Muajt në vijim konsiderohen si mjaft të rëndësishëm për organizimin e strukturave të Partisë Demokratike, që në zgjedhjet e fundit parlamentare regjistroi një humbje të thellë. Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga zgjedhja e Kryetarit të ri të kësaj partie, në një garë mbi të cilën u ngritën shumë pikëpyetje, procesi i riorganizimit u stopua, ndërsa forumet drejtuese politike, janë jashtë funksionit.
Forumet
Me përjashtim të Grupit Parlamentar, i cili zhvillon mbledhje të përjavshme nën drejtimin e kreut demokrat Basha, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i forcës më të madhe opozitare janë jashtë cdo funksioni apo vendimmarrjeje. Burime nga PD shprehen se kjo situatë ka cuar në shkelje të njëpasnjëshme të statusit të partisë, i cili parashikon mbledhjet e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që anëtarët e këtyre forumeve kanë përfunduar mandatet e tyre, cka do të thotë se dy nga hallkat më të rëndësishme të vendimmarrjes politike në këtë parti nuk funksionojnë. Jashtë funksionit është edhe Sekretariati i PD-së, cka do të thotë se të vetmet struktura drejtuese vendimmarrëse janë Kryetari i partisë dhe Grupi Parlamentar.
Statusi i Partisë Demokratike ka parashikime të qarta për zgjedhjen e kupolës drejtuese. Më konkretisht, Këshilli Kombëtar është organi që zgjedh anëtarët e Kryesisë dhe Sekretariatin, përfshi këtu edhe Nënkryetarët e partisë me votë të fshehtë. Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi Kombëtar, me votim të fshehtë Sekretarin e Përgjithshëm; Nënkryetarët e partisë; sekretarët funksionalë; kryetarin e bordit financiar të partisë; komisionin qendror të apelimit. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar vendos për rregulloren e brendshme, me propozim të Kryesisë së partisë, ndërmerr gjithë dispozitivin e nevojshme për zbatimin e statutit dhe për mbarëvajtjen e partisë. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë votash. Praktikisht ky forum më i lartë vendimmarrës, nga ku buron gjithë kupola drejtuese e PD-së është jashtë funksionit, për shkak se shumë nga anëtarët e këtij forumi, që kuotohen për shkak se janë deputetë, në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk u mandatuan si të tillë.
Zgjedhjet
Udhëzimi më i fundit që i është shpërndarë strukturave në bazë të PD-së ka të bëjë me zgjedhjen e drejtuesve të seksioneve, që janë edhe hallka e fundit drejtuese në piramidën e drejtimit të kësaj partie. Në bazë të udhëzimit drejtuesit e seksioneve do të zgjidhen përmes parimit një anëtar, një votë. Kjo do të thotë se anëtarët e një seksioni përmes këtij parimi do të zgjedhin drejtuesin e tyre, mes dy apo më shumë kandidatëve. Por gara konsiderohet legjitime edhe nëse për këtë pozicion do të ketë vetëm një kandidaturë. Në përfundim të procesit të drejtuesve të seksioneve, do të jenë këta të fundit që do të zgjedhin një tjetër drejtues, kryetarin e grupseksionit, hallkë kjo që përfshin seksionet e një zone të caktuar. Burime nga PD shprehen se në përfundim të këtyre zgjedhjeve do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesin e degës, zgjedhja e të cilit do të bëhet nga Konferenca e degës. Gjithashtu kjo e fundit zgjedh edhe anëtarët e Kryesisë së degës. Faza e organizimit përmbyllet me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, ku bëjnë pjesë delegatë nga të gjitha degët, ndërsa përfaqësimin më të lartë e kanë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korca, Vlora, Lezha, Berati. Kuvendi Kombëtar ka mandatin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe realizimin e ndryshimeve statutore. Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, ku bëjnë pjesë automakitikisht edhe anëtarët e Grupit Parlamentar, zhvillohen zgjedhjet për Kryesinë, Sekretariatin dhe Nënkryetarët e PD-së.
Ndryshimet në Statut
Nëse do të përpiqeni të gjeni një kopje të statutit të PD-së në faqen zyrtare të kësaj partie, mos u lodhni kot. Statuti i kësaj partie nuk është publikuar dhe sipas burimeve nga kjo parti kjo ka të bëjë me ndryshimet që do të bëhen në dokumentin që përcakton mënyrën e organizimit, funksionimit apo vendimmarrjes. Mësohet se ndryshimet do ti propozohen Kuvendit Kombëtar nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili përgjatë fushatës për postin e kreut të PD-së ka deklaruar se ato duhet të mbrojnë kontributet e anëtarëve të kësaj partie. “Është e domosdoshme që në mënyrë statutore t’i jepet garanci sot në opozitë dhe nesër në mazhorancë që kontributi i çdo anëtari të Partisë Demokratike, i çdo militanti, i themeluesit, i qëndrestarit të përkthehet në mënyrë të barasvlefshme në meritë, në mundësi, në vlerësim sot, në çështjet partiake dhe nesër në administrimin, ndarjen dhe menaxhimin e pushtetit. Ju garantoj se në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për mua ky do të jetë hapi i parë dhe më kryesori në punën që na pret”, është shprehur Basha gjatë zgjedhjeve për postin e kreut demokrat. Në anën tjetër ish-deputetë të kësaj partie propozojnë që ndryshimet statutore të ndryshojnë mënyrën e organizimit, ku organi i Kryesisë të shkrihet dhe të zëvendësohet nga një strukturë këshillimore pranë Kryetarit të partisë. Sipas këtij propozimi, kjo mënyrë organizimi do të ofronte më shumë institucionin e Kryetarit me bazën e partisë, sikundër një hallkë e cila prej kohësh ka qenë formale s’ka pse të ekzistojë. Ndërkohë një tjetër propozim që qarkullon në selinë blu ka të bëjë me Sekretariatin, për të cilin kërkohet që personat që do të zgjidhen nuk duhet të jenë të angazhuar në funksione të tjera, përfshi këtu edhe deputet.Sipas propozuesve, kjo do të bëjë të mundur që Sekretariati të jetë i angazhuar tërësisht në organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet më të afërta, që përkojnë me ato lokale në vitin 2015.
PD duhet nxjerre jashte ligjit si nje organizate kiminale e terroriste.
Ska faj partia
Kane faj pede-rastet simpatizante qe gezojne kur vidhet e plackitet vendi ku ata jetojne
Me nje fjale edhe grate e veta nxjerrin per prostitucion
Vetem e vetem te mos shkaterohet partia me e madhe e lgbt
Imagjinoni?
Lulzim basha do vej nderin e pd?
No comments
PD_ja ekuivalente me Agimin e Artë,bile akoma më keq se partia naziskine greke e cila megjithatë është ultranacionaliste,ndërsa PD vepron si përçarëse e kombit dhe nxit luftën civile.Urgjentisht të nxirret e jashtëligjëshme.
Sali Berisha eshte e keqja me e madhe e Partise demokratike dhe e gjith shqiptareve ne pergjithesi,arrestimi i tij do ta clironte kete parti nga ku kriminel i poshter.
Na pla by ,,de la fy,,na plasi menderia,,,cben Pedeja……..
Ore keni ca merita ju qe Jane te papara
Po ckeni mor te marrosurit e edvinit qe ju vjen inat qe po organizohet pd-ja..une e di qe psikologjia e eterve tuaj ju thote qe mos te keni opozite..por kete ne nuk ja u lejojme as ta enderroni more enverista te perjetshem..ptu..komunizmi fare e keqe..