Organizatat shqiptare të shoqërisë civile kanë përfituar prej vitit 2007 afro 12.7 milionë euro grante nga Bashkimi Europian. Financimi ka patur për qëllim mbështetjen e 113 projekteve për përmirësimin e lirisë dhe profesionalizmin e medias në Shqipëri, nxitjen e përfshirjes sociale të fëmijëve romë, ngritjen e qendrave sociale për rininë, forcimin e rolit të gjykatave në mbështetje të lirisë së shprehjes, luftën kundër torturave në burgje, respektimin e të drejtave të njeriut në sistemin ndëshkimor, përmirësimin e aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara apo edhe raportimin për çështjet e mjedisit në Shqipëri.
GSH ka siguruar të plotë listën e shoqatave dhe fondet respektive të përfituara nga Bashkimi Europian.
Disa prej OJF-ve përfituese nga grantet e dhëna gjatë gjashtë viteve të fundit nga Bashkimi Europian janë “Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës” me drejtor ekzekutiv Ardian Katin, që vetëm për periudhën 2008-2011 ka përfituar 538.580 euro.
Gjithashtu “Transparency International Albania” me drejtor ekzekutiv Lutfi Dervishin, ka përfituar 99.963 euro për një periudhë dyvjeçare, dhjetor 2010- ’12.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, i drejtuar nga Vjollca Meçe, gjithashtu ka mundur të sigurojë një financim nga BE në vlerën 168.476 euro për periudhën janar 2014- ’16.
Nga ana tjetër “Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut” me drejtoreshë ekzekutive Kozara Katin ka përfituar nga grantet e BE-së, 127.278 euro për periudhën shkurt 2010- prill 2011, kurse shoqata në mbrojtje të të drejtave të romëve “Amoro-Drom” me drejtues Skënder Veliun ka siguruar 191.132 euro për periudhën janar 2014– korrik 2015.
Gjithashtu shoqata “Unë, gruaja”, e drejtuar nga Afroviti Gusho, ka mundur të sigurojë dy financime nga BE në vlerat 26.562 euro si edhe 53.344 euro nga viti 2011 deri në 2015-ën.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha pak ditë më parë se: “Ne ju kemi mbështetur financiarisht dhe do të vazhdojmë ta bëjmë ngase besojmë se duke forcuar shoqërinë civile u përgjigjemi nevojave të vendit dhe gjithashtu sigurojmë një bazë më të fortë në mënyrë që Shqipëria të mund të bëjë përpara në udhën e saj evropiane”./A.XH
mire keto shoqata po populli te gjatin. keto leke kane shkuar per te blere shtepi e makina edhe per kursime jashte shtetit.
Aman pse beni shkrime dhe komente te kota. Dihet ku shkojne leket. Ardian Kati vellai i Kozara Katit . Te dy me fondacione “per te drejtat e njeriut” qe kane marre gati 900 000 eur dhe ne Bulqize jetojne 6 vetem me 10 000 leke.
Ore po le t’i marri Adriani dhe e motra, hallal nese kane ndihmuar sadopak te perndjekurit per te cilet i kane marre. Po per te qene te sigurte, duhet bere nje TRANSPARENCE E PLOTE. E për kete duhet te bejne DEKLARIM PASURIE njelloj si pushtetaret.
SEQUI-Ambasador apo SKUTH?Ne kete shkrim dalin mbiemra ‘KATESH’ E GUSHO te nomeklatures se Mihal Bishes.Pse nuk jepen fonde per femijet e ngujuar per gjak marrje,per femijet e humbur e qe tregetohen per pjese kembimi organesh,per femijet jetime apo ata qe hane buke me liste?
PROKURORIJA TE HAPE PROçES PENAL PER TRASPARENCEN E DHENJES SE KETYRE FONDEVE ILEGALISHT.
sigurisht qe Sequi mafiozi po shperndan informacione per organizatat e shoqerise civile me qellim perhapjen e tymnajes per leket qe po merr me ane te organizates se gruas te avokatit te popullit. Fondet jane te BE dhe ky zoteria ne nje skeme mashtrimi me projekte te perbashketa me Igli Totozanin dhe organizaten e gruas se ketij te fundit po vjedhin me qindra mijra euro.
Këto para që jepen nga Evropa, dihet si përdoren… Por më duket se ndahen përgjysëm…(Ata që i japin dhe ata që i marrin). Korrupsioni nuk ka as kombësi, as shtetësi…
Interesante eshte dhe lista e Institucioneve dhe organizatave private qe kane perfituar nga shteti hollandez. Jane keta te fundit qe vjellin vrer per Shqiperine prane diplomateve hollandeze ne Tirane. Tema duhet ta botoje edhe kete liste
Paska marre dhe ky i romeve nja 180 mije euro dhe po te njejtat fytyra romesh shoh te kryqezimi perdite qe fshijne xhama makinash
Është mëse e vërtetë që përfaqësuesit europianë që ndjekin veprimtarinë e organizatave shqiptare të shoqërisë civile, asnjëherë gjatë mëse 20 viteve në sistemin demokratik, nuk e kanë vënë “ujin në zjarr” për të kontrolluar se si menaxhohen mjetet e konsiderueshme financiare (që përkthehen në miliona euro).Për mëse 20 vite në drejtim të këtyre organizatave janë të njejtet njerëz kolltukofagë,të cilët ia kanë marrë dorën “zgjedhjeve demokratike” përmes blerjes së votave e korruptimit të disa njerëzve e duke u vetëzgjedhur gjithnjë në krye.A ka mundesi që kjo gjë të mos i ketë rënë në sy mbikqyrësve europianë në Bruksel deri te ky aktuali, E. Sekui.E pa mundur.Pra vetëm ky fakt të shtyn të dyshosh që të gjitha këto para janë ndarë me pëqindje të caktuar ku secila palë ka marrë pjesën e vetë.Pasi majmen me euro për 4-5 vite në Shqipëri ata e mbarojnë me “sukses” misionin,duke dorëzuar pjesën e caktuar për shefat e tyre të Brukselit, të cilët i kanë emëruar.
Pra,korrupsionin fillimisht e sollën shefat e Europes dhe e mbollen këtu në këtë vend të varfer,ku më pas ai u zhvillua e lulëzoi me ritme të papara në të gjitha sektoret e jetes sociale.Merrni si shembull vetë Skender Veliun apo Kozara Katin që kanë mbi 20 vjet qe mjelin, grabisin paturpsisht fonde të llahtarshme të cilat jepen nga Europa per të përmirësuar të drejtat njerëzore e kushtet e jetesës të shtresave më të varfera e më të prekura të shoqërisë shqiptare.Por kjo vjedhje masive ka gjetur miratimin(bekimin) edhe nga politika e cila edhe ajo përfiton frytet e saj.Në këto organizata punësohen të afërm e njerëz pranë tyre që i japin mbështetje,kur atyre u duhet.
Më e keqja është se përballë kësaj gjendjeje,media shqiptare(vizive dhe e shkruar) rri indiferente.Asnjë kritikë, investigim apo denoncim të shkeljeve flagrante,abuzimeve të jashtëzakonshme financiare nuk i tërheq vëmendjen asaj për këto afera të bëra haptazi.A mos vallë edhe atyre u jepet shpërblimi i caktuar gjë e cila i detyron ta mbajnë gojën mbyllur???!!!
Tema, verifikoni cbehet me fondet e qeverise Hollandeze se do gjeni perla.
A e dijne valle ata te BE-s kur i japin keto miliona Ardian Katit,qe ai ka qene spiun i sigurimit ?? A i monitoron keto fonde BE,qe te marre vesh se parate kane shkuar per shtepite lluksoze te Kateve dhe qejfet e tyre,le ti hyje nje here hesapeve dhe te shohin se c do ju dale!!!!Hapini,hapini dosjet, boll me se na plaset dhe atehere do shohim ,se c do bejne tipat si Ardian Kati & co
Katet, Lubonjet, Kapot ishin ne krye te protestave te turpshme antiamerkane ne Tirane, bashke me demokrat-holandezet e Bashes, demokratet e Bathores dhe islamist ekologjistet e Rruges se Kavajes. Ja simbioza qe eshte kunder integrimit te Shqiperise ne Europe dhe per cudi financohet nga perfaqesuesi i BE.Ndikimi i OJQ ne shoqerine shqiptare eshte zero.
Keto financime synojne te krijojne alibine e shoqerise civile dhe te devijojne detyrimin kushtetues shteteror te mbrojtjes dhe garantimit te drejtave te njeriut.Nje shoqeri e mirefillte civile behet bashke me vullnetin civik dhe kombetar; jo me parate e nahijes se sequi_ve Gjithashtu synojne te krijojne nje aradhe eunukesh parazite dhe spiune te nahijes se sequive.
Qekur ka dale kjo mender shoqeri civile,te drejtat e lirite e njerezve kane shkuar perposhte,ne pikiate.
I percmoj te gjithe ata qe “punojne” me keto skema mafiozesh.Mendoj se jane modeli i shterpesise dhe ligesise ekstreme.
Jam e sigurt qe parate qe marrin keta njerez,dalin nga xhepat e shqiptareve,,,,me forma tejet te rrafinuara,qe nuk e di kur do t’u dale tymi.
Sa me pelqen komenti i te quajturit Korupsioni aktiv.Sa bukur e ka analizuar. Po kush do e degjoj, do e lexoj dhe do te reagoj per te miren e ketij vendi.Çfare ka bere Kozara Kati per te varferit e ketij vendi me ato miliona euro qe ka marre ndihma.Ja u them une ..asgje.. per popullin ,po shume per vete e fisin e saj.Nga nje shpi gjysem te renuar qe kishte ne bulevard te hotel “Firence ” a e dini ku jeton ,si jeton ,kjo zonje e rende,qe sa here qe ka nje greve i del fytyra shkarazi diku ne televizion.O zot ku jetojme ….çfare shteti.
Jo vetem shoqeria servile dmth civile, por edhe shteti perfiton nga BE!
Ne kuadrin e asistences teknike te BE per Shqiperine per vitin 2013, misioni (i famshem) PAMECA i dhuroi Policise shqiptare plot 200 (me fjale: dyqind!) jeleke fosforeshente (nga ata qe gjithkush prej nesh ka nga 4-5 cope ne makine) me vlere tregu diku 1 € /copa, plus dhe 200 bilbile (0,1 €/copa me duket se kam pa dikund ne nje kioske) dmth nje ndihme te pergjithshme afer 220 € !
Ne ceremonin e rastit te falenderimit moren pjese sigurisht policet me te larte te Shtetit budalla shqiptar si dhe perfaqsues te larte te PAMECA-s qe dhe u angazhuan per ndihma te tjera per Policine shqiptare (behet fjale per distinktiva, fshirese hundesh, lidhese kepucesh etj. paisje speciale luftarake te fjales se fundit te teknikes).
Delegacioni i larte i PAMECA-s se fundi u rehatua ne Sheraton dhe shpenzimet e pritjes sigurisht i mori persiper pala mirenjohese shqiptare.
PS: Vetem nje gje nuk sqarohet, ne se paisjet e mesiperme te kene qene te reja, te perdorura apo per skrap!
Lutfi Dervishi, skuth i Berishes… mos dil me ne ekran.
SI MUND TE HAPE EDHE UNA NJE OJF…CFARE PROCEDUREASH DUHET TE NDJEKE.??
PASTAJ TE BEJE NJA DY QOKA NE MEDIA SIKUR PO BEJE DICKA, DHE SHUMICEN E PARAVE TI SHPENZOJ PER NJE SHTEPI NE VLORE DHE NJE NE TIRANE E NJE MAKIN BENZ.
ka se sben nje grup armiqesor ketu………….basha e ka fajin more posi ? ? :P.a ju keni ikur per lesh ore,shikoni policin qe po ben kerdin me gjoba,shikoni kete qe po rrit karburantin,taksat,madje edhe ajrin po takson.na esht bere si lej feni me maon,tani na ngeli tbejme gjimnastik mengjesi….ha ha ha jeni bere per tu lidhur
ANALIZE : Ketu ne Itali shoket e Mikut Tim Etore Sekui perdorin % e fondit d.m.th. nder 100 Euro 20 % ai qe fiton projektin deturohet te ja jape nenpunesit qe ven format e vulat, se perndryshe nuk fiton projektin tjeter. Keshtu qe nga 12,3 milion Miku i Im Etore ka fotu jo me pak se 2.4 milion euro. Jo keq.
Fakti qe brenda nje familieje gjirojne fonde kaq te medha nuk do shume mend per ta kuptu se 20 % ka funksionu vaj ulliri.
Me vjen keq per ate gazetarin e Transparency International, pasi paska perfituar me pak nga te gjithe… po ku ti kete gjetur parate, xhanem, qe eshte duke bere nje vile 500,000 euro tek kodra e diellit?!!!