Arrestohet sërish biznesmeni Paro Laçi, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim droge, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tij u bë nga forcat e policisë mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën e Durrësit. Paro Laçi, i dënuar në Itali me 10 vite burg për trafikim droge, u ndalua nga policia me qëllim ekstradimi në Itali.
Kështu, Laçi rikthehet në qeli pas arrestimit më 7 dhjetor të vitit të 2012. Tre ditë më pas, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj Laçit masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor, në pritje të procedurave të ekstradimit të tij drejt vendit fqinj, raporton “Ora News”.
Kjo masë sigurimi apelohet nga avokatët e Laçit, por edhe Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndërsa prokuroria në bashkëpunim me autoritetet italiane nisin procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Por tre muaj më pas, prokuroria i kërkon gjykatës të zgjasë afatet e paraburgimit për shtetasin Paro Laçi, pasi drejtësia italiane nuk kishte dorëzuar ende dosjen e ekstradimit të të dyshuarit. Edhe kjo kërkesë shqyrtohet nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, i cili kishte vendosur më parë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë ndaj Laçit.
Gjyqtari nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit dhe ka vendosur të pezullojë ekstradimin e Paro Laçit, pasi kishte një tjetër çështje penale që po gjykohej në Gjykatën e Lartë.
Gjyqtari vendosi ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” duke urdhëruar lirimin e tij. Pas këtij vendimi, prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Apelit, e cila me vendimin nr.186, datë 03.04.2013, ka vendosur të shfuqizojë vendimin e shkallës së parë për pezullimin e ekstradimit të shtetasit Paro Laçi dhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” që gjyqtari kishte caktuar ndaj të arrestuarit.
Për këtë arsye në 4 dhjetor të 2013, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit që liroi Paro Laçin.
“Si rrjedhojë e vendimmarrjes së gabuar të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Paro Laçi i është shmangur procedurave të ekstradimit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e ekstradimit”,- thotë ministria e Drejtësisë.
Ca karagjozlleku. Hyr, dil, hyr, dil – ndajeni mendjen ku do rri ky rob
Iku dhe Paroooooooo Partizoni ?
http://goo.gl/h1O5Jc
Keta gjyqtare marrin para haptazi, dhe marrin vendime skandaloze!
Mire ja beni qe pltesoni kerkesat e te huajeve
por filloni te veproni edhe ketu ne vend,pasi
ne cdo 100 shqipetare njeri duhet extraduar
ne Qeli
bo bo bo shifni gjygjtaret tane te korruptuar asnjera pale nuk e sheh kushtetuten ky zoteria ne fjale duhet liruar dhe mbrenda duhet te futet ai gjygjtari bobobobob cfare karrupsioni
Ne se nuk gabohem ky eshte nje nga ato qe voton per Duken President te Futbollit.
Pse gjygjtari nuk shkoi ne vend te pandehurit ne burg. Gjygjtari qe mbrojti krimin eshte me i rrezikshem se kriminelet dhe duhet te marri denim me te rende. Keshtu do luftohet korrupsioni, me keto palo gjygjtare. Qeveri e re po vene ne veshtirsi punonjsit e policise duke kerkuar kriminelet ne popull kur super kriminelet i ka ne zyrat e shtetit,qe ndihmojne krimin. Po su moren masa per te sheruar koken mos u lodhni me sheruar trupin. Mos sherimin e kokes, kjo qeveri e ka jeten e shkurter.
Ska problem,nuk merzitet ai.
Eshte si ne shtepi te vet.
E ka bo burgun çel e myll,thone knej nga anet tona.
PARO LACI,LACI ISHTE NJE FSHAT ME 10 KASOLLE TE GJITHE NJE VIS ME MBIEMER LACI MUNDESIA ME MADHE ORIGJINE NGA DIBRA E MADHE, KATOLIKE NGA FEJA POR NJE NGA VISI NDOSHTA USHTAR NE PERONDORINE OSMANE NDRYSHON FENE DHE BEHET MUSLIMAN,NGA INATI NJE PJESE E FISIT NDRYSHON MBIEMRIN NE VATHI.MEHMET SHEHU DUKE KALUAR AFER LAC OSE SHULLAZ VENDOS TE BEJE COMBINATIN DHE LACI BEHET QYTET (MADHESHTOR).GJYSHJA IME THOSHTE SE KUR ISHTE NUSE E RE VITET 1930 OSE 1940 LACI KISHTE DERRA NEPER RRUGE,POR AKOMA EDHE SOT LACI KA SHUME DERRA ndoshta derrat do te jene pjese e perjetshme e qytet qe visi im i dha emrin qytetit qe sot eshte bere sinonim i shume lajmeve tipike shqiptare. LACI eshte mbiemri qe une kam ,por vetem gjyshi me lindi ne LAC.
Bravo Julian keshtu duhet te bej cdo shqiptare te ket guximin me qortu veten kur eshte per ta qortuar dhe lavderoj kur eshte pe te lavderuar.
Shko he psikopat as me shkrujt nuk dike, fliske ti per qytetin e lacit, ytt rrace e poshter, e mos e quj veten lacjan ose kurbinas i vjeter, haram gjiju nanes tate qe ta ka dhan. Shko q.. veten tane shkerdhat mashkull.
Mos arrestoni shqiptare per italine,..Italia i denon shqiptaret si dele,.se cajne fare trapin se nuk kemi patur kurre shtet qe na mbeshtet,.merrni si shembull malin e zi qe i refuzon cdo kerkese interpol romes,…
Gjykatesi e liroi se kur pa ato shkresat vjola e binden per pafajesin e tij po ne gjykaten e apelit nuk mberrin ato shkresa vjola dhe e arrestuan ke me nga ato shkresat se ju nevojiten te shkreteve,shtet leshi
GJUKATESI DO DENUAR , PO NE O POPULL NUK PO SHOHIM TE DENOHET NJERI ,VETEM SHOU PO SHOHIM ,POSHTE GJUKATESIT DHE PROKURORET E KORUPTUAR
Ceshte kjo more arrestohet bisnessmani ? Clidhje ka Paro me biznessin?
ky ka pas shit fara luledielli ne linjen e trenit shkoder tirane,,
Simpas burimeve te mireinformuara te policise mesohet se ne pranga do te bije shume shpejt edhe ish Ministri i Brendshem Avenir Peka i cili akuzohet per korrupsion ne kete minisytri dhe ne agjensine e kthimit dhe kompesimit te pronave,dosja e tij tashme eshte kopsitur,pritet urdher arresti per ta derguan prapa dyerve te burgut.
Avenir Pekes do ti konfiskohet vila e tij ne bregdet,te gjithe hajdutet ordiner perpara drejtesise.
E dini kush e ka radhen pas Paro Lacit?
Mund te mos e dini,
por duhet te dini qe s’ka ku te gjej vrime te futet,
ai qe i ka rene me qafe mero bazes!!!
Jane thjeshte per buje! Kam pershtypjen qe dhe Xhelal Meziun do e lerojne nga burgu! Cfare s’pret nga ky vend!