Kur emrin e babait e ka Ned RocknRoll, nuk mund të presësh një emër të zakonshëm për fëmijën.
Kështu aktorja e njohur Kate Winslet nuk zhgënjeu kur vendosi që ta quajë djalin e saj të sapolindur Ariu.
Një burim i tha gazetës Sun: “Ata janë shumë mirë, të dy e adhurojnë beben dhe emrin që i kanë vënë”.
Fëmija ka marrë që tani mbiemrin e mamasë, ndryshe nga fëmijët e mëparshëm që kanë marrë mbiemrat e baballarëve respektivë.
Mia Honey, 13 vjeç, është vajza e Kate dhe burrit të saj të parë, Jim Threapleton, ndërkohë që Joe Alfie, 10 vjeç, është djali i aktores me burrin e dytë, regjisorin Sam Mendes.
Por mbiemri i burrit të tretë, RocknRoll nuk do shkonte me emrin Ariu, ndaj fëmija do mbajë mbiemrin e mamit./ep
Por lind pyetja se cfare Ariu? Ari te bardhe rus Ari kanadez apo Ari gabelesh?
Me kta burra & mbiemra te ndryshem,
Step by step,
Paska shprese me u bo nje Kombetare e Hajrit Angleze ?
Pune k….sh.
Kate…eshte nji femer model , nji nga persolitetet feminile te filmit. E veshur ne te kuqe hm …soRed. Eshte nji e kuqe e mrekullushme si ajo ylli im qe mjerisht sdo e shof dit me. Love Red
ariu eshte Bear ne mos gaboj,ne ne Shqiperi kemi Behar…Behar ua befte zoti,Kate eshte shume simpatike,shyqyr qe u mbyt DiCaprio tek Titaniku,se la ca shprese edhe per ne hallexhinjte…