69 seanca gjyqësore në 3 vjet/ Çefa: Falsifikimi në jetën e përditshme s'është si në ligj

13 Janar 2014, 21:05Politika TEMA
69 seanca gjyqësore në 3 vjet/ Çefa: Falsifikimi në

Odiseja e një nënshtetasi amerikan për të ndarë pasurinë në gjykatën e Tiranës

 

69 seanca gjyqësore të zhvilluar në tre vjet dhe pesë muaj seanca të shtyra për shkak të mosparaqitjes së gjyqtares.

Kështu është sorollatur për tre vjet me radhë një qytetar me nënshtetësi amerikane, Matt Hito, i cili shpresën e fundit pa emisionin “Fiks Fare”, ku ka treguar historinë e tij.

Para tre vjetësh motra e tij, e cila nuk jeton më, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku ka kërkuar ndarjen e pasurisë.

Edhe pse ajo ka ndërruar jetë, gjyqi vazhdoi.

Sipas Hitos, janë zhvilluar 69 seanca gjyqësore për tre vite nga ana e gjyqtares Elona Gjoka, të cilën e ka përjashtuar tashmë nga gjykimi me kërkesën e tij.

Për 5 muaj me radhë për këtë çështje, sipas qytetarit nuk është zhvilluar asnjë seancë, pasi sa herë vinte data për zhvillimin e seancës së gjyqit të tij, lexonte shpalljen se gjyqi shtyhej pasi gjyqtarja nuk ndodhej në gjykatë.

Për të gjithë këto shtyrje seancash, qytetari Hito i ka kërkuar kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës informacion nëse gjyqtarja kishte paraqitur raport mjekësor për ditët kur mungonte në seancat e tij gjyqësore.

Nga kancelari i kësaj gjykate qytetari ka në dorë përgjigjet zyrtare ku konfirmohet se gjyqtarja Gjoka në datat 16 korrik 2012, 18 prill 2013, 22 maj 2013 nuk është paraqitur në gjykate dhe nuk ka paraqitur as raport mjekësor.

Në ankesën e tij, qytetari Hito ankohet për mangësi të dokumentacionit në dosjen gjyqësore që ka paraqitur fillimisht në këtë proces gjyqësor. Për këtë arsye, ai ka kërkuar dy herë tërheqjen e një kopjeje të dosjes. Ajo që të bie në sy në ankesën në kopjet e dy dosjeve që ka tërhequr pranë kësaj gjykate për të njëjtën çështje, është se në kopjen e parë dosja përmban 98 fletë pa numër rendor, ndërsa në dosjen e dytë ka 111 fletë.

Në ankesën e tij, qytetari Hito e akuzon gjyqtaren për falsifikim të dokumenteve që ka në dosjen e tij gjyqësore.

Për këto parregullsi dhe pretendimet të tjera për abuzim nga ana e kësaj gjyqtareje, qytetari Hito tregon se i është drejtuar kryetarit të KLD-së, ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimit dhe ministrit aktual të Drejtësisë, Nasip Naço.

Në fund të këtyre përpjekjeve, vetë ky qytetar ka mundur të takojë nënkryetarin e KLD-së, zotin Elvis Cefa, takim ky i regjistruar prej vetë zotit Hito.

Në takimin me nënkryetarin e KLD-së, zoti Çefa shprehet se “termi falsifikim në gjuhën e përditshme nuk është i njëjtë me falsifikimin në kuptimin e ligjit”.

Sipas tij, inspektorët e KLD-së mund ta kontrollojnë një gjyqtar vetëm administrativisht dhe nuk kanë mundësi të konstatojnë nëse ka një fakt që përbën vepër penale apo jo.

Për këtë arsye ai i ka rekomanduar qytetarit që t’i drejtohet prokurorisë, ku mund të dorëzojë edhe raportin e përgatitur nga inspektorët e KLD-së.

Nënkryetari I KLD-së pranon se ata i kanë kërkuar ministrit të Drejtësisë procedim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, për ankesën e qytetarit Hito, por edhe duke u nisur nga disa ankesa të tjera.

Nënkryetari i KLD-së i ka theksuar disa herë qytetarit në takimin me të se institucioni i inspektoratit të KLD-së kontrollon administrativisht dosjen, konstaton lehtësisht faktin, që pa shkaqe të arsyeshme gjyqi është shtyrë pafundësisht “dhe kjo për mua përbën shkelje”, thekson ai.

 

Biseda

Çefa – Ju pretendoni se u është shkelur një e drejtë e ligjshme dhe që ka falsifikim.

Qytetari – Po.

Çefa – Shpeshherë termi falsifikim në gjuhën e përditshme nuk është i njëjtë me falsifikimin në kuptimin e ligjit.

Qytetari – Po.

Çefa – Dhe jo shpeshherë, por në shumicën e rasteve inspektorët tanë me një kontroll administrativ, se ndodh ky fakt, që unë kur e kontrolloj administrativisht nuk kam mundësi të konstatoj nëse ka një fakt që përbën vepër penale apo jo. Por ju nuk ju heq askush të drejtën që ju vetë t’i drejtoheni prokurorisë me këtë fakt. Duke përdorur edhe formë shtesë materialin që ka bërë inspektorati i KLD për ta proceduar gjyqtarin, për ta proceduar gjyqtarin. Ne i kena kërkuar ministrit për gjyqtaren Elona Gjoka, jo vetëm për ankesën tuaj, por për disa ankesa të tjera, i kemi kërkuar procedimin disiplinor të kësaj gjyqtareje.

Qytetari – Po.

Çefa – Kompetencën për ta pru në këshill për një masë me një propozim adekuat e ka ministri me ligj, nuk e kam unë me ligj.

Qytetari – Po e di.

Çefa – Ashtu, që do të thotë puna jonë deri këtu shkon. Kontrolloj administrativisht dosjen, konstatoj lehtësisht faktin, që pa shkaqe të arsyeshme gjyqi është shtyrë pafundësisht dhe kjo për mua përbën shkelje. Dhe çfarë bëj….

Qytetari – E çoni në burg.

Çefa – … Ia çoj ministrit për procedim disiplinor. Nuk janë shkaqe për të hyrë në burg vetëm shtyrja e gjyqit, më kupto drejt, nuk është fakt për të futur në burg gjyqtaren. Nëqoftëse ka falsifikuar gjyqtarja, natyrisht, se është fakt për ta futur në burg.

Qytetari – Po.

Çefa – Por falsifikimin unë si inspektorat nuk e provoj dot.

Qytetari – Fakti është se inspektorët tuaj i keni jurista. Ata duhet që ato fakte që unë kam vendosur në dosje t’ia dërgojnë KLD dhe më pastaj ta çojnë për ndjekje penale. Sepse janë fakte që janë të vërtetume. Nuk mundet të më thotë ajo mua se nuk është vjedhje. Mosparaqitja e raportit mjekësor është vjedhje, se nuk e ka bërë një herë, e ka bërë pesë herë. Dhe dëmi për shpërdorimin e pozitës zyrtare është jashtëzakonisht i madh. Sepse unë jam 73 vjeç, unë vij nga Amerika, paguaj 2 mijë dollarë biletë shkue e të ardhur, zë apartament me qira e këtë, këtë dhe vijë të bëj proces gjyqësor.

Çefa – Jo, jo ato i kena shkruar, ja kemi dërguar ministrit. Kaq mundet të bëjmë.

Qytetari – Ju duhet të vendosni faktet.

Çefa – Mirë pra, do t’i shoh, do t’i shohim edhe një herë të gjitha.

12 komente në “69 seanca gjyqësore në 3 vjet/ Çefa: Falsifikimi në jetën e përditshme s’është si në ligj”

  1. . says:

    ****************************************************************************************

    ….. Morri fund Shqiperia, askush nuk do t’i afrohet ketij vendi me “GJYKTA DHE DREJTESI” te kapur dhe korrptuar nga politika.

    Qaheni dhe harrojeni Shqiperine dhe Europen: Shqiperia si vend Afrikan me ngjyre te bardhe.

    ****************************************************************************************

  2. Mendimi im says:

    Pergjigje qytetare, korrekte dhe ne perputhje te plote me ligjin, kjo qe ka dhene z. Cefa! KLD me ligj ka vetem te drejten te propozoje procedimin disiplinor te gjyqatrit, me pas kerkesa drejtuar KLD per mase disiplinore duhet te vije nga Ministri i Drejtesise. Kete detyre z.Cefa thote se e ka permbushur, pra i ka kerkuar Ministrit qe te filloje procedimin disiplinor. Deri ketu ka ne dore z. Cefa!

    Me pas, nese qytetari ka pretendime per falsifikim, duhet t’i drejtohet prokurorise, sepse eshte ky organi kompetent per te ngritur akuza penale (falsifikimi eshte veper penale).

  3. qytetari says:

    po cfare ka ketu? Me shume te drejte z.Cefa iu paska pergjigjur me korrektesi qytetarit. Kete kompetence ka, kete ka bere

  4. Treviso says:

    Kryeministri i shqiptareve kur do dali ne nje konference shtypi per ti treguar atyre qe e votuan se ku ka arritur me luften e korrupsionit. Un mendoj se Edi Rama eshte dorzuar para mafjozeve qe bejne drejtesi per popullin e ndershem.

  5. sot says:

    Ketij Cefes si shpejt kane filluar t’i nxehen te ndenjurat.Ne komunikimin me nje qytetar mund ta shmangte gjuhen e ftohte juridike dhe jo t’i thosh shko bej shurren.Jo po s’kam c’ti bej jo po shko atje a shko ketu.Ne s’kane bythe te dorrezojne detyren.

  6. drejtesia says:

    Kam respekt per ju zoti Cefa por me te drejte qytetaret edhe ne Elbasan flasin cdo dite pse nuk mbahet qendrim I ashper ndaj gjykatesve te elbasanit Ilir Pashaj e Bujar Musta qe u denoncuan para disa javeve per korrupsion nga ju e ministri I drejtesise.

  7. nastradin says:

    KRIMI ME IMADH I SALIUT NUK JANE:

    – as vjedhjet makaber te tij te fondeve publike
    – as grabitja bolshevike e prones private
    – as vrasjet e njerezvesi zogj pule si nje Mafie Camorra

    POR:

    – falimentimi i ekonomise dhe renimi i shtetit si ne 1997
    – shkaterrimi i Sistemit te Drejtesise me Gjykatesit te tij VAMPIRE

    si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

  8. Orjona says:

    Vetem ne kete rast nuk ke cfare t’i thuash Elvis Cefes. Aq ka ne dore KLD. Le te takoje MInistrine e Drejtesise ky qytetari, ata bejne kontrolle dhe nisin procedimin disiplinor.
    Eshte bere Fiksi si muhabet jevgjish duke pire raki. Po na tregon aspekte normale te jetes se perditshme, duke i paraqitur si skandale te medha.

    1. aqifi says:

      po pse oriona aspekt normal i jetes se perditshme te duket ty te shtyhet nje gjyq per ndarje pasurie tre vjet??? O.o me keq se kaq ska ku te shkoje… KLD na paska ne dore vetem te kontrolloje administrativisht gjyqtaret.. atehere pse i eshte shtyre gjyqi tre vjet zoterise?? ca masash jane marre?? po me 99% te gjyqeve te tjera ne shqiperi qe shtyhen njelloj si rasti ne fjale ca eshte bere?? prandaj zoti cefa te mos na tregoje ca kompetencash ka po te tregoje cka bere dhe cpo ben konkretisht me ato kompetenca sepse ky eshte nje nga problemet me themelore qe ka shqiperia sot!!

  9. populli says:

    Ky vend ka marre fund. Mjere ne qe mbetem ne kete vend te mallkuar ku sundon padrejtesia, krimi, korrupsioni e gjithe te keqiat e botes.

  10. Ana says:

    Me ne fund nje zyrtar i pergjegjshem. Aq kompetence sa i ka dhene ligji, e paska ushtruar. Ti jepen me shume kompetenca KLD-se. Ne nje emision ne Top Channel mbaj mend qe z. Cefa ka kerkuar qe kekesen per procedim disiplino ndaj gjyqateve me shkelje te mund ta beje edhe KLD-ja. Respekt per nenkryetarin e KLD-se. Shyqyr qe e paska pritur se te tjeret s’ke shanse te te presin per ndonje hall.

  11. Tani-Deutschland says:

    O Ed,
    Lere me mire ATE punen e vjedhjes SE dritave per here tjeter, por meqe ke 85 Mandate,shih kete punen e gjyqesorit,SA nuk eshte vone.
    Xhelali me pyeti sot per ty, me tha te bej te fala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje