Rama: E keqja kaloi, shmangëm një buxhet me austeriteti me masa të dhimbshme (VIDEO)

21 Dhjetor 2013, 11:55Politika TEMA

-Rama, mesazh për biznesin e madh: Sa mirë që e vratë frikën. Do u shlyejmë 350 milionë dollarë borxhe.

-Kryeministri komenton sërish taksën për karburantin: Do garantojmë të ardhura për kontroll shëndetësor falas për 800 mijë njerëz

 

Kryeministri Edi Rama foli në grupin parlamentar të Partisë Socialiste për buxhetin e vitit që vjen.

Rama tha se pas 99 ditësh në pushtet, ata kanë ndërtuar buxhetin e kthesës.

Rama pranoi se buxheti mund të ishte më i dhimbshëm për qytetarët, por ata e kanë shmangur një buxhet austeriteti.

“Sot e gjykoj shumë të rëndësishme që këtë kontakt ta bëjmë të hapur edhe për publikun sepse duam që shqiptarët ta dinë se kemi arritur të ndërtojmë buxhetin e kthesës dhe të rimëkëmbjes ekonomike.

Kemi trashëguar një katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar ekonomikisht nga një hemorragji borxhesh dhe vetëm në 99 ditë kemi arritur të bëjmë për Shqipërinë zgjidhjen e duhur jo vetëm për ndalimin e hemorragjisë, por për rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë familjare të njerëzve të zakonshëm,” tha Rama.

“U kemi thënë shqiptarëve që prisnim me të ardhur në qeveri edhe një gjendje më të rëndë nga ajo që shihej.

Sot, 99 ditë pasi kemi shqyrtuar librat e llogarive të shtetit dhe aktet e atyre që në emër të shtetit kanë punuar në dëm të shtetit, ndjehemi mirë jo vetëm që nuk kemi gabuar, por që kemi bërë zgjedhjen dhe zgjidhjet e duhura për t’ia rikthyer njerëzve pushtetin legjitim.

I kemi dhënë fund ecjes symbyllur drejt greminës financiare, njësoj si në vitet e mbrapshta të Sudes dhe Rrapushit, këtë herë pasojë e një piramide borxhesh që ne do e rrafshojmë.

Kemi hartuar një projekt- buxhet solid dhe kemi shmangur mundësinë reale të një programi tipik austeriteti siç ka ndodhur në vende të tjera më të forta se Shqipëria dhe kemi ndërtuar një program fleksibël të rritjes ekonomike që do na japë që vitin tjetër shenjat e daljes nga katrahura,” vijoi kryeministri.

Rama u tha se pavarësisht se kanë 99 ditë në pushtet, ata do japin llogari për premtimet e tyre në fund të katër viteve. Ai u shpreh se e keqja ka kaluar.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ne do e themi fort: në kushtet kur padurimi i njerëzve pas kaq vitesh rrënim, bëri që njerëzit të bien shpesh në kurthin e zhgënjimit të paarsyeshëm, ne nuk e kemi thënë që për tre muaj do bëhen realitet të gjithë ato për të cilat jemi zotuar për të qeverisur në katër vjet. Kush kërkon nga ne në kaq pak kohë, ka të gjithë të drejtën e vet, por ne do japim llogari në fund të mandatit tonë.

Megjithatë, sot, pas vetëm 99 ditësh në krye të vendit, jam i gatshëm t’i shoh në sy shqiptarët, në radhë të parë ata 1 milion që votuan Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe t’u them se më e keqja ka kaluar.

Një rrugë e re nis me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të buxhetit dhe sistemit të ri të taksimit, që ndan qartësisht të shkuarën nga e ardhmja. Çdo qytetar që jeton me punë të ndershme dhe me një rrugë deri në 1.3 milion duhet të ndjehet mirë për rezultatet e 23 qershorit, sepse do ketë në xhep më shumë para nga ulja e taksave për 95 përqind të të punësuarve. Madje janë 97 përqind ata që do përfitojnë uljen e taksës mbi fitimin”.

Rama vlerësoi edhe rritjen e pagave për policët, duke garantuar se rritja do të vazhdojë.

“Cinikët janë tallur me ne kur kemi thënë se do bëjmë zero taksën e biznesit të vogël. Le të më shohin në sy dhe ta dëgjojnë qartë: nga 1 janari, taksa e biznesit të vogël do jetë zero. Nga janari do ketë vetëm një taksë, tatimi mbi fitimin, dhe madje edhe ky tatim ulet me 25 përqind dhe ulje të konsiderueshme të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në qytet,” tha Rama.

“Do të barazojmë çmimet e ilaçeve që shiten në Shqipëri me çmimet e ilaçeve në vendet e origjinës,” premtoi kryeministri.

Duke folur sërish për çmimin e karburantit, Rama tha: “Po flitet për një apokalips që do të vijë së shpejti për shkak të këtyre dhjetëve lekëve, që dalin nga xhepi i atyre që kanë mundësi të kenë një makinë dhe që shkojnë drejtpërdrejt për të mbrojtur më mirë mjedisin, për të ulur ndotjen, për të lehtësuar qarkullimin në Tiranë dhe qytetet e mëdha dhe për të filluar rrugën që shërbimi shëndetësor të jetë një e drejtë e garantuar për të gjithë”.

Rama tha se të ardhurat nga kjo taksë do të garantojnë kontrollin shëndetësor falas për 800 mijë njerëz.

Rama tha se vlerëson faktin që opozita tani bën takime me biznesin e madh, pasi kur PS ishte në opozitë, asnjë biznesmen nuk pranonte të dilte në tryezë me ta nga frika e pushtetit.

Rama e quajti arritje vrasjen e frikës për biznesin.

“Në radhë të parë, rritja e tatimit të fitimit nga 10 në 15 përqind nuk duhet trajtuar nga askush si një rrufe në qiellin e pastër se ka qenë e qartë për të gjithë se kush fiton më shumë, do paguajë më shumë. Nga ana tjetër dua t’u them se ata do të paguajnë më shumë jo për të tjerët, por në radhë të parë për veten dhe këputjen e atij zinxhiri që u ka lidhur këmbët me borxhet, pasi kjo qeveri fillon nga janari shlyerjen e tyre,” tha Rama.

“Brenda vitit të ardhshëm ne do u kthejmë kompanive 350 milionë dollarë për shërbime e punë të papaguara. Përndryshe, këto para nuk do i kishin marrë kurrë në kushtet kur bankat nuk u japin asnjë kredi”./ep

46 komente në “Rama: E keqja kaloi, shmangëm një buxhet me austeriteti me masa të dhimbshme (VIDEO)”

  1. ODINI says:

    E keqja nuk ka ardhur akoma, por nuk do vonoje me nje kryeminister me zanat bojaxhi si Rama. Nga shiu Berishe do biem ne bresherin Rama. RRitja e cmimeve nuk ka nisur akoma.

    1. dorjeta says:

      1 milion njerez me 23 qershor votuan paketen fiskale qe tashme qeveria po aplikon, cfare ka ketu per tu cuditur?
      0 tvsh mbi ilacet
      0 tvsh mbi energjine elektrike
      0 tvsh mbi shporten familjare baze te ushqimeve
      aplikimi i takses progresive sic ishte premtuar qe do te sjelle pothuaj nje rroge me shume ne fund te vitit.

      1. myslimi says:

        te gjitha bizneset do te fillojne te marrin fryme pasi te marrin leket qe shteti ua ka borxh per sherbimet qe kane bere dhe s’kane marre asnje leke, apo tvsh e rimbursuar e kane marre kompani fantazme dhe jo ato qe vertet u takonte.

        1. marinela says:

          Ne cdo menyre qe te projektohet sistemi i taksimit do te kete shtresa qe preken disi, dhe do te kete shtresa qe lehtesohen, por nese ky sistem taksimi progresiv eshte ajo qe votuan 1 milione shqiptare me 23 qershor dhe lehteson jetesen e 97% te shqiptareve atehere ku qendron problemi?

          1. xhevahiri says:

            me sa degjova gjate prezantimit te projekt buxhetit e vetmja shtrese qe preket disi, eshte ajo e pasur, dhe nuk preket aspak konsumi, se preken ata me paga e te ardhura mbi 1milion e 300 mije, ata qe perbejne 5% te popullsise dhe kane mbi 50% te kapitalit te gjithe vendit, ne kete menyre behet nje rishperndarje e te ardhurave dhe favorizohen shtresat e varfra e te mesme qe po luftojne ne mbijetese.

            1. klerisa says:

              me sa arrita te kuptoj une te vetmet cmime qe do rriten do jete i duhanit dhe i pijeve energjike, qe jane mallra luksi, ata qe ua mban xhepi le te paguajne, se njerezit s’jane ankuar ndonjehere qe i blejne neper clube e pube keto produkte nga 10 fish me te shtrenjta edhe kur e kane mundesine t’i blejne me lire.

              1. Buda says:

                Të jemi aktivë, që të paktën pas afro 100 vjetësh Faik Konicës ti tregojmë se PO, në Shqipëri ka të rinj dhe s’është më siç ishte në kohën e tij kur shprehej se:”Nuk ka të rinj në Shqipëri, veçse disa kanë lindur më shpejt disa më vonë”. Bravo Rama

                1. yllka says:

                  Kush nuk e do shoqerine me Humane dhe me Solidare, sigurisht qe eshte kunder takses progresive.

                  Ata qe shpirtin ja shesin kapitalit e jo te vobektit, sigurisht qe do “ankohen”, por kjo se ndalon qeverine e majte qe ka marre 1 milion vota mandat, qe te respektoje vullnetin e shumices dhe te mbaje premtimet e dhena

            2. Buda says:

              Sikur ky popull, te ishte ngritur kunder ngritjes se cmimit te karburantit nga 600 ne 1800 (Leke te vjetra), Saliu s’do rrinte me shume se 3 muaj ne pushtet. Se Beri, S’ka frike domethene nga kjo ( Me ose pa ironi, eshte fakt)

              JO, s’eshte populli i trembur, jane vetem zhurmat e nje majonete te prishur qe tigellojne dhunshem tragjike. Meqe Rama solli Lirine e protestes, pra i dha jete Demokracise dhe tempullit te saj, sheshit, nje tufe te marresh po tentojne nxitjen e frikes ne popull.

              Ne, nuk lejuam saliun te vijonte me politikat e tij te mbrapshta, e po ne, populli, s’do e lejojme ate qe te luaje me ndjenjat tona si popull per interes politik te tijin!

              1. deni says:

                HA HA BUDA QEKA HAJDUTI I ALB-TELEKOMIT I PA AFTI ARBEN AHMETAJ O BUDA KUR NAFTA ISHTE 600 LEKE NE BOTE NJ BARILE ISHTE 55 USD KURSE SOT LEVIZ NGA 95 DERI NE 100 USD. A KUPTOVE O BUDA I RILINDJES.

              2. deni says:

                E keqja e ketij vendi jeni ju kelyshet e social- komunizmit te mutacionit gjenetik te Enver plehres bij cobanesh kemi qene. Ju qe komentoni ketu jeni ajo pjese e njeriut pa dinjitet viljak dhe me origjine anonime. Shume shpejt do ta shohim kete qeveri te psikopatit lakuriq e te divorcuar 3 here e qe rrihte baba e nene e qe nuk i dha suportin e bukes djalit te tij per vite me rradhe.PA UJE PA DRITA PA LEKE PA EUROPE VETEM TI O I CMENDUR TE JESH NE KRYE.AMERIKA NUK FAL DHE KY YLBERISTI U FUT NE BLACK LISTEN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT.

              3. deni says:

                E keqja e ketij vendi jeni ju kelyshet e social- komunizmit te mutacionit gjenetik te Enver plehres bij cobanesh kemi qene. Ju qe komentoni ketu jeni ajo pjese e njeriut pa dinjitet viljak dhe me origjine anonime. Shume shpejt do ta shohim kete qeveri te psikopatit lakuriq e te divorcuar 3 here e qe rrihte baba e nene e qe nuk i dha suportin e bukes djalit te tij per vite me rradhe.PA UJE PA DRITA PA LEKE PA EUROPE VETEM TI O I CMENDUR TE JESH NE KRYE.AMERIKA NUK FAL DHE KY YLBERISTI U FUT NE BLACK LISTEN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT………

              4. deni says:

                E keqja e ketij vendi jeni ju kelyshet e social- komunizmit te mutacionit gjenetik te Enver plehres bij cobanesh kemi qene. Ju qe komentoni ketu jeni ajo pjese e njeriut pa dinjitet viljak dhe me origjine anonime. Shume shpejt do ta shohim kete qeveri te psikopatit lakuriq e te divorcuar 3 here e qe rrihte baba e nene e qe nuk i dha suportin e bukes djalit te tij per vite me rradhe.PA UJE PA DRITA PA LEKE PA EUROPE VETEM TI O I CMENDUR TE JESH NE KRYE.AMERIKA NUK FAL DHE KY YLBERISTI U FUT NE BLACK LISTEN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT.,,,,,,,,,,,

              5. E keqja e ketij vendi jeni ju kelyshet e social- komunizmit te mutacionit gjenetik te Enver plehres bij cobanesh kemi qene. Ju qe komentoni ketu jeni ajo pjese e njeriut pa dinjitet viljak dhe me origjine anonime. Shume shpejt do ta shohim kete qeveri te psikopatit lakuriq e te divorcuar 3 here e qe rrihte baba e nene e qe nuk i dha suportin e bukes djalit te tij per vite me rradhe.PA UJE PA DRITA PA LEKE PA EUROPE VETEM TI O I CMENDUR TE JESH NE KRYE.AMERIKA NUK FAL DHE KY YLBERISTI U FUT NE BLACK LISTEN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT.,,,,,,,,,,,66

            3. donatela says:

              Une mendoj se investimet e bizneseve do te rriten, se atyre do t’i shlyhen detyrimet qe i ka shteti per sherbimet e bera , do tu rimbursohet tvsh dhe keto para sigurisht qe do t ‘i investojne.

            4. raimondi Vlonjati says:

              Bizneset e medha do marin leket e borxhit dhe pastaj do ikin qe te mos paguajne taksat e larta ….

              Ndersa ngritja e cmimit te naftes eshte shkaterim . Te gjendej nje menyre tjeter per te vjele taksat qe do i sherbjne sherbimit shendetosr falas

          2. Flog says:

            I jemi mirenjohes Rames qe po mban premtimet e dhena. Kjo eshte e rendesihsme per e gjithe ne si popull, qe qeveria te mbaje si duhet premtimet. Per kete takse votuam, e kjo po behet e sakte sot

            1. Cani says:

              Barku plot, sdo t’ja dije per barkun e unet – thote populli

              Ja pse duhet te jesh i majte. Ja pse pjaten kur e ke perpara PLOT, duhet te lesh pak ne pjate duke kujtuar ate qe ska. Vetem atehere do te te kthehet zemra.

              ps: Per besimtaret, keto jane dhe ne librat e shenjte si parime

          3. Resmali says:

            Ore habitem, a votuam ne si popull nje milion vete per PS, per kete program,. Pse duhet te marrosemi me keto pislleqet qe nxjerr saliu me lulashin

            1. Desara says:

              Kjo eshte e verteta e madhe. PD po mundohet te mbjelle frike, por sdo ja dale sepse populli ka votuar 1 milion shqiptare. ME vjen mire qe une qe s votova kete here se sndodhesha ne shqiperi, por populli ka bere zgjedhjen e duhur

          4. eni says:

            c.fare idiotlleqesh thoni: e gjeti sala 150 e coi 180?!! E gjeti 60 ai bastard dhe e coi 180..apo ca te tjere servile qe mire ben se pa taksa shteti smbahet..po ne cdo produkt qe populli konsumon sot pervec oksigjenit ka takse!!!! Jeni ne vete cf thoni?!!! Bravo Edi ngrije naften se je ok???!!! brravo edi jepi vazhdo taksa sa me shum se ne rregull je…O njerez naften e kemi prodhim vendas sic ka qene edhe eshte dhe eshte absurdi me i madh qe nafta te superoje sot cmimin 70 lek me taksen brenda,fitimin e prodhimin!!! A jeni shendoshe nga truri a jo?!!! Ka shkuar nafta me shtrenjte se qumeshti e buka!!!! Eshte baza e ekonomise nafta sot! Nga ketu paralelisht levizin dhe cmimet e konsumit automatikisht!!! Kurseni ca 30 mij leksh te vjeter ne muaj e hani 3 fish nga pas!! Po cf hipokrizie e ndyre dhe dhelperi e poshter te shash qeverine e mepareshme per keto cmime te shportes familjare nderkohe qe jo vetem spo e ul por po e shtrenjton!! Boll me kete teater ne kurriz te popullit…Sali Berishen qe e solli ketu kete vend hidhi prangat dhe gjeji cdo qindarke te vjedhur e ktheje ne arke te shtetit dhe lehtesoja barren popullit!!! Je aty ti japesh drejtim vendit me lehtesime jo me shtrengime me nje justifikim idjot ndaj ndotjes se ambjentit!! Kujt po i plas,vendi ska buke ti e rendon… dhe gjith keto komente ketu posht meje thjesht me vjen per te vjedh!! te jen koshient se cfar i pret viti tjeter e te thojn brravo rama jepi!! na shpartallo sa me shum e meritojm!!!

          5. @mariangela says:

            Une nuk e di se sa prej atyre 1 milion shqiptare e kishin te qarte sistemin e taksimit kur votuan. Do te me kishte pelqyer te ish bere nje test atehere dhe nje test tani mbi njohjen e programit parazgjedhor dhe atij qe po aplikohet. Menyra se si i perdor shifrat le te kuptosh se nuk ia ke haberin se per cfare behet fjale por te mjaftojne vetem sloganet politike. A mund te me thuash ne perqindje sa jane shqiptaret e punesuar, ato qe kane nje biznes te vogel, te mesem ? Keto jane premisat e para per te filluar e arsyetuar mbi te mirat e te keqijat e paketes fiskale dhe jo duke perdorur numra kot me kot.

        2. ekonomisti says:

          ore nje gje s’kuptoj une, po pse do u rriskan cmimet?
          nese biznesi i vogel do lehtesohet duke iu hequr taksa dhe duke iu ulur me 25 % tatimi mbi fitimin, qe biznesi i vogel perben nr me te madh te bizneseve dhe ne kontakt te drejperdrejte me konsumatorin, s’ka pse te rrise cmimet.

          1. Lola says:

            Sa bukur me nisi dita sot:

            Ndiqe se si #ShqiperiaDhuron

            Sot, pashe nje grua qe tek shtepia e nje te varfri qe ska asgje me se te ngrohet, coi batanije dhe xhupa.

            Ishte rreth te 35-save e reja grua, qe tek e pyeti nje gjysh ” Ku po i con ato rroba moj nuse? “, i tha: – ‘Po ja coj asaj familjes aty. Ajo familje e ka ngrohtesine familjare, une po e ndihmoj te jete ngrohte dhe fizikisht ne kete dimer qe eshte ne prag-fillim ”

            #ShqiperiaDhuron

            Dhe une po planifikoj dicka keto dite per ata qe skane. Beje dhe ti

            Duam nje shoqeri me solidare. Te gjithe bashke do ja dalim

        3. Ilma says:

          KA marre votat e nje milion shqipetareve qe te vere ne jete kete program e per kete jemi krenar qe e ben ramen njeriun qe e mban fjalen.

      2. helena says:

        Kush po mundohet te ngjalle frike ne popull. Keta duhen denuar per mashtrim, keta ishin dje e jane dhe sot nje grup kriminal i rrezikshem. Boll me, le te ecim me RAmen qe votuam 1 milion sgqipetare

        1. Deani says:

          Me buxhetin historik të 2014, 97% e shqiptarëve do të taksohen më pak.
          Taksa progresive është lajm i mirë. Shtresës së mesme të shqiptarëve i kthejmë pagën e 13-të!
          Premtimet e Qeverisë që mbahen: “Kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak”

    2. arjoni says:

      Buxheti i ri do te jete vertet lehtesim per ekonomine shqiptare, eshte e vertete qe u rrit me 10 lek cmimi i naftes, por mos te harrojme se jane ulur shume taksa te tjera qe lehtesojne perballimin e jetes se perditshme te atyre 1 milion njerezve qe e votuan duke hequr tvsh per shume produkte.

    3. Dea says:

      Bravo Rama. Kjo eshte ajo qe ne votuam me 1 milion Vota. Kjo ka shumerendesi, qe te mbahen premtimet e bera. Eshte shume e rendesishme e rama po e ben me se miri.

    4. Albnr1 says:

      Mendoj te kunderten e ODINII me kete Kryeminister, javen tjeter di te shkoj ne vlore dhe nuk do me mbbytet fyti me kur te mos e shoh ate pallat gjigand si karshillik ndaj drejtesi sociale, keto gjera i ben vetem Edi Rama.Do ta kete mbeshtetjentime sa te kem fryme.

    5. qytetari says:

      Te lumte Rama.

      Je ne rruge te mbare.

      1.Te lutem realizo sherbimin universal shendetesor FALAS

      Eshte nje zgjidhje e moralshme.

      Une propozoj sherbimin shendetesor FALAS,
      Ta bejme te drejte kushtetuese.

      Modeli yne te jene vendet nordike te Europe’s
      Ne lidhje me shendetesine.

      Faleminderit qe po punon per shendetesine.
      Ai qe iku ne menyre tinzare, shkaterroi shendetesine
      Duke e sjelle ne kete dite.

      2. Qendro I kujdesshem me Banken Boterore dhe FMN,

      Je I detyruar te punosh me ta, por Kujdes, gjithmone e Kane me te futur. Historia e ketyre organizatave, flet vete.

    6. pjeter mustakuqi says:

      ca kelyshe te berishes si puna jote enderrojne qe punet te shkojne keq qe te keni nje fije shprese pas kater vjetesh per te ardhur ne pushtet.ekeni kot, punet do te shkojne gjithnje e me mire dje pas kater vjetesh te gjithe shqiptaret do bejne bilancin e punes se qeverise rama.dhe do shikosh diferencen me qeverine e sali trapit, o odin katunari qe sdin gje fare.dream on, do prisni se paku 10 vjet aty ku jeni. dakort?

    7. shqipja says:

      po ckeni me EDI RAMA. apo se e gjeti arken bosh e po perpiqet ta coje vendin ne zhvillim e jo anetare te lidhjes islamike qe ju futi sala,
      lereni te punoje se vetem 3 muaj jane nuk jane 3 vjet
      e pastroi tiranen nga plerat e nuk ndertoi xhami si kerpulla pas shiut.
      qe kerkon te rinj te punojne .
      eshte EDI RAMA nga familje me kulture e jo harbut e spiun I serbeve.

  2. luli basha says:

    ore cfar u be me ate mitingun e sotem,dolen njerezit apo jane ne gjum akoma,cohuni o derra shpejt neper mitingje ta shkaterrojme perseri kete vend,nuk eshte hera e pare pse keni frike nga shkatarrimet,te djekim kryeministrine te vrasim edi rame dhe te marrim pushtetin me dhune,kjo eshte fitorja jone,rrofte somalia jone me ne krye somalezin SALI BERISHA haaaa..

  3. ALAREIKS says:

    Ramen e votuan 1 milion pro dhe 700 mije kunder. Keta qe e votuan nuk e dinin se do shtrengonin rripin por kujtuan se ” do hane me luge floriri”. Viti 2014 do tregoje se sa te drejte kane patur keto 1 milion.

  4. Pionier Lubonja says:

    RAMA,EKREQJA KA ‘KALUAR’ SE SKA ME KEQ.
    Nuk mund ta paragjykojene qeverrine tende per per 3 muaj per te ‘nxjerre guret nga pusi’ qe kane hedhur salisjanet e fatosat por shqipetaret te kerkojne TRASPARENCE TE HAJDUTERISE E NDESHKUESHMERI.
    -Buxheti i shtetit duhet te jete trasparent deri ne qindarken e fundit
    -Ne ngritjen e dores per miratim duhet kujtuar tog fjaleshi ‘luli i vocer’
    -Di gje grupi parlamentar i PS se qenka edhe nje ‘BANDEì me emrin ‘istitut i studimeve te krimeve te komunizmit’qe vjedh parate e shqipetareve?
    -Dine gje deputetet e perjetshem Dokle.Blushi,Fino e kompani qe ‘presidenca’ kerkon fonde per ceremoni òvarrimesh te deshmoreve e heronjve te kombit nga Qemal Stafa e Shefqet Peçi e ngritjen e busteve te te tere antishqipetareve nga zogolli e deri tek ‘hajdaret’ e tjere?
    -Di gje ti qe ky parlament eshte kthyer shpesh ne agjensi funebre per antishqipetarizmin e ben ceremonira krimit e korrupsionit?
    KUSH ESHTE E REJA E KETIJ BUXHETI PER TE PERJASHTUAR NGA FINANCIMET TERE PARTITE ,INFORMACIONIN KRIMINAL,PARLAMENTIN E TERE PRIVILEGJET E ‘FITUARA’ TE TYRE ME NJE MANDAT DUKE VJEDHUR NJE JETE?

  5. Besa says:

    Hahaha ore ckam qesh me te nadhe me ket Lili bashen ua tamam ashtu eshte tale bani I Somalis do te ngerj popullin qe te bej nje 97 tjeter ok po ta harroj se do I Eci ket radhe po e di cfar do bejme di ngrihemi te fusim me burg salin me Biden e kompani qe I shesin Porsche popullit me makina te shtrejta qe I kan narr popullit leket oh yeh ket do bejme ndyrsira populli votoj ket qe premgli Rama dhe jet po Ben ok thanks Zoti Rama well done to u kete talibanin te karisi

  6. Landi- Sverige says:

    Per me shume se dy dekada nen udheheqjen e “kirurgut”, shqiptaret u trajtuan si kafshet qe perdoren per eksperimente ne laburatoret shkencore. Ndoshta per boten dhe sigurisht per “kirurgun” shqiptaret nuk kishin me shume vlere se minjte e eksperimenteve laburatorike. Megjithate “kirurgu” yne u tregua “zemergjere” duke mos na mbajtur ne, minjte, ne kafazet eksperimentale, por i lejoj ata te leviznin te “lire” duke kaluar male e dete drejt botes se panjohur. Kafazin e zevendesoj me nje piramide gjigande te mbushur me lek, dhrahmi, lireta, dollare dhe cdo lloj monedhe me vlere. Keshtu “kirurgu” na “shpiku” parajsen e minjve. Bota zgurdullonte syte nga “thavma” e ketij vendi ballkanik te mbingarkuar me Mercedes-Benz ne rruget me gropa e balte rreth pallateve sovjetiko-kineze mes plehrave e qirinjve ne vend te llampave elektrike te renduar nga boljeret e ujit dhe tepsite satelitore. Dhe qe te mos mjaftonin keto, “kirurgu” na “dhuroj” kalashnikovet per te vertetuar se per shqiptarin arma eshte nje shtylle vertebrale e dyte, ashtu si ligji i kanunit, vjedhja, krimi, “bakshishi”, etj, etj. Dhe si vendi me i zhvilluar mbas Gjermanise, “kirurgu” na premtoj plehra toksike, centrale atomike dhe na ndertoj fabrika cimentoje e Gerdece. Mbi te gjitha na organizoj votime te “lira e te ndershme” qe dhe live ne TV hipnotizoj nje bote te gjithe. Ambasadoret me menget e perveshura i thane se “po, ti je nje burre i vertete shteti!”. Eksperimentet e tij treguan se ne jemi me rezistente se minjte duke mbijetuar deteve e maleve, luftes civile e gerdeceve, permbytjeve nga “eklipsi i henes” e plumbave te gardisteve ndaj “aljeneve me arme te sofistikuara”.
    Cuditerisht “kirurgu”, megjithese ka dale ne pension politik dhe pleqerie, me shqipen e tij te “paster” na kerkon te ngrihemi ndaj kesaj qeverie te re “qe per 100 dite i katandisi shqiptaret me te varferit e botes!!!”. Po, “kirurgu” kerkon te vazhdoje eksperimentet “shkencore” ndaj nesh, minjve te Ballkanit. Dhe tranzicioni vazhdon dhe vazhdon dhe……….. Deri kur?

    1. Albnr1 says:

      Pershendetje, Land Servige kemi shume vite qe kemi komunikuar bashke. Me keni konsideruar nje njeri te mire, por se nuk kuptoj politike dhe e pranoj se ti ke qene me perpara se une, Jemi perballe faktit qe ti propozoje. Une kam qene idealist dhe me kalimin e kohes jam kthyer ne njeri realist edhe fal ndihmes tende

      te pershendes

  7. eisa says:

    Doli dhe altini ne mitink foli e degjuan edhe ferat edhe shkuret po lulin dhe salen ku i kishte opo si skan turp keta idiot kur dalin aty .
    Po mirmo pse sia kerkoin sales borxhet keta ;Si kerkoin uljen e taksave ,ritien e rogave ,te pesionve ,po ato uljet e teveshes pse si zen ne goj apo su vien mir .PO sikur te ishin ne buxhet 350 milion dollar qe la borc sala si do ishte ritja e rogave a i ben esap tini i sales apo e ka nxier sala me la gojen .Me vien keq per ata njers qe i mbeshtesin ata e

    katandisen vendin mos me keq dhe dalin pa pik turpi rugve Shikoini ju mo te mier makinat e tyre lluksoze shini si jan bere si dera te but ku rin ne lokale dhe harxhoin 500 ero naten

  8. valter says:

    Gazeta TemA, nje vrejtje te vogel ne titullin e ketij shkrimi, kur thoni “shmangent nje buxhet me austeriteti me masa te dhimbeshme”, eshte pa kuptim. Austérité ne frengjisht apo austerity ne anglisht do te thote i ashper, i veshtir, rigoroz por ne rastin e buxhetit perdoret ne formen e zvogelimit te shpenzimeve qeveritare, pra ngushtim i tyre ose me sakt ne gjuhen popullore “shterngim rripi per qeverin”. Mund te ishte fare thjeshte: Shmangem nje buxhet te dhimbshem.

    Tani sa per permbajtjen, eshte e kot te lodhem te shpjegoj çdo te thote ngritje çmimi karburanti se shqiptaret kane vitet te tera qe e vuajne ne kurriz qe nga ai qe ka makine edhe ai qe ska pasi do udhetoj me mjet publik, do punoj token me traktor etj etj. Cmimi i naftes eshte rregullatori i te gjitha çmimeve te konsumit. Ulja qe thot ky magjistar kryeminister eshte mashtrim total, eshte nje loje e piste ekonomike dhe fiskale per ate pjese injorantesh dhe ate militantesh qe vendosin partin dhe udheheqsin e saj mbi femijet dhe buken e tyre.

    1. Albnr1 says:

      valter ke mbetur pa pune tani, se ta shoh frymemarrjen te qetesuar…
      Po si e realizove ate intrigen bashke me Ylli Alushin aman tregoje ketu se nuk e kupton njeri. Po kaq te besueshme e bete sic me”kercenone” qe ta besonte Rama???!!! U besoj se nuk ja keni hedhur do Rames ne kete pike, deshet (dmth deshi Ylli me porosi te Valit) se ti ishe zagari i gjahut te me bente te mos hidhja hap. Po une e kishe vete ndermend se nuk do kerkoja gje po te mos jepte Partia vete ?

  9. funerali says:

    te perkrahim zoti rama, prej teje do kemi vetem pune te paster.
    je personaliteti me pozitiv, dhe i pergjegjeshem qe ka drejtuar vendin kto 23 vjet.
    me kujtohet fjala qe mbajte kur te zgjodhen kryetar te partise socialiste. midis te tjerash the : nuk jam naiv.
    po te njejtat fjale permende ne fjalimin tend te pare ne seline e OKB-se ne new york: nuk jam naiv.
    asnje njeri, qofte edhe gazetar nuk qendroi tek to per te thene pse i the.
    jeta mbi kte bote eshte nje lufte te kundertash, nje bashkejetese midis te mires dhe te keqes. cfardo balance qe te perdoresh drejtesi absolute nuk ka. megjithate drejtesia, pozitivja duhet te kete gravitet shume here me te madh se fenomenet negative qe bota te eci perpara drejt civilizimit.
    e keqja qe hyri ne shqiperi nuk pati kufi. ne te gjitha aspektet ishte nje qeneri e vertete. vjedhje, mashtrim, vrasje pastaj prape mashtrim, vjedhje, vrasje….dhe perseri vrasje, mashtrim vjedhje.
    e mira, pozitivja, drejtesia u bene fjale pa kuptim.

    “nuk jam naiv” bukur e ke thene

    qelli nuk eshte gjithmon blu, drejtesi absolute mund te mos kete, por ne besojme se nje gje eshte absolute, qe poshtersia ka nje fund, e keqja ka nje kufi. ja pse nuk jemi naive.

  10. enea says:

    Ju lutem shume, mos e dhjeni gjuhen shqipe.

    “Austeriteti” ?????? A jeni ne terezi apo jo?

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Ekeqja e ketij vendi eshte berishizmi,shkulja nga rrenjet e tij,do bej qe ky vend te ec ne rrugen e duhur !

  12. alby says:

    une per veten time,isha mese i bindur qe po votoja kunder berishes,plerave te tij e per taksen progresive qe t’ia fuse berishes,e sidomos asaj Topalles se dreqit se e ka hak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje