Shkelje të barazisë në tendera, kallëzim penal për ish-sekretarin e Përgjithshëm në METE

14 Janar 2014, 14:47Politika TEMA

Ministria e Energjitikës çon për kallëzim penal për ish-kekretarin e Përgjithshëm në ish-METE dhe për ish-përgjegjësin e Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike

Me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, auditi i brendshëm ka kryer një kontroll të plotë mbi rregullshmërinë e dhënies së koncesioneve për periudhën qershor-shtator 2013.

Në përfundim të auditimit janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, shkelje të cilat përmbajnë elementë të figurave të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim dhe atë të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Për këto shkelje, raporti i auditimit konstaton se mbajnë përgjegjësi shtetasit Dardan Domi, ish-Sekretar i Përgjithshëm në ish-METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave dhe Andi Cerma, ish Përgjegjës i Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike në ish-METE, në cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumentave.

Për këta dy shtetas është kërkuar fillimi i ndjekjes penale për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe atë të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 258 e 25 të Kodit Penal.

Auditi investigoi rregullshmërinë për procedurat përzgjedhëse e konkuruese për dhënien me koncesion për 14 hidrocentrale, për të cilat kanë përfunduar procedurat konkuruese dhe janë lidhur kontratat me koncesionarët për ndërtimin e tyre.

Auditi evidentoi se sistemi i procedurës konkuruese ka shfaqur mangësi si në fazën e përpilimit dhe të miratimit të dokumenteve standarte të procedurës konkuruese; në fazën e publikimit të ftesës për ofertë; ashtu edhe në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit.

Nga auditimi i materialeve të dosjeve të zhvillimit të procedurave përzgjedhëse të 14 koncesioneve të mësipërme, në të gjitha fazat e tyre janë kryer veprime dhe mosveprime që janë në kundërshtim me ligjin për Koncesionet dhe vendimin e qeverisë për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

19 komente në “Shkelje të barazisë në tendera, kallëzim penal për ish-sekretarin e Përgjithshëm në METE”

  1. ymer says:

    Po sekretaret e pergjithshem te 3 vjecarit te superhsjduteve te LSI kur do arrestohen????
    Se ky per dy muaj vere pasks bere namin medemek??

  2. Tani-Deutschland says:

    Obobo po e hengerka ky per Xhelalin!

  3. ibrahimi says:

    I trembin u marrin ndonje lek e prape per 6 muaj i shikon ne ndonje digaster tjeter, e diskutojme me miqte tane dhe gjithmon vime ne nje konkluzion qe per te ndryshuar duhet pa tjeter qe vendi yne i te vihet nen protektorat per nje kohe te caktuar 15apo 20vjet,perndryshe do vazhdojme te vime verdalle rreth patetizmit tone patriotik qe shpeshhere behet dhe qesharak .

  4. Ajet Delaj says:

    Nese do e kishit nisur qe me Rulin OK . Pr te kerkosh ndeshkimin e atij qe ka punuar vetem dy muaj e te lesh te tjeret kjo nuk eshte drejtesi por poshtersi.

    1. Nafiz says:

      Bravo Ajet !
      O Damjan o nur i bukur! C’u bene premtimet tuaja per penalizimin e Genc Rulit qe mori kompetencat e Kuvendit per lehtesimin e detyrimeve te koncensionarit ?
      Une jam per ndeshkimin edhe te ketyre “kocave” apo “qefujve”, por jame per peshkaqenet si Ruli qe eshte njeherazi edhe delfin i Berishes.
      Me kete merru ty o Damjan jo me fshataret qe skane paguar dritat, se ata i kap per veshi i plotfuqishmi i fshatit dhe vine i paguajne, por meru me Rulin, Nacon, Haxhinaston, etj.

  5. dajt says:

    Funderrinat e LSI qe rropen dhe tullat e ministrise kur do kapen? Mgjs nqs keni ndermend ti nxirrni si Gjelalin me mire mos u lodhni kot

  6. Divida e dimpera says:

    Xhelalin e mbeshteti partia e vet dhe i lumte atyre, por te tjeret do e hane keq dhe do u hedhin celesat ne oqean. Peshqit e vegjel.
    Te mos hapin letrat vetem per maloket e PD por dhe per fytyrekuqet e LSI. Te dy palet kane bere baterdine.

  7. . says:

    *****************************************************************************************

    Z.Rama, te dorezoje pushtetin …. eshte frikacak te arrestoje te korruptuarit.

    ******************************************************************************************

    1. _______________________________________________________ says:

      Zoti Rama nuk eshte prokuror. Pushtetin e ka mare nga populli dhe me shume vota do te kete. Te ndalen shkopinjte neper rrota ne te mire te stabilitetit.

  8. Sona says:

    O Damian po ik se le nam, po hajdutet e LSI qe e rropen 4 vjet pa dy muaj ku i le, ik o i mbaruar se na e shpife dhe ti.

  9. Dritan Prifti Nasip Nasipi dhe Haxhiu i Nastove kane bo nomin mor nomin ne kete ministri me lejet ujore,nen ujore, minerare,dhe cfare te tjera ka mbi toke e nen toke.Nasip Nasipi ka filluar bazen te 60000 euro per vende ne gjykatat e rretheve.Per keta burgu eshte i sigurte jane te pa shprese sepse vjedhet jane spetakolare dhe pasurite qe kane vene nuk ka zog kurve ti justifikoje.

  10. Loni says:

    Dorjan Teliti super hajduti i ministrise se financave kur do arrestohet?

  11. Alien says:

    Te hetohen te gjithe pa perjashtim duke filluar nga dita e pare e qeverise Berisha – Meta.
    Vjedhjet spektakolare ne METE dhe ne ate Shendetesise, ju socialistet i keni me stive dosjet.
    Vjedhje qe nuk ka kandar qe u peshon. U zençin fytin ishalla!

  12. vera says:

    Po Ajet jam plotesisht me ty. Turp po nuk u denuan peshqipt e medhenj.

  13. Haber says:

    Cili peshk i madh. ministri i zhdrejtesise?
    puuuuu kulmi, te kapet drejtesia dhe kuvendi prej zhelesh nga hajdutet!
    mos harroni te votoni ne zgjedhjet lokale prape gjithe pasion militant me barkun bosh!!!
    duhet te jetosh me tmerr ne bark se po gjete Pune (Duke dhone leke tek Moma) per nji apo dy vjet dhe shkoj veni yt i punes per riciklim politik.
    Votoni bageti qe kushtoni 5000 lene, votoni!

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Po e jap une vendimin.
    Per shkeljet te rregullave nga auditi i brendshem,personat e lartpermenduar shpallen te pafajshem.
    Kryetari Gjykates se Apelit.
    Tirane me 30 shkurt 2014.

  15. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    O cfare gallate.
    Po ato te krylopes qe bene kerrdine kur do ti kapni o rilindas???
    hahahahahaha

  16. ikandeja says:

    ja sa na mbushin gazetat me lajme, ne fund do dali qe skane bere asgje. dhe kjo s’eshte cudi.

  17. Ti says:

    Kur u kapen mamuthet e korrupsionit ndonjehere ne kete vend??
    Kur u vu drejtesia ndonjehere ne kete vend te mallkuar nga vete ne??
    Flasin me vete njerezit neper gjykata nga largimet prej puna, nga tekat dhe poshtersite e mamutheve dhe interesat e tyre politike.
    Askush prej tyre nuk eshte vene ne pranga, por te tjeter qe sherbejne mish per top.
    Zeqineja e paska marre nje shuk te mire eurosh, me te cilat siguroi botoxin dhe silikonin per gjithe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje