Ish- mbretëresha e bukurisë në Venezuelë, Monica Spear, u vra së bashku me të shoqin e saj, irlandezin Thomas Berry, në sy të vajzës së tyre 5 vjeç.
Vajza e vogël mori plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur një hetim për vrasjet, që ndodhën në një autostradë që lidh Valencia-n me Puerto Cabello.
Spear u shpall Miss Venezuela në vitin 2004 dhe ka luajtur në disa telenovela.
Mediat thonë se ajo dhe i shoqi kishin ndaluar buzë rrugës pasi iu prish makina.
Persona të armatosur hapën zjarr.
Policia dyshon se ka qenë një grabitje që nuk shkoi siç duhet.
Venezuela ka numrin më të lartë të vrasjeve në botë për popullsi./ep
Cfare fatkeqesie,te dy yje dhe te rinj. Mjere femija qe ka pare tmerr me sy e do rritet jetime.
shume e dhimshme….dy yje te bukur, dy te rinj qe vdesin nga krimi.
Ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar.
Tragjedi per voglushen e mjere.
un kam lexuar Venazuella eshte shtet me i sigurt ne bot me 90 perqinde te vrasjeve te pa zbuluara,mrekulli e dores se pare.
Ngushellime.
ngushllime familjes.