Makina ku vdiq Paul Walker ishte me 160 km në orë

4 Janar 2014, 10:30Lifestyle TEMA

Tashmë është zyrtare: Ylli i ekranit, Paul Walker, vdiq për shkak se makina ku udhëtonte po ecte me shpejtësi të madhe.

Porsche, në të cilën ndodhej edhe aktori i serive “Fast and Furious”, ishte me 160 kilometra në orë, në një rrugë ku limiti ishte 70 kilometra në orë.

Por se si e humbi kontrollin e makinës miku i tij, Roger Rodas, që vdiq po ashtu, ende nuk dihet.

Deri më tani po ashtu nuk ka të dhëna se mjeti kishte probleme teknike.

Edhe rruga po ashtu nuk ka qenë e dëmtuar.

Në trupat e dy viktimave nuk janë gjetur gjurmë droge dhe alkooli.

Ata humbën jetën në një aksident më 30 nëntor të vitit të shkuar./ep

4 komente në “Makina ku vdiq Paul Walker ishte me 160 km në orë”

  1. dora says:

    Akoma me kete mereni?!

    1. Drejtesi says:

      Hajde pare qe ka paguar “Porche” per kete lajm pa zarar hajde!

      Vini re se ku vihet theksi:
      rruga ishte e limituar per 70 km/ore!!!!!!
      Pra “eureka” !-tejkalim shpejtesie dhe kaq.

      Dhe te mendosh qe per ate makine jane paguar qimet e kokes.

      Dynjaja po ben aksident me FIAT Croma,dhe nuk vdesin,ndersa ajo makine ishte coptuar sikur te qe prej kartoni dhe jo e nje sigurie te larte sic reklamohet!

  2. LEDI says:

    ISHTE VERTET NJE AKTOR I MIRE NE PLOT KUPTIMIN E FJALES.KJO EDHE SIPAS SHTYPIT AMERIKAN,QE GJITHMONE FUTET NE Ç’DO SKUTE TE ERRET TE NJEREZVE TE NJOHUR, AQ ME TEPER TE YJEVE TE KINEMASE DHE EKRANIT, QE NUK LE GJE PA I NXJERE, TE GJITHA TE PALARAT.ME GJTHE ATO FUNDERRINA QE KA HOLLYWOOD KA SI NUK QERUA NDONJE PREJ TYRE TE PASTROHEJ VENDI ?!
    ZOTI I GJITHEFUQISHEM I DO TE MIRET QE TI MESHIROJE,SEPSE PLEHRAT DIHET SE KU E KANE VENDIN.

  3. hemmmm says:

    heu, nga 40 km u be 160, bravo porcha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje