Bashkëpunimi strategjik Shqipëri-Kosovë/ Detajet e dokumentit që u firmos në mbledhjen e përbashkët të Prizrenit

12 Janar 2014, 20:22Politika TEMA

Çfarë firmosën të shtunën dy kabinetet qeveritare, në deklaratën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, që u cilësua historik?

Ky është dokumenti i shpërndarë nga Kryeministria, ku firma e kryeministrave, Rama e Thaçi, shënon fillimin e një marrëdhënieje të re të dy shteteve shqiptare.

Në deklaratën pesë faqëshe, ku Shqipëria dhe Kosova angazhohen të bashkëpunojnë ngushtësisht, që në krye vlerësohet rëndësia historike e proceseve integruese rajonale, europiane dhe euroatlantike dhe konstatohet konteksti i ri i zhvillimeve pozitive në rajon, me vizionin dhe vullnetin e përbashkët për t’u bërë pjesë e një historie të re dhe perspektivës së pakthyeshme të integrimit europian dhe euroatlantik.

“Përsa më lart deklarojmë, në emër të dy qeverive tona, dhe shprehim solemnisht angazhimin për të zhvilluar një kuadër të strukturuar dialogu dhe bashkëpunimi strategjik, nëpërmjet institucionalizimit të praktikës së re të mbledhjeve të përbashkëta, jo më pak se një herë në vit”.

1. Politika e Jashtme dhe Siguria janë çështjet e para, që hapin deklaratën e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova angazhohen të bashkërendojnë aksionin e përbashkët politik dhe diplomatik. Zotimi, për thellimin e bashkëpunimit të politikës së jashtme, mbështet avancimin e dialogut të nisur mes Kosovës dhe Serbisë dhe, nga ana tjetër mbështet:

“Koordinimin e përpjekjeve dhe aksionit diplomatik për afirmimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përmes shtimit të numrit të njohjeve, anëtarësimit në organizatat rajonale, europiane e globale, si dhe integrimit të plotë të saj në sistemin ndërkombëtar, me synimin final anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Mes të tjerash, politika e jashtme e dy vendeve tona angazhohet në koordinimin e përpjekjeve për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve me SHBA-të, si aleati kryesor dhe i përbashkët strategjik, me vendet anëtare të BE-së, si dhe me partnerët e tjerë të rëndësishëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

2. Shqipëria dhe Kosova zotohen për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit, mes organeve më të larta gjyqësore. Në këtë pikë të deklaratës, për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, Shqipëria dhe Kosova angazhohen për ndihmë reciproke në raste të emergjencave civile, si dhe masave të përbashkëta për sigurinë rrugore.

3. Një nga pikat, e përshëndetura fort për bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe që në deklaratë zë një hapësirë të rëndësishme, është ekonomia. Nisur nga pengesat dhe vështirësitë e mëdha të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve këto vite, përmes firmosjes së këtij dokumenti, zotimi është për krijimin e një klime nxitëse për biznesin në një treg të integruar.

Palët angazhohen të punojnë intensivisht me partnerët, për të mundësuar një degëzim të TAP në Kosovë. Ndërtimin e linjës ndërkufitare 110kV, hartimin e strategjive të përbashkëta për zhvillimin dhe modernizimin e transportit në mes dy vendeve. Nxitjen e turizmit përmes një strategjie të përbashkët.

4. Kultura, Arsimi dhe Shkenca… Janë fusha, ku qeveritë shqiptare angazhohen për bashkërendim të politikave dhe hartimin e strategjive të përbashkëta. Kontretizimi i këtyre angazhimeve – thuhet në deklaratë, – do të bëhet në mbledhjet e përbashkëta, që do të mbahen çdo vit, mbi bazë të një kalendari të rregullt dhe mbi parimin e rotacionit, ku përgjegjës për planifikimin dhe përgatitjen e tyre janë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës do të veprojnë si bashkëdrejtues të mbledhjeve të dy qeverive. Deklarata e nënshkruar në tri kopje, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, mbyllet me synimin e përbashkët të dy shteteve shqiptare: e ardhmja europiane./TCH

11 komente në “Bashkëpunimi strategjik Shqipëri-Kosovë/ Detajet e dokumentit që u firmos në mbledhjen e përbashkët të Prizrenit”

  1. arti says:

    Per kac sa jane marre vesh,s ka pasur nevcoje fare per gjithate zhurme.Keto gjera do te duhej te kuptoheshin edhe pa “takimin historik”.Ajo qe iu duhet shqiptareve me se shumti eshte bashkepunimi i perditshem e i sinqerte me sa me pak reklame.Duhet qe gjithe diten te betohen ne BE, e DITE E NATE te punojne per bashkepunim e bashkim me sa me pak zhurme.

    1. Heshtja e Bashës për takimin e Prizrenit dhe paralelizmi i pagjetur – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=33231&k=4141#sthash.zjARfPeX.dpuf

  2. Laal says:

    Paska munguar Dacici, se deklarata paska qene gati per firmen e tij edhe ne serbisht!

  3. sofra says:

    filloi lajmi “copy – paste”!
    beni ndonje gabim drejtshkrimor te pakten, qe te tregoni individualizem.
    Kur nje lajm eshte njesoj ne te njejten kohe ne media te ndryshme, kjo tregon se nuk eshte aspak ne interesin e publikut, por ne interesin e BURIMIT te lajmit. RRofte liria e shtypit!!!

  4. tol francezi it says:

    po gjuha serbosllavise cduhet me punet e shqiptareve,apo per te qeverisur ,kosoven e shqiperine duhet te flsesh serbisht,po gerqishten e haruat.

  5. vishja plot says:

    Kosova dhe Shqiperia jane shtete te nje kombi, por nuk jane nje shtet. Ato perfaqesohen ne aren nderkombetare si vende te ndryshme. Keshtu qe eshte shume normale dhe praktike nderkombetare, lidhja e marveshjeve bilaterale. Ne vend te shfaqim ironi, keqdashje apo pasiguri ne duhet ti themi nje “PO te madhe”. Ky eshte vetem fillimi dhe me pas do shikojme nese do te jete aq historike sa trumbetohet apo thjesht nje konsum politik. Une mendoj se ky do jete nje proces i gjate dhe do kontributin e shkruar dhe te pashkruar te c’do shqiptari qe e ndjen vehten si te tille. Per ti vene gure ne rrota eshte kollaj, per ta realizuar do me nder jush “Bole”

  6. A LESHI says:

    Ksaj i thone?”BASHKIM” me pake zhurm,ashtu qe mos te trenohen komshijte!!….Ja dhe shuma e sakete per te ndimua “LUGINEN E PRESHEVES” eshte dhen nje shifer ……Sa per te mos trembur fcinjefanatik-“ANT SHQIPETARE”

  7. Nesho says:

    Shuna e percaktuar nga dy qeverite e dy shteteve me mbi 5 miljon banore,turperohet nga shoqata e Medveqareve qe mbledhin dhe I dhurojne dy shteteve 200 miljon euro.Eshte per tu perplasur me murin!Sa per nje deklarate e shkruar edhe ne serbisht,me duket e pa besuar,por te na ndodh edhe kjo.Friken nga fjala serbe e kemi ne palce.Nuk I dihet e nje dite Shqiperi,Kosove e Serbi mund te jene ndonje afrim.Si dihet!

  8. DRITAN HAXHIA says:

    URIME DHE ME KEMBE TE MBARE. ME MIRE VONE SE KURRE. PER NE SHQIPTARET NUK DUHET TE KETE RENDESI NESE JANE TE MAJTE APO TE DJATHTE. PER NE KA RENDESI TE NDIHEN E TE JENE SHQIPTARE. DISA PO THONE SI SHUME ZHURME PER ASGJE, NDERSA ATA QE KANE DY PARE MEND DUHET TE KUPTOJNE SE NE SHQIPTARE JEMI E SHQIPTARE DO VDESIM, ATQ QE NUK JANE SHQIPTARE DHE NA DUAN TE NGATERRUAR DHE COPTUAR GJITHESESI DUHET TA MARRIN VESH NJEHERE E MIRE SE SHQIPARET KANE QENE, JANE DHE DO TE JENE FAKTOR, PERSERIS FAKTOR I FUQISHEM PAQEJE, STABILITETI POLITIK DHE EKONOMIK NE RAJON E ME GJERE. NUK MUND TE THEMI SE CFARE DO BEHET ME DO “CIBANE” QE I THONE VETES POLITIKAN DHE PATRIOT SHQIPTARE, QE SIC PO DUKET PREJ VITESH JA KANE ME HILE SHQIPTARISE NE TE GJITHA TREVAT. FORCA QENDRON TEK BASHKIMI YNE. NESE NUK NA RESPEKTOJNE, NE DUHET TE JUA IMPONOJME RESPEKTIN ATYRE QE NA E KANE ME HILE DHE NA KONSIDEROJNE VEND I VOGEL I VARFER. PERPARA TE GJITHE BASHKE.

  9. Shqiptar says:

    Po perse qenka e domosdoshme qe deklarata e dy kr/ministrave shqiptare te behet edhe ne serbisht!? Me duket se jane treguar burracake e servile.

  10. kosova e lire says:

    https://www.youtube.com/watch?list=UUf_BBCZZsr6rS73dG90a9Og&v=AO9ZVIkiuys ja kush u arrestua ne prizren gjate mbledhjes se qeverive…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje