Një britanik vendosi rekordin duke u bërë i pari person që viziton 201 vende të botës pa hipur në avion.
Graham Hughes, 33 vjeç nga Liverpuli, përdori autobusët, taksitë, trenat dhe këmbët e tij për të udhëtuar 160.000 milje për 1.426 ditë, duke përdorur vetëm 100 dollarë në javë.
Kaloi ditë të tëra në oqean, u burgos për një javë në Kongo pasi dyshohej si spiun, u arrestua pasi tentoi që të hynte fshehurazi në Rusi dhe u shpëtua nga ekstremistët myslimanë nga një filipinas.
Dje ai e mbylli udhëtimin e tij epik katërvjeçar në Juba, kryeqytetin e Sudanit të Jugut, një shtet që nuk ekzistonte kur ai e nisi udhëtimin në ditën e Vitit të Ri 2009.
Ai ka kaluar përmes kufijve të 193 shteteve të OKB, plus Tajvanin, Vatikanin, Palestinën, Kosovën dhe Saharanë Perëndimore.
Guinness ka konfirmuar arritjen e rekordit nga Hughes, që e ka filmuar të gjithë ekspeditën e tij për një dokument dhe ka mbledhur para për bamirësi për WaterAid./ep
A aaaa me ka ngel qejfi nga ky tipi.
se nuk kaloi nga kulla e Vicidolit,te mesonte bota nga e ka zanafillen e ashtuquajtura PD.
mire e ke doktoresha, pa dorashka ke fol