Ajo ka një pasuri marramendëse, por nuk ndalet me kaq.
Sipas Daily Mail, Mariah Carey ka 300 milion sterlina pasuri, por ky Vit i Ri ka qenë i mbarë për të.
Një javë pasi performoi për diktatorin e Angolës, ajo ka kënduar edhe për djalin e Sulltanit të Bruneit në një festë private, duke fituar plot 1.5 milion dollarë.
Raportohet se ajo ka kënduar për djalin e sulltanit në një hotel në Londër.
Këngëtarja mori 1.5 milion dollarë pasi këndoi disa këngë në hotelin me pesë yje Dorchester Hotel.
Carey ishte ftuar për të kënduar nga Princi Azim, djali 31- vjeçar i miliarderit.
Një javë më parë u raportua se këngëtarja kishte marrë 1 milion dollarë për të kënduar për diktatorin e Angolës, Jose Eduardo Dos Santos.
Aktivistët e të drejtave të njeriut janë tërbuar nga ky lajm./ep
pune cingish…pastaj bota e qyteruar i paraqet si imazhe te kultures se saj..
Tipike amerikane .Per paren “bejne pakt” edhe me djallin !
Mesiguri nji pagese e tille duhet ket inkluziv brenda
edhe kenaqsit e te kenduarit mbi krevat .
( Sikur kjo te kishte pak me shume karakter& inteligjenc se imagi saj ,
hm…pensa te)