Nëse sot ndiheni shumë të mërzitur, mos u merakosni se nuk jeni të vetmit.
Zyrtarisht kjo njihet si e Hëna Blu ose dita më depresive e vitit.
E Hëna Blu u identifikua për herë të parë nga akademiku Cliff Arnall, që bëri një përllogaritje të një serie faktorësh përfshi motin, nivelin e borxhit, humorin pas pushimeve, etj.
Por shkencëtarët nuk janë ndalur me keq në Britani.
Ata kanë bërë një analizë të mesazheve në Twitter dhe rezulton se kjo është dita kur përdoret gjuha më negative.
Sikur të mos mjaftonte kjo, sot njihet edhe si Dita e Divorceve nga ekspertët ligjorë. Është dita kur nisin më së shumti procedurat ligjore për ndarjen. Janari është muaji me më shumë divorce, ndërsa në vend të dytë është shtatori./ep