FOTOT/ Mund të blejnë lirshëm makina, por kush përballon çmimet

4 Janar 2014, 10:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mund të blejnë lirshëm makina, por kush përballon

Për herë të parë në gjysmë shekulli, të premten kubanezët ishin të lirë për të blerë një makinë të re ose të përdorur nga shteti pa pasur nevojën e një leje speciale.

Por ata kanë mbetur të shokuar kur panë çmimet e makinave të huaja, që kishin dalë në shitje.

Sipas BBC, shteti ka monopolin mbi makinat e reja dhe çmimet ishin në qiell me të paktën 400 përqind më shtrenjtë se në vendet e tjera.

Një Peugeot 508 kushtonte 262 mijë dollarë, në një vend ku pagat mesatare janë 20 dollarë në muaj.

Vendi komunist po tenton që të bëjë disa reforma, dhe heqja e lejes për të blerë makina të reja, është një prej tyre.

Një diplomat evropian tha se me këto çmime që po shiten makinat, nuk është çudi që makinat amerikane të kohëve të vjetra të mos zhduken nga rrugët e Kubës.

Shumica e këtyre makinave kanë mbetur në Kubë që përpara revolucionit të vitit 1959./ep

10 komente në “FOTOT/ Mund të blejnë lirshëm makina, por kush përballon çmimet”

  1. Fidel Castro says:

    ¡Viva La Revolución!

    Si no pueden comprar, no es mi culpa…

  2. boikeni says:

    Po.Në fakt në Shqipëri të gjithë blejnë makina të reja.

  3. kolonjari says:

    Vertet ne shqiperi nuk blejne te gjith makina te reja por nuk gjen makina te para revulicionit kubanes e te pakten cdo familie ka nje makine mesatarisht 8 vjecare Mos harojme se para 23 vjetesh gjithe republika popullore socialiste e shqiperis kishte me pak makina se cka sot erseka e per nje bilete autobuzi duhet tja jepnje te ndjerve nuci apo qamil

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Seshte per tu cuditur te pakten ne qe kemi jetuar ne kohen e Gjeneralit ku nje biciklete ylli ose tirana bente 7500 e rroga e doktorit ne muaj ishte 7000 leke e rroga e nji kooperativisti ishte 3000 ne muaj me e larta prandaj kush kishte nji biciklete 26 ce kineze me hekur ne mes qe bente 12500 leke ishte si me pas ferrari sot

  5. Cmimin ja ka vene partia qe keto makina te mos shiten nuk do mend
    Eshte firmosur tregti e lire por gjithmone me ta futur qe te perfitoje partia komuniste

  6. Che Guevara says:

    Kuba eshte nje ishull i izoluar nen embargon amerikane per me teper se 50vjet.Monedha kubane nuk shkembehet ne treg.Edhe sikur te ken mundesi ta blejne makinen,cmimi i karburantit esht shum i larte,sepse importohet.Ato nuk e kan mundesine e blerjes se makinave te vjedhura si dhe emigrimin ne mase , per pune.Neve patem avantazh , sepse me rruge tokesore,apo detare, u dyndem ne menyre ilegale per te punuar ne shtete relativisht me te zhvilluara se ne.Te kishim pas ne ato kushte si kuba sot, pas 90 do kishim hang njani tjetrin!

  7. Tironci Lugano says:

    Che
    Neve patem avantazhin…kete avantazh ne e patem kur regjimi ra.Kuba vashdon te jete ne nje regjim monist por qe per hir te vertetes duhet thene qe eshte ku e ku me i mire qe ai qe kemi pasur ne.Kur te bjeri edhe regjimi ne Kube do i shikosh se si do ikin edhe pse skane rruge toksore.

  8. Mojito says:

    Patria o Muerte!

    Me kujton vitet 60, kur motocikletat “Jawa” rinin ne dyqan,asnji nuk blente,sepse cmimet ishin ne stratosfere ne krahasim me pagat!

    Hasta siempre , commandante!

  9. doert says:

    me te vertete e ke o kolonjar

  10. toni says:

    mjere keto popuj qe pranojne te shtypen nga keta maskarenj skllavopronare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje