Një amerikan, që pretendonte se kishte qenë pjesëtar i forcave speciale elitare Navy SEAL, në fakt ka rezultuar një mashtrues, që kishte marrë mijëra dollarë nga investitorët.
A.J Dicken u thoshte njerëzve se ai ishte anëtari më i dekoruar i forcave speciale Navy SEAL, duke pretenduar madje se ishte mes atyre që qëlloi për vdekje Osama bin Laden.
Por jo vetëm kaq, ai thoshte investitorëve se ishte personi që kishte vrarë baronin e drogës në Kolumbi, Pablo Escobar.
Dhe në fakt mashtrimet e tij bënë punë.
Ai ngriti një kamp stërvitor dhe me mbështetjen e dy mjekëve, arriti të krijojë edhe një kompani në fushën e mbrojtjes, të quajtur “Global Resources and Logistics”.
E kështu, 57- vjeçari që nuk ka asnjë lidhje me ushtrinë, por që ka punuar vetëm si banakier, arriti të merrte një kontratë nga një grup i lidhur me Kombet e Bashkuara me një vlerë prej gati gjysmë miliard dollarë.
Të kujton pak a shumë edhe historinë e djaloshit Efraim Diveroli.
Një veterane e marinës, Carol Roberts, thotë se kur e takoi në fillim atë, mbeti e befasuar.
“Ishte një burrë i madh dhe me autoritet”.
Por gjërat nisën të ndryshojnë kur ata udhëtuan njëherë për në Burundi.
Në hotel, dritat ikën dhe Dicken nisi të sillej si një njeri që nuk kishte ndonjë eksperiencë ushtarake.
Nisi të kishte kriza paniku.
“Ai u çmend. Kapi telefonin, shkoi në dhomën tjetër dhe po fliste me CIA-në. U thoshte të pozicionin satelitin në mënyrë që të sigurohej që rebelët nuk do vinin ta kapnin”.
Këtu nisën dyshimet.
Roberts gërmoi më shumë dhe u tregoi investitorëve për jetën e Dicken.
Sapo filluan ta pyesin, Dicken u arratis fillimisht në shtëpinë e prindërve të tij dhe më pas në Alabama në një zonë të braktisur.
Ai tani do të përballet me akuzat për mashtrim, ndërsa ka refuzuar të komentojë për mediat historinë e tij të mashtrimit./ep
I kqyret lajmet? falluja ra ?
Gjaku i Abu Amarit nuk shkoi dam.
http://goo.gl/JCKqyX
O drite e djallit
Nga dialekti me dukesh si kosovar ,por mos u nxito te gezohesh o fare e djallit,sepse te gjithe terroristet islamike fatin e qen bin ladenit do te kene
Sipas dialektit me duket Elbasanlli,edhe pse atje ka lene gjurme te forta Turku..
kaq i trashe je sa nuk arrin ta kuptosh ironine e tij ?=?
ky duket si nga sheqi i madh…
Priteni kur te linde edhe ketu ndonje tip i tille si ne kohen e pese dragoje te Vlores dhe sudes. Por ky i joni kesaj here, do te paraqitet si deputet i Sales.
shifra eshte marramendese – 500 MILION DOLLAR —ua ka fut banakieri .
Bravo , qenka p—dh some .
O injorante shikoni cfar po ndodh atje ku ka nisur, atje dhe do te perfundoj. Injoranca juaj eshte ekstreme. Ra nje po kane dale me mijra.Degjoni cfar thone sherbimet intelegjente. Ata e dine mire se cfar pritet te ndodhe, shikoni dhe ndiqni levizjet e flotave te tyre. Studjoni per te arthmen. Para 2-3 vitesh Obama foli per nje Armakedonia financiare( kur filloi kriza financiare ne Amerike. ) Pyesni cfar eshte kjo Armakedonia . Kerkoni ne internet. Para dy javesh foli dhe Tring History, ndiqeni kete stacion ne darke pasi po jep emisione te sakta qe kane ndodhur dhe do te ndodhin. Nje keshill nga mua per te mire : mos u nxitoni te blini automjete, pasuri te paluajteshme neper qytete, nese keni para konvetoheni sa me dhpejt ne ar, keputja e nje hallke do te kepusi shum hallka te tjera. Mos i shisni shtepit qe keni neper fshatra por mirembahini ato, se shpejti ato do te ju nevojiten ( e kane thene dhe ish senator Amerikane ). Degjoheni dhe pyeteni NET-in, mos beni te zgjuarin kur jeni teresisht injorante.
pse cuditeni? saliu ka tere jeten qe mashtron – hiqet sikur eshte politikan i ndershem kur thjeshte eshte nje kriminel dhe mafioz i paskrupullt!
Nuk ka me te voglin dyshim qe dexhali(anti krishti) ndodhet ne mesin tone, allahu e shkaterrofte dexhalin inshalla! Ardhja e dexhalit nenkupton shenjat e qarta te qametit te madh , o milet thirri mendes sa nuk eshte vone! Adhuroni zotin e tokes e te qiejve te shpetoni nga zjarri i xhehnemit.