Princesha e Spanjës zyrtarisht nën akuzë për mashtrim

7 Janar 2014, 11:05Lifestyle TEMA

Një gjyqtar spanjoll ka lëshuar një fletë- thirrje për vajzën më të vogël të mbretit spanjoll Juan Carlos, e cila duhet të paraqitet në gjykatë e akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.

Sipas BBC, Infanta Cristina, 48 vjeç, dyshohet për lidhje biznesi me të shoqin, Inaki Urdangarin, që po hetohet për shpërdorim.

Princesha tani është e dyshuar formale dhe do paraqitet në gjyq më 8 mars.

Besohet se kjo është hera e parë që një e afërme direkte e mbretit do të dalë në gjyq, e akuzuar për një krim.

Vitin e shkuar, pronat që i përkasin të shoqit, u konfiskuan përkohësisht, pas akuzave se Urdangarin- Duka i Palma-s, kishte keqpërdorur miliona euro fonde publike, të dhëna për një fondacion bamirësie, që drejtohet prej tij.

Lajmi për akuzën ndaj princeshës vjen në një moment kur popullariteti i mbretit në Spanjë është në rënie.

Imazhi i 76- vjeçarit u dëmtua nga një udhëtim luksoz për gjueti elefantësh në vitin 2012./ep

2 komente në “Princesha e Spanjës zyrtarisht nën akuzë për mashtrim”

  1. Arturi says:

    Po fillon shperberja e Spanjes…

  2. Lali says:

    Po Gites babit si do ta bejme???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje