Svoboda: Vendim zhgënjyes, çelja e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt

22 Dhjetor 2013, 15:53Politika TEMA

Në një intervistë dhënë për Top Channel, Hanes Svoboda, president i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, e quan një vendim negativ dhe zhgënjim të madh refuzimin që iu bë Shqipërisë për mosdhënien e statusit të vendit kandidat. 

Ai thotë se dita për çeljen e negociatave duhet të jetë e afërt.

Z. Svoboda, ç’mendim keni për vendimin e Këshillit mbi Shqipërinë?

Kur vendimi është negativ dhe jo pozitiv për Shqipërinë, sigurisht që përbën një zhgënjim të madh. Por, sidoqoftë Shqipëria po ndërmerrte hapa të mira përpara, me zgjedhjet e fundit e kalimin e paqshëm të pushtetit nga njëra qeveri në tjetrën. Unë mendoj se dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt.

A druheni se ky vendim mund të ketë ndikim negativ për reformat dhe perspektivën europiane? 

Shpresoj që jo. Shpresoj se vullneti ekziston për shkak se ka një mbështetje të fortë për Shqipërinë, edhe pse nuk ka ende unanimitet. Mendoj se kjo duhet të inkurajojë vendin për të kryer reformat me shpejtësi, në mënyrë që të tregohet se ka një vullnet të vërtetë për t’iu bashkuar Europës. Nuk duhet të ketë kthim pas nga zhgënjimi edhe pse vendimi nuk ishte deri tani pozitiv.

Konkluzionet e Këshillit flasin për rishqyrtim të kandidaturës në fund të presidencës greke, ndërkohë që deri atëherë mbahen zgjedhjet europiane. A shihni ndonjë risk?

Së pari, pozicioni i Parlamentit Europian ishte mjaft i qartë dhe në favor të Shqipërisë. Së dyti, në qershor zgjedhjet europiane do të kenë përfunduar dhe për ata që do shpreheshin para zgjedhjeve se nuk duhen çuar shumë sinjale ndaj vendeve të Ballkanit, kjo teori nuk do të qëndronte më sepse nuk do të kishte shumë mbështetje, për shkak se do të kishim një situatë të re. Mendoj si përfundim se po të ecin gjërat mirë në Shqipëri, po qe se tregohet vullneti për reforma në realitet, qershori do të ishte sinjali i qartë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Për nisjen e negociatave? Apo për statusin kandidat?

Vendimin për statusin kandidat dhe për të vijuar me nisjen e negociatave. Jo për datën ekzakte të nisjes së negociatave menjëherë, por qershori do të jetë koha kur vendimi i Këshillit do të jetë për dhënien e statusit kandidat ndaj Shqipërisë.

Po kur mund të nisin negociatat?

Normalisht, do të kemi një periudhë kohore që do shpenzohet ndërmjet statusit kandidat dhe hapjes së negociatave, por mendoj se kjo mund të arrihet gjatë 2015-s. Për mua, nga mesi i 2015-s, nëse gjërat shkojnë mirë siç ndodhi në javët e muajt e fundit, atëherë negociatat mund të nisin me të vërtetë.

Sa i balancuar është sot Ballkani përsa i takon proceseve integruese?

Shume prej nesh do të kishin çmuar që të kishim një rajon më të balancuar përsa i takon integrimit të vendeve sllavfolëse në krahasim me ato ku nuk flitet sllavisht, veçanërisht për shqiptarët. Shpresoj që qershorin e ardhshëm të merret një vendim. Sigurisht, janë humbur shumë vite në të kaluarën e tani duhet parë nga e ardhmja dhe duhet përdorur çdo përpjekje për statusin kandidat në qershor të vitit të ardhshëm.

4 komente në “Svoboda: Vendim zhgënjyes, çelja e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt”

  1. M.B. says:

    Lufte pa kompromis kunder Korrupsionit!

    Nuk ka me Fatos Nano 4 Berisha and Vice Versa!

    http://goo.gl/JEDpuU

  2. Bajram Doka says:

    asnje interes ortodoks nuk do te mund ta ndalonte dot me por do te shpinte vete Europen ne denigrimin e plote te saj ne pjesen e shteteve me integrues te perkatesise slavo-ortodokse. Europa duhet te pranoje sa me shpejt integrimin e Shqiptareve ne familjen e saj si nder qe Pellazgo-Iliret i dhane formimit kulturor dhe ekzistences se saj. Ky veprim nuk do te lejonte as kundrapegjigjen ekuivalente te nacionalizmit shqiptar kundrejt atij greko-sllav. C’do vonesene kete proces vecse do te bente me te nevojshem integrimin nder shqiptar do te zgjonnte nevojen e e bashkimit kombetar dhe do te krijone precedentin Bask ne te gjitha shtetet ballkanike, proces domino qe as nje fuqi dhe asnje interes ortodoks nuk do te mund ta ndalonte dot me dhe vete Europen do ta shpinte ne rrugen pakthim te denigrimit te plote te saj, sidomos ne pjesen e shteteve ku integrali eshte komponenti slavo-ortodoks. Europa duhet ti integroje sa me pare shqiptaret ne familjen e saj, t’ju ktheje atyre krenarine e humbur gje nuk do te lejonte pracedentin ne kundrapegjigjen ekuivalente te nacionalizmit shqiptar kundrejt atij greko-sllav!

  3. Pelasgian says:

    edhe ne jemi te zhgenjyer ….te isha un ne krye te vendit ju futsha shkelmin se perher keni qene kundra Shqiperise .

  4. Lul Tyta says:

    Kam frike se Shqiperia me Bosnjen e Kosoven jane ne listen e vendeve qe nuk do te pranohen ne BE, liste ku emri I Turqise ka vite qe eshte shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje