Task Force për energjinë/ Rama: Fund abuzivizmit, hajdutët para drejtësisë (VIDEO)

13 Janar 2014, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu sot vendosmërinë e Qeverisë për të luftuar atë që e konsideroi si vjedhjen e energjisë elektrike apo mospagimin e saj nga konsumatorët, qofshin këto institucione publike apo biznese dhe familjarë.

Në mbledhjen e parë të Task Force për energjinë, e cila do të operojë përgjatë vitit 2014, Rama e cilësoi si alarmante gjendjen e trashëguar në sistemin elektroenergjitik shqiptar, ndërsa vuri theksin në një ndërhyrje emergjente në këtë fushë jetike për të sotmen dhe të nesërmen e vendit, e cila sipas Kryeministrit mund të kthehet në një fushë të minuar, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje të menjëhershme dhe efikase. Task Force e krijuar, sipas Ramës, synon të kthejë ligjshmërinë në sektorin energjitik shqiptar, duke detyruar cdo konsumator të paguajë për cdo kilovat energjie që shpenzon. Rama e konsideroi të papranueshëm faktin që me vendime gjykatash konsiderohet si e pavlefshme pagesa e kamatvonesave të energjisë, kur një biznes për disa vite me rradhë nuk paguan për energjinë që shpënzon.

Borxhet dhe situata elektro-energjitike

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Task Force, Kreu i Qeverisë u ndal në borxhet që aktualisht kanë konsumatorët, familjarë dhe biznesi, ndaj sistemit elektro-energjitik, posacërisht ndaj atij të Shpërndarjes. Në këtë kuadër Rama u shpreh se 91 % e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe 88 % të kontratave të bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të energjisë.

“Kjo është një situatë e papranueshme për sfidat që kemi përpara. Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36.6 % e energjisë, në nëntor  të të njëjtit vit 43 % e energjisë humbnet ose vidhet dhe në Dhjetor kjo shifër ka kapur shifrën e 55 % të energjisë.  Energjia që do të shkonte për ndricimin dhe shërbimin e një vendi ka shpuar nga të katër anët xhepat e buxhetit të këtij vendi. Gjendja është përkeqësuar në vijim gjatë 2013, ku humbjet apo vjedhjet e energjisë elektrike nuk kanë rreshtur”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit megjithëse situata ka një përmirësim në Dhjetor të 2013 krahasuar me një vit më parë, për shkak të punës dhe angazhimit të administratorit të ri të CEZ, shifra prej 2.4 % e përmirësimit nuk mund të kënaqë askënd. Në këtë detyrë, Rama theksoi se Task Force ka detyrimin që të vendosë të gjitha strukturat e shtetit në shërbim të një misioni shumë të qartë, kthimin e grafikut të humbjeve dhe vjedhjeve në një grafik me rënie të vazhdueshme dhe transformimin e kësaj krize të thellë në një situatë normale.

Sfidat dhe ndërhyrjet

Situatën e përkeqësuar nga viti në vit të sistemit energjitik në vend, Kryem,inistriu e konsideroi si të mbartur nga qeveria në qeveri për mbi 20 vite, ndërsa e cilësoi si një sfidë të qeverisë së tij për të ndalur atë që e konsideroi si hemoragjia e vjedhjes së energjisë elektrike. Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni afatgjatë, i cili nuk do të ketë fatin e aksioneve të tjera të ndërmarra më parë, ku në vend që llogaridhënia të niste nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, viheshin në shënjestër shtresat në nevojë, apo ato shtresa që realisht nuk kishin të ardhura për të paguar. “Jetëgjatësia e kësaj Task Force do të jetë për 1 vit në përfundim të të cilit ne do të analizojmë situatën dhe në përputhje me të do të marrim masat e nevojshme në fillim. Ne duhet ti japim fund paligjshmërisë dhe duhet që këtë ta nisim nga vetja jonë, për të vijuar më pas me bizneset, konsumatorët që kanë të ardhura për të paguar por nuk paguajnë dhe në fund me shtresat që realisht nuk mund të paguajnë energjinë e konsumuar”, theksoi Rama.

Sipas tij, operimi i Task Force do të synojë transformimin e këtij sistemi të kalbur dhe të kësaj fushe të minuar në një sistem funksional dhe krijimin e një fushe ku të ketë një model të ri të marrdhënieve mes konsumatorëve të energjisë dhe vetë sistemit, i cili do të ketë një impakt jetik edhe në modelin tonë ekonomik. Në vijim të fjalës së tij, Rama theksoi se sjellja me energjinë elektrike që prodhohet apo importohet falë taksapaguesve është tregues i përgjegjëshmrisë apo papërgjegjshmërisë, duke filluar nga Qeveria deri tek konsumatorët.

“Ky është tregues i cilësisë së marrëdhënieve të qytetarëve me shtetin. Sot kjo marrëdhënie është e minuar, pasi vetë shteti në një periudhë të pak më shumë se 100 ditëve më parë nuk i paguante faturat e energjisë. Cfarë mund të kërkojë një qeveri apo një shtet nga të gjithë konsumatorët, në rast se si konsumator nuk respekton asnjë detyrim në këtë fushë? Borxhi i institucioneve buxhetore që kemi trashëguar është shumë i lartë, 5.5 miliardë lekë ndaj kompanisë së Shpërndarjes. Duke shtuar këtu edhe institucionet publike jo buxhetore kemi të bëjmë me një borxh prej 7.6 miliardë lekësh. Qeveria e mëparshme na ka lënë borxhe edhe mbi subvencionet, që do të thotë se nuk ka paguar grupet në nevojë, duke shkelur ligjin që ka miratuar vetë.  Dhe borxhi që duhej t’i ishte paguar invalidëve përsa i takon energjisë elektrike është 3 miliardë lekë”, tha Rama.

Sipas tij, shkalla e papërgjegjshmërisë së treguar nga Qeveria e mëpaqrshme në drejtim të një pasurie kombëtare si energjia elektrike, nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër në planet.

“Kjo sjellje jo vetëm preku të gjitha institucionet, por legalizoi papërgjeshmërinë ndaj sistemit elektro-energjitik. Dhe kjo mënyrë qeverisjeje nuk duhet të përsëritet më në rrugëtimin e shtetit tonë”, theksoi Rama.

Abuzimet dhe gjykatat

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama nuk la pa përmendur rastet kur ata që i cilësoi si hajdutët e energjisë elektrike kanë gjetur shpëtim me një vendim gjykate për të mospaguar detyrimet që kanë ndaj kompanisë së Shpërndarjes së energjisë. “Qytetarët që paguajnë energjinë elektrike në mënyrë të rregullt nuk mund të ndëshkohen nga papërgjeshmëria. Ne duhet ti japim fund praktikave që ai që paguan rregullisht energjinë duhet të paguajë edhe më shumë, ndërsa ata që vjedhin energjinë, duhet të vjedhin edhe më shumë. Kjo Task Force duhet të garantojë pagesën e energjisë elektrike nga të gjithë konsumatorët, qofshin këto institucione shtetërore apo biznese”, theksoi Rama.

Duke sjellë në vëmendje disa shembuj të abuzimit me energjinë elektrike, Kryeministri i cilësoi vendimet e Gjykatave të dhëna për rastet e hajdutëve të energjisë si të paprecedente.

“Është e pafundme lista e shembujve, sa ordinerë në abuzimin me energjinë elektrike. Po përmend vetëm një raqst, lidhur me kompaninë Albpetroit që padit CEZ për pavlefshmëri të pagesave të kamatvonesave që kanë ardhur si rezultat i mospagesave të energjisë në kohë, me vlerë totale 334 milionë lekë të reja. Kjo shoqëri hajdute në raport me sistemin energjitik shpëton me një vendim gjykate ku bëhet një pranim formal i padisë”, theksoi Rama.

Një shembull të ngjashëm Rama dha edhe për një kompani në qytetin e Vlorës, e cila kishte detyrime 6 milionë lekë ndaj kompanisë së shpërndarjes, por sërisht kishte shpëtuar nga pagesat me një vendim gjykate. Në këtë kuadër, Kryeministri kërkoi krijimin e një bashkëpunimi ndërinstitucional të përgjegjshëm, ku të përfshihen të gjitha pushtetet, edhe ai gjyqësor, për ti thënë ndal fenomeneve të vjedhjes së energjisë dhe mosndëshkimit të hajdutëve. Kryeministri paralajmëroi se të gjithë abuzuesit e energjisë do të përbqallen me ligjin, si një formë për ti dhënë fund hajdutërisë ndaj sistemit energjitik.

Një tjetër shembull i sjellë nga Kryeministri, ishte fakti që në zonën e Tiranës, Durrësit apo Fierit, qarqe ku ka një përqëndrim të madh të bizneseve, pagesat e energjisë elektrike janë qesharake.

“Zonat më problematike përsa i përket debitorëve në biznes janë në Tiranë, Durrës dhe Fier. Dhe debitorët më të mëdhenj janë ato që vjedhin energjinë me qëllim fitimi. Në muajin Dhjetor 2012 vetëm në zonën e Tiranës janë paguar 1.098 milionë lekë, në Dhjetor 2013 kjo shumë ka shkuar 1.466 milionë lekë, por që është shumë më pak sesa shuma reale”, tha Rama.

Sipas tij, rritja me 15 % më shumë në arkëtim duke ulur sasinë e vjedhur jo vetëm që nuk na kënaq, por përkundrazi na tregon se në cfarë grope e kemi gjetur sistemin energjitik dhe posacërisht sistemin e shpërndarjes së energjisë.

“Qendra e gravitetit ka qenë në këtë godinë, ka qenë qeveria e këtij vendi dhe ky është një turp. Ne kemi marrë përgjegjësinë për të paguar të gjitha borxhet dhe s’do të tolerojmë më akulimin e borxheve. Gjëja e parë pagesa e cdo kilovati me cdo kusht”, vijoi Rama.

43 komente në “Task Force për energjinë/ Rama: Fund abuzivizmit, hajdutët para drejtësisë (VIDEO)”

  1. E viva BLAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    ……BLAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    ::::::BLAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    GJykatat ne dore te Mafies kunder Shqiptareve .

    1. dorjeta says:

      Erdhi momenti per te vendosur shtet ligjor, ku te gjithe jane te barabarte, qofte per te marre sherbimin, por kur vjen puna per te shlyer detyrimet. Duhet te marre fund njehere e mire, kur te gjithe marrin energji elektrike, nje paguan e 10 te tjere s’paguajne.

      1. Ai Burri says:

        Po xhelali si ja hodhi?!! Ai kishte dhe vula KQZ-je ne shtepi!!!
        DO bejme shtet apo jo?

        1. KULUFI says:

          Po Edo po!

          Fut ne burg popullin e shkrete qe perballon jetesen ne cakun e tij,dhe bredhin me dyfek ne brez hajdutet miliardere qe kane bere miliarda sa do ja kishte zili edhe Rokfeler!

          Vazhdo futja popullit,ai ta ka fajin!

      2. Nje Shqiperi e paster,pa politikanet tane pisa says:

        Mire thua ti z.Rama,para drejtesise.Edhe Mziu para drejtesise vajti.Por para ciles drejtesi e ke fjalen,se ketu tek ne nuk ka?Apo do ti dergoni jashte per gjykim keta fakirat qe vjedhin energji?

    2. arjoni says:

      Ju pergezojme per nismen, nuk eshte asnjehere vone per te vendosur drejtesi ne sherbimet publike, s’kane pse te marrin energji elektrike ata qe s’kane paguar asnjehere, ashtu sic kerkojne llogari per qeverisjen, ashtu edhe te japin llogari per detyrimet e tyre.

    3. marjana says:

      Pergezojme nismen, eshte vertet e nevojshme, se duke reduktuar humbjet, ofrohet nje sherbim me i mire per te gjithe dhe parandalon rritjet e detyrueshme te cmimeve,qe gjithmone ka rene ne kurriz te atyre qe paguajne.

    4. keno says:

      task force dhe disa ligje te forta mundesisht me burgim ketyre qe abuzojn !!! sidomos keto fatorinot se keto e krijojn klanet e vjedhjeve duke mare rryshfete !!

    5. Alban Aliaj,ing & Dr says:

      Une mendoj se ne krye te task force duhet e vendosim specialistet dhe njerezit e devotshem.

      Ju ofroj CV time si meposhte
      http://goo.gl/IPNFvX

      1. Rilindasi says:

        Une mendoj qe taskforca te drejtohet nga dikush si xhelal mhziu ose si vehbiu (alimuca) keta te dy e dine me mire se kushdo tjeter rrugen e daljes nga burgu me duar te pastra, perndryshe nulk I dihet se ke ze lapsi dhe na nxjerre te gjitheve hajdute.

    6. Genti Canaj says:

      Ujku

      ujku

      Po cakalli

      po ben kerdine ?

      http://goo.gl/LMfpzS

    7. tini says:

      ska pune gjykatash apo policie, ulni cmimin se populli eshte i varfer dhe energjine jashte e shisni me 3 leke kilovati te pakten jepjani popullit me 5 leke kilovatin dhe jo me 15 sa ja jepni sot dhe atehere keni te drejte te kerkoni llogari se keshtu populli do beje cmos qe ta vjedhe se nuk perballohet. ju vete merni rroge miliona leke dhe ju duket cudi se pse nuk paguajme ne te tjeret, nuk kemi a mer vesh hapi syte

  2. Çerri says:

    Ç’drejtësi thua ti o zavall? drejtësinë e Berishës dhe të Ilir Metës.S’kanë thënë kot, ata që mbarojnë shkollën e qenve janë me dërrasa mangut.Ftillohu shoku se s’të kanë lënë asgjë në dorë.Ke vetëm çelsat e kashtës që të bësh vetëm show mediatik.Apo kështu të pëlqen dhe ty?

    1. Çerri says:

      Shko e kërkoja Xhelalit të paguaj energjinë si në zyrat e komunës ashtu dhe në vilën luksoze,që me siguri ka vjedhur sa i ka dashë qejfi.Ta mban? Xhelali do fillojë të tallë bythën me ty tani e tutje.Prit se s’ke pa gjë akoma ti!Rri ti bëj gam gam nëpër media, se mijtë gëlojnë underground.

  3. artantani says:

    po mo rilindje po vuti ne purk popullin kurse meziun ncire ete djallofsha rilintjen e ty bashk.

  4. Miri says:

    Denoe more IDIOT Berishen, Mziun dhe Hajdutet e tjere. Je bere me keq se Berisha. Cdo dy dite ne TV dhe sillesh si pordha neper breke. Turp. Skandaloze per mashtrimein e shekullit qe u bere shqiptareve.

    1. MbaheniMeShkume says:

      Ore po pse c’fare prisnit juve te vonte rama e tu sillte barazine para ligjit?? Po po te ishte per te bere ate pune e bente berisha ata bashke punojne.
      Derrat kane nje turi, ndryshimi midis berishes dhe rames eshte se njeri e ka leshin me te gjate se tjetri.

  5. adeci says:

    Edi, rritem, rritem, rritem ndryshe nuk kemi gje.

  6. skelari. says:

    paskeni qene ca plera te peshtira ju te majtet. ata qe vjedhin mil i zini ne goje vetem per fushata e u numeroni parate e vjedhura. vetem kaq. kush vjedh per mbijetese kerkoni burg. yyyyyyyyyyyyy te peshtire, plera.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Varet more Rama se c’fare e konsideron te papranueshme faktin me vendime gjykatash… ?

    Rama, a e kupton lojen..Ti I bie gozhdes, dhe nga ana tjeter e murit tjetri I bie patkoit ?!?!

    Rama, mos u bej naiv..Tik tak…

    1. elinor says:

      He mor bipolar, dole nga faza e manise euforike? Tani rreshqite ne depresion. Mesa duket, nuk paskam qene une idioti por ti me kompani. Edhe, sa per dijeni, Rama ka qene gjithnje nje naiv, burracak, idhnak, deshtak, qe nuk eshte i afte as te ngreje breket e veta….nuk po behet tani i tille! Problemi eshte se ju qorrat e da-shurruar mbas tij nuk arrinit t’i shikoni keto gjera se ja u kishte verbuar syte dashuria….ose faza maniake e bipolarizmit! Bjerini vehtes mbrapa o njerez; ka ilace sa te duash per gjera te tilla….megjithese kane shume efekte anesore negative.

  8. Danjel says:

    O karafillak shif drejtesin se energjia te jep kohe….te doli Meziu i kamzes nga burgu prite Berishen me banditet e tij……Ramush me duket se ke kap linjen e gabuar…..kriminelet po bejne kerdin gjithandej….asnje minister i akuzuar per korrupsion akama nuke eshte prangosur…..tani me keto veprime je duke karikuar dhe nje here baterit e Berishes.tun emigranti.

  9. VF-LP says:

    Palaço,
    Shiko dhe mbaj ne burg Mziun
    Popull inoçent dhe pa kulture demokratike.
    Si doni drejtesi dhe administrata te pa korruptura kur ne kry te parlamentit keni gangsterin me te famshen Alkaponen Shqiptar ILIR METEN

  10. Fshatari says:

    O Edi, me gjithe respektin qe kam po ti qenke vertet nje kaqol, qenke bythe rjepur, frkacak e hipokrit sa nuk ka ku te veje…

    Shko e deno hajdutet e politikes ata qe kane vjedhur me miljona $ e mos na trego dhembet neve fukarenjeve qe vjedhim nga halli, une jam nje nga ato qe nuk paguaj energji se nuk kam e jo per te blere vila eper te mbajtur dashnoret me vila as per qefet e kalamajve, as per te derguar femijet ne shkolla private etj etj, une nuk po vjedh energji per te mbajtur hapur kondicioneret zyrave hapur gjithe diten.. po ti po pate byce te forte deno berishen e mo u merr me fukarenjte se do te ngece ne fyt …

    Ngelet tuj then gjithe muajin se na paska vjedhje me ndihmat ekonomike apo me invalidet, po nese dhe ka nga pak ato lek kan dhan buk per ata qe nuk kane per popullin e jo per te pasurit qe uk kane pagur taksa, qe kane marre toka etj… ate shiko ti djale i mbare e mos u mburr se po kap disa hajdute te vegjel, shiko se si doli nga burgu Mziu, shiko si po te ngerdheshen ne fytyre kriminelet e medhenj ate shiko mos u merr me anesoret po bjeri ne mes se keqes….

    1. eli says:

      Ne rast se vjedh se nuk ke buken e gojes , nuk rri ter diten ne internet (qe do te thot se leket per pc e per internet i ke por per te paguar energjin eletrike nuk i ke ) , por shkon e leviz e dicka ne shpi sjell, ne rast se nuk ke pune, shkon e punon ate toke dhe kujdeses per ate bagiti qe ke se pa gje nuk te le. Por jeni mesuar qe te keni cdo gje gati te rrini ne shpi e te hani me ato cka ju sjellin nga mergimi , e ku te gjeni mikun per te rregulluar ndonje pensjon , kemp a asistenc.

      1. Xha sulua says:

        O eli
        Fshatar I biri botes po ka me shume mendje se tyja
        korrupsioni fillon me deputetet pastaj gjykatesit pastaj ato firmat fantazme me miliona dollare fitime
        Dhe ne fund tek fukarai
        Ai mbase ka internet po ata qelbesirat kan miliarda ne llogati bankare neper bote
        Shpi ne evrope amerike dhe australi
        Bisnese kudo dhe keto para jane te tuat fhe te miat edhe fshatarit
        Edhe po te jete me asistence fshatari prape ai sben jeten a atyre kurvave qe e fillojne ligjin nga fundi pra fukarai
        Je cope cope na mendja

        1. eli says:

          Meqe te tjeret vjedhin , nuk perkthehet qe duhet te vjedh edhe un.Un nuk mohoj qe ka deputet , gjykates , punojes te administrates te korruptuar ,por perderisa jemi ne nje shtet ku fajsin e vendosin gjykata , shteti dhe policia maksimumi i cojne ne gjykat te akuzuarit. E gjithe kjo do te thot qe ,un qe e paguaj energjin ,nuk kam pse te paguaj per ate qe e vjedh. Nuk kam pse te shoh qe cdo vit ajo te rritet . Gjithsesi ne shqiptaret kemi huqin qe te bejm si ben tjetri. Vjedh ai e vjedh un.

  11. gjon says:

    KOT E KE O RAME.PA VENE DREJTESINE NE BINARE SKE GJA NE VIJE.FOL SA TE DUASH GJYKATA E APELIT ME MEZIUN PO SFIDON QEVERINE.

  12. Faik Konica says:

    Shumë dakord që Qeveria e shteti të vendosin rregulla të qarta e të rrepta për të gjithë konsumatorët…por duhet në të njëjtën mënyrë të veprojnë dhe në krahun tjetër, tek CEZ-Shpërndarja, për cilësinë dhe korrektësinë për mallin që ofron-energjinë elektrike, siç ndodh në të gjitha shoqëritë e qyteteruara perëndimore. Pasi deri tani, korenti, sidomos në zonat rurale, vjen me voltazh të ulët, me luhatje dhe ndërpritet me një vesë shi, apo sa herë “i teket” atij që ka çelësin në dorë, pa i dhënë llogari askujt…Për këtë të dytën, duhet edhe në “Task Forcë” tjetër, por edhe shumë investime…A do të mundet Qeveria t’ja dalë kësaj, apo do të mjaftohet me ndëshkimin vetëm të konsumatorit, që nuk ka ku të ankohet…P.sh. Ta zëmë se unë nuk e paguaj rregullisht energjinë elektrike (që në fakt e paguaj që kur kam lindur..) dhe gjobitem ose ndëshkohem. A do të kem unë në këtë rast të drejtë të akuzoj ndërmarrjen elektrike dhe të dëmshpërblehem për dhjetra e qindra herë, ndërprerje të paparalajmërura të korentit, ditën e natën, apo korentin 160 voltësh në vënd të 220 volt, që më ka dëmtuar të gjitha paisjet elektroshtëpiake?! Ëndërr e largët, që për vete nuk e besoj…Zoti Kryeministër, mos shikoni vetëm pagesat (për këtë mirë bëni), por shikoni dhe anën tjetër të medaljes

  13. Tani- Deutschland says:

    Veri lesht !
    Gam, gam, njeri hum, hum, tjetri.
    Ju ruajt zoti o njerez nga keta politikane mafjoze!

  14. populli says:

    Per cfare drejtesie e ke fjalen,e di ti qe populli do te veje gishtin shume shpejt po mbete ala ke ura, pas renies te sales nga fiku?Trap I fundit per shqiptaret.

  15. marsi says:

    MIRE GJYKATAT E BIZNESET QE MUND T VESH NE VIJE, PO KONSUMATORET SHTEPIJAKE QE VJEDHIN ME SHUME SE GJYSMA PREJ TYRE, DHE NUMRI ME I MADH NE TIRANE PA DALLIM EDHE BRENDA UNAZES EDHE MBRENDA NE BLLOK, DURRES ETJERE, APO KETO LEJOHEN SE NUK E KANE BISNES! NA LEJO DHE NE QE NUK VJEDHIM TE PAKTEN TE MOS PAGUAJME, SE PER ATE QE NUK VJEDHIM SNA E DI NJERI PER NDER.

  16. fan says:

    Bla..bla..bla..vetem fjale boshe!!

  17. ngrehuni says:

    O edvin kancerozi o skizofren I pizgosur po kryetarin e kamzes ce bere a te lerofte derri ropt. Futi ne burg njeri
    pas tjetrit te gjithe ata qe vjedhin energji per drita ne kuzhina dhe dhoma ndejtje por mos I liro sipas oreksit ata qe ke akuzuar me prova per korrupsjon dhe vjedhje votash o morr I radhes ne karrigen e pushtetit shqoptar.

    Cohuni ne kembe o njerez te gjithe ku jeni e ku sjeni ti hedhim ne det njehere e mire keta maskarenj te majte e te djathte keto lytyra te shekullit 21.

  18. Cun tirone says:

    Ky i gjati sot foli per situaten ne OSSH apo per ate te CEZ se keta duhet ti kuptosh kur flasin se pastaj te thone mbas 2 muajsh e keni kuptuar gabim . Se OSSH eshte ajo qe ka hidrocentalet dhe ja jep CEZ me 20 leke te vjetra kw + shteti te pakten deri tani sipas ketyre e ka blere energjine sa frengu pulen dhe ja ka shitur prape CEZ me 20 leke te vjetra kw . Tani se kush vjedh e se kush vidhet ketu nuk u tha gje . ne si popull vazhdojme e bejme hesape e prape nuk na dalin hesapet . Tani nuk e mora vesh do ti kaloje prape cez shtetit , apo do hiqet tvsh nga fatura apo ????? apo ?????ouuuuuu dhe ne si milet sa shume mendojme .

  19. Cun tirone says:

    A dhe dicka , prape cez qe ne na jep korentin , e merr me 20 leke/kw dhe nuk ngopet qe na e shet me 70 leke/kw deri ne 300 kw se pastaj e ben dhe 130 leke. fitim ne shifra 250% duke na ngopur dhe tvsh neve ne fatura se tatim fitimin e mbulojne duken mos e deklaruar si ze ne deklarimin vjetor.Dmth per 2.000.000 euro energji te hedhura ne treg minimumi CEZ faturon 7.000.000 euro kesh duke na rrasur neve tVSH dhe duke mos deklaruar tatim fitimi , si kompani me humbje. Zgjohuni o popull se po milemi si delet qemoti.

  20. ilir says:

    nuk po themi qe te mos paguhet energjia por nuk i ka ardhur radha ne fillim shiko hajdutet qe e vodhen popullin dhe kane miliarda pasuri shiko edhe hajdutet qe lironi pastaj fukarenjte

  21. Te pare hajdute te Keshit ishin treshja Ilir 7% Dritan vidioja Monika Lsi qe sajuan prokurimet e drejteperdrejta me shpikjen te derdhim ujin e te blejme energji+ kembimi euro leke e anasjelltas me miliona EURO.Ketu fillon historia e vjedhjes pa limit nga Ilir Kryemadhi me kryevepren THESARIN E SHTETIT SHQIPETAR NE KRRABE=Kryetar Parlamenti hiiiiiiiiii.

  22. Tani-Deutschland says:

    Ore zoti Kryeminister, korentin e vjedh nje shoku im, kete e di une, po
    Kush e ka vjedhur thesarin e shtetit ATE s’e di une?
    Ku shoku im hajdut thote qe floririn e ka vjedh nje shoku yt hajdut!
    A ka mundesi kjo?!
    Po s’e bere dot detyren dil me mire me nder, e jep doreheqjen dhe hajde me mire refugjat me ne te tjeret, se nje jete eshte.
    Leri ti presin shtyllat, keshtu po qe se s’ka drita s’ka edhe kush te vjedhi energji.
    Ketej te pakten do kesh energji dhe polici.

  23. Patrioti says:

    Po mor po. Merru me fakir fukarane se PESHKAQENET po e cajne rrjeten nje e nga nje. Merr fukarane e fute ne burg, me qellim qe edhe gjykatat te kene statistika per te raportuar.Hajde mor mendje hajde. Shkriji mor vlla te gjithe qysh nga Presidenti e deri tek Gjykatesi me i fundit. Shkrije mor edhe Prokurorine se po ti degjeneron ceshtjet. Pasi ti kesh shkarkuar dhe te vesh punet ne terezi, fillo dhe merru me pasurine e tyre. Keshtu behen punet dhe jo ashtu si deshiron ti besh ti. Derri do dajak dhe jo me kulture se ta marrin per dobesi.

  24. arjanita says:

    Jane rritur humbjet?!Mos.
    Me ato bandite totalisht profesionalisht te paafte
    humbjet do te kalojne shume shpejt nivelin maksi
    mal ashtu si borxhi publik.
    Te gjithe treguest e CEZ jane perkeqesuar pas tetorit.
    Kush e ka pergjegjesine?
    Kur vendos ne krye te CEZ profane te fushes fundin
    e tij e keni paracaktuar.Falimentim.
    Energjia elektrike nuk ka ngjyre.
    Eshte turp ta trajtoni kete sektor strategjik njelloj si
    Bisha me ¢irakun e tij Dollap.

  25. Vlora says:

    Ne radhe te pare, Shteti Shqiptar (nuk me intereson neqoftese ne qeveri eshte LSI, PS apo PD), duhet qe te paguaj demet qe i ka shkaktuar biznesit Shqiptar gjate ketyre 13-viteve, me nderprerjet pa kriter dhe cilesine e energjise. Keto deme jane shuma marramendese te cilat kane dale nga xhepat e konsumatorit, qofte me humbjen e fitimive nga nderprerjet, dhe qofte edhe me demet e shkaktuara nga energjia ne nje rrjet te amortizuar. Jane me qindra miliarda leke nga parate e njerezve, te cileve ky shtet ju ka borxh. eshte shume e thjeshte qe te fusesh doren ne xhepat e konsumatoreve me kamata dhe xhandarin te porta, nderkohe qe jane vjedh me miliarda nga vete ata qe sot jane ne parlament apo qeveri te Energjia. Nderkohe qe nje biznes apo familjar mund qe te kete ndonje borxh per energjine, kjo nuk mund qe te krahasohet kurre me borxhin edhe demin qe ata i kane bere atij keto vite.

    Une per vete do ta hedh ne gjyq CEZ, per fitimet e humbura nga nderprerja e energjise keto vite per biznesin tim (jane te dokumentuara ne baze te fitimit mesatar ditor), dhe pasi ata te me kompensojne demin, do shlyej detyrimin i cili eshte 50-fish me i vogel.

  26. mendi says:

    bravo kulufo edi rama eshte bo si robert camcakizi nuk ka bythe te meret ma mafjozet po meret me popullin qe i dha votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje