Shpikësi i armës së njohur Kallashnikov i kishte shkruar një letër kreut të Kishës Ortodokse Ruse përpara se të vdiste, duke i shprehur frikën se ai ishte moralisht përgjegjës për njerëzit që janë vrarë me këtë armë.
Sipas BBC, Mikhail Kallashnikov, që vdiq muajin e shkuar në moshën 94- vjeçare, i shkroi një letër të gjatë dhe emocionale patriarkut Kiril në maj të vitit 2012.
Në letër ai shkruante se po përjetonte një vuajtje shpirtërore për vdekjet që ka shkaktuar kjo armë.
Më përpara ai kishte refuzuar që të pranonte përgjegjësitë për ata që janë vrarë me këtë armë.
“Gjithmonë kam një pyetje pa përgjigje: nëse arma ime ka marrë jetë njerëzish, a mund të fajësohem unë si besimtar ortodoks,” pyeste ai.
“Sa më gjatë jetoj, aq më shumë kjo pyetje më mundon dhe gjithmonë e më shumë pyes veten se përse Zoti e lejon njeriun të ketë dëshirat djallëzore të zilisë, lakmisë dhe agresionit”.
Kallashnikov mendohet se është arma më e përdorur në botë.
Në total mendohet se janë shitur plot 100 milion të tilla./ep
Mos u mërzit.
Ti tregove ate se si zhvillohet shkenca. Ne mos ti,dikush tjeter do kishte bere dicka per arme vrasese.
Historia e prodhimit te armeve as ka filluar me ty dhe as do mbaroje te ti.
Fli i qete.
Kur bota prodhon ende arme berthamore dhe asnjeri nuk ndjehet fajtor,cte plasi ty,qe ne fund te fundit,kallashnikovi yt cliroi njerezimin nga vdekja e sigurte ne luften e II Boterore kunder Hitlerit!
si eshte puna eeee??? kur i vjen fundi gjithmone kerkon ndihme nga Zoti, por Ate duhet ta kesh parasysh gjithe jeten e jo vetem ne fund
Mire e ka mali, mos u merzit ka dhe me keq. Arma jote eshte perdorur edhe per vetembrojtje, mbase ata te urojne.
Eshte per te ardh keq qe po perpiqet t’ia vere pergjegjesine Zotit per cfare ka bere. Lufta ngelet e njeriut, eshte ai qe zgjedh rrugen e mire apo te keqe; Zoti i ka derguar njerezve profetet per t’i thene udhezim e udhezimet jane te qarta. Jemi ne qe zgjedhim nese degjojme zerin e Zotit apo te djallit. Pergjegjesia mbetet perfundimisht personale.
PO SHPIKESI I FORMULES SE BOMBES BERTHAMORE CFAR MUND TE THOTE
bomba atomike nuk e kalon shifren e njerezve qe jan vrare me kallashnikov, beji llogri sa shqiptar jan vrare nga kjo arme
Te gjithe pendohen ne fund te jetes dhe sidomos kur jane ne prag te vdekjes.http://darsiani.blogspot.fr/
Kallasho,ne shqipot ta vodhem patenten dhe e filluam serialin ne Polican po nuk e di vazhdon seria e filmit apo jo?
Hahahaa e ke llafin per kallashet speciale te policanit qe kur zbrazje nje karikator u varej gryka si loqe prifti nga nxehtesia ?
Prehu ne paqe Kallo, te garantoj se ne shqiptaret ta kemi falur 97-ten.
Nëse ky “pendohet” per kallashin,vaj hallit ç duhet te bejn ata qe shpiken rraketat dhe bombat berthamore.
Ata duhet me qajt dit e nat dhe te varin veten petdit!
O Majko!fli i qete e u prefsh ne paqe,ne mos ti nje tjeter do e shpikte,ti bone Kallashin une shpika hajdutllikun ahahaha.Per ty mer lal ne kemi nigju qe ke qene i varfer,me gjithe ate shpikje qe ke bo e me shitjet qe jane bere,sikur 1dollar te jepnin ty per arme ti sdo ishe aq i varfer sa kemi nigju e lexu per ty.
pendesa eshte per njeriun e nevojshme.Gjykoj se Kallashnikov jetoi aq gjate sa te shihte me syte e tij tragjedite qe ben nje model arme,por ne fakt ky model u konceptua pergjate luftes se Dyte,pavaresisht se filloi te prodhohej me pas.I sherbeu vendit te tij te rriste fuqine mbrojtese dhe kjo i ben nder M.Kallashnikovit.Mesa di une,Von Braun qe inxhinieri nazist qe vuri ne funksion V2,sistemin e pare rakete qe terrorizoi Londren.Ky shkoi pastaj me amerikanet dhe e vuri ne funksion per ata kete sistem,madje u be drejtor i Nasa-s dhe per meriten e tij misioni Apollo shkoi ne Hene.Ndersa di nje tjeter,qe shkencetaret e fizikanet qe morren pjese ne grupin e bmb se pare amerikane bene mea culpa qe me shperthimin e pare ne korrik 1945 ne shkretetire ne Los Alamos,pra ata u penduan qe pa u hedhur bmb e pare ne Hiroshima.
U prehesh ne paqe o mikhail por e paske munduar shum veten
Nuk eshte arma qe vret po eshte njeriu mbas saj qe terheq kemzen
Arma eshte thjesht nji vegel dhe asgje tjeter
Nuk vret arma por njeriu …
Zotnija ka qene ne ditet e fundit te jetes dhe ka pas friken e ferrit hahaha ndryshe nuk do ia kishte derguar priftit letren.
Sa ishte i ri dhe i forte nuk e ka pas merak hic ate pune. Ska pas pse ta kete!
Gjithsesi, ajo eshte arma me te cilen jane vrare shume njerez, pa te cilen serish do vriteshin edhe me shume!!!
hahahaha or Kallasho fli i qet mer jahu,edhe po te mos jete kallashi yt,
ne shqipot do mbytemi me sopata e kmesa turke,edhe me keq,te gjymtosur e te sakatosur,dhe me vuajtje te medha.
po nexhmija dhe cunat e bunkerit,kur do kerkojne falje per krimet qe i ben
popullit shqiptar per 50 vjet?
ai shpiku një vegël!një mjet pune!se si përdoret ky mjet është në ndërgjegjen e atij që e ka në dorë dhe atij që e urdhëron në plan të dytë!!
thika,spata shpata e deri tek sendet më të thjeshta!deri tek “mjetet”që na ka bërë zoti/natyra.duar dhëmbë e këmbë!njeriu po pati idenë,dëshirën për të vrarë vret!nuk është faji as i natyrës as i zotit as i shpiksit të thikës të barutit,të armëve të zjarrit kimike e llastike!!faji është i personit të përvetshëm dhe më pas të atyre që nxisin dhunën vrasjet konfliktet!gjithë politikanët idiotë që na drejtojnë dhe asnjëherë nuk kanë pranuar fajet e tyre!!që nuk janë penduar asnjëherë!