FOTOT/ Arrestojnë policët: Tani qytetin e mbrojmë ne nga mafia

6 Janar 2014, 12:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ Arrestojnë policët: Tani qytetin e mbrojmë ne nga mafia

Një grup personash të armatosur, që i kanë vënë për qëllim vetes të mbrojnë qytetin e tyre nga një kartel i rrezikshëm në Meksikë, sulmuan fillimisht zyrat e policisë dhe u vendosën prangat atyre.

Rreth 600 anëtarë të grupimit vetëmbrojtës “autodefensas” sulmuan zyrat e policisë në Paracuaro në përpjekje për të rimarrë qytetin, që është nën kontrollin e kartelit të drogës “Kalorësit Templarë”.

Kjo është beteja e fundit mes grupeve të drogës dhe banorëve vendas, të cilët thonë se policia dhe shteti nuk i mbron ata.

Ndërkohë dje një mjek shumë i njohur, që drejton një grup vetëmbrojtës, u plagos kur aeroplani i tij u rrëzua në perëndim të Meksikës, duke lënë një të vdekur./ep

7 komente në “FOTOT/ Arrestojnë policët: Tani qytetin e mbrojmë ne nga mafia”

  1. spam anticensurë says:

    “Tani qytetin e mbrojmë ne nga mafia”
    “TANI”,kjo fjalë është një moment o një muaj o një vit?ose më shumë?!?!
    për mendimin tim do të ketë një farë kohe të mirë dhe të “begatëshme” për banorët e qytetit,periudhë që më pas do të rikëthejë mafjen!ndoshta të re këtë radhë!!ndoshta shpëtimtarët e sotëm do të jenë dhunuesit e nesërm të këtij qyteti!!ndoshta kanë filluar që “TANI” ta dhunojnë me të padrejtë këtë qytet!!
    hë për hë qytetarët le tagëzojnë “paqen”,”lirinë”e tyre,nesër si dihet!ndoshta do të qajnë!!

  2. martinPh says:

    Si ne ne 1997Ka momente kur duhet ti dalesh zot vehtes dhe vendit ku jeton,por sipas mendimit tim ca struktura jane te pazervendesueshme edhe kur jane te dobeta.

  3. Liridon says:

    Kur stukturat nuk e kryejne detyren nuk i duhen kerkujt.Drejtesia direkte ka me efekt.Tek Ne ky fenomen po vihet re tek puna e prokurorise.Ka qindra dosje qe flene sirtareve te prokurorve.Dhe kjo per te vetmen arsye pasi vete prokuroret jane te kapur nga krimi.I gjithe populli dhe miqte tane natyral na thone luftoni krimin e organizuar,
    ndersa prokurori yne deklaroj para disa kohesh ne Zerin e Amerikes qe ne Shqiperi nuk ka krim te organizuar.I duhet kujt ky prokuror,natyrisht dikujt i nevoitet pederisa eshte akoma dhe marrim vesh ne forme thashethemi se do te marre ne pyetje……

  4. vullkani says:

    Vetem shqiptaret mbrojn kriminelet dhe i dalin ne krah gjithmon,kjo esht e tmerrshme,kemi marr fund si popull,i japim vler maksimale mafjes dhe krimit dhe urrejm te drejtet dhe te pafajshmit,tamam popull kafsh,qe te bindeni lexoni komentet siper.

  5. tarrasi says:

    Se keni idene se sa keq eshte Meksika urime qytetareve … do zoti i ndihmon te pastrojne mafien…

    1. Belisarius says:

      Meksika eshte vertet vend i varfer, po a e pate me 3 janar se si e ndane torten ne mes te qytetit? Duke e krahasuar me torten e Tiranes eshte si nata me diten. Ata ishin te disiplinuar, rrinin ne radhe, nuk shtyheshin, merrnin torten ne pjate dhe dilnin nga radha qetesisht. Ndersa ne Tirane….

  6. marinilonder says:

    Kemmbanat bien per ke ka veshe ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje