Ruth Fowler nga Los Angeles vendosi që të dokumentojë të gjithë procesin e lindjes të saj duke postuar vazhdimisht mesazhe dhe foto në Twitter.
Asaj i nisën dhimbjet e lindjes për Krishtlindje dhe Ruth vazhdoi të postojë mesazhe për 12 orë rresht, që nga momenti kur i nisën kontraktimet e deri kur e lindi beben dhe u dërgua në spital për një transfuzion gjaku.
Ajo i tha Huffington Post se qëllimi i saj ishte që të tregonte për njerëzit një eksperiencë unike të lindjes së bebes në shtëpi.
Ajo tha se fotot mund të mos ishin shumë tërheqëse, por ajo ishte e sinqertë në atë që dokumentoi.