Një çantë Hermes, me lëkurë krokodili dhe me ‘këmbët’ e saj, është shitur për një çmim rekord në Teksas, duke u bërë çanta më e shtrenjtë në botë.
Çanta “Geranium Porosus” është prodhuar që në vitin 2010 dhe ka qenë pjesë e disa ekspozitave.
Prodhuesit e saj prisnin të fitonin rreth 50 mijë dollarë në ankandin e zhvilluar.
Por krejt papritur një blerës i panjohur ofroi 125 mijë dollarë dhe kështu hyri direkt në librat e historisë.
Ky ishte një ankand me çmime rekord për shitjen e çantave.
Në vendin e dytë për 65 mijë dollarë u shit një çantë tjetër krokodili e Hermes./ep
Po mir mer
Kto çantat duhet me i fut n kasafort kur udhto se ndryshe vijn kosovarët si “babagjyshat” me kapuç n kok dhe ta grabisin prej dore ne mes te aeroportit.