Gjiknuri: Vjedhja e energjisë shkon në 140 milionë euro, të rriten dënimet penale ndaj hajdutëve

13 Janar 2014, 12:41Politika TEMA

Vjedhja e energjisë elektrike, sipas ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, shkon nga 100 deri në 140 milionë euro. E ndërsa e cilësoi energjinë elektrike si bazën e zhvillimit ekonomik të një vendi, Gjiknuri theksoi se nëse të gjitha institucionet sëbashku nuk i japin fund abuzimit dhe vjedhjes me energjinë elektrike, atëherë nuk kemi bërë asgjë dhe do të jetë një dështim i madh për ekonominë e vendit. “Kemi hyrë në një vit të thatë, ku reshjet kanë qenë 30 % të krahasuara me vitet e kaluara, ndaj duhet të bëjmë cc’është e mundur për të mirëmenaxhuar energjinë”, theksoi Gjiknuri. Në fjalën e tij, ministri i Energjisë propozoi që në rastet e vjedhjeve të mëdha të energjisë elektrike, të rriten dënimet penale për abuzuesit. “Fatkeqësisht bizneset private paguajnë si të jenë familjarë. Në Kodin Penal vjedhja e energjisë dënohet, por deri më tani s’kemi asnjë biznes të kallëzuar për vjedhje të energjisë, ndërsa ata që përballen janë shtresat në nevojë. Ka nevojë për një ndërhyrje që të rriten sanksionet ndaj vjedhësve të energjisë apo dëmtimit të sahateve të energjisë”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa zv.Kryeministri Niko Peleshi e cilësoi sfidën të një natyre jo vetëm ekonomike dhe financiare, por si një raport direkt që duhet ndryshuar mes qytetarëve dhe shtetit. “Task Force do të realizojë obvjektivat e saj përmes bashkëpunimit me institucioneve të ndryshme. Aktivitetin e saj Task Force do e shtrijë në cdo qark, ndërkohë që puna do të drejtohet nga prefektët. Aktiviteti i Task Force do të shtrihet përgjatë 2014 dhe rezultatet e saj do të maten me grafikë. Puna e cdo njësie operative në terren nuk do të mund të justifikohet, nëse grafikët nuk do të jenë në rënie”, tha Peleshi.

13 komente në “Gjiknuri: Vjedhja e energjisë shkon në 140 milionë euro, të rriten dënimet penale ndaj hajdutëve”

  1. TE RRITEN DENIMET NDAJ HAJNISE ?!!!!!!!!!!!!!

    ORE KUJT I DREJTOHEN KTA NE KTE GJUHE ZOTIT LART APO AJRIT !

    QYSH NGA MENYRA SESI KTA POLTIKAN E MINISTRA SHPREHEN DUKET QARTE

    DHE PERGJEGJESIA E TYRE DUKE E HEDHUR ATE DIKU NE AJER ( TE RRITEN DENIMET !- TE BEHET ASHTU E KESHTU – DUHET TE BEHET KJO E AJO ) PRA KTA E HEQIN NGA BYTHA PEEGJGJESINE KOSHIENT – SEPSE JANE NE QEVERRI PER INTERESAT PERSONALE – KTU TE CON KJO LLOGJIKE E SHPREHUR NE FJALET E POLTIKANVE TANE .

    KUR DO THONE NJIHER NEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE POLTIKANT -NEEEEEEEEEEE QEVERRIA E STME DO BEJME KTE E ATE – DO VEPROJME SI QEVEERI KUNDER BANDAVE KRIMINALE – KUR DO MESOJ MOS TJA KALOJN PERGJEGJSINE ASNJERIT E TE FILLOJNE TE FLASIN ME VETEN E PARE NJEJES QE TE BEN PERGJEGJES : ME UNEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE DO BEJ KTE -UN DO BEJ ATE – NJEREZ FALLSO TE PAVENDOSUR CFAR DONI – TE PAVENDOSUR C’THONI FIRKACAK

    1. marjana says:

      Nuk na cudit me asgje qe degjojme, se qeveria e shkuar vetem per vjedhje eshte shquar.
      Faturat e kripura te energjise elektrike kane rene ne kurriz te konsumtarove shumica opozitare, se ata Pd-istat kane vjedhur dhe nuk u bente asgje qeveria e baces Sali.

    2. xhaferri says:

      Te shihen mire te gjitha linjat elektrike qe kane,vecanerisht ne zonat informale kur jane me shumice maloket, tropojanet e kuksianet, qe mbajne nate e dite kondicioneret ndezur dhe asnjehere s’kane paguar asnje dyshke.

  2. gjini says:

    Per me u zbulue vjedhja asht krejt e lehte.Nji aparat kontator tek transfomatori qe duhet te dale sa shuma e te gjithe aparateve kontator te konsumatoreve.Ku diferenca asht e madhe aty ka vjedhje e cila stimulohet vetem prej regjistruesve te KESH-it.

  3. Gezimi says:

    Ore Damjan, ka kaq kohe qe degjojme nga keto deklarata, por une per vete nuk kam as besimin me te vogel. Jam nje pagues i rregullt; dhe jo vetem kaq, por me shume gjase vazhdoj te paguaj dhe per vjedhesit. Ky shtet eshte shume e veshtire te vihet ne binare, pasi mungojne ustallaret e mirefillte dhe udheheqesit serioze dhe vizionare. Qofsha i gabuar!

  4. xhemal says:

    gjeja e pare prerja e furnizimit me energji ,pastaj procedimi per te shkuar para drejtesise sepse energjia sot ka te beje direkt me sigurine kombetare ,shendetin publik vete zhvillimin e vendit mendoj se shteti nuk duhet te jete tolerante ne gjera thelbesore si kjo dhe pergjegjesia bie mbi qeverine

  5. Faik Konica says:

    E ditur kjo…Përsëri këta të Task Forcës, do të kapin ndonjë varfanjak dhe të urtë që zakonisht paguan rregullisht, por ka menduar të përfitojë dhe ai ndonjë kilowatorë, ndërsa “azganët” që s’kanë paguar kurrë në jetën e tyre, përsëri do ta gjejnë anën…Edhe këtu ligji i “peshkut të madh” dhe “peshkut të vogël”…Ishalla, qofsha i gabuar kësaj rradhe.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Po te administrojme energjine elektrike,nuk ka nevoj per borxhe te Bankes Botrore.
    PD-ja punesoj te gjithe militantet,te cilet sot e kesaj dite faturojne e vjedhin sipas qefit.
    Nga kush e prisni administrimi e energjise ?
    Ne kete humbje gjigande,punesoni te tjere njerez,per ti dale zot!
    Po te ndershem,jo hajdut te tjere !

  7. Bond says:

    CEZ te ndahet URGJENTISHT ne nen-divizione autonome fnanciaro-administrative: Veri, Qender dhe Jug i Shqiperise!

    1. arsen says:

      Ndaje sa te dush… DUHET TE VALOJE DRURI! Ky stan ate bulmet ka….
      ATA QE VJEDHIN ENERGJINE DUHET TE DENOHEN ME PUNE TE DETYRUAR NE MINIERA! ….DERISA TE LAJNE BORXHIN QE I KANE SHQIPETAREVE…..SHOQERSIE…. TY EDHE MUA.

  8. Liridon says:

    Maqedonasit po na vjedhin nje lum qe ka shume ndikim ne prodhimin kombetar te energjise.Kemi heshtje te plote nga ky dikaster.Degjohen zera se drejtorite qe merren me blerjen e enegjise jane duke ferkuar duart nga kjo vjedhje lumejsh.Fitokan me shume kur blejne energji se sa kur shesin.Jeni votuar nga njerzit qe paguajne energjine,per ti detyruar edhe ata qe s’paguajne energjine.Je minister,kjo qe thua dihet prej kohesh nga sovrani,duhet te veprosh duke u bazuar ne ligjet aktuale,nuk eshte koha e pallavrave.Sovranit i ka ardhe ne maje te hundes shprehjet qe fillojne me
    Eshte abuzaur me…..,apo Do te ……
    Keni konsumuar gati 1/8 e kohes te pushtetit e deri tani keni bere vetem nje tabele ne eksel,per detyrimet dhe borxhet qe shteti i ka biznesmeneve dhe anasjelltas.Dhe per kete keni paguar parate se ja u kane bere tjeret.Eshte me e ndershme dhe natyrisht me e kuptueshme per sovranin nqs e leni kete pune pa u njollosur me zullume te tjera.

  9. sarandjoti says:

    Eshte koha qe shteti ta mendoje dhe ta marr seriozisht,jo vetem energjin elektrike,por edhe ujin,ujrat,token pyjet, kullotat ,mineralet,rruget,parqet,cdo gje qe perket popullit ne pergjithesi.Eshte e pa pranushme,qe nje pjese e vogel e poullit,te paguaj per pjesen me te madhe te poullit qe nuk paguan detyrimet per dritat e ujin.Keta njerez nuk paguajn per faj te shtetit.Shteti ne ket raste vjedhe nje pjese te popullit te vet per te mbajtur ne kemb per 10,100 apo dhe 100,000 vota 100000 hajdut te 1.000.000 te ndershmeve,Z. Minister n.q.se.humbjet nga korenti jan 140mil.euro cfar prisni qe nuk investoni,qe korenti te blihet me parapagim.Flasim per 140mil.euro,per nje shume te tille nuk ka istitucion financiar qe nuk te kreditone.Me cte drejte shteti tolerone nje mase njerezish te sillen si te duan po ashtu me token,te ndertojne objekte ndertimi,nga me te ndryshmet ne tokat bujqesore mu ne ane te rrugeve kryesore dhe njeri mos tu thot gje,si ka mundesi qe pyjet te shkaterohen barbarishtnga nje minorance hajdutesh te shumices se popullit e cila shumice,mbane ne kembe shtetin, qe ai minimalishte te administroje drejte pasurine e te gjithe Shqiptareve.Kjo eshte detyre kushtetuse e qeverive,d.m.th. ajo qeveri qe tolerone vjedhjen e pasurise se poullit, nuk ben gje tjeter por shkel kushtetuten.Kush do qe shkel kushtetuten ne nje vend qoft edhe me demokraci pak funksionale e ka vendin ne burg.Nuk ka vend per shou,kush nuk ben detyren duhet perballet me drejtesine.

  10. Agushi says:

    Zoti Minister!
    Tere shqiptaret dhe bota e dine mire, se energjia elektrike
    vidhet. Nje pjese te majme e vjedhin bizneset e medha dhe
    pushtetaret. Identifikimi i hajduteve dhe denimi i tyre
    eshte detyre e disa prej institucioneve shteterore dhe jo
    vetem e CEZ-it. Nje rol te rendesishem duhet te marre
    polica e Shtetit ne kete operacion mbarekombetar.Rezultatet
    do te jene te menjehershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje