FOTOT/ Policia publikon pamjet e tmerrit në Sandy Hook

28 Dhjetor 2013, 11:04Lifestyle TEMA
FOTOT/ Policia publikon pamjet e tmerrit në Sandy Hook

Një vit më parë, një amerikan, i quajtur Adam Lanza shokoi jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mbarë botën.

Ai hyri i armatosur në shkollën fillore “Sandy Hook” duke ekzekutuar 20 fëmijë dhe gjashtë mësues.

Tani policia amerikane ka publikuar për herë të parë fotot e shkollës pas ngjarjes së rëndë.

Në foto mund të shihet një pistoletë në prag të klasës 10, ku edhe ndodhi tmerri.

Një fëmijë, në dëshminë e tij në polici, tha se papritur një burrë i keq hyri në klasë duke qëlluar me bazuka.

Kur policia hyri brenda, një fëmijë 6 vjeç u tha: “Kam frikë, dua të shkoj në shtëpi”.

Policia ka publikuar edhe audiot e momentit kur mësuesit telefonojnë policinë.

Në kasetat audio mund të dëgjohen edhe krismat e Lanzas.

Ai vrau veten pas krimit të rëndë./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje