PD: Këto 100 ditë krimi ka marrë përmasa të frikshme

30 Dhjetor 2013, 13:10Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha në një konferencë për shtyp se krimi këto 100 ditët e para të qeverisjes ka marrë përmasa të frikshme.

Edhe pse e lanë situatën e rendit në gjendje katastrofike, demokratët akuzojnë se qeveria e re po manipulon shifrat e krimit.

“100 ditët e Ministrisë së Brendshme, janë 100 ditët e kthimit të Policisë së Shtetit në polici partiake, Janë 100 ditët e shkarkimit të profesionistëve dhe zëvendësimit të tyre me militantët, numëruesit dhe komisionerët zgjedhorë të PS-së. Janë 100 ditët e shkeljes së ligjit dhe çoroditjes së Policisë së Shtetit, të lulëzimit të krimit, të shtimit të aksidenteve e trafiqeve të paligjshme, të rritjes së pasigurisë së jetës. Janë 100 ditët e bombave me telekomandë dhe grabitjeve me maska. Janë 100 ditët e kontrollit dhe censurimit të buletineve dhe informacionit mbi kriminalitetin.

Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ose siç njihet, numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, nga drejtuesit e policisë në qarqe që marrin poza në mes të arës me hashash, e deri tek shefi më i thjeshtë, të gjithë erdhën në poste, u promovuan falë shërbimit të tyre politik, si komisionerë, donatorë apo edhe kandidatë për deputetë të Edi Ramës.

Struktura të suksesshme, oficerë të mirëtrajnuar nga taksapaguesit amerikanë e europianë, u flakën në rrugë.

Paradë televizive ka me shumicë, por vetëm javën e fundit kanë ndodhur 4 grabitje me armë shumë afër kryeqytetit,” tha Ristani.

“Me socialistët në pushtet, krimi ka marrë një guxim të paprecedentë, duke thyer burgun e sigurisë së lartë, duke goditur policinë në detyrë e deri brenda në komisariat.

Në këto 100 ditë është dyfishuar sasia e drogave të forta që shkon në vendet fqinje, Itali e Greqi, nga Shqipëria.

Në këto 100 ditë, numri i krimeve kundër jetës, i grabitjeve, vjedhjeve dhe vjedhjeve me dhunë, është dyfishuar, dhe bashkë me këtë ka rënë forca zbuluese e policisë dhe është rritur pasiguria për jetën për qytetarët e vendit.

Sipas të dhënave, numri i aksidenteve në rrugët tona është rritur me 30 % në këto 100 ditë, dhe për fat të keq, po kaq është rritur dhe numri i viktimave.

Është dyfishuar numri i personave që trafikohen dhe emigrojnë në mënyrë të paligjshme krahasuar me një vit më parë, duke vënë kështu në rrezik integrimin europian të vendit dhe privilegjin e lëvizjes pa viza.

Vetëm pak ditë më parë këtë shqetësim e ngriti Kryeministri Britanik, Daivid Kamerun, i cili nuk u përgënjeshtrua sepse nuk mund të përgënjeshtrohej nga Rama dhe Tahiri.

Në këto 100 ditë ka rënë bashkëpunimi i policisë me organizatat partnere, dhe numri i operacioneve të përbashkëta.

Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, u kryen 8 operacione speciale me partnerët ndërkombëtarë. Në këto 100 ditë, as edhe një,” akuzoi deputeti demokrat./ep

36 komente në “PD: Këto 100 ditë krimi ka marrë përmasa të frikshme”

  1. a says:

    ristan! vitin tjeter e kalofsh ne qeli ti o zombi i ndyre qe e vonove kater vjet kete popull.do kishim shpetuar qe para kater vitesh por ti si zombi na more me qafe. tani del e na hap syte. u kalbsh ne burg gjithe jeten. po te vjen rradha.

    1. Pilo Lala says:

      Ristani ka te drejte. Vetem PD i ndal kriminelet, sepse i kishte punesuar ne polici.

    2. adri says:

      I behet qejfi ketij ristanit qen stanit per krimet qe jane bere keto 100 dite sikur rrin gati dhe uron qe te behen krime qe te dale ne televizion. shiko se cfare Deputetesh paguan Populli Shqipetar ne Parlament.
      Por more ristan jane kriminelet qe keni nxjerre nga burgu me korrupsion ju Qeveria e pd se, qe i bejne keto krime. Nga tete vjet nuk keni lene kriminel qe nuk keni nxjerre nga burgu bile dhe ata qe vrane ne mes te dites ne Bulevardin e Tiranes i nxorret te pafajshem.
      Turp te keni ju nuk duhet te flisni fare dhe te te dilni ne televizion se bashku me ate berishen tuaj te famshem qe e shkaterroi ekonomine e shqiperise.

    3. Kolë Geci says:

      Ky duhet te arrestohet menjehere sepse krimin e tij e ka pa e gjithe bota. Ka vjedhe publikisht votat e qytetareve te Tiranes, ndaj, ato, duhet me doemos “ti velli” ne burg!!
      …Aty do kallxoj edhe se pse beri at’ punë.
      At’here Sali Viçi-Doli do thote ne torture te Edi Rames u detyrua te shpifi qe te lehtesoj denimin1!!!
      …ne burg !!

    4. Raca Ariane says:

      Keto krime duket qe jane gangot e Berishes. I ka leshuar kriminelete e tij qe punonin ne polici te bejne krime dhe terrorizijne njerezit qe te krijojne pasiguri dhe frike. Eshte e qarte qe qeveria duhet te ndjeke kete linje hetimi qe te gjeje keta kriminele; te shohe policet e shkarkuar dhe thagsat e pushuar nga puna.

  2. Daku says:

    O ristan qelbesira,gati prangat edhe per ty zagar.

  3. iliri says:

    Sa ok raki i ke pir.

  4. telefooni says:

    ky Ristani thote gjithmone te verteten ,edhe kur eshte tap,edhe kur eshte esell…..
    mjere shqiptaret kush i ka drejtuar gjite keto vite..

  5. Marin Barleti says:

    Këta horra, janë mësuar aq shumë me shpifjen e gënjeshtrën, sa që e kanë si oksigjenin, nuk mund të jatojnë pa të…

  6. ptuuuuuuuuuu says:

    Perdorimi i termave te tilla si “Permasa te Frikeshme” etj si kto,
    qe formuloni ne daljet tuaja ,per te (befasuar idiotet tuaj militante)
    eshte nji vetironi e pashembullt ,eshte njilloj si krimineli ti
    kerkoj ksaj bote te drejtat e tij ne ushtrimin e profesionit ,
    si nje “e drejte humane” !
    Ju jeni personifikimi krimit ne kte vend .
    Kudo ju shkelet me poltiken tuaj,gjate qendrimit 8 vjecar ne pushtet,
    late gjurmet e krimit .
    Nqs vertet ka krime sot akoma ne shqiperi kjo sigurishte qe eshte
    nji produkt i simpatizanteve te shpellerit zbrit nga mali .
    Pra ju jeni pjella e krimit ne ate vend dhe un s’po mundem te kuptoj ,
    perse kjo qeverri nuk po ju con atje ku cohen kriminelat para bankos se akuzes . Ti surrati i peshtyr ,manipulove hapur zgjedhjet ,pra hapur bere krim .Krimi je ti vet .Ju jeni partia e cila frymezohet e frymezon krimin ne shoqerin Shqiptare .Ju konsistoni ne krime.
    Kujtoni se duke spekulluar me te tilla terma do i shmangeni asaj qe ju bete gjate 8 viteve krime vjedhje tjetersime tradheti ndaj atdheut poshtersi njerzore etj etj JOOOOOOOOOOOOO o njerez te peshtire ,
    qe i rendoni ksaj toke . Vendi juaj eshte ne burg.Ju jeni KRIMI ne kte vend.

  7. aro says:

    po ti ristan pilafi nuk vodhe bashkin e tiranes dhe pastaj u bere zvenc minister rendi si ti veme emrin fjalimit tend une mendoj ristopilafi @@@@@@@@@@@@@

  8. Treviso says:

    O zoti mender deputet, a mos je ti organizatori i te gjitha ketyre terorizmave qe po ndodhin ne vend? Te çon llogjika ketuse kryetari i juaj, krimineli sali po kerkon destabilizim te gjendjes. Me keto ngjarje te dhimshme qe po ndodhin, ju duhet te jeni te gezuar se po ju ndihmojne ne rrugen e parashikuar. Ato qe bejne keto vepra kriminale jane shoket e juj qe keni bashkpunuar deri me sot. Jam i sigurte se keto vepra kriminale nuk mbarojne ketu. Ato do te mbarojne kur skuadra e juaj mafjoze te perfundoni pas hekurave. Vetem nje gje eshte e sigurte, keto jane momentet e fundit qe ju po perfitoni duke organizuar krimin.

  9. Lomi pri Baldushku says:

    Sala me rastin e vit t’ri ka bo i thirje t’fort: Kriminel,hajdut,kumarxhi ne pijanec! Rreth Partis Demakratike shtërnohu!
    Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  10. ismeti says:

    qy qy hajni i votav,po o pis ne burg e ki vendin,gjejeni ndonji ma te paster nes e kini te flet .qfar u murr veshh kur hajdutet bertasin drejtsi

  11. E verteta says:

    Ti Ristan and Josefina ini deputetet me te pa afte te ketij parlamenti. Qe te dy kini bere krime and qe te dy do te jeni objekt per hetime vitin tjeter. Pac fat per shtepine e re qe do te marresh e sdo paguash as rent and as cash nen dore.

  12. Nicole says:

    Epo duhet dikush ti fryje zjarrit dhe kuptohet qeverise nuk i intereson kurse juve po; se jeni aq antishqiptare sa per interesa meskine te partise tuaj te degraduar nga pd ne pd-jaaaaaaaaaaaa beni gjithcka per tu treguar shqiptareve qe gabuan qe nuk ju votuan. Harrojeni se do te vini prape ne pushtet me keto fytyra te pa reformuara dhe me kete politike idiote qe vazdhoni te beni, populli ju njeh shume shume mire.
    GEZYAR VITIN E RI TE GJITHE GAZETAREVE TE GAZETES TEMA.

  13. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE JENE KRENAR PER QE KAN RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

    Ky langer duhet te pergjigjet per vjedhjen e votes se shqiptareve, pra duke u denuar me burg. Vetem kriminelat sot bejne opozite, nuk mund te mbrohet demokracia dhe te behet opozitarizimi me kriminela sic eshte ky i fundit.

  14. tani says:

    Ky Ristani duale i zgjuar
    Shoke me Erla- kompani
    Ben me gjeste e me duar
    gjithe t’vertetat sec i di

    Bombe ketej e maske andej
    E ka fajin policia
    Shqiptaret paksa genjej
    Thote ai me mende e tija

    Maska kish e maska ka
    kaq e shohim s’jemi qorra
    Por te lidhur bashke me ta
    S’eshte me shteti por ca horra

    Pershendetje

  15. Qemali says:

    Ore ky Ristani me duket gjithmone si i dehur, i fryhen syte.

    Cfar lloj pijetari eshte ky, pijetar me klas qe pin Whiskey dhe pije te tjera mbi 3 mije lek tekja, apo pijetar shqiptar rakie e shoqeruar me hudher gjize e qepe ????

  16. Agushi says:

    Ky lloj burri i PD-se qe vodhi zgjedhjet ne bashkine e Tiranes e ka vendin te mezati Saliut,prapa hekurave. Mandati i deputetit i pedeistit Ristani ishte shperblim per vjedhjen e zgjedhjeve dhe ky tip burri i tredhur nga Birisha nuk mund te bej dot vleresimin e punes se policise.

  17. centralja says:

    Te drejtohem ty Arben Ristani dhe te gjithe juv edeputete te opozites …Kujdes me popullin ,mos lozni me hallet etyre …Populli ,ka sy ,ka vesh por mbi te gjitha ka mendje …Prandaj lereni popullin te vendos….dhe populli vendosi vete ne 23 qershor Me respekt …eper vete ne rradhe te pare pastaj per kete popull te mjeruar ….dhe jam i bindur see dini shume mire se kush eshte shkaktar .,se vatren e krimit e ndertuat ju te nderuar opozitar ….lereni popullin te provoj dhe keta per 8 vjet ….pasatj keni te drejten morale te flisni ….

  18. nd-ih-ma says:

    Ku e qfare keni,ket vit e vitin tjeter.I vetmi ndryshim eshte se nuk e keni Ju ndyresira nen kontroll e per llogari Tuajen krimin e kriminelet.Mortja ngrente qeveritaret e sotem po nuk u dergoi pas hekurave.

  19. zalo says:

    PO KRYETAR I KRIMIT JE TI MOR QELBANIK ,KE GOJE E FLET

  20. KONDI says:

    Qenia juaj dhe i bandes tuaj kriminale te Berishes ne politike dhe te lire eshte ,krimi me i frikshem ne kete vend .ju jeni kapot e cdo gjeje te keqe ne kete vend .

  21. vlora 01 says:

    mendoja qe piranecet jane njerz te mire e te paster por ti o Raistan je nje krijes e keqe sa po ja kalon edhe babait shpirteror

  22. titi says:

    Ristani e ka fjalen per krimin qe mbollen dhe e ushqyhen vet! Hajde merru me to tani.

  23. Lali says:

    Ti duhet te komunikoje nga biruca mor drogaxhi, jo para atyre gjoja gazetare.

  24. morava says:

    si nuk ke turp dhe del e flet ti o njeriu me i turpshem,me debil dhe turpi i shqiptareve !!!

  25. qirjo vicidoli says:

    more po nje gje nuk po kuptoj kaq idiot eshte ky sa nuk e kupton qe te gjith shqipetaret ane e mban e njohin kush eshte .po nxirni nje tjeter qe nuk eshte i perzjer ne krime cfare nxirni kete krimohajdut ky eshte me PATENT nderkombetare qe e vertetoj vete me ze dhe figur ane e mbane botes .hajde opozite hajde me keto bema qe i late vete do beni opozite ju more .ju po e risni akoma me shum urrejtjen qe ka populli me keto figura te urryera nga te gjithe –

  26. ILIR says:

    ZOTI Ristani me falni po ju ,a nuk jetoni ne SHQIPERI apo vini nga planeti MARS pse nuk bete nji here verejtie sa ishit ne pushtet,por e beni si puna e asaj shprehjes beni si them une dhe mos beni si bej une .Nxirrni konkluzion perse humbet aq thelle ne zgjedhjet e 2013 apo nga qe nuk patet probleme dhe tani po i kostatoni keto dhe ngelet duke uluritur kapeni hajdutin, ku hajdutet kryesore jeni ju ,kete e di shume mire poplli,prandaj o ti Ristan kur te denohi te gjithe me radhe atehere do mari drejtim te plote SHQIPERIA.

  27. A T Z says:

    Ka goje edhe flet ky kryekrimineli i zgjedhjeve.Nuk e di qe ndonje dite do te ti vije radha edhe ketij per alibine e Tiranes.

  28. saimir Berati says:

    Po ashtu eshte jane bere shume krime dhe krimin me te madhe e keni bere ju te PD qe hoqet qafe Olldashin. Mos u merakosni fare se ka per te dale e verteta e krimeve.
    emigranti
    us

  29. altin says:

    GENJEN!
    Deri ne Shtator 2013 jane kryer vetem 2 operacione nderkombetare, nje me Italine dhe nje me Kosoven.Dhe keto 2 operacione te shkreta jane bere per hashash. A e kuptoni kujt i thone operacione nderkombetare keta?!
    Ku i gjete 8 operacione nderkombetare?
    Edhe dicka tjeter : 3 operacione nderkombetare jane te deshtuara dhe Prokuroria e Krimeve te Renda ka hapur hetim per dekonspirim.
    Ndersa nga Shatori deri ne Dhjetor jane zhvilluar 2 operacione nderkombetare : te dyja me Italine. Dakort o shoku Sali!
    Pra mos llap kot per police te “kaulifikuar” te hequr nga puna. Asnje nuk eshte hequr nga puna.

  30. altin says:

    GENJEN!
    Deri ne Shtator 2013 jane kryer vetem 2 operacione nderkombetare, nje me Italine dhe nje me Kosoven.Dhe keto 2 operacione te shkreta jane bere per hashash. Besoj se Nikolin Bala ta ka raportuar kete statistike, por ti nuk ke qejf ta besosh.
    A e kuptoni kujt i thone operacione nderkombetare keta?!
    Ku i gjete 8 operacione nderkombetare? Pyete edhe nje here Nikolin Balen a jane 8 apo 2 operacione ne bashkepunim me partneret.
    Edhe dicka tjeter : 3 operacione “nderkombetare” kane deshtuar. Po kete pse nuk e deklaroni? Pyet prape Nikolin Balen.
    Ndersa nga Shatori deri ne Dhjetor jane zhvilluar 2 operacione, qe ti ke qejf ti quash “nderkombetare” : te dyja me Italine. Dakort o shoku Arben!
    Pra mos llap kot per police te “kaulifikuar” qe jane hequr nga puna. Asnje nuk eshte hequr nga puna. Jane transferuar disa shefa-hajdute te grupit “Ciftelia”, qe ne fakt shume shpejt do te shoqerojne Mziun dhe prokurorin e Pukes.

  31. sokol says:

    Nuk denohet asnjeri me kot flisni e kerkoni dhe a e dini pse;sepse ketyre te majteve mund tu vi rradha neser pas te djathteve….

  32. petrit says:

    Politikanet,qe I kane vene detyre vetes pe ti hequr dhe gurin e fundit
    themeleve te PD-es-Jane;Kastriot Islami,dhe pijaneci Arben Ristani..I pari,komunist I thekur I Fatos Nanos,ndersa I dyti Hibrit,me alienet e rrugeve…Qe te dy keta persona,jane te stigmatizuar nga opinjoni mbar kombetar..Asambleja e PD-es,a ka -sy- me pa dhe -vesh- me degjuar;
    C pret PD-ja,perse nuk I largon nga gjiri I saj???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje