume te drejte. Mos te krahasohemi me vendet e tjera por te bejme krahasim si jemi sivjet nga viti i meparshem.
    Kur nuk je i zoti i shtepise duhet te pranosh rregullat e shtepise qe keron te hysh.Ne fusim ne shtepi ata qe desherojme dhe qe na pershtaten ne tryeze kur ulemi me ta. Keshtu eshte dhe me Europen prandaj hic te mos merzitemi po te punojme qe te ndreqim gjithcka eshte bere gabim ne gjithe keto vite qe treguan qe nuk jemi ne nivelin qe europa te na lejoje te jemi pjese e familjes se saj.
    Kur te kemi politikane te zot qe punojne per popullin, kur te kemi inteligjence te formuar, kur te luftojme korrupsioni, kur te punojme shume, kur te duam njeri tjetrin pa dallim jug e veri lindje perendim,kur te respektojme ligjet dhe shtetin ligjor dhe lista mund te vazhdoje me shume…….Mjaft duke share Europen nuk na e ka fajin ajo. Fajin e kemi vete per gjithcka dhe pasojat ja ku jane.

  15. Me se e vertete qe.. says:

    Bashkepunimi me Turqine, me bashkine e Stambollit apo te Ankarase mjafton te ecim perpara te sigurte dhe te qete.Na shkon me mire se sa te ngaterohemi me Europen e komplikuar,te cilen vete europianet nuk po e besojne vete kete organizim te BE qe neser ne te ardhmen do te deshtoje rende dhe me pasoja deri dhe ne luftra te medha,gje te cilen dhe e ka treguar ne historine e saj Europa dhe BS Jugosllavia e tjera.

  16. valter says:

    Edi Rama kthehu nga miku yne strategjik, kina madheshtore (gjithnje nese na pranojne). Vetem per 5 miliard dollar kemi nevoje, me mire me kinen se me evropen plak qe sna ka dashur kurre. Beni nje kontrat 100 vjeçare si anglezi me honkongun.

  17. Artan says:

    Shqiperia duhet te qendroje neutrale si Zvicra. Po te shohim historikisht cfare beri Shqiperia dhe politikanet e saj atehere kuptojme qe fillimisht shqiptaret vrapuan pas vendeve te Europes Lindore per te ndertuar komunizmin. Per fat te keq komunizmi qe nje loje per te vene nen sundim vendet europiane te cilat qeverisjen e kishin te trasheguar nen sundimin e monarkive. Ne monarki pushteti trashegohet dhe nuk mund te merret me levizje nga rruga. Pra monarket nuk mund te kontrollohen. Socializmi shkaterroj sundimin monarkik ne Europen lindore dhe solli sundimin e injorances mbi inteligjencen dhe te oasurin. Pasi braktisem komunizmin ne tani i jemi turrur me pasion klubit tjeter, atij kapitalist. Demokracia po ashtu eshte e ndertuar ne menyre te tille qe dy grupime thellesisht armike me njera tjetren (pozita dhe opozita) dhe me politikane te ngritur nga rruga, pa njohuri per shtetin, per manaxhimin e shtetit me njerez komplet te paditur ne politikat e drejtimit te shtetit te sundojne vendin. Sigurisht qe keto dy grupime kontrollohen shume lehtas per te permbysur njeri tjetrin dhe per te shitur te gjithe ekonomine e vendit ndaj konsortiumeve te medha nderkombetare. Si konkluzion komunizmi solli shkaterrimin e te pasurve, dhe solli ne pushtet injorantet. Ndersa demokracia solli ne pushtet njerezit joprofesionist te ardhur nga rruga me qellim pasurimin e tyre vetjak. Pra per fat te keq ne po vrapojme perseri si te marre dhe si lypsaqar per tu futur ne Europe Perendimore, kapitaliste. Cfare eshte Europa per Shqiperine dhe shqiptaret ne fund te fundit? Eshte nje ender si te jetosh i pasur dhe me te gjitha cfare i nevoiten njeriut dhe me siguri shendeti per cdo qytetar. Si te jemi ne Europe si te mos jemi keto te mira nuk do te na i dhuroje njeri ne shqiptareve. Keto ne duhet ti arrijme vete me pune, ndershmeri, sakrifica, dhe drejtesi. A mund ti zbatojne keto politikanet tane. Veshtire se mund te gjenden sot idealiste qe te mendojne per popullin e tyre dhe jo per veten. Keto 23 vjet vrapim per ne klubin perendimor (te Europes) tregojne qe politikanet shqiptare kane punuar per veten e tyre dhe jo per popullin. Qeveria e Edi Rames po tregon nje fare perkujdesje per njerezit, per dinjitetin e shqiptareve, per punesimin, per sherbimin shendetsor, per luften kunder korrupsionit, pensionet dhe kjo eshte per tu pershendetur. Qeverite e Berishes dhe Nanos per fat te keq e katandisen Shqiperine dhe popullin ne kaos, harrese, vuajtje dhe emigrim e verferi te tejskajshme. Une propozoj qe keta dy njerez, se bashku me Ramiz Aline dhe Enver Hoxhen te shpallen tradhetaret me te medhenj te popullit shqiptar. Deshtimin qe solli vrapimi pas komunizmit do ta sjelle edhe vrapimi pas kapitalizmit. Une mendoj qe modeli me i mire per Shqiperine eshte Zvicra. Shqiperia duhet te punoje per te pergatitur nje vend turistik, te bukur qe mund te sjelle fitime te jashtezakonshme per te gjithe. Detet e shkelqyera, malet e bukur, klima e pershtateshme, ujerat e shumta, ndertimi i pyjeve si dhe i industrise se lehete ushqimore dhe turistike do ta perparoje Shqiperine, do ti sjelle pasuri te gjitheve dhe do ta zhvilloje vendin. Politikanet shqiptare dhe populli shqiptar duhet te punojne per zhvillimin e nje politike te perparimit te qytetarise, kultures, dashurise per vendin dhe njeriun, punes se ndershme, respektimit te te drejtave njerezore, ndihmes per njeri tjetrin, bashkepunimin me njeri tjetrin, pasurimit te atij qe punon dhe ndihmen per ata qe jane me fatkeq qe te ecin perpara. Vetem ndjekja e modelit Zvicerian do ta beje Europen qe ta luse Shqiperine te futet ne BE dhe Shqiperia ta refuzoje ate. Ky duhet te jete qellimi afatgjate i Shqiperise: neutraliteti politik dhe perparimi njerezor, kulturor, social, ekonomik, politik, administrativ, gjyqesor, parlamentar, edukativ dhe sportiv.

  18. Artan says:

    Politikanet shqipatre duhet te kuptojne qe me Europen duhet te luajne rolin e vajzes lozonjare qe nuk eshte e vendosur se me ke djale do te bjere ne dashuri. Te njejten politike ndjek Serbija dhe Ukraina. Shikoni sa bukur e dredhin sa me BE sa me Rusine. BE ju shkon nga mbrapa dhe i lut qe te futen ne komunitetin europian. Po kete politike bente edhe Tito qe e dridhte sa me Ameriken sa me Rusine dhe merrte para sa ti donte qefi nga te dyja anet. Per fat te keq ne shqiptaret nuk dime ta ‘dredhim’ ne politike, sepse ndjekim si ne jete edhe ne politike zakonet e vjetra qe mikut i jepemi 100%. Ishin 100% ose me BashkiminSovietik, ose me Kinen, dhe tani me SHBA apo Europen. Duhet lozonjaritet ne politike. Mos ji asnjehere 100% me njerin. Dridhe bishtin si vajza e bukur. Edi Rama shko bej nje vizite me nje tufe ministrash direkt ne Moske dhe me pas ne Pekin dhe shiko se si Europa do te vije nga mbrapa. Per fat te keq ne kemi deklaruar qe > 90% e shqiptareve e duan Shqiperine ne Europe dhe BE, qe 100% jemi me SHBA dhe Europen qe nukm duam asnje ‘djalosh’ tjeter pervec ketyre. Pse te ngutet Europa me ne. Ajo e di shume mire qe na ka aty, lypsaqare dhe te sigurt. Eshte si puna e Nastradinit qe shkojn te vjedhe ne nje shtepi dhe po ecte ne traret e catise ne nje nate me hene. Hija e nje trau iu duk si tra dhe vuri kemben e ra poshte. Te zotet e shtepise u zgjuan dhe po vraponin te gjenin hajdutin qe kish rene mbas dollapit. Nastradine bie e thyan kemben e u thote te zoteve te shtepise: ‘Mos u beni merak se ketu me keni, s’kam ku shkojn qe kam thyer kemben’.Edhe Shqiperia eshte aty per BE-ne, ka thyer kemben e s’a ku te shkoje tjeter. Politikane behuni te zgjuar e te zhdervjellet. Populli jone thote ‘dridhe Like’. Vertet politika me e mire ne keto dite eshte te luash ‘lozonjaren’. Ju lutem vijini veshin kesaj keshille. Fat te mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje