Historia e “demave të Elysee”/ Hollande pranon se po kalon momente të vështira

14 Janar 2014, 18:32Politika TEMA

Me qindra media transmetonin live.

Rrallë ka pasur ndonjë kuriozitet kaq të madh për një konferencë të presidentit francez.

E megjithatë François Hollande mendoi ta përdorte këtë konferencë për të shpallur objektivat ekonomikë.

Por askush nuk e kishte mendjen aty.

Të gjithë duan të dinë për aferën e fundit të Hollande.

“Propozimet për ringjalljen e ekonomisë janë të mjegullta,” thotë korrespondenti i BBC, ndërkohë që të gjithë presin përgjigjen për lidhjen e presidentit me aktoren Juliet Gayet.

Presidenti nuk do të flasë. Thotë vetëm se po kalon momente të vështira në jetën e tij private.

I pyetur nëse Valerie Trierweiler, me të cilën ai bashkëjeton, është ende Zonjë e Parë, ai thotë se nuk është momenti për të folur për këtë.

Mediat spekulojnë se ata do ndahen pasi Trierweiler të dalë nga spitali, ku është shtruar pas shokut që pësoi kur pa fotot e Hollande në një revistë, që fliste për aferën e tij seksuale.

Por ndërsa mediat e huaja janë kaq të interesuara, vetë francezëve nuk u bën përshtypje.

77 përqind thonë se nuk është çështje e tyre.

Si është e mundur?

A është Hollande thjesht një francez normal, pyet gjermania Bild?

Me përjashtim të Charles de Gaulle, të gjithë krerët e shtetit në Francë e kanë pasur pseudonimin “demat e Elysee”.

Kështu shkruan gazetarja franceze Pascale Hugues.

Veçanërisht legjendar është Nicolas Sarkozy, i mbiquajtur ‘presidenti priapik’, referuar perëndisë greke Priapos, që kishte një ereksion të vazhdueshëm.

Gazetarja thotë se tani në Paris ka vetëm një lojë, kush po gjuan kë.

Diferenca mes atëherë dhe tani është se tani mediat mund të hedhin një sy nga vrima e çelësit.

Fjala bie, kur presidenti François Miterrand (president nga viti 1981 deri në 1995) u përplas me makinën e tij me një makinë qumështi në orën katër të mëngjesit, shumë njerëz pyesnin se ku ishte në atë orë presidenti me një listë të pafundme dashnoresh. Por në të vërtetë vetëm një revistë satirike shkroi shkurt për këtë ngjarje.

Sot revista Closer është e pamëshirshme kur publikon detaje në shtatë faqe për aferën e Hollande.

Aferën më të tmerrshme e pati Felix Faure, presidenti i shtatë i Francës nga viti 1895 deri në vitin 1899. Ai vdiq nga apopleksia, ndërkohë që e dashura i bënte seks oral.

Gjithçka ndodhte në Sallonin Blu të pallatit Elyse. E dashura e tij, Marguerite Steinheil mori edhe pseudonimin “pompa funebre”.

Thuhet gjithmonë se selia qeveritare ka edhe dhoma të fshehta, por edhe kalime sekrete për dashnoret e shefave të shtetit.

Por a është normale tradhtia për një president?

Të paktën Hollande, që u quajt presidenti normal kur mori detyrën, pati premtuar se nuk do i mërzisë francezët me historitë e tij me femrat. E megjithatë ai nuk e mbajti premtimin.

Ai la gruan me katër fëmijë për gazetaren Trierweiler.

Kjo e fundit deklaroi se lidhja e saj me Hollande kishte nisur që në vitin 2007, por vetë Hollande e bëri publike në vitin 2010.

10 komente në “Historia e “demave të Elysee”/ Hollande pranon se po kalon momente të vështira”

  1. Darsiani says:

    Francezet jane te lumtur qe me ne fund Hollande dha shenja rigjallerimi…http://darsiani.jimdo.com/personalitete-vedettes-celebrities/

  2. Leshko says:

    Kur eshte shtirur per kaq kohe si i morralshem nuk besoj se ka ndonje moment te veshtire per keta hipokrite politikane

  3. Pilo Lala says:

    Ne ato maja rripa–rripa
    Nje here ma hipe, nje here ta hipa.

  4. linda says:

    Ne jeten private cdo njeri eshte i lire
    te veproi si te kete deshiren qofte ky
    edhe president apo minister, prandaj nuk
    shof ndonje gje te keqe ne kete histori.

    1. GR says:

      Besoj qe gabohesh .Amerika eshte nje nder superfuqite boterore , dhe vendi ,me sa na thuhet , me demokratik ne bote , dhe e bene ish presidentin Clinton te dilte para popullit dhe te mbante fjalim .Kur mer persiper detyra te tilla , ke pergjegjesi para popullit dhe nuk mund te sillesh si nje 16 vjecar .Nje njeri qe nuk eshte i afte te kete nje familje te shendoshe , mund te deshtoje te kete nje drejtim te tille .

    2. melja says:

      Nuk ke jete private nese je person publik, hiqe nga mendja. Vete e zgjodhi ate jete, po mos deshte le te behesh bankier e te shkonte me cuca sa te donte.

  5. sheik ben sali ramy al bathorja says:

    Nje njeri antipatik. Pa personalitet.
    Krahasojeni me shirakun.
    Ai presidenti I shtate paska pas vdekjen me te deshirushme. Ah ta kishim nje fat ashtu. Le ta merrte vesh gjith nota.
    Nga se vdiq filani?
    Nga gojorja.
    Sala do vdes nga majaselli. Gjynah.

  6. sanco panco ne vazhdim... says:

    me sa duket franca do jete aq mire nga ekonomia sa ky kullufi s’kishte me cfare tjeter te merrej…

    si nuk eshte jeta private e nje presidenti apo krueministri pjese e publikut?! akoma me keto pyetje idiotesh?

    e keqja eshte se kur debilat presidente nuk e perballojne dot stresin, njerezit e tij i hedhin nga nje femer qe ta qetesoje pak…

  7. Dajti says:

    Nuk ka receta per lidhjet dhe pasionet e njerezve te jashtezakonshem. As nuk mund te gjykohen ata ne kete pike. Nuk ka te beje kjo vetem me lirine individuale.
    Por jam dakort qe forca e nje presidenti, te nje standardi si presidenti i Frances duhet te tregohet edhe ne sistemimin e lidhjeve te tij, dhe jane nje vlere e shtuar marredheniet e qendrueshme familjare dhe kujdesi per mirerritjen e femijeve.
    Nje nga forcat me te medha gravitacionale qe ka njerezimi eshte pikerisht familja. Prishja e ketij ekuilibri, prish edhe bazen e orientimit dhe te ekzistences se shoqerise njerezore. E kthen ate tek kafshet.
    Kjo eshte nje teme e gjere.

  8. Gjergji says:

    Shkrim shume i mire. Duhet te jete nje perkthim, pasi nuk jepet emri i autorit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje