Berisha i ankohet ambasadorit britanik për Ramën: Po dhunon ligjet dhe Kushtetutën

13 Janar 2014, 15:44Politika TEMA

Pavarësisht se nuk është më kryetar i PD-së, Sali Berisha vijon të shfaqet si drejtuesi i saj. Gjatë ditës së sotme, Berisha ka pritur në një takim ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, të cilit i është ankuar për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, Rama është duke shkelur ligjet e vendit dhe Kushtetutën.

Gjatë këtyre muajve, ai ka dhunuar me vendime të qeverisë, nenet e Kushtetutës që garantojnë pronën, banesën dhe simbolet; ka dhunuar ligjin për statusin e nëpunësit civil; ligjin e pushtetit vendor dhe atë të urbanistikës; ligjin e Policisë së Shtetit; ligjin e statistikave të vendit; atë të Komisionit të Prokurimeve Publike; ligjin e Agjensisë së Pastrimit të Parave; ligjin e Inspektoriatit të Ndërtimit; ligjin për bordin e mediave dhe audiovizionit (AMA) etj”, u shpreh Berisha.

Ai tha se Rama, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe standartet evropiane, ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjensisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS dhe G-99, ndërsa në krye të Komisionit të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit.

Berisha u shpreh se shteti ligjor po rrënohet gjithashtu, sepse maxhoranca ka përpunuar konceptin e pavlefshmërisë së vendimive të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, ndaj dhe Rama i rrëzon ato në mënyrë të përsëritur me vendime qeverie.

“Sulmi kundër institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të vendit, është axhenda kryesore e qeverisë. Kështu, për të fshehur pasuritë e tyre, qeveria Rama-Meta do me cdo kusht të shkarkojë kryetaren e ILDKP. Sot, në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit, madje të kërcënuar me telefon ose nga mesazherë nga vet Rama. Me shpejtësi po shkohet drejt rrënimit të shtetit ligjor, ndërkohë që korrupsioni po rritet në mënyrë galopante dhe trafiqet janë shumëfishuar”, tha ai.

18 komente në “Berisha i ankohet ambasadorit britanik për Ramën: Po dhunon ligjet dhe Kushtetutën”

  1. po mire cfare i tha ambasadori britanik kjo ka rendesi moj gazete e temes se per saliun e dime qe ka prioritet tek mediat per te mbushur faqet ,do te ishte me interes te merej vesh pergjigjja qe i eshte kthyer e jo cfare thote plaku mere me gjithe tespie e gazeta qe e botojne F.B e te rrjedhurve,pergezime Tema

    1. Vlonjati i Laberise says:

      Saliu ka hall se mos dhunojne ate vete.Nuk i prish aspak pue dhunimi i Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.Ka frike nga ndeshkimi per bemat e veta kriminale.

    2. maksi says:

      kur ankohet dhe ky si vje zor !! ka gjykaten dhe shifet shume qart qe memjes sot beri krime duke liruar kriminelet e tij te lire !! dhe ka ftyre dhe ankohet per dicka !! ska faj ky se sdi ceshte drejtesia di vetem te vjedhi !!

    3. keno says:

      thuji ketit te anglise qe sapo nxore nje kriminel nga burgu ;)!!! e pastaj fol per ligjet !!

    4. Kristi Kalaja says:

      E sigurte,
      edhe tre muaj jete ka qeveria piktori i deshtuar.
      faktori nderkombetar po i mbeshtet demokratet e vertete.

      Duroni miq, deri atehere
      http://goo.gl/7PJZmE

  2. Nuk e kuptoj kete te ashtuquajtur Ambasador qe takon kryekriminelin ma te madh te Shqiperise Sali Berisha. A mos don t’i thote se deri tashti ke vepruar mire qe ke shkatrruar,drejtesine,ekonomine,policine,ushtrine,bujqesine e mbi te gjitha njeriun e Shqiperine? E kam thane edhe ne disa komente te tjera qe ambasadoret ne Shqiperi jane te korruptuar dhe kjo po vertetohet çdo dite e ma shume,kjo ashte nje fatkeqesi tjeter e popullit te varfer shqiptar e mesa duket per shume kohe do te mbetet i tille.

  3. Alma says:

    O zot i madh, nuk u lodhe o mizerje duke fol kot lart e poshte?
    Po flet ti per shkelje ligji o kriminel i regjur komunist.
    Ti i ke rrenjet thelle ne krim bashk me familjen tende te degjeneruar.
    Mezi po pres momentin qe do te te shoh pas kangjellave!

  4. KUSH ESHTE KY QE SHKON KE NJI AMBASADORE DHE BEN BLA BLA BLA ?!

    KY ESHTE NJI OPOZITARE I THJESHTE DHE ASGJE ME SHUME .

    MESA DUKET AMBASADORI BRITANIK KERKON TE PERMIRESOJ RROGEN E TIJ

    ME PARET QE KY TERRORIST I AFRON PER TE TILLA SHOW .

    DHE PASTAJ SE NJI PLEHR I ANKOHET NJI AMBASADORI CDO TE THOTE KJO ?

    AMBASADORI TE BEJ PUNEN QE I TAKON E MOS TE BEHET BASHKPUNTOR I ATIJ TERRORISTI QE KERKON DESTABILIZIMIN E SHQIPERISE .

    UN NQS DO ISHA RAMA , SDO DILJA VET POR DUKE QEN “PAK DIPLOMATIK”

    DO NXIRRJA NJI ANTAR TE THJESHTE TE PS-se qe te ironizonte PRTJEN QE AMBASDORET I BEJNE NJI TERRORISTI NJI PERSONI QE BEN THIRJJE HAPUR PER DESTABILIZIM TE SHQIPERISE . PSE JO DO I TREGOJA DHE VENDIN AMBASADORIVE KESHTU TREGOHESH NJERI SY ME SY E DHEMB PER DHEMB JO SI KRIM NE VENDIN TEND

  5. Fol ti mor t’keqen se n’rregull je…ty s’te hyn gjem n’kome da te kemi edushin kryeminister…..as ty as mziut,as bodes as imamit as mediut as metes as rrulit as furces as bojes as…as…..as…..asssssss,leje se m’zuni gjumi

  6. Thengjill Mbuluar says:

    Po ku ka mbetur politikan qe te mos dije se cili eshte ne te vertete. Po a mbetur njeri qe te mos kete pare me syte e tij, se si fshihej me celular ne dore prapa xhamave te kryeministrise me 21 janar 2011?

    Ujk me lekure dele… – mendon bota.

  7. altin says:

    Po ky eshte kryetar shteti,ky e ben zap kete popull dhe bota kete degjon.me thoni nese SAla nuk i ka mbajtur premtimet.Ky thote une vras pres djeg te nxjerr dhe bga burgu.pra inat e kemi por jepini hakun eshte njeriu qe ben gjithcka

  8. Shif sala
    E paska hjek pri murit at pikturen me vagin
    Se boll mo e mbajtinpajdhin mbi kry
    Tash ka vendos me i kthy kryet nga hajdari.
    He
    Sal kryhajdari
    Sal krymanalli
    Sal dullkari
    Sal kokbole kryloqe kali…

  9. Shqiptar says:

    “Hajduti therret kapeni hajdutin” ne kete rast kemi “Ai qe e beri vet kushtetuten pacavure. therret kapeni kete tjetrin qe po e ben me pacavure se une”

  10. pash gucia says:

    po ambasadort me qfar tagri takon berishen .po kaqin a do ta takoj apo ko?

  11. majlo says:

    po komentet e ambasadorit britanik pse nuk i jepni,po vetem derdellitjet e nje te cmenduri qe shkojne e vizitojne vetem qe te bejne gallate dhe ta shohin ne fytyre se si i shnderrohet ne egersire sa here ze ne goje emrin e edit!…O plak i rrjedhur,te gjithe bejne gallate me ty dhe ti vazhdon i ben qejfin vehtes!Ske cfare ben,keshtu eshte kur vuan nga semundja me e tmerrshme e shekullit DELIRI I MADHESHTISE!

  12. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ha-ha-ha I eshte qare ambasadorit britanik?
    Pyetja eshte sa e ka paguar? Se kafeneve rumune thuhej qe david kameruni kur ishte ambasador ne rumani donte 5000 euro per vize
    Por britaniket jane dhe patriote keshtu qe lind pyetja cfare interesi kane?
    Sa per qoftelargun qe pret ambasadorin kush tjeter pervec ketij se ai tjetri ka shku per qoke se u liru mziu nga ushtria

  13. LORA says:

    E kujt i plasi qe dhjeramani i historise paska takuar ambasadorin britanik?????????
    Lajm ishte ne 2007-en ,kur kreu i komisionit te ligjeve ne Parlament Spartak Ngjela ja thyeu turinjte publikisht ,duke i bere me dije publikut ,”12 atentatet ndaj Kushtetutes”,qe i kishte bere deri atehere dr.mortja.Pas kesaj erdhi edhe “ngrirja” e Ngjeles.
    Por Spartaku ishte i mandatuari i shqiptareve,jo produkt i alibise 23-vjecare te republikes se ambasadoreve.
    Ndersa ky me siper eshte mender-lajmi,tek i cili permiret edhe ambasadori britanik,i cili si gjithe tartakutet angleze i ka futur nje tegel (padyshim,vetem teveqelet nuk e kuptojne) parase se kuseruar shqiptareve nga qeverisja gangstere dhe me armiqesorja ne historine e shtetit shqiptar.

  14. sarandjoti says:

    E shikoni kete pinjoll te ish bllokut,ky eshte pinjolli i vertet dhe jo ata qe akuzone ai.Ky njeri eshte e zeza e shqiperise.Edhe ne peridhen e pare qe ishte ne opozite97-2005perdorte te njejtin fjalore dhe te njejtat psefto argumenta,ne bashke bisedimet me partneret nderkombetare,qe me sa duket,jan te pa aft per te kuptuar dinakerine e Berishes,per shkak te sinqeritetit te tyre perrndimore,i besojne shpifjet e Berishes,dhe duke ja trasmentuar ato qendrave te tyre,qendrat i bashkojne shpifjet e Berishes,me rezervat qe kan ne pergjithesi per shtetin shqiptar,dhe marin vendimet,kundra interesit te popullit shqiptar. ky eshte Berisha,ato qe ben vet kur eshte ne pushtet ,ua faturone te tjereve kur ai eshte ne opozite.Nga 92 der ne 97 beri shpartallimin e par te madh te administrates shteterore,i katandisi zyrat e shtetit ne fabrika te prodhimit te dokumentave te fallsifikuara,ku prodhoheshin vetem dok.te fallsifikuara,dokumenta pronash e pronaresh,pa prona,te kovertuar ne ish pronare te medhenje,ne kete mocal noton tani Berisha,prandaj merret me shpifje se ka fryke mos pastrohet gje bataku dhe del fytyra e tij e vertet,prodhoi dokumente te fallsifikuara te gjendjeve civile,ku shqiptaret u konvertuan nga shteti i tyre, ne kombesi jo shqiptare.Ne perudhen 97-2005mbushi koridoret e e evropes me shpifje e ndoshta e disa te verteta,kundra qeverise shqiptare,aq sa evropa per arsyen qe thash me lart pranoi te vij prap Berisha ne pushtet,pavaresisht problemeve qe ky kishte shkaktuar shqiptareve por per kete shkak dhe vet evropineve.Ne periudhen 2005-2013 ky ujk qe tani na hiqet enjgjell,prseriti te njejten gje shpartalloi administraten shteterore perseri,nuk la ase pastruset e institucioneve shteterore pa i zevendesuar me njerz,jo te p.d.se por me ata qe paguanin lek per te zene nje vend pune tek kryetari i p.d.se rrethit dhe te deputeti i zones,konkretishte ne Sarande tek Ylli Piro dhe tek Astrit Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje